Dëbimi i snobistit provincial

Dëbimi i snobistit provincial

Nga Erion Piciri - 03/08/2017

Amerikanët kanë rregulla në veshje dhe sjellje. Duhet të lahesh, të mbathesh dhe të flasësh në mënyrë të civilizuar që të ulesh me ta. Duke na parë të urtë dhe të sjellshëm, me plot vuajtje mbi supe na pranuan në familjen e tyre, na bënë pjesë të aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake të historisë së njerëzimit. Ishte një arritje. Popujt që kanë vuajtur nga ndarjet, rënien në zonat e influencës sovjetike e kanë një mbështetje hyrjen në NATO dhe nuk luajnë me aleatët e tyre të fuqishëm.

Nderi kërkon respekt dhe përgjegjshmëri. Me sjelljen tonë duhet të nderojmë mikun që na hapi shtëpinë dhe na dha siguri. Të shkosh dhe të fyesh takimet e tyre gjeo-strategjike, me veshje që ul seriozitetin e samiteve ndërkombëtare është marrëzi, mosmirënjohje dhe dashakeqësi ndaj interesave të popullit tënd. Nuk mund të fitosh pikë, të bësh snobistin duke i prishur punë tjetrit.

Shakaxhiun, cinikun dhe fyesin mund ta bësh për turpin tënd me hallexhinjtë shqiptarë por jo me drejtuesit e botës së lirë. Delirin e snobistit provoncial, nuk ta pranojnë xhentellmenët e kësaj bote.

Si shqiptar ndjehem i fyer që kryeministrin tim ma nxjerrin nga rreshti dhe e dëbojnë nga fotoja zyrtare e samitit, se ka veshje të papërshtatshme për protokollin e takimeve të niveleve të larta. Kjo është e rëndë, se tregon që nuk je në kapacitetet mendore, për të ndarë llojin e eventit dhe për të prezantuar denjësisht vendin tënd. Një mesazh që na jepet edhe ne shqiptarëve - të përfaqësohemi nga njerëz seriozë që na marrin seriozisht të parët e kësaj bote...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

rama05/08/2017 17:31

eshte nje i semure mendor, fajin e kemi vete qe e votojme. mos ankohet njeri se koka ben koka peson ...milet V.....K....

Shto koment

Denonco