Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Një sallë me qypa që s'bzajnë!

Një sallë me qypa që s'bzajnë!

Nga Ylli Dylgjeri - 01/08/2017

Njerëz!

I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët. Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi.

Këto janë përfaqësuesit e parimeve universale? Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!

Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?

Atëherë, Ju jeni ok me çfarë ju tha Kryeministri.

Qendrimi i djeshëm tregoj se po, jeni të paaftë të menaxhoni sistemin. Atëherë pse rrini më kot? Pse e zgjasni? Shkoni në shpi e bëni gjellën, apo vadisni lulet, dhe mos dërdëllisni vesh më vesh. E meritoni. Jeni të mbaruar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d03/08/2017 12:14

Nuk ka sepse te shkohet me tej me kerkesen ultimative te Rames per dorheqjen e drejtoreve qe perzgjodhi vete e ti quajme vetem keta fajtore e pa dinjitet. Mjafton te permendim faktin se ai perzgjodhi drejtoreshat me te pa afta per ti bere ministre, qe te kuptojme se ku qendron e keqja. Kush e zgjodhi Tom Doshin, Koco Kokedhimen e disa deputete te tjere qe mandej i perzuri se ja kerkoi ambasada amerikane ?

Ajs02/08/2017 17:32

Si puna e ketyre eshte nje popull i tere,frikacak deri ne palce,pa nerv perpara nje me te madhi me pozite.Harram cdo gje,njerez teveqel dhe pa kurajo per te thene nje fjale.thjesht matuf ose buf

paraziti ylli02/08/2017 09:56

po pse me Dylgjer cfare je duke bere ti pervec se paraziton prej kushedi sa vjetesh ne ministri te ekonomise? ty te ka ngel akoma ora te barcaletat qe i tregoje Nanos....

Pellumbi02/08/2017 09:56

I ndjek me vemendje te gjitha prononcimet e "kripura" te Ylli Dylgjeri-it dhe nuk kam c'tju heq a shtoj. Por dy gjera deshiroj ti them ne vijim te cfar Ylli shkruan. Se pari ne ate salle kishte shume pak doktore-drejtore, sepse ka me shume se 10 vjet qe nen petkun e menaxhereve spitalet tona i drejtojne elektriciste, police, veterinere etj, sot ne mengjes degjova dhe per nje gedhendes varresh drejtor. Pyes kush i emeroi, mbi c'kritere dhe si e pse po i largojne!!!!!

Syri vigjilent01/08/2017 21:38

Turp vertete qe askush nuk tregoi sado pak dinjitet por asnje nuk u vendos ne ate pozicion sepse stafi e perzgjodhi si me te pershtatshmin apo sepse kishte vlera e merita ndryshe nga te tjeret.
Partia i vendosi ne drejtim,partia po i kerkon te largohen.
Deshira se mund te rivendosen perseri i ben te hajne turpin me buke.
Po sikur dikush te reagonte per te dhene doreheqien por te dilte me dinjitet a do te gjente valle ndonje vend pune ne kater vite?????

Shto koment

Denonco