Protestat në Poloni, një Solidarnost i ri apo një operacion i Sorosit?

Protestat në Poloni, një Solidarnost i ri apo një operacion i Sorosit?

Nga Michal Mazur - 30/07/2017

Polonia është tronditur nga protesta mbarëkombëtare që opozita i ka cilësuar si Solidarnosti i ri, por që nga përkrahësit e opozitës shihen si një operacion i mbështetur nga Soros për ndryshimin e regjimit.

Partia në pushtet, Ligj e Drejtësi, e njohur si PiS, siguroi për herë të parë shumicën parlamentare në zgjedhjet e kaluara dhe që atëherë përpiqet t'i japë vendit një fytyrë në linjë me vlerat e saj konservatore. Pjesë e këtij misioni është edhe reformimi i Gjykatës Kushtetuese, për të hequr gjyqtarët e emëruar nga partia opozitare Civil Platform (PO) pak para zgjedhjeve. PiS e ka të qartë që duhet të ketë absolutisht sukses në këtë sipërmarrje nëse dëshiron të ketë shanse për realizimin e vizionit të saj afatgjatë për Poloninë.

Megjithatë, pikërisht për këtë arsye PO ngriti dhjetëra mijëra përkrahës të saj për të kundërshtuar përpjekjet e PiS, duke përfituar edhe nga fakti që ish-lideri i saj dhe ish-kryministri i Polonisë, Donald Tus, tani është President i Këshillit të Evropës dhe është përfshirë aktivisht në kthimin e institucioneve liberale të Bashkimit Evropian kundër qeverisë së re konservatore polake. Nga këndvështrimi i PO, përkrahësve të saj dhe i një numri në rritje zërash influencues në BE, autoritetet e PiS po “çmontojnë demokracinë” dhe po e fusin vendin në rrugën e një diktature, të cilën e krahasojnë me qeverinë e Viktor Orban në Hungari. Për këto arsye dramatike, ata e krahasojnë luftën e tyre anti-qeveritare me atë të prindërve të tyre një brez më parë, kur formuan Solidarnost për t’iu kundërvënë komunistëve.

Megjithatë, nga një këndvështrim i kundërt, ministri i jashtëm polak Witold Waszczykowski akuzoi “konglomeratët e medias, bankat dhe korporatat ndërkombëtare” se po inskenojnë “përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, duke vënë në dukje se “çështja e gjykatave, reformës... është vetëm një justifikim”. Ndonëse nuk thuhet direkt, komente si ky shihen si eufemizma se George Soros dhe rrjeti në hije i “aktivistëve” të tij janë të përfshirë në një mënyrë apo në një tjetër, një ide që është hedhur edhe nga të tjerë. Ata besojnë se elita transnacionale neoliberale e BE po provokon një skenar si i Revolucionit me Ngjyra (lëvizja në fillim të viteve 2000 në vendet ish-sovjetike dhe Ballkan –Syri.net) me qëllim ndëshkimin e Polonisë për refuzimin që t’u bindej kërkesave të Brukselit për emigrantët dhe kundërshtime të tjera të njëanshme karshi vullnetit të bllokut.

Marrë  nga Sputnik - Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d31/07/2017 10:23

Qofte Hungaria e qofte Polonia, kane qene shtetet ish socialiste qe e kane pesuar me shume nga komunizmi sovjetik. Shqiperia ndonese me larg kufijve nga BS, e zgjati akoma me shume modelin stalinist te diktatures komuniste edhe se Polonia e Hungaria. E perjetuan edhe vendet perendimore diktaturen naziste e bene mire qe e ndeshkuan, por ngaqe nuk e perjetuan diktaturen e modelit stalinist komunist, nuk e mirekuptojne te djathten e ish vendeve komuniste duke i quajtur si "ekstremiste te djathte". Sa viktima paten vendet e Europes lindore nga nazizmi, po aq paten edhe nga komunizmi e perse duheshka qe keto popuj te jene "te majte" ? Me cte drejte morale i kerkon ministri socialist i jashtem gjerman popullit shqiptar qe te beje zgjedhje pa opoziten e djathte ? Nese do te kishte dale me kete kerkese per zgjedhjet ne Gjermani, do ta mernin me vershellima e mbrenda 24 oreve do te jepte dorheqjen si minister. Pas zbutjes se qendrimit te administrates Obama me diktatoret Kastro te Kubes, jane inkurajuar tashme edhe idhtaret venezueliane te komunizmit kastrian e ne kete vend latino-amerikan, pothuajse ka shperthyer lufte civile. Ka mbi 6 muaj qe SHBA qeveriset nga nje president i dale me votat te elektoratit amerikan, e mediat soroiste vazhdojne te mos e njohin si president e cdo dite sajojne akuza qesharake per te. Rreziku me i madh pas terrorizmit ekstremist islamik qe po kercenon stabilitetin boteror, eshte inkurajimi i se majtes ekstreme ne mbeshtetje te qeverive te korruptuara socialiste, e tashme eshte bere e kjarte qe pas ketij qendrimi, fshihet spekullanti multimiliarder Soros, qe ndonese paraqitet se po "dhuron" miliarda euro apo dollare per "vendet e pazhvilluara", miliardat e tij jo vetem nuk shterojne, por vecse shtohen. Lexova kete dite ne media nje njoftim, se ish presidenti Obama, me nje baba te varfer nga Kenia i Afrikes e nje nene amerikane jo te pasur, ka blere nje resort turistik te shtrenjte prane resortit te multimilöiarderit Trump ne Florida e me tej nje lajm tjeter se vetem per nje fjalim te tij ne nje eveniment politik, do te paguhet me 400 mije dollare. Nga i vijne keto para ketij politikani te majte qe nuk ka pasur asnje pasuri te trasheguar ?

Daj Jaku30/07/2017 16:32

Bravo Poloni Hungari. Jashtë multimiljarderi trafikanti Soros me tentakulat e tij helmuese, me të majtën fshihet vetëm bytha.

Shto koment

Denonco