Shkojnë bashkë ato, o timonier lundërthyer!

Shkojnë bashkë ato, o timonier lundërthyer!

Nga Astrit Patozi - 29/07/2017

Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën "hip se të vrava, zbrit se të vrava".
Kur donte ta shtrydhte sitemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thonte se vetëm ai është problemi, por njerëzit "e shkretë"' nuk kanë faj. Edhe kur ata "fakirët" qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë. 

Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit.
Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se jan ë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull.

A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet. 
Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh dicka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji semundjen e korrupsionit të administratës.

Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm. 

Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministêr! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t'i ndash, aq herë na bien këmbanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë. Raportin një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit.

Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë.

Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton. Mjafton që të shikojne se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet.

Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar.

Ndaj leri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit!

Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik. I cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përdite e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve.

Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vertetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh.

Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrësesi përjashtim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

katoliku demokrat03/08/2017 18:45

O Patoz shko "bjeri b....s" ma mire se vetem asaj I" bie mire" ti pa per te shkruar jane te tjeret me te Zot se ti.Patozi I vetmi politikan qe si gjuhe te huaj ka vetem "kavajce",por ama me shkrim e kendim dhe te mbrojtur me diplome te Kristali.

dara03/08/2017 11:43

Kontigjenti me i rrezikshem ne bllokimin e progresit demokratik shqiptar, jane ata qe shiten se fajin e kane njelloj te gjithe te tjeret vec vetes se tyre. Del nje Patoz e nje cam Shkodre me emra te ndryshme ne komente (ketu tek Syri paskej gjetur pseudonimin besimi), qe ndonese vete jane te nje niveli nga me negativet, kujtojne se mund te promovohen duke share te tjeret. Ky eshte stili tipik i hajdutit qe therret kapeni hajdutin. Lexo kete komentin e ketij injoranti qe nenshkruan medemek si "besim",e do te kuptosh se deri ku shkon marrezia. Sipas tij Berisha Meta, Rama e Basha , qenkeshin pjelle e "adoloshentit qejflli" Fatos nanos. Me ka rastisur te debatoj nga se afermi me nje tip te tille injoranti shofer "i lire" i pa regjistruar ne asnje firme private apo shteterore, qe e mban veten per bos, te genjente pa pike turpi se meqe kishte njohje te aferta me eurodeputeten Doris Pack, ja kishte prezantuar asaj ish kryeministrin shqiptar Aleksander Meksin.

dara03/08/2017 11:41

Kontigjenti me i rrezikshem ne bllokimin e progresit demokratik shqiptar, jane ata qe shiten se fajin e kane njelloj te gjithe te tjeret vec vetes se tyre. Del nje Patoz e nje cam Shkodre me emra te ndryshme ne komente (ketu tek Syri paskej gjetur pseudonimin besimi), qe ndonese vete jane te nje niveli nga me negativet, kujtojne se mund te promovohen duke share te tjeret. Ky eshte stili tipik i hajdutit qe therret kapeni hajdutin. Lexo kete komentin e ketij injoranti qe nenshkruan medemek si "besim",e do te kuptosh se deri ku shkon marrezia. Sipas tij Berisha Meta, Rama e Basha , qenkeshin pjelle e "adoloshentit qejflli" Fatos nanos. Me ka rastisur te debatoj nga se afermi me nje tip te tille injoranti shofer "i lire" i pa regjistruar ne asnje firme private apo shteterore, qe e mban veten per bos, te genjente pa pike turpi se meqe kishte njohje te aferta me eurodeputeten Doris Pack, ja kishte prezantuar asaj ish kryeministrin shqiptar Aleksander Meksin.

I deleguari30/07/2017 17:48

I madh je o Patozi, 5 shkelma Bashes,1 dacke Rames ! Po ndryshoje pak raportin,se ata ndryshojne mes tyre,si dita me naten o udhheqes I perjetshem !

d30/07/2017 14:23

Do te besoja sadopak o Patozi se e ke te sinqerte kritiken per Ramen, por kur thua se ate e paska ndihmuar Basha, kritikes tende i del ere e keqe. Sot per sot, pjesa dermuese e antaresise se PD, ka mendimin se Rames pervec parave te medha te droges e tenderave korruptive, ndihme te madhe ne "fitoren e tij" i dhate edhe ti me Majlinden e mikeshen e saj kroate Vllahutin, perfshire edhe disa "themelues" te PD qe kane dhene prova te ngaterojne shpesh krahun e majte me te djathtin.

katoliku demokrat30/07/2017 13:49

Aman kur ben edhe ky kavajsi si filizof te vjen peshtire.O Patoz tani qe te iku forca mbi doganat ne jug shko ma mire e beni korin e kukuvajkave me Boden, Rulin e Caren.Lerja dikuj qe di shkrimin.Ti e din se per cfare jane shquar historikisht kavajsit.Per letra jane korcaret e shkodranet.Prandaj them:Eshte me te leme e jo me te bleme o kavajs.

beqo30/07/2017 12:09

Besim nuk paske mesuar asgje nga demokracia. Fatkeqesi per ty qe ende te ka mbetur sahati ne kohen e qoftlargetit.

Besimi30/07/2017 10:08

Edi Rama eshte varrmihesi i Shqiperise, bashke me Lulzim Bashen, Sali Berishen dhe Ilir Meten, si pasardhes te adoleshentit ne qejfe, Fatos Nano. Mjere ky popull i mjere, qe nuk di te kundershtoi, por zgjedh me te korruptuarin, me genjeshtarin dhe me te djallezuarin. U lumte maskarenjve, qe mashtrojne kete popull.

krasasi tp29/07/2017 21:33

Degjesat e z.Rama me popullin ne fakt nuk jane degjesa se ne to po te ishin te tilla me shume duhet te degjosh se te flasesh.Por ato nuk jane as monolog se per fire te se vertetes edhe degjoen disa qytetar.cfardo ti emertojne ky "bashkebisedim" sherben per te kuptuar ne budallenjte filozofine e kryeministrit mbi reformimin e administrates , qe duhet konsideruar nje "kontribut ", nje "risi",nji shembull, qe duhet te studjohet e te ndiqet nga vendet demokratike, ose ky komunetit vetem me kete reforme duhet te marin guximin nese jane dashamirese ndaj vendit tone dhe kryeministrit ti thone:"ore a je mire ti"?.Cilat ishin mesazhet qe percolli z.Rama nga Gjirokastra.1.Nuk ka nevoji per asnji lloji perfaqesimi as horizontalisht as vertikalish, por telegrafisht.Mjetet e komunikimit ua mundesojne kete behuni spiuna , lidhuni direkt me Zotin.Na thoni,qe t'ua bejme ..... te gjitheve.Nji kandidat spiun do nguronte ta bente kete.Justifikimi eshte i perligjur.Ju nuk po mbroni dot deshmitaret e mbrojtur nga drejtesia, nga do na mbroni Ne.2.Reformen administrative do ta bejme vetem, por te perfituar, dmth te perfshire ne administrate do jene te gjithe pamvaresisht bindjeve politike, boll te jene te afte.Te aftet do ti percaktoji kryeministrija ,aftesite do peshohen dhe maten, me peshoren dhe metrin e komisionit kryeministror.Kush qendron prane qeverise , ka perfitim, si ai qe qendron poshte dardhes.3.Te aftet mund te konsiderohen"rastesisht" pjese e shoqnise dhe perkrahsve te z.Basha te cilet do zene vendet e atyre qe njifen si votues te LSI apo partive te tjera qe u shprehen si forca opozitare me qeverine?.Kerkesa e z.Basha drejtuar strukturave te PD, per te identifikuar armiqte dhe spiunlleqet qe kerkon z.Rama nga populli do cojne ne rritje te perplasjeve sociale e shoqerore.qe sot nji i njojtur me qahej se x ka thene x drejtoreshe se une nuk paskam votuar PS.Po per koken e djalit qe e kam votuar PS qahej nji rojtar ne nje ndermarrje publike.Nji "spiunllek "pa para per kryeministrin dhe per te gjithe te carturit kryeministror.Duhen reforma,reforma e reforma.Ligje or shoku,.beje ligjin dhe perjashtimin e bene ligji e bejne kriteret e vendosura.Beje ligjin dhe fillo spastrimin ne sistemin arsimor per te gjithe Ata e Ato qe kane diploma te falsifikuara. qe nuk kane arsimin perkates, qe nuk kane arsimimin ne fushen perkatese , qe nuk njofin nje gjuhe te huaj psh .Nji ligj ne vend te 1000 spiunlleqeve.Informimi kur qytetareve ju shkelen te drejtat dhe abuzohet me to nuk ka asnje te keqe pse informon .Reforme administrative vetem nga qeverija dhe ne kete forme do jete krejt e pa pranushme qofte sikur kete ta kryente cdo kryeminister .A dini si u shpreh sot nje qytetare ne nji televizion?"cfare spiunlleqe kerkon kryeministri nga ne qytetaret, le te denoji nje here kokat e trafikut te droges, po ja thone te jashtem e te brendshem,kokat e korrupsionit ne ministri dhe pastaj fillojme nga keta te tjeret".

Ggg29/07/2017 21:30

PO SHYQYR QË SHAVE QEVERINË RAMA MË NË FUND U BERE BURR

Tirana29/07/2017 20:44

Mos bej sikur ...o patoz ...??!!

altini29/07/2017 18:20

Mire e the, po kujt ja the se ....

landi29/07/2017 18:19

Shkrim i perkryer je i papare.

Jorgo29/07/2017 17:57

Po lere Bashen a Patoz, mos e ngaterro "lojen". Ke te drejte ne ate qe thua per Ramen, po Rama i tille ka qene qe kur ishte minister kulture, e me vone kryetar bashkie. Asnjehere nuk ishit te zote ta kapnit megjithese te gjithe e dinin se ishte bajlozi i korrupsionit. Me kete logjike, per Ramen e pas 2017 e ka fajin Luli, e per Ramen e pas 2013 e kishte fajin Berisha, por ti asnjehere nuk shkrove keshtu si sot. Shko e qetesohu ca kohe ne plazh, pastaj edhe pak ne nje zone malore, te ben mire, ne shtator e me vone do kesh sa te duash material nga Rama e Meta, penda, mendja dhe eksperienca jote i duhet demokracise, edhe Bashes mos ja ndaj, por me te drejte e jo inat.

Shto koment

Denonco