Zgjedhja e Bashës, 70 % e anëtarëve e braktisën

Zgjedhja e Bashës, 70 % e anëtarëve e braktisën

Nga Jozefina Topalli - 27/07/2017

70% e anëtarësisë së PD nuk kanë marrë pjesë në farsën e Lulzim Bashës. Ata e kanë refuzuar me shumë përçmim.

Lulzim Bashën nuk e ka uruar askush (përveç Kukanit) edhe pse kanë kaluar tashmë 5 ditë.

Që nga koha e çadrës kanë ndodhur shumë ngjarje.

Lulzim Basha jo vetëm humbi zgjedhjet, por gjunjëzoi PD me një rezultat ku i mungonin 230 mijë vota ose 35% e votave nga 2013.

Lista Basha mori më pak vota edhe se në 1997 kur nuk kishim komisionerë dhe nuk shkelnim në gjysmën e vendit, ose mori sa gjysma e mandateve që PD mori në 2009.

Rezultati i 25 qershorit 2017 është humbja më e madhe historike jo vetëm e PD, por e gjithë forcave politike shqiptare në 3 dekada.

Por edhe pas këtij rezultati hutues e katastrofik LB nuk dha dorëheqjen siç e kërkon rregulli demokratik, morali dhe siç ndodh në çdo vend normal demokratik të botës; Ai shkeli dhe mbi precedentin e standardin e PD kur Sali Berisha dha dorëheqjen edhe pse kishte marrë çerek milion vota më shumë se pasardhësi i tij.

LB shpalli vetëngrirjen nën shembullin e deputetit të PS-së Armando Prenga, pasi ky i fundit qëlloi me armë në komisariatin e policisë mbi qytetarët e tij.

Pas kësaj , thua se kishte fituar dhe jo pësuar disfatën e paralajmëruar, ai nisi një proces farsë- blic 3 javor në shkelje të dhunshme e flagrante të dispozitave të tëra të Statutit të PD për grabitjen e karriges së kryetarit të PD.

Procesi do mbyllej me urgjencë, që askush të mos kishte kohë të pyeste e të analizonte se pse munguan 230 mijë vota; që askush të mos ngrinte çështjen e marrëveshjes së fshehtë te tij me Edi Ramën, që askush të mos merrte përgjigje se pse LB merrte vendime personale pa konsultuar asnjë forum te PD nga qendra ne dege... etj

Procesi farse nisi me një urdhër antistatuor te LB kur ia la dy nënkryetareve demek menaxhimin e procesit; Farsa e zgjedhjes do behej pa kod zgjedhor qe sipas statutit duhej te miratohej nga KK, pa liste te publikuar te anëtarësisë, me një Komision te besuarish te tij personal qe te kujtonin KQZ e 2001 ku anëtaret ishin 7:0 për pushtetin.

Kryetar i KQZ te farsës ishte vete Lulzim Basha nën shëmbëlltyrën e Mark Abdise te PS se kohes.

Ashtu si gjate fushatës kur sheshet ishin bosh, takimet e Bashes ne parti ishin te braktisura nga anteresia.

LB i kapur nga paniku i bojkotit te demokrateve ,filloi betejen e jetes dhe urdheroi mbushjen e kutive , fallsifikimin e firmave dhe te kryqave mbi katrorin e tij.

Nga nje anetar nje vote procesi u kthye ne cirkun e votimit nje anetar disa vota.

22 korriku ishte vetem fundi i komedise se grabitjes se karriges se kryetarit .

Vetem me LB mund te ndodhe , qe te rritet e shumefishohet shifra e pjesemarrjes ne votime kur kembe njeriu nuk shkel tek qendra e votimit(sic ka ndodhur pothuaj ne gjithe territorin pas dreke , per rreth 5 ore kur askush nuk levizte as ne qytet dhe as hynte ne dege te PD).

Vetem LB mund te rimarre karrigen kur ne ata qarqe ku eshte zhytur ne zgjedhje politike, fallsifikon pjesemarrje me 60% , nderkohe qe ne te vetmin qark qe ka fituar me 25 qershor me 60% , pjesemarrja reale me 22 korrik eshte vetem 30% .

Vetem LB mund te urdheroje shtimin fals tenrreth 30 mije votave ne " garen" partiake, kur ne zgjedhje politike humb me 230 mije vota;

Vetem LB , ne vetmine e braktisjes nga te gjithe , mund te shpall vehten kryetar ne nje konference shtypi pa asnje njeri as ne krah,as ne salle e as ne oborr.

Ne fakt me 22 korrik , 70% e anetaresise se PD kane bojkotuar me perçmim farsen e Lulzim Bashes.

LB sot eshte Kryetar i delegjitimuar.

Ai sot mban vulen e turpit e ulet mbi karrigen e grabitur te PD, parti te cilen e e asgjesoi me gjakftohtesine e te vetengrimit.

Ne kronike do hyje si eksperimenti me i deshtuar i politikes shqiptare , qe shenoi humbjen me te madhe te forces se vet politike dhe qe shkruajti ( fallsifikoi si) fitoren me te madhe me mbi 90% brenda farses se brendshme partiake.

Prandaj qytetaret me ironi e quajne Mr. 90%.

Ndaj Lulzim Bashen nuk ka marre asnje urim.

( me perjashtim te Kukanit)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d03/08/2017 12:00

Ka edhe Lom apo Llom te shoqerise qe i vleresojne marrezite e Zhozefines. Sadoqe perpiqet Zhozi te paraqitet si nje politikane e ashper e djathte, politika e kulturuar europiane drejte se ciles duan te shkojne shqiptaret, nuk eshte politika e gjuhes se urrejtjes e zilise apo qofte edhe e shprehjeve primitive :"kapini per zhelesh" komunistet, por politika e moderuar bazuar ne fakte e argumente. E beri si lopa moj Jozefine, vetem per ego karrieriste. E mbushe koven me qumesht antikomunist, dhe e derdhe me nje shkelm duke tu eresuar syte e mendja nga qejfmbetja karrieriste.

katoliku shkodrane28/07/2017 22:37

Po kesaj Zhelefines i duhet bere gjilpera e antirterbimit sepse mosqenia ne listen e deputeteve kete e ka terbuar me keq se ta hanin qente.E shikoni si leh e nuk pushon?Tani qe mjekesia eshte falas dhe Beqja ja ka bere gati gjilperen e antiterbimit.Beje Zhelefine se ndoshta qetesohesh.Por perseri ti nuk beson kur te them qe dil per antistres e shetit qenin dhe pi ilacet me orare se do ta shikojsh qe do permirsohesh....

Lomy28/07/2017 12:22

Me qesharaku esht ky tipi qe pretendon neper komente se eshte shkodran demokrat e katolik dhe shkruan si tepelens...ka treguar 5 here ne dy dite qe e vetmja gje qe di eshte emri i qenit te jozefines

katoliku shkodrane28/07/2017 12:00

Po kjo Zhelefin qe eshte kaq e sigurte per vlerat qe ka pse lodhet kot me Bashen.Shko formo parti tjeter e fito votat.Ti zhelefin se ke me hipoteke PD-ne prandaj shkoni me Bregun,patozin,Boden e Rulin e formoni nje parti te re.Fitoni shumicen e mbaron myllet ketu historia Bashes e Rames.Por ti e din qe as ne shkoder nuk fiton dot jo me ne gjithe vendin.Te thashe.Ma mire antistresin:Gjiro me qenin e mos harro:merr rregullisht ilacet e mbaro pune.....

katoliku shkodrane28/07/2017 11:53

O njerez po besojeni qe kete zhelefinen e "zuri"mallkimi qe vete shkodranet te bejne:"TE HYPT VETJA NE QEJF".E Zhelefina ate pesoj.I hyri vetja ne qejf e ja tani po luan mendsh nga qe nuk do jete ma deputete.Gjiro,bej gjiro zhelefin me Roin qenin,se te ben mire per stresin.Pi ilacet rregullisht mos harro.Jepja detyre Toncit ti kujtoje oraret e ilaceve.Respekte jo per ty zhelefin por per qenin tend

shkodrani demokrat28/07/2017 11:07

Le te spjegoje Zhelefina Sakati se perse familja e saje dhe e burrit te saje nuk u aktivizuan fare ne fillimlevizjet per demokraci ne shkoder qe ne vitet 1989.Kishin frike apo si ish bashkepunetore te sigurimit akoma nuk kishin marre "udhezimet" "urdherat".Dezinjatorja tani u zgjua.Le te dizenjoje shpine tani se ka kohe te lire sa te doje.

Daku27/07/2017 23:34

Po keta dylberet dixhitale te rames nuk bejne pushime? Boll ofenduat o injorante, shikoni motrat e nenat neper shtepia qe presin te beheni njerez e jo minj interneti per nje cope pune te oshe-ja! Luli eshte i pambrojtshem pavaresisht se kush i del kunder.
Nejse, kur te dalin sheshit pazaret qe jane bere me ramen do keni pune si mbushes kutish ne zgjedhjet parlamentare...

G27/07/2017 20:22

O TOPALL MJAFT SE U BERE BAJATESH MOS U BE SI PLAKA RRUGAÇE

beqo27/07/2017 20:07

Sigurisht qe Saliu e ka fajin, sepse perjashtoi shume demokrate te vertete te formuar ne perendim dhe grumbulloi rreth vehtes kete kategori, jo vetem kaq por i perjetesoi si ministra dhe deputete dhe tani kesaj fare te keqe i eshte mbushur mendja qe pa keta nuk ka PD. Saliu duhet te prononcohet dhe tu kerkoje falje publike demokrateve te vertete per gabimet qe ka bere ne perzgjedhje. Kjo eshte menyra me e mire qe Jozrat, Patozrat, Mustafant etj te mbyllin gojen se boll na cane b.....

Shkelqim 27/07/2017 18:12

Po kjo ka thene se ka qene e shkelqyer ne matematike, ... apo marrezia e madheshtise i ka mpire trurin !!!

Daj Jaku27/07/2017 17:53

Kur ke të drejtë Jozefinë, ke të drejtë. Sikur edhe 10% të drejtë të kesh, është për të vënë ulërimat se çfarë i ndodhi PD-së nga ky kryetar i katapultuar që pretendon se ka kulturë europiane. Këta horra që në komentet e artikullit tënd përdorin të tilla banalitete kundër teje, nuk janë demokratë, janë nxënësit e denjë të Taulant/tualet Ball/pallës të huajtur nga kryetari "demokrat".

krasasi tp27/07/2017 17:16

Para se te ngrinte veten, z.Basha ngriu PD para e pas zgjedhjeve te pushtetit lokal 2015.Pergjegjesia juaj Zj.Topalli , por edhe te te tjereve eshte se nuk e keni ngritun zerin forte dhe nuk keni kerkuar analize ne parti per rezultatet e 2015.Veprimtarija politike e z.Basha per kater vjet ka qene rutine, dmth shtyje ta shtyjme.Nese demokratet besojne te pazari dhe fjala e dhene nga z.Rama per nje rrotacion pushteti me dhurim, sipas parimit te reciprocitetit, ma jep sot ta jap neser, atehere nuk duhet "nxituar".Ky eshte bindja dhe mentaliteti i shumices prej 20-30% te antaresise se PD qe mori pjese ne farsen e 22 Korrikut.Njohja e fraksioneve dhe perbashkimi rreth nji figure konsensuale qe do vij nga zgjedhje ku te votojne realisht 60 % e antaresise dhe futja e primareve do ishte zgjidhja mendoj une si qytetar.Nuk jam antar i PD por e kam votuar ate ne 2009-2011-2013 ."Kur ske pula pse ja ben hojsh".Angazhimi per nji parti opozitare demokratike dhe alternative pushteti eshte detyre qytetare dhe shprehje e patriotizmit.Te pakenaqur me qeverisjen e z.Rama dhe skeptik per reforma ne muajt dhe vitet qe vijne ,skeptik edhe opozitarizmin e PD dhe "qeverisjen" e saj nga z.Basha nuk rrim dot pa ja bere hujsh,duke bezdisur edhe stafin e syri.net duke postuar here pas here te njejten ide.

Dezinjatorja27/07/2017 17:07

Vazhdon te vajtoje postin e deputetes, kukuvajka?!
Bota eshte me rrota.
Ate qe u ke bere te tjereve, do te ta bejne te tjeret.

Jorgo27/07/2017 17:04

Ky hartim tregon sa vlere ke Jozefine. Nje renditje amatore faktesh, pa asnje analize, gjuha e perdorur eshte me poshte se medioker. Ajo qe te shquan eshte inati i pa mase, por kjo nuk eshte dicka e re, keshtu ke vepruar me z. Lulzim Basha (dhe jo LB sic po perpiqesh ta injorosh) kur ishe kryetarke parlamenti, ja ke nderprere fjalen edhe kur ishte minister, ne nje kohe qe ministat e kishin pa limit me rregullore. Po turperon edhe shkodranet, te cilet meritojne respekt si asnje zone tjeter ne trojet shqiptare.

Lomy27/07/2017 16:51

Ja dhe komentuesit me xhetona nga "skuadra e shenimeve" qe mbrojne lulin e vogel te shefit...
Kushdo qofte Jozefina, per pd ka dhene shume here me teper se luli qe e ahkaterroi deri ne piken sa te vetmit qe e mbrojne jane kelyshet anonime te internetit rilindas, kalamaj injorante te papergjegjshem qe mbahen ne pune me nje dore bar, ca derivate te degjeneruar te ish-mjaft dhe ca derivate idiote te familjes qe shpresojne te pazari lulit me ramen per ndonje kocke neser...

se harrova; edhe budallai i fisit qe e mendon veten tirons

Kevinjon27/07/2017 16:04

Po pak Turp nuk te vjen moj grua qe dredh e perdredh realitetin me nje llogjike hakmarrese? Po te gjithe e dime moj Katrahure se humbja e zgjedhjeve me 25 Qershor nuk erdhi per faj te Bashes por per falin tuaj qe ju futet Bashes me Topa e Murtaja vetem e vetem se ju la jashte ashtu siç e meritonit.

shkodrani demokrat27/07/2017 15:38

A ju thashe dje qe kjo do vrasi veten.Familja!ju lutem cojeni Zhelefinen urgjent per ilace te Motrat e Nane Terezes.I japin falas.Delirantja Zhelefine:"shko ma mire shetit me "Roin"(qenin)".Korre cfare gatove.

Tirana27/07/2017 15:08

Fajin e ka doktori , qe mbajti politikane si puna jote , patozit , imamit , rulit , bodes , etj me nga 3 - 4 here ministra e zv/ministra , kryetare e n/kryetare parlamenti , n/kryetare partie ..,te cilet edhe tani pas 4 vitesh ne opozite , u duket vetja sikur ende e kane karriken ke by..a ...???!!!

d27/07/2017 14:09

Ku i gjetet keta 70% te antaresise qe paskan braktisur Bashen o znj.Topalli, kur 90% e votuesve dhane voten per te ?

emir27/07/2017 13:36

ik zhduku nga syte kembet o debile e shekullit,Vdiqe per pak karrike.

mario27/07/2017 13:24

tamam si baxhelle .

Shto koment

Denonco