Bujrum-bujrum, welcome-welcome në ‘Perlën e Ballkanit’, mes fekaleve dhe gjakut

Bujrum-bujrum, welcome-welcome në ‘Perlën e Ballkanit’, mes fekaleve dhe gjakut

Nga Poli Hoxha - 27/07/2017

Pamjet e fekaleve që përmbytën bregdetin e Ksamilit dhe pllangat e gjakut të 16-vjeçares ruse në ujin afër bregut të tij treguan edhe njëherë, se në çfarë derexheje është ende shteti ynë, edhe për një sektor jetik të ekonomisë si turizmi, që përpëlitet të zhvillohet me zor gjithsesi.

Gjatë 24 orëve të fundit televizioni francez “France 2” transmetoi  një reportazh të mrekullueshëm për  Shqipërinë, duke e quajtur atë “Perla e Ballkanit”.

 “Është një vend i injoruar ende nga turistët, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi: Shqipëria. Ujërat kristalë të qartë, peizazhet malore, natyra e ruajtur … Shqipëria, që për një kohë ka qenë e distancuar nga bota për shkak të diktaturës komuniste, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë me një argument masiv: çmimet e saj të lira. Larg nga turizmi masiv dhe qytetet e moderne, mund të zhyteni në zemër të të ashtuquajturës “Perla e Ballkanit”, përshkruhet plot superlativa Shqipëria turistike, në këtë reportazh televiziv.

E gjitha kjo që ndodh me turizmin shqiptar, që nga mbërritja e pluralizmit dhe deri në ditët e sotme ngjason me një teatër absurd; Krijuesi Natyrë, të huajt me gjithë mediat e tyre na e japin, ne të zotët e shtëpisë, përfituesit, nuk e shohim, nuk e duam...

Edi Rama premtoi 4 vite më parë shumë “mrekulli”, për turizmin. Tha se do të ulte TVSH-në robëruese, do të shkatërronte ndërtimet pa leje dhe me lejë që kanë degjeneruar vijën bregdetare, do të siguronte për të paktën ato 2-3 muaj sezon, drita dhe ujë 24 orë, dhënies fund të plehrave dhe një superkontroll të ushqimit…

Ja ku jemi në fillim të mandatit të tij të dytë dhe përveç rregullimit të taksës në vitin e fundit qeverisës, situata është njësoj, në mos më keq se më parë.

Paralelisht me këtë dështim total të “Rilindjes”, në mënyrë paradoksale gjatë viteve të fundit, si asnjëherë tjetër, Shqipëria turistike ka qenë në fokus të mediave të huaja. I krahasojnë plazhet shqiptare me ato të Karaibeve; ngrenë në qiell larminë natyrore që ofron ky vend; det, mal, liqene, lumenj…parajsa për aventurë plot adrenalinë. Dhe qershia mbi tortë; lavdërime deri në mitizim për mikpritjen e njerëzve, ushqimet e shijshme e mbi të gjitha të lira.

E gjitha kjo faktikisht ka bërë që të paktën për këtë vit, INSTAT të raportojë për një dyfishim të numrit të turistëve në gjashtë muajt e parë të vitit.

Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar, deri tani pa u futur sezoni në pik të tij është 561 mijë, nga 229 mijë për Janar-Qershor 2016-të.

Të huajt po vërshojnë dhe po i japin turizmit shqiptar atë që meriton, kur bëhet fjalë për bukuritë dhe mikpritjen tradicionale.

Por nga ana tjetër qeveria e parullës “po bëjmë shtet” nuk lëviz, fle gjumë dhe ja ku jemi krejtësisht të zbuluar, të papërgatitur dhe të turpëruar përball këtij fluksi të madh turisësh të huaj. Kur vijnë këtu gjejnë vërtet atë që ju është reklamuar nga mediat më të mëdha në botë; natyrën diverse të mrekullueshme, ushqim të mirë e të lirë; edhe shqiptarë që të buzëqeshin vesh më vesh dhe të thonë; “bujrum-bujrum” çdo minutë.

Nga ana tjetër kemi një Shqipëri tjetër turistike, që nuk ka reportazh ta zbukurojë. Është ajo e mungesës së menaxhimin të plehrave dhe e ujit të pijshëm 24 orë, ndërprerjet terrorizuese të energjisë, ujërave e ndotura që derdhen në det, mungesa e një transporti të standardeve europiane. Dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, gati të gjitha zonat turistike (sikur e bëjnë kastile) kthehen pikërisht në kulm të sezonit, në kantiere ndërtimi.

Të fusësh ende ushtrinë e një vendi anëtar të NATO, për të pastruar plehrat në bregdet është vërtet një gjetje ideale “ekzotike”. e kryeministrit tonë ekscentrik për të mahnitur turistët e  huajt!

Të gjithë e dimë se në çdo vend turistik të botës mbyten dhe aksidentohen njerëz, por këtu ke shansin të përballesh me  “aventura” të vërteta, për jetë a vdekje, që ta çojnë adrenalinën deri në limit. Rojet bregdetare nuk ekzistojnë si gjithkund, prandaj bëhu gati, fëmijë a pleq, të përballosh vetë çdo incident. Të bësh garë mbijetese me skafet dhe motorët e ujit pak metra larg bregut, vetëm në “Perlën e Ballkanit” mund ta përjetosh. Aty ku gjen edhe malin, detin me ujin e kristaltë, ushqimin më të lirë në botë e mbi të gjitha njerëz që nuk pushojnë së belbëzuari, “bujrum-bujrum, welcome-welcome”.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jari28/07/2017 15:00

E vertete e hidhur; Zoti dhe natyra na e ka dhene, te huajt e kane zili, kurse keta pushtat qeveritare e degjenerojne per ta vjedhur.

Tarja27/07/2017 18:02

Tarja i turizmit te hyj ne burg....po vdesin njerzit nga 3-4 ne dite. ti kontrollohet pasuria se ka vjedh shuuuum !!! krye prokurorit ...Robt ja qi...

krasasi tp27/07/2017 17:33

Cilesija e keqe ne te gjitha investimet qe behen dhe parat e derdhura me tendera pa konkurim e per pasoje me fonde limit jane nje pune e "mbaruar" ne krejt investimet .Keto ujrat e zeza te Ksamilit dhe ajo qe ndodhi u paralajmerua gati 10 dite me pare.Drejtori premtoji se do marim masa, por katastrofa mjedisore ndodhi.Se cau koken drejtori, se cau koken bashkija, apo nuk pati spiun per te njoftuar qeverine?.

Tikub27/07/2017 13:25

E dhimbshme, por e vertete. Tani lshohuni dhe masakroheni autorin; nxin realitetin!

Shto koment

Denonco