Për ju që votuat sot për Lulzim Bashën

Për ju që votuat sot për Lulzim Bashën

Nga Astrit Patozi - 22/07/2017

Jam shumë i sigurt se shumica prej jush janë demokrate dhe demokrate me kontribute, por edhe me histori sakrifice dhe përkushtimi në Partinë Demokratike. Kam vlerësimin maksimal për secilin prej jush dhe jam shumë i bindur, se sot keni bërë atë që keni ndjerë, në shërbim të rimëkëmbjes së forcës sonë politike, pas humbjes dërrmuese të 25 qershorit.

Fakti që unë dhe qindra mijëra të tjerë anëtarë të Partisë Demokratike vendosëm të mos bëhemi pjesë e asaj, që ne e konsiderojmë farsë e neveritshme elektorale, nuk ka të bëjë fare me ju dhe as me zgjedhjen tuaj të lirë për të votuar. Ne nuk e morëm atë vendim për t'u ndarë me ju, sepse kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Kemi kaluar shumë të mira e të këqija bashkë dhe plot sfida të tjera na presin në të ardhmen. Madje e them me shumë përgjegjësi, që refuzimi i këtij procesi, nuk do të thotë as ndarje me vetë Lulzim Bashën, i cili, pa asnjë dyshim, është përgjegjësi kryesor, në mos i vetmi, për krizën e rëndë që po përjeton Partia Demokratike.

Vendimi ynë është refuzim ndaj një politike të vrazhdë impunimi, ndaj një mentaliteti stalinian, që po zë rrënjë tashmë në partinë tonë, sipas të cilit nuk ka rëndësi si votohet, por vetëm si numurohet. E them me dhimbje, por ne sot mund të krahasohemi vetëm me Korenë e Veriut, ku udhëheqësit i tolerohen dhe i falen të gjitha, madje edhe krimet. Sepse në partinë tonë po humbet gati në mënyrë të pariparueshme sensi i marrjes së përgjegjësisë. Si askund tjetër, në Europë, Ballkan, madje edhe në Shqipëri.

Me keqardhje konstatoj që me votën tuaj të sinqertë sot janë tallur mizorisht. Lulzim Basha kryesisht, por ndoshta edhe të tjerë. Natyrisht, që ky nuk është edhe s'ka se si të jetë problemi juaj. Por ju duhet ta dini se sot halli i Lulzim Bashës nuk ka qenë se cili do të jetë fituesi, sepse ai ështe i paracaktuar.

Problemi i tij ka qenë pjesmarrja, ndaj edhe gjë mbi këtë tokë nuk është lënë pa bërë që ajo të shkruhet sikur ka qenë e lartë. Që nga raportimet false të Komisionit, tek votimet pa asnjë rregull, ku vijnë nga rruga dhe vetëm firmosin mbi emra, por pa treguar asnjë dokument, e deri tek raportimet për hedhje votash në grup, dhe një dreq e di si do të vazhdojë deri sa të mbyllet.

Unë nuk e parashikoj dot me siguri se cfarë do të ndodhë deri në fund të këtij procesi farsë, i cili na turpëron të gjithëve, si ju që votuat, ashtu edhe ne, që nuk morëm pjesë. Por kam frikë se Lulzim Basha po kërkon qe të arrijë një rezultat fiktiv, që të provojë se demokratët e duan më shumë tani, që e provuan se i hodhi në greminën e humbjes së 25 qershorit, sesa para katër vjetëve, kur nuk e dinin ende se ku do t'i çonte.

Ndaj them se vota juaj, edhe pse është hedhur nga detyrimi që keni ndjerë si anëtarë të Partisë Demokratike, nuk ka pasur asnjë vlerë. Ju kanë fyer padrejtësisht, duke ju përdorur si alibi për një rezultat të trukuar që në start. Ju kanë konsideruar numra apo tesera, që duhen vetëm një herë në katër vjet, më 22 korrik, vetëm si pamje televizive apo si foto që hyjnë e dalin nga qendra e votimit.

Mos u mërzisni kur them se sot ju keni votuar të gjithë për Lulzim Bashën, edhe pse jam i sigurt që disa prej jush ia kanë dhënë votën e tyre Eduard Selamit. Sepse, sipas nesh, ky i fundit ka qenë në këtë farsë thjesht dhe vetëm per te mos e lënë vetëm Lulzim Bashën, por për t'ia bërë më të lehtë atij rrëmbimin e mandatit të kryetarit të PD.

Shpresoj shumë qe edhe ju ta kuptoni sa më shpejt se gjithçka po ndodh nuk i shërben askujt prej nesh, sepse ajo i shkakton nje traumë tjetër të rëndë Partisë Demokratike, ndoshta më të rëndë edhe se humbja zgjedhjeve politike.

Pa asnjë keqkuptim për vendimin tuaj të ndershëm për të votuar sot Lulzim Bashën, por pa asnjë mirëkuptim për këtë të fundit dhe për këdo tjetër, që në vend të garës, imponuan farsën, në vend të bashkimit, deshën përçarjen, dhe në vend të ringritjes, zgjodhën zvarritjen e Partisë Demokratike.

Koha do ta provojë shumë shpejt se ne kishim të drejtë. Vetëm analiza serioze e humbjes dhe gara e drejtë dhe e barabartë do ta shpëtojë Partinë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zana 23/07/2017 17:11

Filluan qe ne votimet e para kur ne gare ishte Basha dhe Olldashi qysh ne ate kohe dhe deri me sot se kan mbyllur ate sqep te ndyre vetem vune shkopinj nder rrota Po marr nje shembull per Boden nuk e qepen gojen duke thene e sterthen pse nuk largohet pse nuk e heqin tani qe e beri pse e beri tani qe u be pse u be, qe PD kishte nevoje per nje spstrim rrenjesor besoj te gjithe biem dakort PERPARA LULZIM BASHA OPOZITE BRENDA DHE JASHTE ne themi keshtu i do mushka drute

Cimi22/07/2017 23:17

Ore po ca beri Bssha? Si Kryetar Bashkie nje lesh. Si Kryetar Partie nje M..... tani pretendohet exhe 4 vite te tjera perseri qe te jete sa me e bute opozita. Me sukseset e deritanishme Rama do vazhdoje Kryeminister edhe nja 12 vjet. Se jo per gje po cfaredo qe te beje Basha Feniksi i PD perseri populli ss nuk do i hedhe qurrat e jo me voten. Kuptohet koqe ka plot

Ledia22/07/2017 21:18

Jam dakort me z.Astrit.Misioni i Lulzim Bashes rifillon sot per ta cuar PD ne mbyllje fare po fare te kesaj partie.Spiun i rregjur si i komunizmit dhe i sorrosit.i fshehur si skuthi deri me sot.udheheqesi me i urruer me i paafte i te djathtes shqipetare.

tuti22/07/2017 21:11

Po si nuk pate turp o ti ish gazetari i ylli rakipit te gazeta Albania per çfare ke shkruar ne kete thjirrje - flete rrufe krejtesisht me nuanca te kuqe kunder demokrateve te ndershem , qe kane qene te lire sot per te dale ne votime , edhe pse ju te perkedhelurit e doktorit ne menyre permanente e te pamerituar keni dale duke ofenduar pa fund Lul Bashen .
Po gjithsesi ju shume shpejt se bashku me ata qe mblodhet tek salla e akademise se arteve do ti takoni jashteqitjeve te partise demokratike te drejtuar nga Lulzim Basha , edhe pse sot dukeni trima si gjeli maje plehut

Vetting Rama22/07/2017 20:56

PD si Feniksi do te ngrihet dhe do tju lere me goje hapur para tavolinave te bixhozit dhe basteve, koha e hajduteve pa kufije morri fund or Patoz.

Nukdes22/07/2017 19:28

Des ne Shkoder i thojne nji njeriu qe ka dek, ka maru per ket dynja, qofte ken edhe deficent.

Shkelqim 22/07/2017 17:21

Astrit une te njoh prej vitesh, nuk e di nese veprimet e tua jane thjesht te nje inatciu te papermbajtur apo mision i imponuar por te them me siqeritet se je shume i rendomte per te qene lider i nje partie si PD.

Leka 22/07/2017 17:14

Personi më i duhur për PD-në.

Des22/07/2017 16:51

Nuk do ta pranoja kurre justifikimin qe Astrit Patosi me ka bere edhe mua.si votuese e Z.Basha . A i la te luptohej se ishim naiv ne rastin me te mire dhe deficent ne rastin me te keq. Turp per te

Jorgo22/07/2017 16:10

perse nuk more pjese pra, ju i thate futu ne zgjedhje kunder Rames, paveresisht se rreziku i manipulimit ishte i plote. Ti me shoke e njihni PD me mire se Basha, ai mund te kete influence tek deputetet qe vuri vete por jo tek anetaret. Tani do lehesh, te ishe ne gare edhe me pak vota se Selami do merrje, shushunja qe e keni thithur PD per vite, e tani qe ju prishet terezia e bojkotoni dhe e ka fajin kryetari. Te shkonit dhe ta rrezonit me vote, meqe jeni shumica sipas teje.

Shto koment

Denonco