Çfarë do të ndodhte sikur të rinumëroheshin të gjithë votat në Tiranë?

Çfarë do të ndodhte sikur të rinumëroheshin të gjithë votat në Tiranë?

Nga SYRI.net - 21/07/2017

Nga rinumërimi i votave në 64 QV që KQZ kreu me kërkesën e PDIU dhe të PS rezultoi se rezultati i PS ishte rritur me 38 vota, i LSI me 76 vota dhe i PD me 68 vota. Është zvogëluar  rezultati i PDIU me 5 vota dhe i Libra me 50 vota. Shtrohen dy pyetje:

1) Nëse do të bëhej rinumërimi i votave të të gjithë QV, pra të 1198 QV të Tiranës, si do të ishte rezultati në Tiranë?

2) Si do të ndryshonte shpërndarja e mandateve?

Më konkretisht shumë vetë bëjnë pyetjen nëse PDIU do ta fitonte mandatin, ose më saktë a do të ishte deputet Shpëtim Idrizi? Dhe a do të fitonte mandatin Libra, ose thënë ndryshe, a do të ishte Ben Blushi deputet?

Përgjigjet e sakta të këtyre pyetjeve do të jepeshin vetëm po të bëhej rinumërimi në 1198 QV, sepse tjetërsimi i votës në 64 QV e rinumëruara mund të ishte më lartë, më i ulët ose i njëjtë me atë në të gjithë 1198 QV e Tiranës. Nëse bëhet supozimi se tjetërsimi i votës do të ishte në 1198 QV i njëjtë me atë që publiku pa kur u rinumëruan 64 QV atëherë do të dilte se:

PSSH duhet të kishte 711 vota më pak,

LSI duhet të kishte 1423 vota më pak,

PD duhet të kishte 1273 vota më pak,

PDIU duhet të kishte 94 vota më shumë,

Libra duhet të kishte 936 vota më shumë.

Mbi këtë bazë, nëse do të bëheshin llogaritjet me shifrat e korrigjuara, do të kishte vetëm një ndryshim: PDIU do të fitonte 1 mandat dhe LSI do të humbte 1 mandat duke pasur 4 mandate nga 5 që ka aktualisht. PS dhe PD do të ruanin përkatësisht 18 mandate dhe 11 mandate. 

Përfundimisht, në këtë rast, Shpëtim Idrizi mund të ishte deputet kurse Ben Blushi edhe në këtë rast nuk do të mund të ishte deputet. Nëse në 1198 QV e pahapura tjetërsimi i votës do të ishte më i lartë ose më i vogël, kjo përgjigje nuk vlen.

Ajo që është për tu shënuar është se “gjatë numërimit” ka ndodhur tjetërsimi i votës në disfavor të partive që nuk kanë komisionerë në grupet e numërimit. Kjo shtron domosdoshmërinë e numërimit elektronik!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco