Një kryetar me vulë, apo një lider me frymë … kjo është çështja!

Një kryetar me vulë, apo një lider me frymë … kjo është çështja!

Nga Nga Dritan Shano - 21/07/2017

Mendoj se mospasja e rregullave brenda një partie politike, apo më keq akoma mos-respektimi i tyre në mënyrë të qëllimtë për t’i pasur duart e lira për të marrë vendime politike apo ushtruar pushtet mbi njerëzit brenda partisë çon në mënyre ciklike në përçarje dhe dobësim, deri në defaktorizimin e kësaj force politike. Rregullat janë ndërgjegjja e një force politike, dhe kjo e bën atë më të madhe se kryetari i radhës.

Por çfarë duket se ndodh në realitet, në një realitet që shumëkujt i duket normalitet, dhe që nuk përton të luftojë që kjo mos ndryshojë?

Kushdo që mendon se do duhej të kishte rregulla të qarta, transparente, të sinqerta, të besueshme dhe të barabarta për çdo anëtar partie në lidhje me avancimin në karrierën politike duhet ta ketë domosdo gabim. Hajvan komplet. Apo jo?

Kush mendon se është pikërisht zbatimi i rregullave në mënyrë të barabartë, ai që garanton bashkimin kundrejt përçarjes në një parti politike, dhe që gjithashtu bën dallimin midis një kryetari me vulë dhe një lideri me frymë, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një idiot i bezdisshëm. Apo jo?

Pra, në realitet avancimi në karrierën politike për shumëkënd duket se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë rregull, me përkatësinë, aktivitetin, apo kontributin politik të individit. Në fakt unë jam nga ata që besoj se përveç ideologjisë, legjitimimi dhe besimi ndaj një force politike vjen edhe nga respektimi dhe transparenca e rregullave që garantojnë mundësitë e barabarta të karrierës politike. Sepse në mungesë të rregullave, kontributin politik secili e mat me kandarin e vet. Dhe secili nga ne, do tentojë të hajë në kandar. Edhe ai që kërkon, dhe ai që jep. Apo jo?

Në politikën shqiptare që na intereson, ky avancim paraqitet thjesht si një vendim i kryetarit të radhës, vendim që merret në heshtje pas mesnate, vendim i cili më shumë se i bazuar tek gara dhe hipotekimi i kontributeve politike të dhëna, ngjan me një ruletë ruse, ose sikur kryetari është duke u lexuar dorën, filxhanin, ose yjet – pra horoskopin të interesuarve. Jo rrallë, shpallen fitues, avancojnë individë që as nuk kanë marrë pjesë në garën e kontributeve. Për më tepër, gjatë garës aktuale për kryetar të PD u artikulua se: Demokrat i pastër është ai që nuk do të bëhet deputet, sikur të nënkuptohej se ai demokrat që do të bëhet deputet, pa ja lexuar horoskopin kryetari, është demokrat i pistë. Mendoj se, sado demokrat i pistë të jetë ai demokrat që do të bëhet deputet, ai është më i pastër se cilido që mund ta kenë emëruar si deputet demokrat. Apo jo?

Në fakt, unë mendoj se çdo njeriu të cilit i jepet vula, mund të jetë në gjendje të kryejë procesin e vendosjes në vendin e “duhur” të njerëzve të “duhur” sipas imagjinatës së vet, politike ose jo. Ky lloj njeriu, sipas Statutit të PD, dhe pas numërimit të votave që do hedhim nesër në kuti, është Kryetari. Por ky proces krijon të pakënaqur, të cilët mund të paqtohen vetëm në një mënyrë logjike. Duke e kryer procesin e vendosjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur, në mënyrë transparente dhe sipas rregullave të njohura më parë, dhe të barabarta për të gjithë. Njeriu që arrin ta bëjë këtë është Lideri. Për këtë kemi nevojë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tani durres21/07/2017 17:05

Nuk ka shume per ta kuptuar..thjesht po thote qe politika eshte kontribut..gare..investim moral..shpirteror..sejcili aksionet e veta i ka fituar vete me perkushtim e pse duhet te beje gomarin qe kryetari ne detyre ose i radhes duhet tja shumzoje me zero? Apo se sot po behet grup me te fortet te cilet nuk i kishte me vete ne 25qershor dhe po ja versul demokrateve te thjeshte qe mendojne me koken e tyre dhe flasin me gojen e tyre dhe jo te kryetarit..mjaft me me yes kryetar..

selim rroshi21/07/2017 15:47

Eshte rruga e bashkimit me ps si parti qe krijoi Ramiz Alija ne 91. Ngaqe po humbin terren qofte ps qofte pd mbijetesen politike dhe vazhdimin e trazicionit pa shtet e shohin duke qene se bashku.

John21/07/2017 14:04

Autori i ka rene nga Kina duke menduar se e percjell me mire ate qe deshiron te thote. Ka ngelur ne Kine dhe askush nuk e merr vesh. Vetem ky e di se cfare deshi te thoshte me kete artikull.

Lomy21/07/2017 12:50

Prandaj shkoi pd per lesh.... futi luli tipa si ky

I deleguari21/07/2017 12:42

Shume bukur flisni ju artistet, asnje llaf s'te mora vesh mor djale ! Te kishte edhe nje nen ne statut ku te legitimhej se "qershija e zgjedhur, eshte ajo qe nuk e ka zene shurra " !

Shto koment

Denonco