Gabimi 1 miliard-dollarësh i Partisë Demokratike

Gabimi 1 miliard-dollarësh i Partisë Demokratike

Nga Nga Steve Phillips - 20/07/2017

Parti Demokratike rrezikon të përsëritë gafën 1 miliard-dollarëshe që i solli humbjen e madhe më 2016. Me fiksimin për të joshur votuesit që përfaqësonin Donald Trump, PD por neglizhon bazat e koalicionit të saj dhe nuk po arrin të hedhë hapat e nevojshëm për të rifituar Dhomën e Përfaqësuesve dhe dhomat e shteteve më 2018.

Në zgjedhjet e vitit 2016, komitetet e Partisë Demokratike që përkrahin kandidatët për në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres shpenzuan mbi 1.8 miliardë dollarë. Efektiviteti i kësaj shume marramendëse parash megjithatë u minua nga një gabim strategjik: bërja prioritet e afrimit të të bardhëve të lëkundur në vend që të investonin për inspirimin e votuesve afro-amerikanë, të cilët përbënin 24 përqind të koalicionit fitues të Barack Obamas më 2012.

Në pranverën 2016, kur grupet e pavarur shpenzues progresivë planifikuan shpenzimin e 200 milionë dollarëve, ata nuk hoqën fare mënjanë pará për mobilizimin e votuesve me ngjyrë (një pjesë e parave u shpenzua për reklama dhe dixhitale dhe radiofonike që u adresoheshin zezakëve, por nuk u shpenzua aspak për afrimin e njerëzve që do të kërkonin votën).

Ashtu siç pritej, rezultati i votave nga afro-amerikanët ra ndjeshëm. Sipas të dhënave të reja, 59.6% e votuesve me ngjyrë votuan më 2016, krahasuar me 66% që votuan më 2012. Problemi nuk mund t’i atribuohet thjesht mungesës së zotit Obama në fletën e votimit: Një përqindje paksa më e madhe votuesish, 60%, votuan për John Kerry më 2004. Në Wisconsin dhe Pennsylvania, dhjetëra mijëra afro-amerikanë që votuan më 2012 por nuk e bënë më 2016 e tejkalojnë shumë diferencën e humbjes për Hillary Clinton.

Megjithatë, Demokratët duket se po këmbëngulin me strategjinë e 2016-ës. Në janar, grupi i senatorëve demokratë shkoi në West Virginia për takimin e përvitshëm. Sipas raporteve të botuar, senatorët mësuan se votues që kishin votuar për Obamën dikur vitin e kaluar zgjidhën Donald Trump.

Turi i Unitetit i Komitetit Kombëtar Demokrat, që kishte në përbërje kryetarin e komitetit Thomas Perez Senatorin Bernie Sanders, bënë vizita në shtete me shumicë dërrmuese të bardhë, si Kentucky, Maine, Nebraska dhe Utah. Ndërkaq, grave afro-amerikane-të cilat votuan 94% për zonjën Clinton vitin e kaluar, blloku votues më besnik i partisë-iu desh t’i shkruanin një letër zotit Perez, duke i kërkuar t’u kushtonte kohë dhe vëmendje.

Në zgjedhjet speciale të Distriktit të 6-të Konresional në Georgia, muajin e kaluar, Jon Ossoff, grumbulloi një shifër rekord fondesh 23 milionë dollarë dhe i shpenzoi një më një për të siguruar vota për veten, duke dështuar të tërhiqte votuesit republikanë.

Fiksimi i Partisë Demokratike për të ndjekur ata që votuan për zotin Trump është një marrëzi, sepse përpiqet të ndreqë çështjen e gabuar. Ndonëse disa votues Demokratë (në veçanti votues të bardhë nga klasa punëtore në shtetet Rust Belt (zona që fillon në New Yorkun Perëndimor e përfundon në Illionis)) ndoshta u kthyen nga republikanët, problemi më i madh ishte numri i madh i atyre që unë i quaj votuesit e “Obama-Johnstein” — njerëz që përkrahën Obamën më 2012, por që vitin e kaluar votuan për kandidatin libertarian Gary Johnson apo për Jill Stein të Partisë së Gjelbër (sipas exit polls, 43% e atyre që i votuan ishin jo të bardhë).

Në Wisconsin, për shembull, votat për demokratët ranë në total me rreth 235.000, ndërsa Trump mori të njëjtin numër votash si Romney më 2012. Lëvizja më e madhe në këtë shtet ishte për zotin Johnson dhe zonjën Stein, të cilët së bashku morën rreth 110 mijë vota më tepër se kandidatët e partive të tyre më 2012. Ndërsa në Michigan, ku zonja Clinton humbi për më pak se 11 mijë vota, totali i partive të Johnson-Stein u rrit me rreth 202 mijë vota krahasuar me 2012.

Komitetet e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj ka gjasa të shpenzojnë mmbi 750 milionë dollarë në zgjedhjet e vitit 2012 për Kongresin. Do t’i shpenzojnë në mënyrë të pafrytshme, duke u përpjekur të bëjnë për vete votuesit e Trumpit, apo do t’u japin Demokratëve me ngjyrë një arsye për të votuar dhe t’u ofrojnë votuesve të pandikuar të Obama-Johnstein një arsye për t’u kthyer në vathë?

Demokratët kanë një rast të mirë më 2018 për shkak të hendekut domethënës në entuziazëm midis partive. Duke i përqendruar përpjekjet për inspirimin, organizimin dhe mobilizimin e njerëzve që votuan për Clinton, demokratët mund të marrin Dhomën e Përfaqësuesve dhe gjithashtu të fitojnë postet e guvernatorëve në gjashtë shtete kyç-Arizona, Florida, Georgia, Ohio, Michigan and Wisconsin-vetëm për një fraksion të buxhetit 750 milionë dollarë, me më pak se 100 milionë.

Në zgjedhjet speciale kongresionale dhe në primaret për guvernatorë sivjet morën pjesë vetëm 39 për qind e republikanëve që votuan në presidencialet e vitit të kaluar, ndërsa nga Demokratët iu kthyen kutive 57%. Ky është një model normal për zgjedhjet në mes të mandatit presidencial: Partia në pushtet pothuajse gjithmonë sheh një rënie të dukshme të entuziazmit.

Shumë demokratë i braktisin zgjedhjet e mes-mandatit (më 2014, rënia ishte ëak më tepër se 40%). Këta votues jofrekuentues por demokratë mbajnë kyçin e balancës së pushtetit në Amerikë. Demokratët duhet të marrin edhe 24 vende për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve dhe janë 28 vende që mbahen nga republikanët në distriktet ku Hillary Clinton fitoi ose pothuajse fitoi. Nëse pjesëmarrja republikane bie te 36-përqindëshi që ra herën e fundit që Republikanët ishin në Shtëpinë e Bardhë, Demokratët duhet të marrin 951 mijë nga këto vota për të fituar përsëri në ato 28 distrikte. Ekspertët thonë se një program efektiv mbulimi dhe mobilizimi kushton rreth 50 dollarë për një votues jofrekuentues.

Sipas këtij metri, do të kushtonte 47.6 milionë dollarë për të marrë mjaftueshëm votues jofrekuentues në 28 distriktet kongresionale që do të vendosin cila parti do të fitojë Dhomën e Përfaqësuesve. Në gjashtë shtetet ku luftohet për guvernatorët, numri i nevojshëm i votuesve do të kërkonte 42.1 milionë dollarë.

Vendi është nën sulmin e konservatorëve për shkak se demokratët kërkuan gabimisht përkrahje nga votues të bardhë konservatorë nga klasa punëtore, të ndikueshëm nga apele me ngjyrim racor. Përsëritja e kësaj strategjie do të ishte një tjetër gafë katastrofike.

Marrë nga New York Times - Përktheu: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco