Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Asgjë nuk do të jetë si më parë, Lulzim

Asgjë nuk do të jetë si më parë, Lulzim

Nga Astrit Patozi - 16/07/2017

Mos e përmend më listën o vulëhumbur, se nuk e shpëlan dot mëkatin për greminën, ku e çove Partinë Demokratike, duke i hedhur ushqim qenve të gjahut, që e bëjnë edhe falas punën e tyre. Natyrisht, atë llogarinë e sharësve me pagesë e ke të pambyllur me demokratët dhe do të merremi shumë shpejt me atë çështje.

I ke të gjithë në borderonë e kunatit, të paregjistruar, rreth 30 vetë, që po qelbin botën mbarë, duke punuar në të zezë. Janë duke marrë para të pista për të sharë, jo kundërshtarët politikë, jo Edi Ramën apo ndonjë socialist tjetër, por çdo burrë apo grua në PD, vetëm se nuk është dakord me ty.

Po ta kujtoj edhe një herë se janë disa vepra penale, që po konsumohen, dhe me vjen sinqerisht keq për ata hallexhinj që mund t'i marrësh më qafë, duke i rropatur gjyqeve për një copë bukë. I ke pasur në katin e tretë të selisë së Partisë Demokratike, ngaqë e konsideron atë si pronë private, por ngaqë u trembe kur mbaruan zgjedhjet, i ke transferuar diku tjetër.

E dimë fiks se ku i ke sistemuar tani dhe do ta mësojmë njësoj edhe sikur t'i shpërngulësh prapë nga frika e dekonspirimit. Por ti tashmë ke hyrë në histori me këtë teknikë të neveritshme për të baltosur këdo, që të bën hije dhe të prish punë në planin e vetëm, që ke në kokë, për ta mbajtur me cdo çmim PD-në si ndërmarrje private biznesi, pavarësisht, se ia ke ulur përtokë aksionet.

E kam thënë edhe një herë tjetër, që sharësit me dhe pa pagesë i mirëkuptoj dhe i mëshiroj, kurse ty jo, sepse nuk je hallexhi.

Dëgjova se të kishte ardhur goja në Elbasan. E kishe zgjidhur gjuhën, pas gati tre javësh vetëngrirjeje dhe ishe marrë me ne, ndërkohë që, formalisht të paktën, garën e ke me Eduard Selamin. Nuk ka problem. Gjuha shkon gjithmonë atje ku dhemb dhëmbi.

Kishe thënë atje pak a shumë se "çelësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur i vjen radha për deputet" dhe e ke pasur fjalën për mua dhe për kolegët e mi.

Lulzim, ti je e fundmi person që mund të flasë për karrige apo për ambicie të shfrenuar pushteti në Shqipëri, sepse nuk ke qenë asnjë ditë demokrat i thjeshtë, që ta dish apo ta ndjesh se çfarë do të thotë. Por ke ardhur direkt nga rruga e je ulur direkt në kolltuk ministri dhe nuk je çuar asnjë ditë të vetme prej aty, që nga dita që shkele në Tiranë, e deri sot, kur po kacavirresh për të mbajtur me zor postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të gjithë ne të tjerët kemi parë edhe ditë të mira, edhe të këqija në PD, por asnjeri nuk ngjan me ty në këtë pikë. Sepse ti nuk ke qenë kurrë në opozitë, Lulzim.

Ti vetë je i qartë, por mundohu t'i ndriçosh edhe të tjerët, që po të mbajnë me gajret këto ditë, se mua më rri shumë ngushtë lista jote, por edhe çdo listë tjetër. Se mandatin e deputetit ta kam dorëzuar një muaj para se të mendoheshe ti, mu në mes të 50 burrave dhe grave të grupit parlamentar, kur të thashë bëj marrëveshje dhe askush prej nesh të mos jetë më kandidat. Dhe se unë, Lulzim, nuk jam përmendur sot, vetëm se nuk pashë emrin në listën tënde. Sepse për mua ajo është gjëja më e parëndësishme.

Po mbushen fiks katër vjet, që kur kam thënë për herë të parë se ishe zgjedhje e gabuar dhe të kam kujtuar herë pas herë me zë e me figure, me shkrim e me gojë, se po i shpërdoron të gjitha shanset për ta ringritur Partinë Demokratike, ndërkohë që i kishe të gjitha mundësitë të bëje ndryshe.

Dy vjet më parë të thashë publikisht, por edhe sy më sy, se nuk mund ta quaje humbjen si fitore, kur morëm vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale. Dhe se po ta trajtonim kështu, do të binim edhe më shumë në zgjedhjet politike. Nuk jam fare i lumtur që koha më dha të drejtë, por, më beso, që më e rëndë se humbja për PD, është fakti që ti, jo vetëm nuk mbajte asnjë përgjegjësi, por po tenton ta grabisësh mandatin e kryetarit sërish përmes një farse elektorale.

Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t'i mbash, gjithsesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyllë i verdhë, duke numëruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu.

E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo slogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që "asgjë nuk do të jetë më si më parë", çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Agroni demokrat18/07/2017 14:53

Lul Basha frymezon gjithkend ne PD! Aq me teper ai frymezon popullin! Ata qe jane fansa te z.Basha, jam i bindur qe nuk do te zhgenjehen me te.Deri dje,Basha u provua si kryetar i forte, per te mos thene i sukseshem. Cdo argument i tij,per zgjedhjet e shkaterruara ne Shqiperi, vlen jo vetem per statistikat e burokrateve te majmosur te OSBE/ODHIR-it, por vlen me shume per anetaret e PD-se dhe aq me teper per popullin demokrat. Vetebesimi i tij per ta ringritur PD-ne ne pushtet do te behet realitet shume shpejt dhe une mendoj qe demokratet e vertete do te kene Lulin kryeministrin me te suksesshem.
Lulzim Basha, nje demokrat i vendosur do ta fitoje garen ne zgjedhjet ne PD dhe do te kerkoje mirekuptimin e pretendenteve te tjere,te regjistruar ose jo dhe te konsumuar moralisht e politikisht qe te pranojne vullnetin e anetareve te thjeshte te PD-se te cilet i kane mosperfillur nder vite.

dr.18/07/2017 07:31

fshàtar qe kerkon qytetrim PATOS .

hunda.net18/07/2017 00:45

Nje shkrim i Patozit ne deshperim te plote,

Agroni17/07/2017 16:01

Lul Basha nuk frymezon me,askend ne PD! Aq me pak frymezon ai popullin! Edhe ata te cilet kane qene fansa te z.Basha,jam i bindur qe do te zhgenjehen rende me te.Deri dje,Basha u provua si kryetar i dobet,per te mos thene i deshtuar.Cdo argument i tij,qe justifikon humbjen e radhes(5 here),vlen per statistikat e OSBE/ODHIR ne lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi,por nuk vlen aspak per anetaret e PD-se dhe aq me pak per popullin demokrat."Vetebesimi" i tij per ta ringritur PD-ne ne pushtet,mbase mund te behet realitet ne limitet e vitit 2025.Por une nuk mendoj qe demokratet e vertete mund te jetojne kaq gjate,duke pritur Lulin kryeminister me mustaqe!
Ne se Lulzim Bashes i ka mbetur ndopak gjak demokrati,ai duhet te terhiqet nga gara,te kerkoje qe te shtyhen zgjedhjet ne PD dhe te kerkoje mirekuptimin e pretendenteve te tjere,te regjistruar ose jo deri sot,qe per ne krye te PD-se te propozohen jo me pak se dy kandidatura te reja dhe te pakonsumuara moralisht e politikisht!

cudite e komenteve17/07/2017 13:39

O njerez qe lexoni komentet.
shikoni cfare gjuhe letrare, me presje, pika, rr te forte, asnje gabim, apostrof.
Eshte skuader qe kerkon tu dhjese mendjen juve. njerez qe vertet me pagese shkruajne qe gjasme manipulojne opinionin.
turp per te gjithe. nqs nuk e kutoni qe ketu tek ne ka rene sistemi, filloni e mendoheni, se nje dite do gjendeni mender zbuluar pa asgje ne xhep edhe nen kercenimin e armeve

HERMES16/07/2017 23:01

Ai qe shan veten tate je vetem ti.

Alban16/07/2017 22:52

Astrit zoti të ndihmoftë me Lulzim PLEHUN, SEPSE MINIMALISHT ai jo vetëm që nuk duhet të kandidonte, por të mbante përgjegjësi për katastrofën që i përgatiti demokratëve në bashkëpunum me Edvinin

Medlind16/07/2017 22:29

Sa i shkerdhyer kenke o Patoz! Po si ore po divorcohesh me Bashen kaq rende derisa ti ha mut qe jeni te te njejtes familje!Familja qenka e degjeneruar ne optiken tende! Ta dish mire qe BASHA eshte fitues legjitim sepse Ai nuk ka humbur, por e keni tradhetuar, vjedhur dhe prere ne kokerr te beses, Ti dhe grupi i tropojaneve! Basha e ka aq Burreri saqe ka per tjua shkerdhyer tan robt e shpis sepse i keni ra ne qafe brutalisht, mizorisht tradhetisht ndyresisht poshtersisht. Ai do pranoje te dorezoje celesat nje dite por jo perpara se tju qeroje hesapet me Ju qylxhinj e batakcinj. E fundit: Beson ndershmerisht qe Ti dhe Ju e fitoni ndeshjen me Ramen kur Ai jo vetem ka gjysmen per vehte por ka dhe Milionat! Provojeni pas 16 vjetesh!

EC16/07/2017 22:06

Sinqerisht, Basha s'më ngjall më asnjë entuziazëm, por nëse alternativa është kjo që shpreh e shfryn Patozi, unë i uroj Bashës fitore. Uroj që të mos jetë ndonjë strategji kjo e patozëve për të shtuar mbështetjen për Bashën në PD, se në kushte normale nuk ke si e arsyeton. Ç'të them! U ardhtë hakut ai Myslim Murrizi këtyre, se kjo gjuhë meriton një nivel reciprociteti që Basha nuk është në gjendje ta ushtrojë. E ndoshta prandaj edhe Basha nuk është i duhuri, por thjesht një zgjedhje e detyruar në kushtet kur nuk ka tjetër më të pranueshëm në qarkullim.

fytyre kale16/07/2017 21:43

o fshatar fytyre kale

cici16/07/2017 21:32

O patoz , edhe ti si puna e bamir topit do te perfundosh ne politike me partine tij hije FRD . Meqenese jeni nje " grupim i madh " brenda partise demokratike se bashku me Xhozin dhe Imamin , provojeni e krijoni nje parti tjeter " te djathte " , qofte duke filluar edhe nga Kavaja , ku duket se nuk ta mban te shkosh ....??!!
Ja nise me Durresin , e shkove direkt ne Vlore duke devijuar rrugen per ne Kavaje ...

Astrit pderasti16/07/2017 21:03

Une nuk jam shares me pagese ore pederast kavaje. Une jam democrat I vertete I persekutuar, jetoj prej 26 vitesh ne itali. Por ti je nje virus dhe nje inatcor. Ka nje faj krenaria e kombit Berisha qe Te mbajti ty pas prapanices se tij ku parfumosej. Ti do te zhdukesh Nga kjo parti qelbesire e ndyre.

G16/07/2017 21:00

Shko mbusho o rryshkalaq o mendje rryshkur servil

juri16/07/2017 20:58

frabika e miellit ne vore si keni patos

Shto koment

Denonco