Kush është më e rëndësishme për Europën sot në Ballkan, Stabilokracia, apo Demokracia ?

Kush është më e rëndësishme për Europën sot në Ballkan, Stabilokracia, apo Demokracia ?

Nga Bledi KASMI - 13/07/2017

Kjo është dilema të cilës i ka dhënë një përgjigje një akademik malazez, Pavloviç, i cili edhe nguliti në memorien europiane termin “Stabilokraci”, sipas të cilit, shtetet Perëndimore po injorojnë autokratët rajonalë,  praktikues anti-demokratë për aq kohë sa paqja garantohet në Ballkan.

Shqetësimi nuk është më vetëm rajonal. Një gazetare e Deutche Welle i shprehu dje të njëjtin shqetësim në formën e një pyetje Komisionerit Hahn në Samitin e Triestes. “Stabilitet, siguri, prosperitet ekonomik, të gjitha këto i përmendët, por jo edhe demokracinë. Shumë shpesh thuhet se me projektet e BE-së po forcohen tepër strukturat autokratike në rajon. Cilat janë argumentet tuaja kundër këtyre pohimeve?

Përgjigja e Komisionerit ishte e vakët, “kur flas për stabilitetin, natyrisht që kjo nënkupton edhe forcimin e demokracisë”, tha Hahn. “Qytetarët janë larguar nga politika dhe votojnë për çështje personale, përfitime të prekshme apo nga frika”, thuhet në një raport nga Grupi i Këshillimit për Çështjen e Ballkanit në Europë. Pavloviç argumenton se, duke legjitimuar këtë situatë, Perëndimi është duke krijuar armiqësi kundër vetes së tij dhe vlerave që ka përçuar deri dje.

Shqetësimi është në rritje për atë që po ndodh në Ballkan. Stabilokracia ka zëvendësuar Demokracinë dhe autoritarët kanë të gatshme për zbatim skemat e nënshtrimit të Demokracisë përmes kontrollit të drejtësisë. Një e vërtetë, që nuk është një platformë europiane, por e huazuar sorosiane dhe që fatkeqësisht ka nisur të zbatohet në Ballkan, pa ditur se cili do të jetë fundi i këtij eksperimenti që mund të rezultojë tragjik.

Dje, Kryeministri autoritar i Shqipërisë, sipas “The Economist”, shpërndau një Listë të Zezë ku bënte thirrje për linçim publik të intelektualëve, zyrtarëve dhe njerëzve të drejtësisë. Një provokim i hapur i një shoqërie të lirë, e cila dje është kthyer në orët më të zeza të saj, atë të gjyqeve publike në emër të Popullit të armiqve imagjinar të klasës që e kthyen Shqipërinë për gjysëm shekulli në një kamp gjigand përqëndrimi.

Këtu nuk ka më vend për reflektim, por për reagim. Nuk ka nevojë për deklarata, por hedhje hapash. Ramës i duhet dhënë një ultimatum për të tërhequr atë Listë të Zezë. Të gjithë e dinë se çfarë mund të ndodhë me njeriun që bleu pushtetin me paratë e krimit të organizuar për të nënshtruar drejtësinë dhe përjetësuar pushtetin personal.

Gjithsesi, edhe një idiot mund të jetë i vlefshëm në të gjithë çmendurinë e tij, në rastin tonë për të paktën dy arsye;

Arsyeja e parë, për të kuptuar rëndësinë që merr sot një bashkim opozitar në një front popullor përtej partive politike ku të thirren në drejtim të lëvizjes popullore, inlelektualë dhe akademikë me kontribute politike, por të papërlyer me pushtetin dhe me kredibilitet në shoqëri.

Arsyeja e dytë, është ndërgjegjësimi i kësaj opozite të bashkuar për të adresuar shqetësimin për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm dhe më pas në destabilizim në vendimmarrjen e politikës amerikane dhe të Presidentit Trump.

Eshtë koha për të ndarë një herë e mirë dilemën që po zë vend gjithnjë dhe më shumë në Europë se Stabilokracia që nënshtron Demokracinë në të vërtetë nuk prodhon stabilitet. Një pushtet i pakicës do të ishte tragjedi nëse do të tolerohej të sundonte sërish shumicën ashtu sikurse ndodhi për gjysëm shekulli në këtë vend.

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Nje shqiptar14/07/2017 12:11

    Stabiliteti permes nje DIKTATORI realizohet dhe ka sukses per disa vite ne vendet e prapambetura ekonomikisht ose me prapambetje kulturale me ndihmen e autoriteteve fetare. Ne Shqiperine e sotme nuk mund te sakrifikohet demokracia per hir te stabilitetit institucional. Vetem nje bashkerenditje e pjesemarrjes demokratike te masave ne qeverisje per te kontrolluar institucionet e korruptuara, nje trasparence sa me e madhe e punes te administrates si dhe instutucione paralele e kontrolluese mund te sigurojne ndertimin e nje shteti e shoqeri demokratike dhe stabile ne Shqiperi. Bledi Kasmi ka prekur vertet nje problem shume te mprehte per fatin dhe te ardhmen e vendit.

    Arber Pashtriku13/07/2017 21:35

    ...Neo-Jugosllavia.

    Katunari13/07/2017 18:06

    Tashti shqiptarve su ka met gjo tjeter vetem te th?asin e dum shqiprin si serbia.faleminers kurva plake

    Katunari13/07/2017 18:05

    Tashti shqiptarve su ka met gjo tjeter vetem te th?asin e dum shqiprin si serbia.faleminers kurva plake

    Shto koment