Lista e zezë e Ramës, Trieste dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta!

Lista e zezë e Ramës, Trieste dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta!

Nga Sali Berisha - 13/07/2017

Sot, Edvin Kristaq Rama, në një akt të pashembullt, antiligjor, antikushtetues botoi listën e tij të zezë apo listën e urrejtjes, hakmarrjes dhe gjahut të shtrigave. Ai, sikur të ishte në mjekim pa rezultat në ndonjë spital psikiatrik, ka renditur në listë 101 persona me emër ose funksione duke mos paraqitur asnjë prove, fakt, dëshmi apo dokument për asnjërin prej personave të akuzuar dhe i ka vendosur në listën e tij të zezë.

Shkurt, njëlloj si dikur për etërit e tij, akuza është njëkohësisht dhe prova e fajësisë së të akuzuarit!

Në të vërtet, historia e listave të zeza është histori diktaturash mizore. Kështu, në vitet e para pas luftës, eterit e Edi Ramës, për të mbjellë terror mbushnin muret e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike me listat emërore të armiqve të regjimit të varur apo pushkatuar atë ditë apo atë jave.

Po kështu, lista të zeza por top sekrete dhe jo publike mbante policia sekrete hoxhiste me emrat e personave që do pushkatoheshin pa gjyqe në rast të një situate të veçantë.

Prandaj dhe dje, një mik i imi qe kishte patur emrin në listat top sekret të sigurimit dhe që fëmije kishte lexuar emrin e xhaxhit të tij, në shkurt të vitit 1945, në një liste të varur në një shtyllë së bashku me 8 emra të tjerë të pushkatuar atë javë në qarkun e Shkodrës, i tronditur më shkruante dje se Rama u kthye tek shteti i listave!

E vërteta është e vërtetë, lista e zezë është listë e zezë!

Mirëpo konstatoj se lidhur me qëllimet e listës së zezë të Edi Ramës ka konfuzion.

Unë mendoj se dy janë qëllimet me kryesore të Edi Ramës dhe listës së tij të zezë.

Njëri prej tyre edhe lidhet me Triesten, natyrisht jo me përpjekjen e Ramës për të mbuluar dështimin e tij te plotë në samit për sa u përket projekteve, siç kanë shkruar dje në media disa gazetarë. Lista lidhet me Triesten me diçka tjetër që nuk ka asnjë lidhje me projektet.

Cilido që lexon me vëmendje të veçante listën, personazhet e saj konstaton se qëllimi me kryesor i listës është një përpjekje e ulet amorale për të përbaltur njërin prej personaliteteve më të shquara të shkencës shqiptare të të gjitha kohërave, mjekun e shquar me reputacion ndërkombëtar, Prof. Mentor Petrelën. Kurse emrat e ndonjë narko-drejtori të Lal plehut etj, vendosur përbri tij janë thjesht për të maskuar sadopak qëllimin me kryesor të listës.

Kjo goditje hakmarrëse selektive duket se ka në bazë fajin e vetëm të Prof. Petrelës; njohuritë që ai ka, për shkak të profesionit, për shëndetin mendor të autorit të listës, shëndet që tani përflitet gjerësisht në kancelaritë europiane, institucionet dhe takimet ndërkombëtare, përfshirë dhe dje Triesten.

Rama mendon se shkak i kësaj pëshpëritje dhe përfolje nuk janë sjelljet, shpërthimet e tij deliroze, afektive, haluçinante me zyrtarë shqiptar dhe të huaj, por dijenitë e Prof. Petrelës për shëndetin e tij mendor dhe shkelja nga ana e tij e betimit të mjekut, gjë që Prof. Petrela nuk e bën kurrë.

Mirëpo kërkesa publike e Ilir Metës, pas zgjedhjes së tij president, për një kontroll psikiatrik  të Ramës, por dhe disa takime e vizita diplomatësh në neuropsikiatri, i kanë hedhur benzinë zjarrit dhe kanë bindur gjer në fiksim Ramën se problemi i tij madhor nuk është shëndeti i tij mendor, por njohuritë për shkak të profesionit, të kahershme dhe aktuale, të profesor Petrelës, i cili me kushtetute është i detyruar ti japi çdo informacion konfidencial presidentit të Republikës në detyrë dhe atij të zgjedhur.

Përveç kësaj, Meta si president, ndonëse me funksione kryesisht ceremoniale, prap se prap është kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe padyshim shëndeti mendor i kreut të ekzekutivit është një problem madhor për sigurinë kombëtare dhe mund të bëhet në çdo rast çështje parësore në axhendën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këtu dhe vetëm këtu e ka burimin edhe kërcënimi i Ramës ndaj Metës për ti prishur ceremoninë e betimit.

Kështu që, duke e listuar Prof. Petrelën në listën e tij të zezë, ai beson se do mund të bëj të pabesueshme apo ti shpallë së paku në konflikt interesi njohuritë për shkak të profesionit të Prof. Petrelës për shëndetin e tij mendor.

Qëllimi i dytë madhor i listës së zezë Rama është ai që e dine të gjithë, pra të përdorë pushtetin ekzekutiv, Agaçin e tij, sekretar i Përgjithshëm i mafies shtetërore për të linçuar publikisht cilindo që nuk i paguan atij ryshfetin, gjobën apo nuk pranon çdo lloj kërkese antiligjore të tij për të mos hyrë në listën e zezë!  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

lokomotiva14/07/2017 12:24

doktor ok, por sic po e shikojme e gjithe kjo retorike po rezulton boshe, po bie ne vesh te shurdher, populli nuk po ju degjon, prandaj sipas meje duhen hapa konkret, spital psikiatrik per te cmendurit dhe burg per te korruptuarit perndryshe edi rama do vazhdoje te pije kafen i qete ne ballkonin e tij ne surrel, si tani ne pushtet ashtu edhe kur te dale ne pension, dhe kjo eshte tallje per shqiptaret, mos e perdorni retoriken thjesht per te sjell pd-n ne pushtet....

ASI14/07/2017 10:35

Kush do qe din shqip dhe hyn ne kete portal, kupton se si shqiptaret e respektojne njeri tjetri! Ne fakt nuk respektojne vetveten.

Salukbytha14/07/2017 09:44

Te q.. gruen e poshte komunistat, spo zgjatemi ma eee?!

Lomy13/07/2017 19:04

Shume e dine qe eshte psikopat e qe doktor Mentori e ka kuruar kur ka patur kriza e ne vazhdim... E ka ndjekur edhe jashte shtetit debilin skizofren. Problemi eshte te katundaria e tufa e injoranteve qe e besojne e shpresojne te shohin njerez te varur shtyllave si menyra me e mire per te vetejustifikuar gjendjen ku jane e parazitizmin hashashist qe kerkojne. Tipike e te majtes me rrenjet ne llumin e ngritur ne instrument shteteror per 50 vjet rrjesht. Problemi gjithashtu qendron edhe te mungesa e opozites se lulit qe i jep ilacet fshehurazi e publikisht sillet me te sikur te jete i shendetshem nga trute..
Te ky i fundit keni pergjegjesi ju doktor.
Shpresoj mos te keni shuar fijen e fundit te shpreses per te hequr idiotin nga pushteti me kete zbulim skenari qe beni - ky popull nuk ngrihet ta beje vete se parapelqen injorancen e facebook-un ne shumicen e tij dhe as i kupton rreziqet qe i vijne nga idioti ne timon.
Gjithsesi, me mire se sa ia tha doktor Petrela kafshes....

Shqiptari13/07/2017 17:59

Ti qe komenton komentusat, dukesh qe paguhesh. Kur une kam ken ne universitet me studentat, ti mbase nuk ke pas lind. Por po te pys dicka: me gjej nje me preardhje anti komuniste, ne gjitha qeverite e Mas 1992, Pse zoti Berisha nuk I denoj me pushkatim te gjithe antaret e byrose politike, per krime kunder Njerzimit.. Pse Ai qe mas I gjete rahmet shpirti Ala asht hero I popullit? Pse, Pse, Pse. E. Selami qe ky e vuni, vellai I tij shef sigurimit deri Mas 92shit. Pres me permed naj emen me preardhje te persekutumit qe ka pas detyre ministri. Ohhh harrova: nese nuk e din po te tregoj: leka zogun nuk e la as me kalu jasht aeroportit Kur erdhi heren e pare.

Galileo Galiei13/07/2017 15:56

E megjithato fjale te ndyra qe villni nga gojet tuaja te ndyra, Edi Rama eshte i semure psikik me kartele. Tani i eshte shtuar edhe ngerdheshja e ftyres si progres i semundjes psikike irrerersible.

krasasi tp13/07/2017 15:19

Pertej nji dacibaoje kineze, kjo liste flet edhe per zbythje te kryeministrit nga perbetimi tij kryesor per Reformen ne Drejtesi dhe luften kunder korrupsionit, sic ju premtoji qytetareve.Kjo liste ka edhe nji mesazh te koduar:"te gjithe Ju punonjes ,zyrtar te te gjitha niveleve,drejtora, ministra, nenpunesa kudo ndodheni , qe keni shperdoruar detyren ,qe Kontrolli i Larte i Shtetit ,taskforca apo prokurorija ju ka denoncuar, mos e beni qefin qeder,asgje nuk ju ndodh, keni mua"."Po foli populli, fajin e kane ata, e jo une".Kryeministri po propozon amnisti per te gjithe.E ka tremb SPAK-u.

Shqiptari13/07/2017 15:13

Fryt I democracies se ppsh qe sollet ju zoti Berisha. Dhe Kur thu: bashkvuajtes dhe bashkfajtore!!!!!! Ju sjeni ken bashkvuajtes dhe populli I varfer nuk asht ken bashkfajtore. Gjithsesi kjo demokraci ishte plani I ramizit me ju. Ma e keqja asht se ishit te dy veriore dhe nuk u takonte me tradhtu demokracine e vertete. Veriu ka Ken gjithmone anti komunist. Ishalla ju var ne litar, si vari I ati tij te nderin H. Nela(rip)

PoshtKomunistat13/07/2017 14:01

Te qifsha ropt ku je ti qe e ke ber ate komentin e mesiperm, te qifsha te gjith fisin komunist lab.

Salukbytha13/07/2017 12:39

Mos ja qani hallin shendetit te tij mendor se me ate shendet mendor po jua shkerdhen robt Ty te parit e me radhe te gjithe te pabeseve dhete afteve si soji yt me shendet mendore. Ju ka vene poshte dhe po ju shtypen simiza muti qe jeni;

Shto koment

Denonco