Çudira shqiptare! OSBE ju vë njollë zgjedhjeve, humbësit heshtin

Çudira shqiptare! OSBE ju vë njollë zgjedhjeve, humbësit heshtin

Nga SYRI.net - 01/07/2017

Një situatë absurde shoqëroi ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, 25 Qershorin, si dhe ditët në vijim deri më sot. Dy partitë që bashkëqeverisën për katër vite, PS&LSI, akuzuan njëra tjetrën nën  zë se kishin vjedhur dhe blerë vota. Faktikisht të dyja këto forca politike, patën rritje votash krahasuar me zgjedhjet e shkuara.

Por ajo që ka çuditur shumëkënd ka qenë heshtja, e selisë qendrore të Partisë Demokratike gjatë gjithë ditës së 25 Qershorit, por edhe në vazhdim, përveç disa zërave të shkëputur. Gjatë ditës së votimit, vetëm ish kryetari i PD-së Sali Berisha lëshoi disa denoncime nëpërmjet “qytetarit dixhital”, për atë që po ndodhte.

Gjithashtu është e vërtetë, që Lulzim Basha me rastin e daljes për “autongrirjen” si kryetar i PD-së, artikuloi një fjali ku flitej për blerje të vullnetit të popullit dhe përdorimin masiv të parave të kanabisit, por vetëm kaq.

Ende nuk kemi një deklaratë zyrtare për këtë çështje nga kjo parti, që korri një rezultat katastrofik. Madje kjo lloj “çudie shqiptare” që ka ndodhur me opozitën në këto zgjedhje, pra heshtja për çfarë ka ndodhur, vazhdon edhe pas daljes së raportit paraprak të OSBE-së.

Në faqet e tij mund gjesh fakte skandaloze, për mënyrën sesi është deformuar vota gjatë 25 Qershorit, por askush nga humbësit nuk del e ti komentojë. Asnjë qëndrim zyrtar nga opozita zyrtare shqiptare, që është PD, nuk kemi ende për këtë raport të mbushur me konstatime të rënda për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kështu raporti paraprak, që mund ta gjejë kushdo fare lehtë në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj, rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë!!

Ka skandal më të madh se ky, për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor?!

Vazhdojmë më tej: Ndërkombëtarët na thonë se, “një nga shqetësimet më të mëdha ishte  keqpërdorimi i burimeve të sektorit publik në zgjedhje. Raporti vëren se zbatimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, duket se kishte për synim interesin partiak, më shumë sesa zbatimin e paanshëm të ligjit dhe sundimin e ligjit”.

Çfarë do të thotë kjo?! E thënë më “shqip” do të thotë se shteti nëpërmjet burimeve njerëzore, pra administratës dhe atyre financiare ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Lind pyetja; po për këtë konstatim të rëndë të OSBE-së, pse nuk reagon Partia Demokratike zyrtare? Apo ka frikë se i thonë, që ti ishe në pushtet me ata ministra e drejtorë formal që u vërtetua se kishin në dorë, vetëm “çelësat e kashtës”?!

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë gjithashtu se; “prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar në qendra votimi ka qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve”.

Pra votuesit kanë qenë në presion, nga “vëzhguesit” partiakë. Por edhe në këtë pikë shtrohet pyetja: cila parti mund të të frikësojë për vendin e punës, taksat e biznesit etj? Natyrisht ajo që është në pushtet dhe që pretendon, se pa diskutim do të jetë ende. Dhe kjo forcë politike pavarësisht nga legjenda urbane që u hap për një bashkëqeverisje Rama-Basha pas marrëveshjes, natyrisht ishte de fakto, PS-ja. Kurse LSI-ja, u nxor nga “tepsia” me kohë.

Raporti përmend gjithashtu faktin, se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë fushatës që policët të bënin aktivitet politik për partinë e tij, pavarësisht se kërkoi falje më vonë. Shkruante “e zeza mbi të bardhë”, edhe se një përfaqësues partiak u kishte thënë vëzhguesve se kryebashkiaku i Fierit u ka bërë thirrje kompanive publike e private të pushonin nga puna simpatizantët e Partisë Demokratike. Vazhdon me fakte skandaloze, se në Delvinë, Partia Socialiste ushtroi presion mbi punonjësit publikë me synim që të merrnin pjesë në fushatë, si dhe mbajtën shënim emrat e pjesëmarrësve etj, etj.

Ka kaluar gati një javë që zgjedhjet u mbyllën; 3 ditë që raporti paraprak i OSBE ka dalë; Edi Rama po bën programin e qeverisjes me shokët në Facebook…dhe askush nuk del zyrtarisht nga Partia Demokratike, ta lexojë këtë raport skandaloz.

Apo duhet të presim deri në 23 Korrik, pas “zgjedhjes” së kryetarit të PD-së, “se ashtu është një muhabet”?!

SYRI.net/Po.Ho

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Bog05/07/2017 16:21

OSBE asnjehere nuk do te thote se shqiptaret jane te afte te bejne zgjedhje te lira sepse do tu duhet te largohen nga super pagat qe marrin e i paguan shqiptari!!!

Lefy02/07/2017 08:33

Si anetar i PD, kisha ndermend te shihja ndonje kandidat tjeter vec Bashes per ta votuar per kryetar. Po kur shoh se ne komente socialiste e ish-sigurimsa vazhdojne te bejne kriptokomunistlleqe ca duke permendur "malesine" (a thua se keta ne Kuc e Kurvelesh i kane pjelle ne fushe) ndersa Lulin e bejne deri edhe "pekinez" (keta! Te partise se Bashkim Finos, qe mot e jete ka ngjare si i biri i Mao Ce Dunit), atehere po me mbushet mendja te votoj Lulin prape. Fundja edhe po s'u beri Luli dem ketyre monstrave, u vjen hakut Lir Meta, te cilit edhe kesaj radhe i rruan leshte. Kot s'u thoshte shokun Enver ketyre se armiku i brendshem eshte me i rrezikshem sesa armiku i jashtem.

Daj Jaku01/07/2017 23:12

Shumë e zgjatën me farsën e pseudo demokracisë këta komunistët e "dy kampeve", plot 26 vjet. Komunisti që zbriti nga malsia me opinga dhe çarapë leshi të kuq u bë kryetar i Partisë Demokratike, nënkupto antikomuniste dhe më pas ja kaloi partinë si një kaçile fiq këlyshit të Enverit. Po çfarë prisni të thotë kjo krijesë hibride?

Salah01/07/2017 20:46

thats true: Europen Mafia scandal: Knut Fleckenstein, dent Federica Mogherini and Commissioner Johannes Hahn
http://www.osce.org/odihr/elections/albania/325491

shkurt201401/07/2017 19:34

Si te mose heshtin humbesit,luli i shiti vete zgjedhjet e pd te edvini.

shkurt201401/07/2017 19:33

Si te mose heshtin humbesit,luli i shiti vete zgjedhjet e pd te edvini.

tosi01/07/2017 17:38

pd ,jo basha ,duhe te mbledhe provat sa me shpejt dhe te dale te deklaroje mosnjohjen e zgjedhjeve

Lomy01/07/2017 14:56

Ka plane te tjera sala me pekinezin e vet lu-lin...

Shto koment

Denonco