Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Opozita e hutuar

Opozita e hutuar

Nga Artan Fuga - 27/06/2017

Kandidatët e opozitës që kanë humbur thonë se elektorati u ka ikur sepse është paguar dhe e ka shitur votën.

Por nuk japin asnjë rast, asnjë emër, kush bleu kë?

Ata që nuk u kandiduan kërkojnë revansh dhe lënë të nënkuptojnë se opozita humbi dhe u fundos sepse nuk ishin ata në listë.

Por nuk na sjellin asnjë njësi matëse për ta vërtetuar se elektoratit i digjej zemra vetëm për ta dhe nën këtë Qiell e mbi këtë Tokë nuk ka tjetër veç tyre.

Elektorati opozitar nëpër kafe është i trishtuar, deprimuar dhe bën hamendje se të dhëna nuk ka. Ndjehet i tradhëtuar.

Ca bizhdila pa shtyllë kurrizore, kalorës të xhepit të tyre, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij. Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët.

Vetë zoti Lulzim Basha deklaron se komentet do t'i bëjë pasi të dali rezultati, a thua se rezultati nuk ka dalë tashmë dhe se prej tij priten thjesht komente. Pasivitet i pakuptueshëm diskursiv dhe braktisje e hapësirës publike pa u kuptuar se përse.

Ata që kanë siguruar vendin në Kuvend heshtin dhe nuk deklarojnë humbjen e partisë dhe fitoren e tyre personale duke marrë përsipër opozitën.

Ca prehin "thikat" për të ekzekutuar fajtorin që e personalizojnë duke mos parë nga vetja se çfarë mëkatesh kanë!

Sa thjesht t'ja veshësh vetëm një njeriu mëkatin kolektiv, pa ja hequr askujt mëkatet personale!

Gjendet fajtori si në situata psikozash kolektive dhe pasi "vritet" ai ndërgjegja e lënduar e turmës qetësohet. Thjesht iluzion. Inati nuk të çon kurkund!

Dikush mund të thotë se janë çaste hutimi. Pse more çfarë është politika? Bast personal? Po keni mbi shpatulla përgjegjësi publike që nuk mund ta dorëzoni. Jeni fëmijë të hutuar që keni rrëshkitur mbi një lëkurë bananeje mbi trotuar? Nuk kishit një plan B, apo nuk e kishit kuptuar se po shkonit drejt disfatës elektorale!

Krejt e habitshme, e pakuptueshme kjo gjendje!

Qindra mijra njerëz të trullosur politikisht në transmetimin absurd live të numurimit të votave.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp27/06/2017 15:19

Profesor Fuga, te gjithe kane te drejte.Batuta e famsheme e perdorur nga z.Bejtja ", e perdorur ne gjykate "prova eshte brenda".Te siper permendurit kane te gjithe te drejte.Kandidateve jo fitues brenda nje kufiri te caktuar me te drejte theksojne se ju jane vjedhur votat, ose jane shitur votuesit.Prova ka pa fund.Partija LSI por edhe te tjere disponon prova e fakte te ekspozuara me ze e me figure, institucionet e sigurise kombetare i kane sigurisht.Nderkombetaret gjithashtu.Ajo qe nuk dine te gjithe dhe qe ka qene arsyja kryesore e votimit plebishitar te nje qeverije si kjo e Rilindjes ka qene presioni psikologjik mbi popullsine rurale por edhe mbi grupe te ndryshme qe kane menazhuar fushaten , mbill, korr,magazino e tregeto kanabis.Me te shkathtit, me prane burimit(qeverise e policise) e tregtuan kanabisin. Te tjereve ju ngeli ne shtepi.6 muaj me pare ne disa komente kam paralajmeruar ne kete portal por edhe te Koha jone se rreziku me i madh i zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete trysnia mbi kete kategori votuesish.Fiks keshtu ndodhi."Votoni PS, ndryshe nese humbet PS e keni policine te dera".Shto ketu edhe premtimin se ne do legalizojme kanabisin por edhe do ta kishin tregetuar te gjithe prodhimin nese nuk do ta kishte denoncuar kete ai "armiku "i perhershem i shqiptareve Sali Berisha.Listat jane nji nga arsyet shtese per humbjen e thelle te PD.Profesor, lista ishte klienteliste, e pa konsultuar me kryesine e PD.PD po sillet si nje simoter e PS dhe perjashtuese per gjithe kategorine e atyre qe jane ne fakt shtylla kurrizore e PD themeluesit, liberal demokratet, ish kulaket, ish pronaret, ish te burgosurit politik, ish te internuarit ,,qendrestaret ne PD trashegimtare te te mesiperve te cilet sic deklaroj z.Basim Ndregjoni perbejne mbi 100. mije familje.PD nuk ka pse ti qurravitet Edi Rames dhe as nderkombetareve qe te vene doren ne zemer dhe me ujdi ta sjellin ne pushtet.Miqte nderkombetareve te Shqiperise si SHBA dhe BE mund ta trysnojne politiken sjhqiptare dhe tua imponojne votimin me 95 deputet te gjitheve per cdo ndryshim ne legjislacion kur eshte fjala per integrimin Euro-Atllantik te Shqiperise.Cdo perpjekje per rinovimin e politikes dhe partive politike nuk mund te behet pa nje veting te plote te lidershipit te partive.Kjo ka te beje me sigurine kombetare por edhe ate rajonale dhe me gjere.As peng i grupeve te droges dhe atyre kriminale por as peng i oligarkise.Ndryshe lidershipi trysnohet duke anashkaluar interesat e qytetareve tane.

Hekuran Celiku27/06/2017 15:02

Ju falenderoj qe ndani hutimin tuaj me ne. Pothuajse na the ndonje gje qe ja vlente ta lexonim. I habitur pse je lodhur ta shkruash kete hartim. Po vapa ben te veten, ke te drejte.

indiferenti27/06/2017 14:55

Dakort profesor me analizen dhe verejtjet e tua, por kryetaret e partive i kane dale per zot vete fushates elektrale dhe nuk lejojne askend qe te beje fushate as ne popull dhe as ne media. Ndryshoni ligjin dhe hiquai diktatoreve kryetar diktaturen nga duart, dhe atehere u kerkoni llogari atyre qe i zuri lista e radhes dhe u bene deputete. Kthejeni ligjin mazhoritar kombetar. Pse nuk sqaroi Lul Basha biseden qe beri 3+5 ore me Edi Ramen? Cfare thane? Ku i coi gjithe ato ultimatume 3 mujore nga cadra? Tjeter tha ne cader e tjeter tha gjate fushates. Jam dakort me ju vetem per plagosesit qe po lepijne plaget qe shkakuan vete, te tjerat jane faje dhe pergjegjesite e Bashes. Nese Basha nuk jep doreheqjen, ai nuk njeh pergjegjesine dhe s'wshte demokrat, ndryshe PD do te shkoi posht e me poshte. Edhe Berisha duhet te jape doreheqje nga politka. Sa te jete kjo dyshe ne krye te PD, kjo s'vjen me kurre ne pushtet, e kane mbushur PD dhe instancat drejtuese te saj me nepotizma dhe me njerez te interesave per pushtet, pasuri e per te vjedhur , me medioker me diploma,njesoj si socialistet e Edi Rames; nuk kane asnje ndryshim.

Shto koment

Denonco