Ringritja e një partie historike

Ringritja e një partie historike

Nga Dr. Erion Piciri - 26/06/2017

Sot është një ditë e vështirë për Partinë Demokratike. Ajo sikurse pritej, ra poshtë nivelit të 30% të votave dhe po i afrohet rezultatit të vitit 1997. Ky është një moment krize të thellë, një moment trishtimi për çdo opozitar të këtij vendi por edhe një oportunitet për një ringritje të re.

Megjithëse votuesit historike të PD-se nuk dolën në votime, e mira është se ata nuk u shitën, nuk u gënjyen nga partitë autoritare dhe korruptive. Ata janë aty në pritje të një lidershipi të ri që do i japë PD-së një fytyre europiane, morale dhe modernizuese.

Veçse këtë radhë duhet të jetë ndryshe. Duhet të ketë një statut të ri që vendos garën dhe votën masive në çdo nivel, për çdo përfaqësim. Njerëzit duan forcë, substancë, qëndrueshmëri, energji misionare si në fillim vitet '90. Njerëzit duan opozitë të vërtetë jo flirt për pushtet, njerëzit duan të nxirret nga shtëpia e kësaj partie historike fantazma e partive të majta, e aleancave dhe marrëveshjeve të fshehta me ta.

PD ka një bazë elektorale prej afro një milioni shqiptarësh dhe përmes një rinovimi konkurrues, të drejtë dhe të ndershëm, mund të gjejë forcën për të dalë sërisht në krye të skenës politike.

Optimist tek ringritja e kësaj force politike. Ka rrënjë të mira bazuar tek idealizmi, drejtësia dhe liria. Ka rrënjë tek rezistenca ndaj regjimeve diktatoriale, por pasuritë e saj intelektuale dhe politike janë izoluar dhe përjashtuar nga përfaqësimi politik në nivele të larta. Ato nuk u përdorën as në këtë fushatë.

PD ka nevojë të hapet përmes garës së ndershme, të pastrohet nga degët e kalbura, nga korrupsioni dhe falsodemokracia dhe të fillojë procesin e ringritjes nga anëtarësia dhe simpatizantët e saj që partine e shohin si forcë të transformimit të Shqipërisë, jo si një lopë që e mjelin çdo mëngjes...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jak27/06/2017 00:49

Mendoj se dr.Piciri pse jo mund te ishte nje kandidature e forte dhe dinjitoze per te marre drejtimin e PD pas largimit te detyrushem te kryetarit humbes Basha. Dr.Piciri ka edhe pergatitjen edhe origjinen e duhur familjare per te qene nje drejtues i suksesshem i kesaj force politike. Ai prej vitesh drejton istitutin e leadershipit dhe e di me saktesi se si duhet te jete nje lider i forte, i suksesshem dhe inspirues per elektoratin. Dr.Piciri jemi me ju. RIngrijeni PD-ne dhe na e ngrini koken dhe ne demokratve dhe demokrateve te thjeshta.

Pse26/06/2017 23:50

Na rrofshi b.....edhe ju edhe Piciri

Beqiri26/06/2017 19:43

une ai, ti ajo kujdes me ate fjalor rrugesh se fjalor rrugesh flasin rrugacet.Tung

ajo26/06/2017 18:09

PD vertet duhet te rigjenerohet me njerez qe perfaqesojne bindje te djathta dhe luftojne per to dhe jo ta kene qenien ne PD nje mundesi per te bere karriere apo pasuruar. PD urgjentisht duhet te largoje nga radhet e saj Jozefinat, Majlindat, Astritet qe percane partine e tyre mu ne mes te fushates elektorale dhe ia dhuruan Rames fitoren lehtesisht pikerisht kur Rama ishte gjunjezuar.
Turp, Turp, Turp per te tille njerez qe e kujtojne PD si pronen e tyre private ne sherbim te ambicieve dhe pasurimit te tyre.
Jam thellesisht e indinjuar me shume nga tradhetia e kolones se peste brenda PD-se, sesa nga turmat injorante qe vazhdojne te votojne PS-ne.

Shto koment

Denonco