Secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë

Secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë

Nga Astrit Patozi - 25/06/2017

Sot në fakt është dita që flet vetëm sovrani dhe politikanëve u takon më shumë se të tjerëve të heshtin.

Është dita e gjykimit të tyre, për atë që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në këto 4 vjet. Retorika nuk ka shumë vlerë tani, sepse tek e fundit secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë.

Nesër në këtë kohë me siguri që do të kemi një rezultat paraprak dhe, sigurisht, jo të gjithë mund të thonë sërish që janë fitues apo forcë e parë.

Do te doja shumë që shqiptarët të dilnin në shumicë dërrmuese për të votuar, më fort se herët e tjera, por druaj që kjo s'ka për të ndodhur, pasi ndjej që ka një zhgënjim jo të vogël prej ofertave kryesore.

Uroj me gjithë shpirt që të jem i gabuar në ketë pikë.

Natyrisht, nuk mund ta fsheh që vëmendja ime më e madhe është e fokusuar tek Partia Demokratike, si sfidante e pushtetit, por edhe si forca ime politike. Dhe jam i bindur që demokratët nuk do ta shpërdorojnë këtë shans, si një mundësi, jo vetëm për të ndryshuar Shqipërinë, por edhe fatin dhe të ardhmen e partisë së tyre. Nuk ka vend për pesimizëm. Vetëm kaq mund të them për sot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

profesori27/06/2017 11:09

Astrit, para shume vitesh kam patur iluzionin se do beheshe burre me mend. Prej kohesh kam dyshuar se po gabohesha, por kjo qe shkruan eshte teresish paburreri e mungese principialiteti. Ku ishe qe nuk the asnje fjale per shkaqet e disfates se Rugjes ne Kavajes , kreaturen tende monstruoze, Ti turperove nje parti te tere. Ku e ke Vloren me ata qe , me ndermjetesine tende bene gjemen me ndertime. Ti ,po me mbushet mendja, je sahanlepires e po tu prek interesi je gati te besh cdo poshtersi. Uroj qe te behet nje analize e thelle, e do maresh vesh edhe shume bema te tjera te tuat qe do te ti plasin ne fytyre. Kaq per sot

Salvo27/06/2017 00:51

Kete levizje te Patozit, Zhozit, Imamit, Bodes, and co, ua pata bere me dije miqve te mi te fb perpara se Patozi ta shprehte haptazi. Eshte gazete me germa qe i lexohen 10 km larg

Tani durres26/06/2017 20:32

Replike me Ajo...Nuk ja ka fajin Patozi Bashes qe mori rezultatin qe me njerezit qe deshi dhe qe i duheshin e degradoi pd ne kete derexhe..nuk ja ka fajin as patozi as topalli as mesila as cara qe i hengri pas shpine dhe i tha ne minuten e fundit qe nuk jeni me pasagjere ne trenin tim kur nderkohe hypi vete pa bilete ne trenin e pd.nuk ja ka fajin patozi as cara qe e shihte durresin si basha ashtu dhe bylykbashi si ciflig qe duhej ndare me nje klan te ri ne pd e durresit qe ska lene kryetar pa ju ngjitur pas kepuce vetem per ti sherbyer interesave familjare..nuk ja ka fajin as olldashi qe i del akoma ne enderr..fajin e ka dikush tjeter qe i beri dhurate partine bashes e basha bylykbashit..ikni sa nuk eshte vone..

nino 26/06/2017 16:22

patozi te te vije turp per 4 vjet ben rollin e nje skuthi ti bashke me bregun e kompani kundra bashes ju jeni nga ata qe per nje plesht jeni gati te digjni gjithe dyshekun e jo vetem jorganin tju vije turp per kete qe i bete pd dhe jo bashes

ANTI-RILINDJE26/06/2017 10:48

William E. Simon ka thene: "Bad politicians are sent to Washington by good people who don't vote."
Kjo thenie e goditur mund te shqiperohet pak a shume si me poshte:
"POLITIKANET E KEQIJE DERGOHEN NE KUVENDIN E SHQIPERISE NGA NJEREZ TE MIRE QE NUK VOTOJNE."

Fatos Osmani26/06/2017 08:01

William E. Simon, Sekretar i Thesarit gjate Presidences Nixon. ka thene:"Bad politicians are sent to Washington by good people who don't vote.". E perkethyer ne shqip do thuhej, "Politikane te keqij delegohen ne Kuvendin e Shqiperise nga njerez te mire qe nuk votojne". Rilindja apo Partia Socialiste fitoi nga indiferenca qytetare, fitoi nga indiferenca qytetare qe solli ne pushtet Partine Komuniste Shqiptare pas luftes se dyte boterore. Atehere Aleatet pinin raki me Baba Fajen dhe shtabin e komunisteve te Enver Hoxhes sikurse sot gjermane, amerikane, italiane e kallam kusur pijne raki me Baba Edi Ramen, AT Edi Ramen, Imzot Edi Ramen. Juve zoti Patozi, keni kohe qe jeni kethyer ne nje vajtojce, PD e kishit per sport dhe para, per Olldashin qe vetem disa e ngrejne ne qiell, se te vertetat jane ndryshe dhe shume ndryshe. Je ti me shoket e tu qe larguat nga PD, me ligjet qe hartuat, te djathten historike. Je ti dhe shoket e tu qe me veprimet grabitqare e cuat PD ne mes te vorbulles qe po e mbyt dhe jo Lul Basha. Ju doni koken e Lulit? Merreni! Luli u mundua te ngjallte nje Parti te vdekur, te cilen nekrofilet si ty a te tjere e te tjere e perdhunuat deri ne zgrip. Ti je pjese e bandes por jo pjese e zgjidhjes se problemit. Ju te gjitheve ju rrofte Ligji 7501 qe masakroi te djathten historike.

Ajo25/06/2017 17:05

Patozi turp per ju!!!!
Nuk eshte nevoja ta thoni hapur se cfare deshironi te ndodhe, sepse shume bukur po e thoni ndermjet rrjeshtave! Ju shpresoni dhe enderroni nje disfate te bujshme te PD qe te justifikoni veten tuaj dhe po ashtu ti siguroni vetes nje mundesi te mire te beheni kryetar i PD ne Korrik. Sikur te supozojme se vertet PD humbet zgjedhjet dhe sipas mendimit tim nese ndodh kjo , jo per faj te PD apo Bashes, por sepse me gjithe perpjekjete bera, PS po perdor gjithe llumin e krimineleve dhe strukturat shteterore per te vjedhur votat. Gjithashtu nje ndihme shume te madhe po i jep personalisht ti Rames per te diskretituar PD. Por nje gje e ke harruar sic duket: edhe nese Basha humbet zgjedhjet dhe kreun e PD, askush prej demokrateve nuk do te donte ne krye te saj nje njeri qe per hir te interesit te tij personal sakrifikoi dhe tradhetoi partine e tij.

Shto koment

Denonco