Shqiptarë, votoni me tru dhe jo sipas teserës së gjyshit

Shqiptarë, votoni me tru dhe jo sipas teserës së gjyshit

Nga Artur Zheji - 24/06/2017

Shqiptarë me 25 Qershor 2017, keni një zgjidhje, ose do të bëhemi të gjithë bashkëfajtorë për atë që do të vijë pas ose do të pengojmë me votën tonë, përqëndrimin e të gjitha pushteteve në një dorë të vetëm.

T’i japësh të gjitha pushtetet dhe timonin, një njeriu të vetëm, është një kërcënim i madh dhe një marrëzi, për të cilën mund të pendohemi, por do të jetë vonë dhe kur është vonë proçeset janë të pakthyeshme, së paku për 4 vjet.

Do të pendohemi, sepse, nëse Rama ja mbërrin të ketë 71 vota, do të kemi një kryeministër – kryepolic, që do të na gjobisë dhe t’ju gjobisë të gjithëve sipas qejfit.

Do të gjobisë hallexhinjtë, në emër të shtetit dhe do të darkojë me oligarkët me verë të shtrenjtë, një gotë aq sa fiton hallexhiu në një muaj, duke u tallur me të gjithë.

Do të gjobisë katundarët që shesin majdanoz dhe vezë, këpucarët që arrnojnë këpucët e shqepura të hallexhinjve, do të gjobisë studentët që s’kanë para për të paguar taksën e lartë universitare, do të gjobisë për një semafor apo për një faturë të papaguar energjie, do të gjobisë te vegjlit për një faturë të vogël fiskale dhe do të japë në krahun tjetër, përsëri konçesione qindra miliona euro për oligarkët, që gëlltisin pasuritë tona kombëtare.

Të ishte se Rama, do të ishte thjesht politikani kokëkrisur, që do të donte vërtet të bënte shtet, nuk do të mbante këtë peshore të prishur dhe kallpe, në zyrat e qeverisë. Një peshore që quan gazetarët apo kritikët ndaj tij si kazanë dhe pronarët e kazanëve mediatikë, ka frikë tu përmendë emrin dhe i thahet pështyma kur ja përmendin të tjerët. Sepse kaq është guximi i tij i rremë, të shkelë e të shtypë, të gjobisë e të përgojojë, ata që ai kujton dhe mendon se janë të dobët para tij.

Dhe spërdridhet pështymëtharë, zverdhet e zvjordhet, kur duhet të flasë për pronarët e mëdhenj, pasanikët dhe parellinjtë, që janë në të vërtetë edhe pronarët e tij, që e kanë urdhëruar të marrë dhe tu marrë shqiptarëve votën, për të pasur vetëm ai, “timonin” e Shqipërisë, pa frena, pa marshe, pa kontroll nga askush, pa opozitë dhe pa media.

Shqiptarë, votoni me tru. Me trurin tuaj dhe jo me nostalgjinë e gjyshit veteran apo partizan. E sotmja s’ka fare lidhje me ata 16 apo 20 vjeçarë që morrën malin për të luftuar dikur për një Shqipëri të re dhe ndryshe. Ishte kohë tjetër dhe e zbukuruar nga një propagandë 60 vjeçare, një nostalgji e panevojshme, sot në kohën dixhitale dhe oksidentale që jetojmë.

Votoni për ato që shihni dhe ato që gjykoni, ju vetë dhe hapni një faqe e një kapitull të ri në mendjen tuaj.

Më një Parim të Madh, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë mos i jepni të gjitha pushtetet, një njeriu apo një partie të vetme.

Qoftë ky Rama, Meta, Basha, Berisha… qoftë kjo PD, PS apo LSI…

Shpërndajeni votën tuaj sa më shumë, kemi nevojë për kryeministra të dobët dhe një parlament të fortë, që të mos gjobiteni, që të mos shpërdoroheni, që të mos shkeleni pa dhimbje dhe pa mëshirë nga oligarkët dhe shërbëtorët e tyre në pushtet.

Mos përtoni dhe mos shkoni të fitoni një ditë plazh më shumë, por votoni kundër oligarkisë dhe kundër timonit e timonierit të vetëm.

Nesër është dita.

Nëse ndodh ndryshe, pasnesër vjen nata për vegjëlinë, për shumicën që do të mbetet pa mbrojtje dhe e nëpërkëmbur.

Mos harroni,vetëm një gotë verë që oligarkët pinë në një darkë, ju vlen për një muaj që të blini sheqer, miell, kafe dhe një thelë mish për supë e gjellë.

Hiqeni me votë këtë shpërdorim, ndryshe mos psherëtini lokaleve të lagjes apo kur gëlltisni paçen tuaj të të djelës, që e prisni një javë.

Votoni me tru, me mençuri dhe mos rendni pas fluturave me ngjyra, të premtimeve dhe përbetimeve të rreme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leka 27/06/2017 13:41

Njësoj, tru e bythë nji na eshtë bërë. Është e habitshme si jemi shndërruar në një shoqëri trushplarë e të manipulueshëm

strong25/06/2017 13:01

Mire shqiptaret o Zhej, po ti ku do ti gjesh trute per te votuar?

agroni25/06/2017 01:10

Kallepi i ADNAN-ve do te votojne per oligarkun Rama, pasi nuk e kupton shprehjen: Parlamet i forte e kryeminister i dobet", sepse i pelqen diktatori dhe diktatura. Shqiperi, per fatin e keq tonin, i ka shumice Adnan-et.

Iliri24/06/2017 22:25

Tur, nese populli voton me tru Rama mer 70% te votave dhe diku tek 95 deputet. Te keqen lali nuk ka njeri me IQ mbi 35 qe ja jep voten likes tend qe njihet botrisht si hajdut. Per lulin cte them, pyet ata te pd cthone per te.

Adnani24/06/2017 22:17

Nuk e kuptoj kete "...parlament i forte e kryeminister i dobet..."

Tomy24/06/2017 22:01

Vota per Bashen eshte nje vote per te ardhmen e femijeve tane...

Vetting Rama24/06/2017 16:14

Faleminderit Turi! Do vete te votoj, deri tani tundoja, por argumenti " Shperndajeni Voten!" me bindi.
Shqipetare te shkojme te votojme, qe te mos kemi nje Enver te dyte! Shperndajeni Voten!

krasasi tp24/06/2017 16:02

Kete te diel populli do "mesoje" te votoje.Nese koalicioni i ardhshem ,cilido te jete ai, do vazhdoj ti sherbeje interesave te oligarkise sic ka ndodhur deri me sot, atehere populli eshte ne te drejten e tij, te mare ne dore fatin e tij, per te ndertuar sistemin demokratik ne vend te sistemit oligarkik.Vota ime shkon per kete lloji qeverisje.Edi Rama eshte perfaqesuesi me ekselent i sistemit oligarkik.Ngaqe eshte vete nje i till.Keni degjuar qofte edhe ti zere ne goje oligarket.Ju dha cfare donin.Mori vete me rilindjen pjesen, per popullin bene hokatarin, ofron batuta, e tall trapin.Kur ta lejosh qe te genjej e ta hedhe dy here ,ky nuk eshte fajtori.Shpresa se ta haje kush ta haje, dhe lutja ne dite Bajrami, se ishalla e hane te gjithe nuk do funksionoj."Zonjes Dhelper te koteci, kete here nuk i eci".

Shto koment

Denonco