Voto 6

Voto 6

Nga Edison Ypi - 21/06/2017

Mos u ngatrro me numurat 1 dhe 2. Janë numura pa lezet që s’të kujtojnë asgjë veç hapin ushtarak të zborrit të kurvit nji-dy, nji-dy, nji-dy, dhe orën 1 e orën 2 të natës kur shkon të shurrosh se ke ngrënë shumë shalqi.

6-a është numur i bukur. 6-a është numur magjik. 6 është numur fitimtar. Ke 66666 arësye të votosh 6-ën dhe vetëm 6-ën. 6-a është gjithandej. 6-ën e ke rretheqark. Hojet që kanë brenda mjaltin e bletëve janë 6 këndore. 6 janë faqet e dhomës ku fle, kuzhinës ku ha, ambientit ku punon. 6 këndore janë mijërat e kokave të vidave që ka makina, lavatriçja, shtrydhësi i frutave, dhe paisjet e tjera që ti solli demokracia. Flamuri i Kosovës ka 6 yje.

6 janë hapat që bën nga dhoma te banja, nga kuzhina te ballkoni, nga tavolina te banaku. 6-a e pjestuar me 2-shin e keq është Trini, domethënë numur i bekuar nga Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë. Një ditë para votimit në 6 të mbrëmjes gjej 6 miq dhe ik pi një kafe për 6 pal qefe. Kur të kthehesh nga 6 miqtë dhe 6 qefet, kujto 6 librat më të bukur që ke lexuar, 6 filmat më të mahnitshëm që ke parë, 6 femrat më të bukura që ke puthur. Në gjumë shiko 6 ëndërra të tmerrshme nga diktatura dhe 6 ëndërra të këndëshme nga demokracia.

Në mëngjez kur ora e qytetit të bjeri 6 herë, para se të ngrihesh nga shtrati, 6 herë kapsallitu, 6 herë shtriqu, 6 herë kollitu. Para se të dalësh nga shtëpia mbushu 6 herë me frymë, pi 6 gllënka qumësht, ujë, ose çaj, kafsho 6 çapa bukë. Duke ikur 6666 hapa deri te Qëndra e Votimit, gjej rrugës 66 miq të cilët ti bindësh me 666 arësye pse duhet të votojnë numurin 6. Nëse 66 miqtë që do takosh do jenë 66 dembela, 66 budalla, 66 spiuna, 66 hajduta, 66 mashtrusa, 66 edepsiza nga ata që votojnë numurin 2 ose 1, bindi të votojnë 6-ën se na duhen edhe ata për numur. Nëse para derës së votimit do gjesh aq persona që po presin sa bashkë me ty do bëheni 6, do jetë shenjë e mirë se tregon që je këmbëmbarë.

Kur të futesh në kthinën e fshehtë duke mbajtur në dorë fletën me emrat e partive, para se ta vësh shenjën përkatëse te numuri 6, aty qëndro pak. Jepi rëndësinë e duhur këtij çasti solemn. Merr frymë thellë. Perëndoi sytë. Kujto disa gjëra; 6 arësye pse diktatura e proletariatit ishte diktatura e halabakëve. 6 arësye prova pse lufta e klasave ishte një sebep për të mbajtur shqiptarët seriozë dhe të ndershëm larg pushtetit. 6 intelektualë që kurvi i vrau vetëm sepse ishin të tillë. 6 komunista që diktatura i griu gjatë luftës brenda llojit. 6 të vrarë pas shpine. 6 të pushkatuar pa nam e nishan. 6 të varur pa varr. 6 zyra ku ke qënë 66 herë dhe s’ke mbaruar dot punë. 6 nëpunsa që të kanë kërkuar ryshfet. 6 bij ose nipa nomenklaturistash që mbajnë pozita të larta në politikë, 6 në pushtet, 6 në biznes, për asnjë zotësi dhe asnjë talent, vetëm sepse janë pinjoj nomenklature.

 komunista nga ata që e dogjën Shqipërinë në 1997. 6 gazetarë të shitur që i urren. 6 televizione që të dhembin sytë kur i sheh. 6 miq apo mikesha që kanë ikur në emigracion sepse këtu punë ka por vetëm me mik. 6 male që ke ndërment ti ngjitësh pas pak. 6 lugina marramendëse. 6 lumenj anës të cilëve nuk ngopesh duke kaluar. 6 përrenj gurgullues me shkumë ujin e të cilëve e pi si shampanjë. 6 katunde aq mahnitëse sa kur kalon andej të dalin pa dashje klithma prehistorike si të Tarzanit. Para se fletën e votimit ku ke zgjedhur numurin 6 ta fusësh në kuti me një kënaqësi si të seksit, ulurit 6 herë, sa të tundet dheu, sa të dridhen detet, sa të tremben qiejt; E dua Shqipërinë.

Marrë nga Ypi.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leka 25/06/2017 02:00

Megjithëse kanabisi bleu 2-shin

Vetting Rama22/06/2017 16:17

Z. Edison, beni shume mire qe ftoni votuesit e lekundur te votojne 6, por do te lutesha mos e lako shume 6, pasi tre gjashta jane numuri i djallit thone.
VOTONI PARTINE DEMOKRATIKE, VOTONI NUMURIN 6 NE FLETEN E VOTIMIT!

Messi22/06/2017 16:08

Fatbardha, nga mendja je fatzeza! Shkrimi eshte per ata qe kuptojne sadopak dhe jo per xhafer qypin, qe eshte komplet loqe.

fatbardha22/06/2017 10:52

je i lajthitur , te keshilloj te vizitohesh

xhaferr qypi 22/06/2017 09:50

me fal por je nje koke loqe

sol22/06/2017 09:00

E mbeshtes 6-en, po ky idiot vetem i ul vleren

Zana 22/06/2017 03:56

Qofte e bekuar 66666666666

Xhaferr ypi22/06/2017 00:28

Rrot karoti mbeti ky idiot pergjithmone. O njerez, votohet PD jo sepse eshte gallate sic thote ky idiot. votohet pd per te shpetuar nga qeverisja me e keqe ne keto 27 vjet. kaq. pike. te tjerat jane masturbime.

bark boshi21/06/2017 21:32

Votoni o shqiptare pd Te mbushim barkun me buke

Demokrati21/06/2017 20:27

Si gjithmone i madh Edison Ypi.

Shqiptari21/06/2017 17:18

Je i jashtezakonshem z.Edison,idea eshte e madhe ,goxha e madhe.Duhen falenderuar keta njerez per ate qe bejne dhe une i them faleminderit.

Shto koment

Denonco