Edi Rama, një klloun i parritur

Edi Rama, një klloun i parritur

Nga Andi Bushati - 18/06/2017

Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatë, i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e mori këtë si kapriçon e një fëmije që përplas këmbët në dysheme pasi nuk do të shkojë në shkollë me uniformë.

Por heqja dorë nga veshja formale e këtij aktori për të cilin dukja është gjithçka dhe qëllimi asgjë, nuk qe surpriza e vetme.

Ajo ishte vetëm prologu i një gare gjatë së cilës ai po sillet si një fëmijë i llastuar dhe i papërgjegjshëm.

Ai po bredh ngado nëpër Shqipëri duke përsëritur me ngulm se megjithëse nuk di t’i japë makinës, populli duhet t’i lërë në dorë timonin.

Ai nuk po rresht së bëri gallatë me djalin e mirë Lulzim që duhet të vazhdojë të flejë gjumë.

Ai po luan të habiturin me kundër-reagimet e LSI-së, (siç bëri këtë fundjavë në Vorë) pasi u ka thënë hajdutë që kanë zhvatur tepsinë në hipoteka, patenta, legalizime: “Po ç‘kanë, unë flas për shtetin, jo për ta” thotë herë pas here si një fëmijë tinzar që hedh gurin dhe fsheh dorën.

 Po të njëjtën lojë luan dhe me gazetarët që tashmë i ka etiketuar si pjesë të kazanit. I përgojon se marrin pagesa okulte, i shigjeton se i shesin mendimet e tyre dhe pastaj nxiton të shtojë se ai nuk e ka personale. Sesi nuk mund të mos e kesh edhe personale me dikë që është i korruptuar dhe shpif për shkak të kësaj, vetëm Edi Rama mund ta thotë.

Por, burri i llastuar që kërkon vota nuk ndalet as me kaq. Ai e ka shndërruar fushatën në një garë humori, sikur po konkurron për jo për kryeministër, por për aktor kryesor të Portokallisë. Prandaj audiencat televizive më të mira të këtij qershori i ka pasur në emisionet ku ka bërë gallatë. Aty ku është sjellë si klloun dhe jo si shtetar.

Këtë sjellje të çuditshme elektorale gjithkush mund ta interpretojë me mënyrën e tij. Mjeshtrat e komunikimit mund të flasin për një strategji të qëllimshme ku dukja mbulon thelbin.  Mjekët psikologë mund të dignostikojnë patologji të rrezikshme që kanë në bazë mohimin e realitetit.

Ata që i rinë pranë, gratë e rilindjes që e krahasojnë me Skënderbeun, që konsiderojnë si brandin që nderon Shqipërinë në botë, apo si një artist të madh europian, mund të flenë të qeta se ai shikon më larg dhe po bën gjënë e duhur.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto pandehma, një gjë është e qartë. Akrobacitë e kryeministrit nuk po ndalen për një shkak: Për faktin e thjeshtë se ai po mbyll një katërvjeçar pa bilanc.

Edi Rama po sillet herë si fëmijë i llastuar dhe herë si klloun në tentativë pasi nuk do të përballet me dështimin e tij.

Ai nuk ka gojë të flasë sot për 300 mijë vendet e punës të premtuara. Ai nuk mundet të justifikohet se pse nuk e uli TVSH e premtuar të produkteve ushqimore. Ai nuk guxon të përballet me faktin se nuk i solli vendit asnjë investitor të madh të huaj.

Ai do ta anashkalojë kanabizimin e Shqipërisë.

Por ka edhe të tjera.

Ai premtoi katër vite më parë se do t’i anulonte koncesionet e Berishës. Nuk bëri asgjë veçse shtoi të tjera edhe më skandaloze.

Ai premtoi se do t’i mbyllte lojërat e fatit në qendrat e banuara. Gënjeu paturpësisht dhe tha se partia nuk iu bind në këtë betejë kundër bixhozit.

Ai deklaroi se do të ishte i kapur nga mafia, nëse një ditë do të tentonte të importonte plehra në Shqipëri. Po të mos ta kishin ndalur Nishani dhe më pas Meta, sot do ti kishte në xhep paratë e mbetjeve.

Ai tha në fund se shteti është përgjegjësi dhe nuk i jepet si bonus protestuesve të çadrës, por më pas për të ruajtur kolltukun, i dorëzoi të gjitha drejtoritë ku bëheshin lekë.

Vetëm pasi ke numëruar këtë listë të gjatë e ke më të lehtë të kuptosh se pse Edi Rama po i shmanget këtë herë një gare normale. Se pse ai ka dalë në fushë me tuta dhe atlete, se pse thotë gjithçka për të mos thënë asgjë, se pse bën gallatë me rivalët dhe gazetarët kritikë.

Vetëm pasi ke bërë këtë bilanc e kupton se përse ai ngjan aq shumë me atë fëmijën tekanjoz, që bën gjithçka për të rrëmbyer lodrën që nuk i takon. Atë lodrën që gjendet e kyçur brenda zyrës me flutura dhe pa të cilën ai nuk jeton dot. (Lapsi.al)

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

CIPI CUPI 20/06/2017 13:45

O BUSHAT A nuk i ben nje thithje gojore Edito

beni 20/06/2017 10:01

ky eshte kryepushtetari me rrumpalle qe ka patur shqiperia , qe nga koha e skenderbeut . mjer ne si popull qe e durojme per hater te nje pjese te vogel te popullit , qe i intereson te jete ky kryeminister . KY NUK DO NA HIQET QAFE , VETEM ME NJE PROTESTE MASIVE , ME NJE URAGAN SI NE RUMANI . ndryshe , vaj medet per ne .....

miri19/06/2017 20:34

me ne fund nje shkrim i thjeshte dhe i vertete. bravo Bushat!

Bog19/06/2017 17:26

Jam plotesisht dakord me komentin e "Ceni"

bekim sojliu19/06/2017 14:46

Bushati eshte nje gazetar deri diku realist dhe objektiv ne opinionet e tij, por duhet te pozicionohet me fuqishem ne ineresin publik pra te shikoje me vemendje se cfare po gatuajne 2 forcat politike me kualicionin e tyre ne naten e 17 Majit. Fakti se nuk u be asgje e njohur per publikun tregon se dicka jo e dobishme per interesat e popullit dhe te Shqiperise po pergatitet.Fushata zgjedhore e PD eshte bere monotone dhe nuk ka gjetur objektivin se nuk po komunikohet me popullin sic i takon nje opozite.90 ditet e cadres ishin nje shprese se PD do te perfaqesoje interesat e gjera te popullit,por ka devijuar nga objektivi kryesor.Kjo do te kete kosto te larte per rezultatin e 25 QERSHORIT.

populli19/06/2017 08:54

kush voton per Rilindjen , voton kunder Amerikes , kunder Europes , kunder Drejtesise . Rama nuk e do Trump, pra nuk do presidentin Amerikan , pra nuk do demokracine , Nato-n , vizat e lira per ne Europe. Rilindja nuk di te qeverise , nuk di te zhvilloje ekonomine , di vetem te mbjelle kanabis , dhe te bashkepunoje me kriminelet brenda dhe jashte Parlamentit. Rilindja ka ardhur per tu pasuruar ne kurriz te ketij populli te mjere . Votoni cdo numet 1-18 , por kurre numrin 2 . Ju thafte dora dhe mendja kush voton nr.2 .

dikush19/06/2017 08:52

Sepaku Bushati ka ca kohe qe e ka kuptuar sebashku me Blushin, qe Rama eshte ai si e pershkruan, ndonese dikur u bashkua me te ne demostraten "teper paqesore" te 21 janarit. Po se kush eshte Rama, si surprize degjova se e paskej kuptuar me ne fund edhe komiku "anglo-sakson" Spartak Ngjela qe per Ramen thoshte jane pak 4 veta te behen kurban per te ardhur ai ne pushtet, por duheshte te vriten 1400 shqiptare.
Kur edhe Ngjala u detyrua me se fundi ta ktheje fleten per Ramen, thirrini mendjes o shqiptare se do te benit marrezine me te madhe nese votoni per sportistin deshtak me fanellen Nr.2. Ai eshte i afte vetem per te bere autogola.

Kolonjari19/06/2017 00:09

Shkrim i shkelqyer Bushat I ke rene pikes

edvin18/06/2017 20:53

Bushat, Edi Rama eshte nje skizofren i rrezikshem agresive dhe asgje tjeter, por grate e burrat socialiste nuk kuptohet se pse perbetohen per te! Kjo eshte e cuditshme. Te jene edhe keta si ai? S'e besoj, por ja qe i perbetohen se!

osumi18/06/2017 19:33

Po te kishte njerez me pese para mend ky tip pas proves 4 vjecare nuk duhet te merte me shume se 20 depuete. Ne Shqiperi dominon injoranca dhe erresira ndaj o ju pak njerez te ditur prisni se do ndodhin cudira s'eshte cudi qe ky skizofren te mbreteroje gjate. Iliri po I bje legenit me shume vonese.

...2 . 318/06/2017 18:33

Po te ishte ne evrope ky skizofren mesiguri do te izolohej ne ndonje klinike psikiatrie por ne shqiperi kjo semundje anashkalohet sepse eshte vendi qe prodhon lenden e pare te skizofrenise

ilir18 6 2017 17 5318/06/2017 17:35

ai esht nji koker gomari ce seka shokun don me mashtru popullin prap

krasasi tp18/06/2017 17:02

Te tere se doni, po kur te mare z.Rama 30 deputet do cuditeni.

Psikiatri18/06/2017 16:36

Bushat, ti do te thuash dicka te madhe por trembesh. Me qe kerkon ndihme nga nje mjek psikiater, atehere une jap simptomat ; ne mengjes me fjalor me te qete, me fiksim te kokerdhokeve te syve, levizje vertikale te qepallave por jo me frekuence te larte. Me kalimin e oreve fjalori me agresiv, kokerdhoket e syve me levizje horizontale dhe rotulluese, qepallat me levizje shume te shpejte, " qeshje sardonike" deri ne skermitje te gojes qe shpreh nje kenaqesi patologjike qe nuk perkon me realitetin ku banon. Diagnoza .........

selim rroshi18/06/2017 16:07

Jo mua me duket qe aq ja ka renduar jeten socialisteve vete sa me gjithe onturazhin evet e kane vend ne gjume si fitues te padiskutueshem e pastaj tja fusin me vote. I kane pjerdhur mendjen me sondazhe fituese dhe e kane nxjere jashte realitetit Ramen. Ska mundesi ky humor e kjo lloj fushate fajin e ka Ilri kur me pare fajin e kishte Saliu.

Ceni18/06/2017 15:58

Bushat, nuk e ndihmon me kete pershkrim te bute. Nje individ I diagnostikuar qe ne rini si : Shoqerisht I rrezikshem, nuk mund te tolerohet me kaq.

Shto koment

Denonco