Letër Andrea Stefanit

Letër Andrea Stefanit

Nga Agim Xhafka - 16/06/2017

I miri dhe i drejti Ndreko.

Ike i ri dhe më erdhi shumë keq për ty e familjen tënde. Kam një jetë që të njoh ndaj të thërras me emër të shkurtuar. Ende vlerësoj koherencën tënde dhe pandryeshushmërinë e bindjeve. Ke qenë i ngurtë,pranoje! Nuk ke marrë kthesa se ashtu ishe gatuar.

Por nga vdekja jote e këtej ka shumë ngjarje, po t'i tregoj açik se nuk ka për të të ndodhur ndonjë infarkt tani.

Ilir Meta u bë president. Mos qesh, nuk gënjej. Mos u habit se ndodhi. Shaj sa të duash, u votua ai. Po, po, me votat e Ramës. Jo, PD nuk i dha asnjë votë. Nuk gënjej se ata nuk u dukën fare në parlament atë ditë. Si u bë president shkaktari i 21 janarit?! Mos pyet mua, e bëri Rama. Nuk pyeti as për katër të vrarët as për bllokun, as për vjedhjet. Drejt e në krye të vendit e çoi. President me gishta obezë si të një kambisti.

Hahaha, komike e tragjike. Por ka akoma. Ministrinë e Brendshme tani e ka Lul Basha. Qesh, ti qesh se e pandeh si një nga humoret e mija. Është e vërtetë, mor burrë. Ia dha Rama me doçkën e vet.

Bile dhe Ministrinë e Financave, të Drejtësisë, të Shëndetësisë, të Arsimit, OSSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve... Çfarë mbajti për vete? Po ja, mbajti Taulantin, Ruçin, Majkon...

Vërtet gomerë janë, por i duhen. Nuk beson? Pyet Muçin. Hahaha, po qesh. E di, mirë thua.

Po të ishte lajm i saktë Muçi do ia kishte hequr vetes. Nuk ka njerëz aq të drejtë sa ty. Sa pak kohe ka që u largove dhe shiko si u përmbys vendi. E di që të vjen keq se je lodhur duke mbrojtur ca njerëz pa parime, por ja që i tillë je ti.

Pse qesh?

Pse gëzohesh?

Kuptoj. Je i lumtur që ke mbyllur sytë para se të ndodhnin këto zagarllëqe. Ke të drejtë, nuk do i duroje dot. Do kuptoje se Saliut i ke rënë më qafë kot. Por ja që jeta kështu është. Ata që i pandehim engjëj na dalin djaj me brirë.

Do akoma të reja nga mbitoka? Ok, të kuptoj. Mos u mërzit. Nuk të shkruaj më se mund të ndodhë dhe qeveri e ardhshme Rama-Basha. Nuk e thashë kot, ka sinjale. Ok, ok, po e mbyll këtu. Të uroj mos të të mbërrijë asnjë lajm nga ne.

Se Shqipëria nuk kuptohet asnjëherë.

Kot e ke dashur aq shumë.

Adio, miku im i drejtë. Adio!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery17/06/2017 19:11

...per ata qe i kemi njohur dhe s jane ne mesin tone , vetem fjale të mira...fjalet qe të ndjerit A.Stefani disa po ia thone sot , s eshte ne regull , u deshe të ia thone deri sa ishte gjalle...tani cdo gje ka marre fund , per të ndjerin Stefani vetem fjale të mira ...respekt ..!

KOMENTUESI17/06/2017 14:57

More shoku Agim,do te desheroja qe te mos e shqetesoje me te ndjerin.Ato qe do ja thonje atij , thuaja siamezit tij , "analistit" bejtexhi Lorec Vangjelit sa nuk eshte vone sepse ky e kryen me mire se ti kete porosi , mbasi ky bejtexhiu me duket se nuk ben pune tjeter , vec asaj te marrjes neper gone the the gjitheve never portalet qe e paguajne , sidomos te k " Opinini " I Fevziut I cili tall b... me te ose ....

Daj Jaku17/06/2017 12:24

Rracë komunistësh, familje Artridësh të nëmura nga Perëndia për shumë breza. Jeni njësoj sikur të ishit prodhuar me të njejtën stampë si ato shishet plastike.

arjani17/06/2017 08:24

Zoti mban vesh nuk tjerr lesh thone,dhe kete monstren e degjoj kur e mernin atje ne emision dhe shikonte nga kamera dhe zgerdhinte dhembet dukej tamam si majmun sa na tremde femijet mire qe u qerua ne xhenehmt ti vej shpirti se atje e kane vendin kellirat.Nje here tha une do merem me SALI BERISHEN deri sa ai te vdes por ce do ZOTI ja dha kanceri mu ne ate fytin e tij qe vetem nxirte vrer keshtu do ti denoj ZOTI edhe muc mutin edhe gjarperin e zi lorenc vangjelin edhe minxhon e minxhozeve dhe me te tmerrshem do ta kete fundin arben duka ky bastard qe ka fyer rend demokratet zoti do ta ndeshkoj .

selim rroshi16/06/2017 18:52

Kur bota ta shante sic po e shan perdite Ramen per kanabisin ky do thoshte ska fakte si perhere.

I PERNDJEKURI16/06/2017 18:24

S'ka gje se ja tregon te gjitha Enveri Stefanit se e kish djale me zemer.

votuesi16/06/2017 16:48

edhe per keto mos harro ti thuash te ndjerit andrea se fajin e ka SALIU. mire thote sulkoti me mire shko i thuaj vete

labi16/06/2017 16:07

legen ishte Andrea Stefani..ripjerdhes anadollak..fliste e shkruante traplleqe

Shkodran16/06/2017 14:57

Me vjen keq Agim,por i ndieri zdo kishte thene azgje,vetem do te kishte pare,dhe here here do ulte koken duke 'revoltuar' theniet e tia. Ai nuk e donte Ramen,por kishte nje urrejtje patologjike per Sali Berishen....pra "armiku i armikut tim eshte miku im"...por dicka eshte e qarte....edhe une do kisha pasur shune deshir te shikoja rreagimet e tij,por sna ka ngel gje vec te mendojme kuturu...

Sulkoti16/06/2017 14:19

Mire do ishte te veje e t'ja thoje vete, se pastaj thua si gjithmone me keqkuptuat

Shto koment

Denonco