Kush do fitojë: Big Mak-u apo standardet

Kush do fitojë: Big Mak-u apo standardet

Nga Andi Bejtja - 13/06/2017

Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz jashtë politikës të futeshin në çadër e ta mbështesnin qoftë dhe nga jashtë: dy motive që në fakt shkriheshin në motivin e dytë e në fakt në qëllimin final: kanabizimi i vendit dhe standardet e zgjedhjeve.

Sot disa javë pas daljes nga çadra, askush, dhe për më tepër lideri i opozitës nuk flet për këtë problem, që ishte çështja kyçe në fushatën çadriste për të siguruar standarde, që ishte problemi kryesor që i bëri dhe ndërkombëtarët ta merrnin seriozisht hyrjen e kësaj opozite në çadër.

Madje dhe kur i foli fermerëve gjatë një dite të fushatës elektorale lideri i opozitës tha se kur të takonte Presidentin Trump në Uashington do t’i fliste numrit një të botës për hallet e tyre që kishin të bënin me produktet e mbetura stok dhe aspak për fushat me kanabis, që akoma nuk e kemi të qartë a do të kenë fuqi në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve apo jo.

Sot për fat të keq të shoqërisë shqiptare lideri i opozitës e ka harruar misionin primar dhe thjesht rri buzë Big Mac-t të gatuar nga Kryeministri dhe lideri i mazhorancës, duke pritur që ky i fundit të shkund tubetin e kech-up mbi qoften e Republikës së vjetër të Big Mak-ut, që kur ta kafshojë këtë qofte që ka kohë që rri në frigorifer, t’i duket sikur ha Big Mak-un e Republikës së Re që ka dalë nga furra taze.

Për hir të së vërtetës lideri i mazhorancës di t’ia shkundë mirë tubetin e kech up-it liderit të opozitës në qoften e prishur të standardeve të harruara dhe gjithashtu ishte i sinqertë kur u shpreh se ai nuk e ka pranuar asnjëherë të ashtuquajturën paketë Mcallister. Marrëveshja e pandriçuar akoma për publikun midis dy palëve nuk ishte një marrëveshje për të siguruar standardet që kërkonin pjesa qytetare e këtij vendi, sepse zgjedhjet u shtynë vetëm një javë duke mos lënë asnjë mundësi të plotësoheshin ato kushte që priteshin jo vetëm nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Në fakt nuk ishte paketë MC Allister e si e tillë nuk kishte si të ishte edhe MC Allister plus. Fakti që opozita këtë herë do marrë pjesë me vullnet në zgjedhje dhe do pranojë rezultatin si pasojë e valles që hedhin të dy liderët rreth Big Mak-ut, nuk i jep ndonjë garanci qytetarëve të Shqipërisë se standardet do të plotësohen.

Tranzicioni shqiptar ka treguar se gjëja më e vështirë në këtë vend janë jo vetëm bërja e standardeve po dhe ruajtja e tyre. Duke e parë në këtë këndvështrim Big Mak-u, mund të jetë një zhvillim negativ për demokracinë e brishtë shqiptare po nuk pati bateri të duhura sigurie.

Dhe si gjithmonë në kapitalizëm dhe demokraci tregu nuk ngel bosh. Sot LSI nëpërmjet ish kryetarit të saj dhe kandidatit për President, e bëri të qartë që jo vetëm forca politike që ai ka drejtuar do të do të ngrejë nga toka flamurin e rënë të standardeve, por edhe institucioni që Ilir Meta do të drejtojë pas 24 korrikut do të bëjë të njëjtën gjë, duke folur hapur për mosdekretim të atyre që do të dhunojnë standardet.

Situata ku ndodhemi është disi paradoksale dhe e pajetuar më parë, kur dy liderët e partive të mëdha rrinë buzë Big Mak-ut, gati në garë se kush do kafshojë më shumë, ndërkohë që Metës, Idrizit apo dhe Blushit i ka rënë ylli i historisë: janë të dënuar që të mendojnë për standardet. Lufta është e hapur dhe e lexueshme.

Sot nuk shtrohet më pyetja kush parti do t’i fitojë zgjedhjet, kush do marrë 71 vota, kush do bëjë koalicion me kë. Sot ka vetëm një luftë të hapur dhe një finale: kush do fitojë BIG MAK-u apo standardet. Tubetet me kech-up do vazhdojnë të hidhen mbi qoften e prishur të Big Maku-t e ne s’na mbetet gjë tjetër të shohim nëse do e hajë ky popull këtë qofte siç po e ha Luli me lezet dhe dalëngadalë.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

arsyeja15/06/2017 09:09

Ti .z.Bejtja duhet te nderrosh numurin e syzeve . Dekriminalizimi a ishte nje problem cardinal qe beri pastrimin ekrimineleve nga politika ? Po sensibilizimi i opinionit publik brenda dhe atij nderkombetar a nuk ishte product I opozites ?Apo si miop politik qe je nuk i ke lexuar ?Apo ato direktiva ke mare nga partia ? Mos te dogji ftesa nga USAper Bashen ? Perendimoret nxenesve qe kane nxjere vete do u besojne sepse ata do e cojne Albanine he Europe ,qe per ju eshte utopi .Zoti e meshirofte kallepin tuaj .

Jrgen15/06/2017 07:55

Dhe "Analistet" nuk ndahen dote nga e kaluara. Me sa duket nuk ka ardhur akoma koha e intelektualit ne politik, koha e Bashes. Ketyre pseudo intelektualeve te shkolles se PPSh-se ju intereson mbajtja e fort e mediokritetit 27 vjecar me analizat komunistoorientaliste. kultivimi i frymes se re eshte i pa kapshem per intelektin e tyre. "Baba fali se nuk e dine c'far bejne" thote Krishti kur e kryqesuan. Nuk i pershtaten dote kohes, do ngelin pa pune. 100 Vjete mbrapa, si nuk u kuptua Noli ne 1924 "se nuk i kishte ardhur Koha" vendit anadollak, nuk kuptohet edhe Basha. Trutharet "itelektuale" te shkolles Markiste-Leniniste ndryshojne lekuren por jo traditen.

Zana 13/06/2017 20:18

keta kane humbur cdo senc te o pinionistit te gjithe ne interes te presidentit te ardheshem , ne se behet president !!!!! Kur behet fushate e eger LSI ska fare problem ama nje fjale te ashper nxjerr Basha nga goja leshohen si sqiftera mbi te Ne na duhet nje fushate e ekujlibruar e kulturuar nuk duam lufte nder vedi o harrova Andi Bejtja eshte i papune !!!!!!

Ajo13/06/2017 18:31

Turp per ju te ashtuquajtur opinioniste, se vetem te tille nuk jeni! Na lodhet veshet duke ju degjuar dhe na dhembin syte duke ju pare teksa shetisni emision pas emisioni te shani e meperkembni Bashen, a thua se e ka fajin ai dhe PD per kanabizimin dhe deshtimin total te qeverise se Rames.
More zoterinj ku e dini ju se Basha i eshte nenshtruar Rames, kur fakt eshte se ne kushtet e nje kundershtimi frontal te brendshem e te jashtem ( meqe ra fjala sikur nuk te pame brenda ne cader ndersa tani ben sikur te qan zemra per te!) Basha arriti qellimin e tij duke e diskretituar Ramen dhe gjunjezuar ate! Mareveshja u be vetem per te siguruar minimumin e domosdoshem per te zhvilluar zgjedhje te pranueshme, por ju dhe lukunia e te ashtuquajturve opinioniste po e perdorni me dashakeqesi. Ne fund te fundit mor zoteri ju do preferonit te droguarin dhe te inkriminuarin Rama perseri ne pushtet ne vend te Bashes qe qartazi ka integritet moral, kulturor, profesional dhe politik shume here me te larte?????

Tiku13/06/2017 17:42

lepirje pa fund llumit Meta dhe gjuajtje nen brez Bashes...

patro13/06/2017 16:41

O t--p Bejtja!

Je edhe me shkolle leshi.Meta nuk eshte kandidat per president por president i zgjedhur ( i votuar ) nga parlamenti.Pse nuk kritikon sjelljet e pahijshme te metes ne publik por merresh me bashen qe po ben fushate te shkelqyer.Kush te paguan te shkruash ne kete menyre ?
O njeri i zgjuar mund te me kthesh nje pergjegje per fushaten qe po ben meta per lsi?
Ai lejohet nje presidenti te zgjedhur te beje fushate( te eger ) per ish partine e tij?Bej nje analize per ato bemat ne fushate te presidentit te zgjedhur dhe lere bashen te beje fushaten qe di te beje .

krasasi tp13/06/2017 15:50

Nje gje eshte e sigurt.As Ilir Meta president apo jo,as LSI,as PDIU,as parti te tjera, as Libra,as Sfida,as Fryma e RE Demokratike ,as qytetaret shqiptare ,as nje pjese e konsiderushme e votusve te PD dhe PS nuk do lejojne deformimin e vullnetit te qytetareve per hire te definimit te "Marreveshjes Pazar"Rama-Basha, qofte kjo edhe me bekim nderkombetar.PS dhe PD, LSI por edhe te tjera jane parti me kontribute te konsiderushme per rrugetimin demokratik te vendit, kontribute te pa tjetersushme, por edhe bashkepergjegjese per keq qeverisjen.Nuk mund te hipotekohen dhe kapitalizohen sukseset dhe pergjegjesite, tu lihen ne dere LSI, apo partive te tjera, apo skena politike te hermetizohet, jashte vullnetit te qytetareve ,por me urdher te "peshkut".(lexo, Marreveshja Pazar).Kreret e "Marreveshjes Pazar" ngrine per 1 vite komesionet dy paleshe PS-PD per ndryshime ne Kodin Zgjedhor me qellim qe ti sillnin zgjedhjet ne kete pike, ku LSI dhe PDIU te kene nga gjysem numurues, ndersa te tjeret tua numurojne votat "tepsixhinjte" e "Marreveshjes Pazar".Dje nje "Jurist Global" tere kopetence deklaroji se: "LSI teper e ka edhe nji numurues". "Tepsia shoke tepsia, o te na coji timonieri te tepsija o te na hedh ku te doje timonieri".Kjo eshte ceshtja, do shkruante i ndjeri shkrimtar, po te jetonte sot.

sazani13/06/2017 15:12

pyetja qe shtrohet eshte: do jete big mac apo hot dog...

Mesuesi 13/06/2017 14:56

Lexoje Portalin tuaje sepse beni me realiste se portalettere e tjer . Por nuk jam dokort me opinioni sh . Andi Konstatoje me keqardhie per sulmin e padrejte qe po ibeni ne media Lulezim Bashes Lulezim Basha po ben fushat korrekte , te kuptushme per te shqiptart . Te gjitha partite e tjera me ne krye Edi Ramen ,Iliri Meten e Idrizin po mashtrojne popullin che nuk venne autokritik per deshtimin e plote te qeverisjes Jam votuar programin e partive Votiva P. S NGA programmi i saje ne 2013 ,por cdogje ishte mashtrim .Besoje ne programmi e L . Bashes .U bene thirrje te fotoni per L Bashen

Studenti13/06/2017 14:34

Bejtja nuk di te beje dallimin midis "Presidentit te zgjedhur" dhe "kandidatit per President". Meta nuk eshte kandidat per President zoti Bejtja.

Demokrati13/06/2017 14:29

Te shkretet opinioniste te diskretituar shkruajne vetem per qofte dhe sanduice. Jane kaq te coroditur sa nuk po arrijne te kuptojne se cfare po ndodh. Mbas zgjedhjeve te gjithe njerezit do te qeshin me ta. Ka ardhur koha e nje brezi te ri opinionistesh.

Shaba13/06/2017 14:07

Me vjen keq qe 90% e analisteve po i sherbejne me devotshmeri maksimale Rames. Ose me dashakeqesi ose nga injoranca e tyre social-ekonomiko-politike po mundohen me lloj-lloj shkrimesh, ne lloj-lloj panelesh dhe studiosh televizive, me lloj-lloj mashtrimesh qe t'ia ulin vlerat levizjes "cadriste" te Bashes. Cadra e Bashes e arriti 90% te kauzes per te cilen u ngrit, por dashakeqet nuk duan ta shikojne dhe bejne sikur nuk e kuptojne. Keta duan qe Luli ta haje karremin e Rames dhe ta lere menjane shpalosjen e programit ekonomik te PD per 4 e kursur vitet e ardheshme, qe ai te humbasi kohen duke u share me Ramen dhe duke u treguar shqiptareve se cfare beri Rama, duke u treguar shqiptareve per kanabizimin, qe ata e dine me mire se kushdo se kush e solli, kush e lejoi dhe kush fitoi dhe duan qe Basha te harroje t'ju tregoje shqiptareve rrugen nga duhet kaluar dhe ku duhet shkuar. Pyetja me idiote: Pse Basha nuk flet me per kanabisin? Kete do ta shikoni 4 vitet e ardhshme. Kjo eshte gracka ku keta mender analiste, gazetare dhe opinioniste duan ta fusin Bashen.

Mesuesi13/06/2017 14:01

O Andò nuk kuptoje sjellien tende e te pseudoanalisteve se ne cdo opinioni qe jepni , vetem sulmoni kryeopozitarin Lulezim Basha po ben fushaten me te mire per 27 vjet demokraci ,eshte fushate konkrete che prekeshme per te gjith Shqipetaret. Jeni kethyer ne Sahanlepirisit e Edi Games . Turp tju fine

Shto koment

Denonco