Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryemoralisti ynë, që po trondit BE-në

Kryemoralisti ynë, që po trondit BE-në

Nga Poli Hoxha - 13/06/2017

Bëhet fjalë për dy zhvillime të ditëve të fundit që vërtet gjeografikisht ndodhën qindra kilometra larg njëri tjetrit, por që përkojnë si dy pika uji. Kemi nga njëra anë, përgjigjen që komisionieri për zgjerim Hahn i jep eurodeputetes Monica Macovei, për çështjen tashmë problem ndërkombëtar të drogës në Shqipëri dhe një fjalim patetik plot moral për “shtetin e të drejtës”, që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u mbajti socialistëve të “Unazës së Re”, në kryeqytet.  

Pas akuzave të shumta të lidershipit të LSI-së dhe të vetë themeluesit të saj Ilir Meta, duke e quajtur kryemagazinierin e Shqipërisë kanabiste, Saimir Tahiri është kundërpërgjigjur si të ishte Krishti i rikthyer në tokë. U lexoi hartimin e radhës pa ju dridhur qerpiku e skuqur faqja, Saimir Tahiri socialistëve të tij.

Që të mos ju lodhim me këtë ligjëratë qesharake moraliste, të dalë nga goja e njeriut që heshtja do të ishte më e pakta që mund të aplikonte, pas asaj veprimtarie gjigante kriminale që lejoi me kanabisin kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, po ju japim përmbledhtasi disa nga togfjalëshit e përdorur prej tij.

“Ata që nuk janë ndëshkuar kurrë për gjithçka kanë bërë në këtë vend, kanë vjedhur e kanë vrarë, kanë fituar”

“Ne nuk jemi njëlloj miqtë e mi. Ne nuk jemi njëlloj. Nuk janë njëlloj ata që punojnë me ata që nuk punojnë”.

“Nuk janë njëlloj ata që mendojnë të bëjnë diçka për vendin, për qytetarët, me ata që punojnë vetëm për familjet e tyre”

“Më tha se kam qenë pa eksperiencë kur kam marrë detyrën e ministrit. Sigurisht ai është mendimi i tij dhe unë nuk dua të merrem me këtë. Por sigurisht, një eksperiencë si ajo e Ilir Metës nuk doja kurrë ta kisha”

“I kemi dhënë mundësinë LSI-së që të vërtetonte përballë njerëzve dhe përballë kujtdo se mund të kthehet në një parti, që ka merakun që ky vend të bëhet më i mirë, të ketë më pak korrupsion, të ketë ekonomi më të fortë, të ketë punësim për të gjithë, jo vetëm për ata që marrin teserën e partisë. E fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”

Ky që flet kështu është dora vetë Saimir Tahiri, përgjegjësi direkt i njollës më të madhe kriminale që i vuri ndërkomëtarisht jo vetëm shtetit shqiptar, por edhe popullit që u detyrua të punonte si skllav në fermat e kanabisit, të lejuara dhe mbrojtura prej tij.

A ka mëkate LSI dhe Ilir Meta në këtë shtet dhe demokraci, të përçudnuar? A ka instaluar si partitë e tjera ajo, skemën e klientelizmit dhe të korrupsionit në administratën shqiptare? Janë shumë nga drejtuesit e institucioneve të kontrolluara prej saj, të korruptuar dhe hajdutë të fondeve publike?

Natyrisht që po. Janë dhe për këtë duhet të përgjigjen përpara kutive të votimit më 25 Qershor dhe të çohen përpara drejtësisë, njëkohësisht.

Por që të bëjë moral Saimir Tahiri, kjo është e tepërt. Nuk po merremi me kriminalizimin e ekonomisë nga miliardat e kanabisit dhe pasojat, as me panikun e prindërve dhe mesuesëve për cigaret me hashash, që kanë pushtuar shkollat. Prandaj le të kalojmë direkt te vëzhgimi i dytë, i një zhvillimi të fundit në Bruksel që është pasojë direkte e punës së Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, nën hyqmin e Edi Ramës padyshim.

Meqenëse ambasada e BE-së në Tiranën nën drejtimin e Romana Vlahutin heshti deri në fund në mënyrë epike, për atë që ndodhi në vendin tonë me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, më 18 Prill të vit 2017, eurodeputetja Monica Macovei i ka paraqitur KE-së një kërkesë më shkrim:  pikërisht për “kryeveprën” që realizoi Tahiri në bashkëpunim me mafien e drogës.

“Shqipëria është vendburim i rëndësishëm për trafikimin e kanabisit në drejtim të vendeve të BE-së. Droga më e përdorur në Evropë, kanabis, përbën rreth 38 për qind të tregut të shitjes për drogat e paligjshme dhe kap vlerën e rreth 9,3 miliardë euro në vit — rreth gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë…

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE në qershor të vitit 2014. Çfarë masash konkrete po zbaton dhe planifikon të zbatojë Komisioni në nivel afatshkurtër dhe afatgjatë në mënyrë që të mbështesë Shqipërinë në përpjekjen e saj për të shkatërruar rritjet e shpejtë të krimit të organizuar dhe në veçanti, të ndalojë vendin së qeni burim i kanabisit në tregun ndërkombëtar dhe ta ndihmojë atë të përparojë në mënyrë efektive në rrugën drejt anëtarësimit në BE?”, pyet e alarmuar ajo.

Më 9 Qershor, Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn i kthen përgjigje, ku mes të tjerave na jep edhe lajmin më të zi të mundshëm, që do të donin të dëgjonin shqiptarët që kanë 25 vite që shohin me dylbi Bashkimin Europian.

“Lufta kundër prodhimit të drogës dhe trafikimit është në plan të parë në axhendën e bashkëpunimt ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë”, është kushti tjetër i fortë që na vihet.

Kë duhet të “falënderojmë”, për këtë lajm të madh?

Natyrisht Edi Ramën dhe në mënyrë speciale Saimir Tahirin, që ka guxim dhe shet moral, ndërkohë që duhej të ishte në bankën e të akuzuarve për fermën më të madhe të drogës, që ka parë ndonjëherë Europa dhe jo vetëm.

SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eno14/06/2017 16:52

saje qori eshte per ne burg po jo ne shqiperi ne meksike tja cajne pocen

polici14/06/2017 10:21

Tahiri eshte tamam magazinieri i droges se Shqiperise . njeriu me i urryer i Rilindjes bashke me Lali Edin dhe Lali Erin. Mostrat e 105 viteve te fundit.

Ajo13/06/2017 18:38

Jemi dakort qe Rama eshte i inkriminuar, por ky zoteri Meta qe ne radhe te pare si takon te nderhyje ne fushaten zgjedhore si president i zgjedhur i gjithe shqiptareve, se dyti qe po na beka nje fushate sikur per kater vjet na paska qene opozite dhe jo basjkepunetori dhe paterica e Rames. Nese ishte i vetedijshem (sigurisht qe ishte!) per keto krime qe sot na e tmerrokan Meten, perse valle nuk u largua nga qeveria qe ti bente nje sherbim te vertete vendit, por njehere e sulmonte Ramen dhe brenda dites e votbesonte?????

SG13/06/2017 17:22

Shesin moral imoralet dhe kjo eshte e papranueshme... Tani qe Kane hallin tek votat fillojne e nxjerrin problemet qe kapluan shtetin shqiptare. Nuk mund te harrohet kur opozita denonconte trafikun e droges me avione, dhe kryetari I LSI-se njekohesisht kryetari i parlamentit Ilir meta thoshte jane avione qe po sperkasin per moshkonja. Tani kane goje te flasin per moral dhe kush eshte me I ndershe.... k.rva mbetet k.rve, nuk ka pak k.urve apo shume k.rve.

Artion13/06/2017 17:05

Keto qe thote autori duhet ti artikuloje Basha ne fakt. Jam i surprizuar, pasi ne nje pjese te tij thuhen edhe ca te verteta per LSI dhe Meten, qe jane po aq kancer sa Rilindja...

Brukseli 13/06/2017 15:03

Qeveria e Rames dduhete te kishte marr funde para dy vitesh (ne 2014 ) e lane ate vende fukara dhe ekthyene vendin e dyte ne Bote mbas kolumbise me kanabis ,Dhe pa pike turpi me kryesoret Edi dhe ministri i mbrenshem dalin dhe lenje 'pa pike turpi kerkonje voten . Ah sikure te kisha force çfare do tju beja ju te dyve , o te pa fytyre , o te pa cipe , o te pa turpe Qe ekatandiset ate vend e ate popull ne ate gjendje Zoti ju marte hakune e popullite , Te gjitha do ti pagoni shpirti nga bytha ka prtu dale o te poshter qe ma helmuat vendin mekanabis dhe e perzute ate poull rugeve neper bote turpe te kini

Shto koment

Denonco