Kosova refuzoi koalicionin e madh

Kosova refuzoi koalicionin e madh

Nga Astrit Patozi - 12/06/2017

Kosova votoi dje në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar, duke na dhënë një leksion të mirë demokracie, 2 javë para se të mbahen zgjedhjet tona. Duke e konsideruar këtë si një sukses të ri në rrugën e shtetndërtimit, uroj shumë që të paktën shembulli i standarteve zgjedhore të ndiqet edhe prej nesh më 25 qershor.

Megjithëse duket sikur kanë rënë arsyet e mëdha që zgjedhjet në Shqipëri të kontestohen, ende nuk ka garanci të plota se do të kemi realisht një proces të lirë dhe të ndershëm, siç me të drejtë po kërkohet prej shumë vitesh.

Natyrisht, që i takon politikanëve të Prishtinës të lexojnë me vëmendje dhe maturi rezultatin dhe pas kësaj të marrin vendimet e duhura për t'i dhënë Kosovës sa më shpejt qeverinë e së ardhmes. Mendoj se nuk na takon ne, as të debatojmë, e aq më pak të bëjmë tifo për votën e ndarë të bashkëkombasve tanë përtej kufirit.

Ajo që duket me sy të lirë që tani është fakti se Kosova nuk ka një fitues të qartë dhe se me shumë gjasa ajo do të qeveriset nga aleancë e re. Por në rast se do të më kërkohej një opinion i shkurtër dhe modest për sa ndodhi, do të thoja se Kosova refuzoi dje koalicionin e madh politik, si një amnisti për korrupsionin, dhe votoi si parti të parë opozitën e vërtetë dhe pa maskë.

Shpresoj shumë që ky mesazh i pastër të mbërrijë dhe të përcillet siç duhet edhe në Shqipëri. Ndryshe, do të na duhet ta nisim nga e para edhe ne si Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery18/06/2017 02:04

Fituesi ne zgjedhjet e 11 qershorit jane qytetaret e Kosoves dhe e dyta , asgje ne Kosove nuk do të jete si ishte deri me 10 qershor .Qytetaret e Kosoves e deshen ndryshim , ata e votuan ndryshimin dhe ndryshimi doli si rezulltat i cili tani do të ndodhe pase certifikimit të rezultateve nga KQZ pasi të rinumrohen 115 kutive e dyshimta z.Patozi.E rendesishmja eshte se Presidentit Thaci ne asnji variant nuk do mund vendin ta qoje prape ne zgjedhje por kryeparlamentari, kryeministri dhe Qeveria e re e Kosoves do të zgjudhet sipas ligjit dhe Kushtetutes nga ato subjekte politike qe i sigurojne 61 vota nga deputet të certifikuar e qe do të deshmoj se asgje ne Kosove nuk do të jete si ishte deri me 10 qershor

Shto koment

Denonco