Majtistët e ‘racës’

Majtistët e ‘racës’

Nga Sokol Shameti - 08/06/2017

Kjo rendja e kodoshëve të partisë neoliberale PS për ta asociuar me zor veten me të majtën DIKU LARG nuk duhet keqkuptuar. Ajo nuk flet për ndonjë ndërgjegjësim të tyre karshi zvetënimit ideologjik ku janë katandisur vetë si vegla të neoliberalizmit me lëkurë majtizmi në pushtet.

Përkundrazi! Kur ata vetë-afishohen sot si mbështetës të Sandersit në SHBA, Korbinit në Angli apo Albinit në Kosovë, kjo nuk do të thotë se këta kodoshë, që janë sot sendërtimi konkret i gjithçkaje kundër së cilës lufton e majta e Sandersit, Korbinit dhe Vetëvendosjes, na u bënë papritmas esëll.

Kjo do të thotë thjesht se kodoshët e projektojnë me mendjen e tyre tek vetja, joshjen intelektuale dhe simpatinë popullore që gëzojnë projektet emancipuese të së majtës, dhe ky filtër fotografik mbi veten, na u pëlqen kodoshëve për qamet.

Andaj në mungesë të pëlqimit të vërtetë të të tjerëve ndaj degjenerimit dhe korrupsionit që ata si majtistë fallco përfaqësojnë në Shqipëri, kodoshët vardisen duke e paketuar veten si të së njëjtës "racë" me të majtët e vërtetë që pëlqehen jashtë Shqipërie.

Kësisoj, kodoshët tanë brenda Shqipërie shpresojnë se kjo do të nënkuptojë që edhe vetë këta e meritojnë të jenë të pëlqyeshëm. Si Sanders, Korbin apo edhe si Albin Kurti, jashtë Shqipërie.

Pra, kur shikoni simotrat e Jolezës dhe çerrat e Velisë të stampojnë foto e thënie nga gjithçka që mban erë majtizëm prej Marksit tek Korbini, mos pandehni se ata e bëjnë këtë ngaqë i njohin, ngaqë i kuptojnë, ngaqë u përkasin apo ngaqë i duan. Ata duan thjesht veten dhe një imazh intelektual që nuk e kanë dot në jetën e vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin12/06/2017 18:31

Me bukur nuk mund ti kishe pershkruar. Dhe shume e goditur ironia.

osumi08/06/2017 19:53

Bravo Z. Shameti shkurt, qarte, sakte.

Muzapopullore08/06/2017 18:54

Sokol te jesh "fake ne cdo aspekt" eshte trend rilindar qe reklamohet si kripto-style (me
kostum koreanoverior). Keta te klonuar ne mitren antisociale te Rames nuk perbejne me ndonje surprize. Besoj se artikullin per ta e ke shtypyr me gishtin e mesit. Dhe me beso qe perseri e kane marre per vleresim. Jane diplomuar ne Kokeboshesi Patologjike Extreme.

Shto koment

Denonco