Pse rivalët arabë janë bashkuar kundër Katarit?

Pse rivalët arabë janë bashkuar kundër Katarit?

Nga Dominic Waghorn - 07/06/2017

Një shtet gjigant arab akuzohet se po mbështet grupe të ndryshme islamike, ndërkohë që kritikët thonë se përdor një kanal të njohur televiziv si mjet të politikës së jashtme.

Me siguri mund t’ju shkojnë në mendje një sërë vendesh arabe, por ai që po dënohet me shkëputje diplomatike është Katari, një vendim që rrallë herë është parë në botën arabe.

Arsyeja? Katari ka qenë prej kohësh jashtë linjës së konsensusit rajonal dhe fqinjët e tij besojnë se ka ardhur koha për ta vënë mbretërinë vogël të Gjirit nën kontroll.

Vende të tjera në rajon mund të mbështesin gjithashtu milicitë e ndryshme islamike në Siri. Madje disa sponsorizojnë kanalet televizive për të cilat shumë njerëz mendojnë se kanë agjenda të njëanshme.

Por Katari ka siguruar një bazë ushtarake për organizatën militante palestineze Hamas, një degë e Vëllazërisë Myslimane, e cila ka qenë prej kohësh armike e diktaturës ushtarake të Egjiptit.

Ai ka marrëdhënie të mira me Hezbollahun, organizatën që ka zemëruar shumicën e vendeve të tjera arabe dhe ka lidhjeve të ngushta me milicinë libaneze dhe fuqinë rajonale  teokratike në Iran.

Katari i mbron këto marrëdhënie me grupe të ndryshme sepse thotë se ato kanë mbështetjen e konsiderueshme të njerëzve të zakonshëm në të gjithë botën arabe.

Por kjo nuk e thyen akullin mes tyre dhe elitave që qeverisin.

Kanali televiziv me bazë në Katar, “ Al Jazeera” ka kohë që “ngacmon” elitat jodemokratike që drejtojnë botën arabe

Ajo është bërë kokë turku gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe, dhe stafi i saj ka qenë shpesh viktimë e regjimeve represive që luftonin për mbijetesë gjatë këtyre revolucioneve.

Dhe mesa duket regjimet në të gjithë Lindjen e Mesme kërkojnë hakmarrje prej një kohe të gjatë.

Katari është hedhur poshtë edhe më parë, por vendimi drastik për shkëputjen e të gjitha marrëdhënieve është më i rëndë dhe ka të ngjarë të jetë më i gjati.

Rivalët e tij rajonal kanë gjetur një qëllim të përbashkët.

Ata janë të bashkuar për shkak të frikës së tyre ndaj Iranit dhe dyshimit te lidhjeve të ngushta mes Katarit dhe Teheranit.

Ata gjithashtu kanë qenë të galvanizuar nga turneu i fundit i Presidentit amerikan, Donald Trump në rajon.

Trump i sfidoi “të merreshin me ekstremistët në oborret e shtëpisë tyre”. Dhe mesa duket vendet e gjirit vendosën të bashkoheshin kundër vendit që është më tolerant ndaj ekstremistëve.

Administratat e mëparshme kanë pasur një qasje më të ekuilibruar dhe të barabartë, duke kultivuar lidhjet me sa më shumë vende të jetë e mundur.

Por duket se Administrata Trump është duke u treguar shumë më e hapur: Të mposhtim ekstremizmin në një mënyrë  apo në një tjetër.

Në këtë klimë, ajo që është me e ekspozuar është politika e jashtme e Katarit.

Katari nuk do të ketë nga të manovrojë nëse rajoni mbetet i bashkuar kundër tij. Vendi strehon një bazë ushtarake të madhe amerikane, por edhe ajo mund të zhvendoset.

Shkatërrimi diplomatik po dërgon tronditje ekonomike në të gjithë rajonin, gjë që do të shkaktojë shqetësim për të gjitha qeveritë e gjirit por Katari është më i vogël dhe më i prekshëm se fqinjët e tij të pasur.

Në këto momente izolimi, Katari mund të zgjedhë të prese , duke shpresuar se aleanca kundër tij mund të fillojë të thyhet, por nuk do të jetë në gjendje ta kapërdije këtë gjendje për një kohë të gjatë. / Sky News – Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cimi 08/06/2017 08:55

qe kur ftove edi ramen ta bllokun portalin

Shto koment

Denonco