Zgjedhjet janë çështje serioze, çuna!

Zgjedhjet janë çështje serioze, çuna!

Nga Astrit Patozi - 06/06/2017

Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.

Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i "dasmës" në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia. 
Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme.

Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij. Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet.

Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik. Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me "çitjanet" dhe "veladonët" e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen. Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq "Rilindja" këto 4 vjet, çuna!

Ndaj le t'i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t'u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri. Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te "Republikës së Re". Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.

Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

|Lulzim Vejsiu07/06/2017 14:44

Duke ndjekur lideret politike ne muhabetet e tyre elektorale te ketyre diteve me sillet neper mendje togfjaleshi popullor ''hall me burre, hall pa burre ,hall pa martuar kurre''!Kjo,pasi jam ne medyshje; duhet te votoj apo jo me 25 qershor.??Sepse,qofsha i gabuar,cdo gje eshte paravendosur ne marreveshjen Rama-Basha dhe kesisoj druaj se votimi do te jete thjesht nje formalitet delesh ne rradhe!!!

gena07/06/2017 11:23

popull legen...

a07/06/2017 06:25

Z. Patozi, problemi i politikes mbetet korrupsioni galopant. Ju si politikan dhe gazetare nuk mundeni te beni sikur nuk shikoni? Kam rrespekt per stilin Tuaj , por ju lutem mè rrealist, e pertej interresave te partis ! Populli nuk ka qerruar akoma , pamvarsisht se nuk ben zè!

krasasi tp06/06/2017 21:10

Respekte z.Patosi.Njof shume te rinj ketu te Granti qe shpesh bertisnin " o sa kom qesh", kur degjonin batutat dhe shakate e kripura te "Duces".Tash kane ca dite qe thone gjithnji e me shpesh"prap do tna i fusi ky 2M".Se cfare do me thene kjo 2M, spo kuptojme gje.Kane filluar vertet, ti marin seriozisht punen e zgjedhjeve edhe cunat.

osumi06/06/2017 20:07

Astrit shkrim I goditur. Tani dua te di Ju a jeni
perfshire ne fushate. Jeni antar I Keshillit Kombetar te PD. Jo te gjithe kane patur privilegjin Tuaj te jeni deputet antar kryesie, kryetar I Grupit Parlamentar dhe nenkryetar I PD, prandaj vervitu ne teren bashke me demokratet e thjeshte qe te mbeshteten dhe te dhane kaq shume privilege. Te fala nga une Prof. Hiqmetit

Shqiptari00106/06/2017 19:38

Ky ishte shkrimi me i bukur dhe me domethenes per para ,gjate ,dhe pas fushaten mediokre qe po i ofrohet ketij populli te lodhur ,te coroditur dhe mjeran !.ps(dikush mund te thote fatkeq dhe jo mjeran,por eshte pak a shume e njejta gje i pari me mosveprimin e tij e percakton vete fatin e tij.)

Shto koment

Denonco