PD, ‘e dënuara’ e përhershme për të fituar

PD, ‘e dënuara’ e përhershme për të fituar

Nga Astrit Patozi - 05/06/2017

Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë. Dikush ma tha se ishte çuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin "Rilindje" dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e "Republikës së Re" në gjoks. Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për "balilat" e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit.

Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrsesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq.

Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim. Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se çerek shekulli në këtë vend.

Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë "dënuar" për të qenë fitues.

Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tani durres06/06/2017 19:36

Kur mori dhe jo fitoi partine kryetari ne detyre tha..do kthej te ikurit..do hap partine...do bej bashke te gjithe te djathtet..do respektoj cdo mendim ndryshe..dhe si perfundim i hodhi benzine zjarrit ne ate pak harmoni qe kishte mbetur...tani merret me lincime...politika eshte vote..perballje..as Patozi as Mesila as Topalli as Cara sja ka fajin por ligamentet e mafies qe sikurse Edi Ramen nuk e lene dot tani te mendoje e te veproje i lire...askujt mos tja kerkoje arsyen e humbjes pas zgjedhjeve por te tunde trofeun nese fiton ose te mbaje vrapin ne holande nese humb sepse beri si e mendoi vete dhe jesmenet e tipit bylykbashi qe vetem po kane ditur me i thene kryetarit..poshte lista basha

Adela06/06/2017 10:51

Partia Demokratike nuk eshte ne vije z. Patozi , nuk eshte as devocion , as shpirt, as shprese dhe as frymezim , mbi te gjitha nuk do udheheqe, Ju e dini mire ke keni udheheqes te vertete dhe ke lideer fallco , mos flisni me keshtu sepse po ulni veten tuaj !

Agimi05/06/2017 22:02

O Kavajoti o qelbesire,ske faj ti se skota e juaj eshte mesuar vetem me lepirje.Nuk e njihni fare devotshmerine pa interes.

Tomi05/06/2017 20:06

Me Astrit Pat0zin Krenohen te gjifhe demokratet e vertete Shqipetare Brravo Astrit je inderu ar

Mati05/06/2017 19:26

PD jo betem do fitoj por do fitoj bindshem saqe ata klyshet e komunistave do ngelin me hisht ne goj .sa per Patozin bashkohuni te gjiyh demokrat dhe votoni PD lerini qefmbetjet Fitore FitoreFitore

mario05/06/2017 19:09

z Patozi je gjithmoni i joni dhe ne zemrat tona.ne e kuptojme dhe besojme qe ju e deshironi besoni dhe luftoni per fitoren e Partise Demokratike.ju faleminderit.

KAVAJOTI05/06/2017 18:50

O SAHANLEPIRES O PATOZ PO MOS U LEPIJ BASHES SE NUK TE JEP NAJ COPE HARROJE.PD KETE HERE IKEN PER LESH SIC IKE DHE TI

Irena05/06/2017 17:39

Shume bukur e ke shkruar bravo

Shto koment

Denonco