Ik nga ajo listë Sali Berisha

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Nga Çim Peka - 27/05/2017

Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.

Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Luzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.

Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Janë tre llojesh të përjashtuarit:

1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.

2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.

3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.

Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.

Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.

Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.

Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vezhgusi29/05/2017 09:29

Shikoni listen e Lezhes ka trafikant femrash Anton Frroku spiuna sigurimi ciftelia Preci qe e dini ju ap jo.Kan cuar Aldon e shkret si prifte.

Opozitari29/05/2017 06:41

"Ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse, herën tjetër, listën e deputetëve do ta vendosë vetëm qytetari shqiptar."
-Lulzim Basha

tifozi29/05/2017 06:27

Kur trajnieri ben 3 nderrime dhe humb ndeshjen skuadra e tij e shajne me liber shtepije,por po fitoi e ngrejne ne pjedestal. Te presimm 25 Qershorin.

besniku29/05/2017 03:44

verteta eshte gjithmone e hidhur por nese duhet qe populli te jete demokrat dhe largpames duhet te ecim me risi te reja keta qe e mbolen pedene per 26 /20/15/ 10 vite dhe menduan qe populli. pushteti pasurija jane prone e tyre dhe kujtonin se jane te pa zevendesushem ju erdhi dita te hajne dhjamin qe kan vene po me vetingun mbase do paguajn dhe demet qe kan bere ketij populli demokrat dhe demokrate te ndershm votoni PD se tolitarizmi ka marre fund nese ju kan prishur interesat se keni pasur mik njohje me jeta deshtaket e 2013 te rroni vete dh mos votoni kundra se paku mos votoni

EMIGRANTI29/05/2017 00:06

te gjithe ju qe shkruani kunder zotit bashe ne kete menyra ka shume mundesi jene ne listen e te pakenaqurve qe ju kane ik privilegjet qe keni pase e dallaveret qe keni bo ne qeverine e meparshme te pd e e dini qe nqs fiton zoti basha nuk do te keni me shans te vidhni e beni korrupsion i dim te gjitha prandaj mos kujto se ju beson kush ka nje mendje te kthjellet zoti peka me vjen keq opinioni jot nuk me pelqen sepse zoti basha eshte kanditaturae me e mire qe pd ka sot per sot e nesermja ishalla per temiren e popullit shqiptar do te vije enje edhe me i mire.

Onkezmi28/05/2017 23:47

Eshte hera e pare qe te lexoj,por ti nuk je gazetar,je i njeanshem dhe e mbush shkrimin me te kaluaren.Nje,qe je bosh dhe e dyta ke shume helm...

PD.28/05/2017 23:05

Lulashi imiton Edvinken.Udhezimet i marin ne te njentin vende,SOROS.

dikush28/05/2017 21:24

Asnje prej ministrave te qeverise Berisha, nuk ka qene me i suksesshem se politikani i ri jurist e me formim arsimor e kulturor perendimor si Lulzim Basha. Nese ju referohemi fakteve e jo akuzave politike te socialisteve, pikerisht per ato qe eshte akuzuar, ai ka qene me i sukseseshmi. Ne te tre dikasteret qe udhehoqi, emri i tij lidhet me vepra te permasave kombetare qe kane realizuar aspiraten e shqiptareve per bashkim kombetar me vepra e jo me fjale, e ne aspiraten e tyre per te shkuar lirisht ne Europe si qytetare te denje te saj. Pjese e punes se tij ishte pranimi i Shqiperise ne NATO, cuarja perpara e procesit te integrimit ne BE e liberalizimi i vizave edhe per shqiptaret te izoluar prej dekadash qe te leviznin te lire ne zonen Shengen. Nese dikush e akuzon ate si "shkaktar" te vrasjes se kater demostruesve si minister i mbrendshem ne 21 janar, duhet ti thote mendjes e ta pergezoje qe ai evitoi nje masaker te madhe, qe paten deklaruar socialistet, qe te shkelnin mbi mijra kufoma per te rezuar Berishen nga pushteti se kishte aleat ne qeveri "hajdutin me ze e figure" Ilir Meta. Ilir Meten vec si aleat qeverises per kater vjet, Rama e emeroi edhe president. Pra pranoi publikisht se ju ka mashtruar ore militante socialiste apo demokrate, shkodrane apo vlonjate.

Nick 28/05/2017 20:18

I nderuari z.Cim Peka
Jo se ti je zeusi por ke mbetur nga te rallet gazetare qe perfaqesojne shpirterisht te djathten dhe vecanerisht shtresen e antikomunisteve dhe ishpersekutuareve politike dhe kjo per ty eshte nje priviligj dhe nder I madh qe te ka ofruar historia.Per mua Mareveshja politike Rama-Basha eshte nje pazar qe kurre nuk do te mundesoj zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe krizen e tanishme e shtyti per nje te ardhme shume te afert.Situata eshte vertete kritike dhe idea juaj qe Berisha te distancohet nga kjo liste eshte nje sygjerim gjeniale qe duhet ta ndjekesh me kembengulje deri ne fund sa te marresh, me gjithe veshtiresit qe do te dalin perpara.Ka nje reagim te forte nga baza e gjere demokrate nga ky zhgenjim I listes por duhet kurajo qe me shume te pronocohen dhe per me teper te zhgenjyerit te mos e braktisin PD, partine qe permbysi komunizmin e solli demokracine ne Shqiperi.

Angi28/05/2017 19:54

Femrat deputete ,dhe kryetarin e FRD, duhej ti vinte ne lliste. Z.Basha ,duhej te ishte ,nen mbikqyrjen e nje psikologu,per vete kushtet nga doli(cadra).Pse i dyti ne liste ,Astrit Velia ,ne Berat?Nje biznesmen sh. injorant! Apo ky ka leke per fushate ,se Eduard Halimit i duhen edhe per kurimin......Turp lista e Beratit! I pari medoj se duhej Sazan Guri , i dyti Lefter Maliqi....

Opozitari28/05/2017 18:02

"Ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse, herën tjetër, listën e deputetëve do ta vendosë vetëm qytetari shqiptar."
-Lulzim Basha

Opozitari28/05/2017 17:33

"Pse si te ne që ca deputetë të një sistemi vetëm njëzet vjeçarr bëjnë sikur janë pasardhës të një kaste shtetformuese prej disa shekujsh, bëjnë si mise nëpër zona turistike dhe si kalorës teutonë të paheqshëm.
Ikni o na lini rehat, mjaft!"
-Akademik Artan Fuga

Agron28/05/2017 17:06

Harohet se qe marveshja e 2007 qe hoqi deputetet e zones e futi "listen e kryetarit" qe e solli kete problem, e gjithe keta "kordinatoret e Sales" atehere ishin dakorte me kete, kur kishin rrethet e tyre si Pashallare te vegjel e me gjithe cilesite qe akuzojne te tjeret. DEBATI TE JETE TE NDRYHSIMI I LIGJIT E JO PERSONALE, sot keq kur e ben Basha e humbim ne e dje qe mire.

Edi28/05/2017 16:40

Me vjen keq Z.Peka por analiza jote tregon se ke ngelur mbrapa ne kohe. Eshte koha per njerez te rinje dhe te perkushtuar ,te cilet vijne ne kete fushate me mendesi te reja.
Garda e vjeter e PD eshte konsumur dhe nuk e ka me besimin e njerzve per voten.vota i dashur eshte ceshtje besimi.
Basha ka nje liste perfekte per te mposhur nje kryeminister palaco dhe te lidhur me kriminele dhe trafikante .kjo do jete beteje e ashper por ka per te sjell mjafte risi .
Per pozicionin qe ke nuk te takon te shprehesh sepse padashje kthehesh ne nje autopalate i Rames .
Duke qene lexues i rregullte i syrit jam zjgenjyer nga analiza juaj.
Besoj ke kohe gjate fushates ta korigjosh ne se je vertete me vizion .

genti28/05/2017 14:52

Kan 20 vjet qe ishin deputete as njeri nga at a nuk ka pas vlera reale Jan votuar me siglen EPD cfar pergjesis kan mbajtur per humpjen

krasasi tp28/05/2017 14:40

Per komentuesin -bojla.Po i "pa qendrushem" jam sic thua zotrote.Me keshillon se "kjo nuk eshte mire per mua".Po ke te drejte.Une nuk jam nji "gure i rende partije"qe duhet te qendroja ne vendin e vete dhe per kete duhet te qortohem nga te gjithe.E kam filluar duke u angazhuar me PS duke qene nje nga themeluset e deges lokale, ngaqe shume ish komunist dhe ish nomeklaturist u skuten .E shava Sali Berishen e pare dhe protestova kunder qeverisjes dhe nuk kam pasur rastin ti kerkoji falje personalisht.E kam votuar PD ne vitin 2009 dhe kam bere fushat haptaz ngaqe gjykoja qe ishte nji qeveri qe punonte me te kater gjymtyret.E kam votuar L.Bashen ne 2011 ngaqe mendoja se Tirana kishte nevoji per ndryshim.E kam votuar PD ne 2013 nga qe mendoja se ishte nji qeveri qe punonte me tre gjymtyre dhe vidhte me nji gjymtyre, duke parandjere se marja e qeverise nga E.Rama si kryeminister do ishte fatkeqesi kombetare.Kam gjykuar dhe nuk dihet se kush me pare, z.Berisha apo une ne nji koment, e kam percaktuar qarte se ndryshimi i shume pritur do vije vetem nepermjet Revolucionit Demokratik Paqesor dhe kete ma perforcoji vullneti i qytetareve ne protest dhe ne cader.Duke qene nje person qe ne sistemin socialist mendoja se imperializmi Anglo-Amerikan ishte rrezik per Shqiperine pas shembjes se sistemit reflektova se integrimet Euro-Atllantike te vendit dhe kombit jane shpetimtare per ne.Me keto mendesi kam kritikuar nderhyrjet shpesh te pavend
te ambasadoreve sidomos ato qe lidhen me qendrimet e fundit.Mos lidhjen e Ligjit Zgjedhor me Reformen ne Drejtesi dhe mos reagimin e PD ne kohe gje qe eshte edhe nje nga burimet e krizes.Marreveshja L.B-E.R apo ndryshe sic e quaj une marreveshja pazar nuk siguroji zgjedhje te lira e te ndershme as zhvillim por i shtyti te gjitha per me vone.Nuk me kujtohet nese une apo z.Berisha me shpejt kemi ngritur zerin per nevojen e Dekriminalizimit dhe Dekusarizimit te parlamentit dhe jo vetem.Une jam per nje Republike sic jemi percaktuar ne referendum dhe fiksuar ne Kushtetute dhe jo per nji oligarki sic jemi katandis.E kam tepruar ndoshta me komente por nuk jam nisur nga asnji interes personal dhe mua nuk me paguan kush per te lehur.Kjo cilesi me ka karakterizuar tere jeten ne te gjitha sistemet, socialist,republikan e demokratik(Nano-Berisha) dhe ketij oligarkik sot.Jam lindur ne kasolle dhe jam "rritur" ne protesta.Vetem z.Berisha me konkuron. Ti ke te drejt. .Une jam "eklektik".

kapo28/05/2017 14:35

Të gezojme Baftjarin
Me raki Skrapari
Të gezojme Baftjarin
Se esht djal persembari

Shkodra jone28/05/2017 14:09

Lorenc Luken e Nard Ndoken me i krahasu me Jozefinen,si te krahasosh Shqiperine me Kinen!

kujtim28/05/2017 13:53

Sali Berisha eshte legjenda sa per ata qe ju mbeti hatri Nuk kemi cfare tju bejem le te hajen ato qe fituan 8 vite dhe kishte nder ta qimen ngaa qulli Nuk e njzerrin Nuk i voton as familja ndaj bashkohuni rteth PD ok.

dikush28/05/2017 12:25

E ka thene ndoshta jo drejte per drejte, por terthorrazi gazetari Peka, se Basha me kete liste beri me te miren e me te mundshmen per te dale ne keto zgjedhje ne keto kushte.
Nje gje duhet te kuptohet kjarte nga te gjithe shqiptaret qe e kane vuajtur diktaturen komuniste enveriste.
Sali Berisha qe me permbysjen e asaj diktature, u be tabele qitje e propogandave komuniste per ta bere ate simbolin e se keqes. Arsyeja eshte thjeshtesisht e kjarte. E gjithe kjo urrejtje e gjithe ky sulm frontal ndaj tij qe nga ish oficere sigurimi e deri tek spiune te tij, qe nga kryetare kooperativash e dei tek antare te byrose se KQ te PPSH e bijte e tyre, e kishte bazen ne friken e madhe qe paten tek energjite e pashtereshme te ketij intelektuali e mjeku te shquar, ne demaskimin e skotes se tyre. Normalisht e llogjikisht, nese te sulmon hajduti e krimineli, te ka bere ne te njejten kohe edhe vleresimin me te madh. A nuk ishte diktatura enveriste vec nje qeverisje e provuar si kriminele e vrasese edhe e fjales se lire, edhe nje qeveri hajdute qe vodhi djersen e punen e gjithe shqiptareve duke i paguar me nje te qinten e produktit te punes se tyre ? Pse harohet fjala qe qarkullonte ne fshetesi ne popull ne vitet e diktatures. Shteti ben sikur paguan e njerezit e ti bejne sikur punojne ?
Se ku shkuan parate e punes se shqiptareve ne 47 vjet diktature, nuk u moren vesh asnjehere, vec bunkereve e tuneleve ushtarake qe u ndertuan per te mbrojtur bythet e pushtetareve. U ndertuan ca rruge e hekurudha mjerane me pune vullnetare pa pagese. U ndertuan ca ndertesa banimi perseri me pune vullentare apo nga te burgosurit pa pagese.
U mashtrua ky popull se Shqipeia nuk i kishte borxh askujt, e me renien e diktatures na doli se i kishim 400 milione dollare borxh. Po kjo histori u perserit me dishepullin e Enverit "socialistin rilindas" Edvin. Bile ky e nisi edhe me keq akoma. Filloje te fuse ne burg te varferit, duke deklaruar se me rradhe do te fuse ne burg edhe te gjithe kundershtaret politike. Ky qe ulerinte se Berisha e kishte futur Shqiperine ne borxhe te medha ne kohen e krizes boterore, vete, pa bere asnje investim publik e pa ngritur as paga e pensione i ngriti borxhet edhe me shume Ulerinte per Lazaratin nje fshat antikomunist qe i paskej bere gjemen gjithe Europes me kanabisin e tij, e ktheu gjithe Shqiperine ne Lazarat dhe e njeqind fishoi "eksportin" e kanabisit ne Europe. Keto realitete flagrante duhet te shohin shqiptaret e jo te komentojne se ky me pelqen se eshte nga fshati im e ky tjetri eshte armik se eshte nga fshati perbri.

paka28/05/2017 12:12

Mos i kane gje me tapi vendet ne parlament deputetet.

Vetem ata qe iken jane demokrate.Edhe ata kur u vune ne fillim ( ne 2005 ) nuk i njihte njeri dhe kishte shume ankesa ndaj tyre.
Topalli, bregu e te tjere erdhen nga hici ne pd dhe asnje nulk hodhi balte nbi to.

Po ti njohesh nga afer ata jane njerez shume te mirem patriot , te devotshem dhe te paperlyer.
Ka nga ata , ne listen e re ,qe kane qene qe ne fillimet e demokracise aneter te pd dhe kane punuar me vetmohim ne seksionet e pd . Ata nuk kane bere ze kur ne poste drejtuese te pd dhe deputetee u futen njerez si ato me larte qe nuk e kishi haberin se kush ishte pd.
BOll me fytyra te vjetra . Ata qe iken ishin autoret e vertete te humbjeve te zgjedhjeve te 2013.Ti do qe te jene prape ata ne llista dhe ti shesin perseri si ne 2013.
Basha ka bere gjene me te mire ne zevendesimin e tyre se perndryshe e kishte te sigurte hunbjen,

alfredi28/05/2017 11:53

Ky rrezikon ta coje force te trete PD-ne .Fitoren harroje

shkodrani28/05/2017 11:53

Gazetari Çim Peka je ndër të vetmit që te lexoj me qef je i drejtpërdrejt i saktë dhe i paster në çdo analizë tanden dhe në qoftë se sot ka opozitë ti me faqen tande Syri je tribuni opozitarizmit këto tre vjet ke ba shumë për opoziten s'ke lane rast pa tregu për dështimet e qeverisë ke duru presjonin e shantazhin dhe deri tani nuk je thy je tregu me plot fjalen burrë , ti me faqen tande Syri , dr Berisha në parlament dhe fb , Jozefina Topalli në parlament asht tregu burrnesh i ka ra ballazi Edi Rams e qeveris pa frige bile ashte e para që ngriti zanin kunder krimit në parlament duke u përball me Mark Frrokun me emen e mbiemen direkt kur shumë burra që sot jane në list heshtnin nuk kishin kurajo të flisnin hapur , nëse çadra u ngrit dhe opinioni u ndergjegjsua ishin fjalimet e dr Berishes Topallit dhe Blushit që populli mësonte të vertetat e qeverise dhe çadres i jepnin të drejte ---- po si mundet ish ministri kryesor i Sali Berishes ( min. Jashtëm min. Brendshëm min. Trasportesh Krytar bashkise Tirane ) të akuzoje ish ministrat e tjerë si Rep Vjeter apo të korruptuar apo ku di une se çfarë ?! --- z. Basha çfarë pergjegjsiet keni ju vetë si krahu i djathtë i Berishes për qeverisjen 2005-2013 ?! --- kush ashte përfol si ministri ma i korruptum i PD me akuza konkrete per korrupsion ?! --- si ja shpjegon demokratëve lënien jashte të Arben Imamit profesorit që solli lirine shqiptarëve ( me dr Berishen kuptohet e të tjer ) duke u kap ashpër me bishat komuniste as ma pak as ma shum po me vet Ramiz Alin ku kërkonte të sillte demokracin shwiptareve edhe ty Luli --- si lihet jasht nji zotëri burre , serioz , si Patozi që ka sulmuar Ramen pa pushim ?! --- për Bregun e Selamin ju ke ba mire njashu kisha vepru edhe un të kisha gja në dore , keto dy e tepruan dukeshin si zara të Rames --- Si lihet Kreshniku jashte kur ai ishte zemra çadres e futen gjithe aleatet e tjer , kjo ashte turp ne rrall të par , nuk ashte njerezore gjithe aleatet në lista ndërsa ty miku im nuk kam vend megjithese ndenje dit nat me mua për tre muaj ?! TURP !! --- si përfundim Basha na zhgënjeu na mashtroi pa ju dridh qerpiku ndryshe flit'te në çadër ndryshe veproi

bojla28/05/2017 11:36

Krasasi tp me cudit me mendimet qe jep nga njeri koment ne tjetrin. Je eklektik pra I paqendrueshem kjo seshte mire per ty.

Gega28/05/2017 10:59

Ç' te mbjellesh do korresh

Agim Myrteza28/05/2017 10:42

Pd esht parti qe zbatoi katovicen Pd esht parti shtojce e PPSH dhe lideri qe ju i beni thirje te largoht esht shkaktari i shkaterimit te Pd dhe gjith te djathtes Shqiptare te na e roje PP e i pafshi hajrin o popull qe je mashtruar e mashtohesh

krasasi tp28/05/2017 10:15

Shkurt dhe sakt.Doreheqja e z.Berisha nga kandidimi do shkaktonte ne politiken shqiptare te njejtin efekt me ate qe do shkaktonte Revolucioni Demokratik Paqesor qe ka rekomanduar z.Berisha por dhe ne qytetaret, si mjet efikas per ta ndertuar Republiken e Re.Ishallah terhiqet.Por druaj se kjo do konsiderohej si alibi e klanit soroist ne PD e perfaqesuar nga L.Basha dhe atij ne PS e perfaqesuar nga E.Rama, qe i pengoji per ta bere se bashku shtetin dhe jo "shtetin e leshit"(L.B.) sic mund ta bente i vetem z.Rama."Djemte e Rruges Pal"ne konspiracion me nderkombetaret percudnuan pluralizmin, parlamentarizmin dhe shtetin. Nuk ka pik dyshimi.Per interesa klienteliste, personale dhe oligarkike.

Ed28/05/2017 10:15

Nuk eshte lista me e mire e mundshme por persa i perket legenava qe shkaterruan pd eshte me e pakta qe mund te bente !

Izet haxhia28/05/2017 10:12

I ( madhi ) lulzim qe ne dukje qan si femi dhe genjen si nje ordiner na beri te besojme me cadren,kurre qeveri me edi ramen epo shyqyr thame do ndryshoj dhe ky po cberi zhgenjeu gjithe elektoratin dhe ata qe ndenjen ne cader hoqi nga listat ata qe e kritikuan dhe vuri njerez te rinj (jo per nga mosha) sepse sikurse na tha pd do jete parti e hapur e te rinjve.a e meriton ta votosh kete liste kur nuk njeh asnjeri

agimi28/05/2017 10:07

Kulmi....! Te zevendesosh Jozefinen me Nard Noken.????

Tosi28/05/2017 10:04

Berisha duhet te rrije

N.C28/05/2017 09:41

Znj.Topalli.Pash zotin a ke beson mos u Largo nga PD.

mizerja28/05/2017 08:22

Ju komentusa te gjithe pa perjashtim jeni ose komunista ose kriptokomunista. Tani bjerini legenit se I bini bukur. Republika e Re do te linde doni apo nuk doni Ju. Me kete vendimmarje Lul Basha ka treguar se eshte lider I vertete. Koha do ta vertetoje me 25 qershor. Suksese ne jete shoke komunista.

Domokrati i thjeshte28/05/2017 07:48

Sali Berisha duhet te ikte vete se humbi ne 2013 , Jozefina e katandisi Shkodren me 3 deputet . I gjithe grupi aktual I deputeteve duhej spostuar me kohe. Ka PD kapacitete sa te duash, por na kishin ngelur ne dere keta humbesit. Sa per Astrit Patozin, nese nuk ka arsye tjeter por vetem se mbeshteti hapur Olldashin , eshte gabim i pafalshem dhe duhet ta rregulloje nese fiton duke e bere minister.

SHKODRA28/05/2017 06:34

Eshte e njejta strategji qe aplikonte PPSH ne jeten e saj, pastrimin e partis nga kundershtaret dhe konkurrenca. Keshtu beri Lul Berisha , keshtu beri Rama etj. çdo gje eshte fallso , si vete demokracia dhe liria jone!! Pa dyshim them se Berisha komandon me telekomande jeten politike te korrupsionit ne vendin tone, ne bashkpunim me Ramen dhe Meten! Teatri i kukullave per femije vazhdon! Ta gezoni Republiken e re, me korrupsionin e vjeter!

Toni28/05/2017 06:07

Ju jepjani perkrahjen tuaj prisni rezultatin dhe ne fund beni analizen tuaj.Mos harroni se ai po lufton kunder nje force te madhe te keqe dhe kunder injorances ne shumice te kesaj shoqerie.

Mira28/05/2017 05:22

Gabove rende Basha, gaboi she Doktori

Albn28/05/2017 03:45

Pas 90 ditesh protest.
Por po! Me mir do te ishte te evolohej me tej si figure Berisha. I ka ber pjese historise me drejtimin e tij. Le ta solidoj me shume duke amplifikuar sektorin non-profit si dhe shume te tjere me pare, ne rolin e tij, kane ber!

tradita28/05/2017 03:08

Basha ishte i qarte: Ejani te fillojme republiken e re: Ndyshim i kushtetutes, sistemit zgjedhor, votimin elektroni, qe kryetari Partise te mos beje lista deputetesh, ku depuetet te mos shiteshin ebliheshin si ne tregun e gjese se gjalle, te organizojme nje politike moderne europiane deh jo klienteliste e krahinore. Kush e mbeshteti Bashen ne kete nisem. Edhe Topalli, Bregu, Patozi,Selami e shume e shume te tjere nuk e mbesheten. Nje thirrje ambasadoresh dhe iu versulen Bashes: Ishin gati te thyenin vendimin ePD. E akuzuan ate per vete vrasje te PD. E zeme se fitonete PD meketa depuetet, ne rastin me te pare keta do et rrezonin qeverine e PD gjoja ne emer te mendimit ndryshe
Bashkohemi te gjithe bashke ashtu si vigani Berishe te ndertojm eRepubliken e Re. kjo eshte me e mira pe ret gjithe: ai qe nuk vepron keshtu nuk ka qene. she nuk eshte kurre demokrat.

marjani28/05/2017 02:40

Basha eshte tamam pasardhesi i lig, i cili pasi e ka ndihmuar parardhsin ne do pune te keqija, tash po ja perdor si shantazh ndaj tij dhe ndaj familjes se tij politike!!!
Berisha do vazhdoje te mos marre pjese ne debat, me pretendimin se ka do pune ne tablet!!!

Mero Baze28/05/2017 01:01

Pas mitingut te sotshem ka ardhur koha te pirdhesh me kunatin, nusen dhe Odeten. Merr me vete edhe Griden dhe Salianjin...pa harruar Pampurin!

Opozitari28/05/2017 00:53

Kur demokratet protestonin kunder Rames dhe shkaterruan bunkerin famekeq te tij Jozefina thoshte nuk mora pjese se isha ne Europe. Ne asnje nga protestat qe organzuan demokratet ne tre vitet e fundit Jozefina nuk mori pjese. Opozita nuk behet vetem ne parlament sic thote Majlinda Bregu dhe Romana Vlahutin. Opozita behet kudo. Ne parlament. Ne protesta. Ne organizimin e partise. Ne cdo qytet dhe fshat. Ku ishte Jozefina? Vetem ne parlament, sepse atje e kapnin kamerat e televizioneve. Jozefina e kishte harruar Shkodren. Lista e kandidateve te PD-se nuk eshte perfekte vertet, por eshte shume e mire. Cimit i ka mbetur qejfi se nuk i vune vellain ne liste.

Pse28/05/2017 00:51

Bravo Edi Rames , i kuq i vjeter , deri ne palc , e vertetoi . Leri pallavrat o ti djal se nuk shiten as ke gabi . E moret ket popull me qaf .

Demokrati28/05/2017 00:49

Po Z. PEKA keni te drejte por harruat qe Basha nuk mbajti asnjë te vetet qe e mbështesin kudo: nuk ka futur sekretarin organizativ Enno Bozdo, sekretarin e burime njerezore Fatbardh Kadilli, zedhenesen e partise Ina Zhupa, Kryetarin e forumit Belind Kellici, kreun e departamentit te përndjekurve Tomor Alizoti etj etj. Ka vene ca anonim, edhe njerez pa nje dite opozite, dhe ca humbes te betejave ne PD dhe ne zgjedhje. Me vjen shume zor qe jam demokrat

R.A.F28/05/2017 00:42

O Cim Peka ke shume te drejte kam njof njerez qe kane shku per cdo dite ne cader dhe ndoshta skane pase buke me honger por per ke shkune per ke.

Heri28/05/2017 00:22

Basha beri ate cka pritej prej shume kohesh nga perkrahesit e Pd. Po e rinderton perfaqesimin e Pd duke sjelle njerez te rinj, te arsimuar, te suksesshem, te paperfolur. Eshte ekipi me i mire mendoj per te arritur fitoren e shumepritur. Suksese Pd.

Vezhgues i politikes jo votues i pd dhe aq me pak 28/05/2017 00:13

O Cim Peka ke qene i vetmi qe ke mbeshtetur mediatikisht Lulin dhe nuk eshte mire qe e braktis tani ne prag te betejes. Per mua vetem Patozi eshte humbje kurse te tjeret ja kane bere vetes sepse i kane vene shkopinj nder rrota gjithe kohes qe ai ka qene kryetar opozite. Bregu foli vete diten e protestes. Klani Topalli me salltanetet e veta beri qe Shkodra te humbej tupshem ne 2013. Bode aspak aktiv gjithe kohes. Selami burri i gruas dridhe ketej , dridhe andej. Basha vertete e drodhi ca ne fund por nuk kishte absolutisht zgjidhje tjeter perpara nderkombetareve. Nuk eshte ne nderin tend qe ti kthehesh kunder sot kur asnje organ shtypi nuk eshte hapur ne mbrojtje te nje opozite te braktisur nga media e klaneve. Ne fund te fundit Basha zgjodhi te besuarit e vet dhe askush i mbetur jashte mund te meritonte besimin e Bashes per ate cka ka dhene ne 4 vite opozite. Me nderime

miko xhiko28/05/2017 00:04

KOMUNISTE !!!

mondi 28/05/2017 00:01

cim peka duhet te flasesh me shume per pd jo kaq ti e njeh po aq mire sa edhe une historin e partis qe I I besuam jeten shpirtin gjithcka po me sa duket sali berisha na la ne balt na zhgenjeu po shume ama mi ka mbledh e mi ka pru te gjith komunistat e shqipris ne partin time partin qe doja e kan bo parti pazaresh

rrem vogli jr.27/05/2017 23:45

filloj ne 1997 shkermoq e PD-se duke larguar ata qe e bene dhe morri ata qe e luftuan me bandat...e ky do ishte rezultati, bile shume kohe deshi ta prishte ...plote 20 vite

Alfons27/05/2017 23:43

Pa jozin... pd e ps kane diferenca krejt te vogla

cuf dabjoni27/05/2017 23:42

nuk ke pse habitesh Çim. nje miku im, e dikur dhe I joti, na ka mesuar nje fjale te urte kolonjare : "kur vihet bytha te gatuaj dihet ç'gjelle do bej"..Lulka nuk ishte me pak fajtor se Ritvani.. Jozi...Patozi e te tjere per katastrofen e 2013....dhe duhej te dorehiqeshin. Pergjegjesia .. me shume faji eshte I Saliut qe emeroi nje kollovar politik ne krye te PD-së., qe dhe genetikisht e nga edukartja eshte jo I djathte....kjo qe ndodh pritej... jo nga ju ...por nga ata qe vuajne dhunen e rames e taborrit te hajnave te tij e do ta vuajne per shume vite po nuk nderhyne te huajt. Axhamilleku I Lulit çoi Lista jo sipas Kodit qe dhe duhet ta perjashtojne... Ai vuri ata pak servile te tijet e te Saliut qe tashti heq bishtin se I beri Luli...duke shkelur regullat me elementare te demokracise sepse eshte I paafte dhe I dheunshem per nga edukata familjare e politike.
Mbase I pranohen Lista te reja ti permiresoj me democrat ne vendet e sigurta ???!!//!!

Arti27/05/2017 23:39

turp se ka fut komunista ne Dr

Ajs 27/05/2017 23:19

Ajo qe te ngelet cim peka eshte qe mos te shkruash asnje rresht per pd e bashes.te lexova ndoshta edhe 200 here ne dite,shpresova si edhe ti apo cdo njeri tjeter ne PD,por thyerja ne bese e idealit te cadres zhgenjeu cdo njeri qe ka dash nje parti me shkronja te medha:PD. Eh kjo e sotmja eshte bere si carcaf i varur ne tel. Dhe ky eshte nje absurd.Shenoje o Cim Peka,kjo pd e sotme do ngelet te kufiri i 20-25 % edhe kjo per shkak te inercis.Lamtumire PD!

tosi27/05/2017 23:17

dakort me keto cim peka, dhe berishes nuk i mohohen ato qe thua ti,por mos harro se jane gabimet e medha te tija qe pd eshte ne kete lloj derexheje dhe vendi me nje demokraci qe smerret vesh.Jo se fajin e ka vetem ai, por si i thone,fillim i mbare gjysma e punes,dhe ai fillim ne 92,nuk nisi ashtu sic duhej te n?sej,historia do ti jape vendin gjithesecilit

Daj Jaku27/05/2017 23:13

O Ilir. Si duket paguhesh me normë.

ardian27/05/2017 23:06

Ke shume te drejte Z.Peka! E ka dh.... fare Luli!

Bimi27/05/2017 22:51

Dakort me artikullin,po i shkurter ne analiz.Respeke.

Zhakx27/05/2017 22:43

O i mrekullushmi Cim Peka!A e din Ti qe keta zgjedhje rezultojne PD humbese e thelle ne Shkoder?Kush e voton skilenLorenc Luka ish Kryetar Bashkie i korruptuem e hajduto-Imoral dhe Katnarine njerit nder katundet me te selbura sepse ka katunde qe jane edhe me te pasterta se qytetet, Ndyqin Nard Ndoka e te lesh jashte Jozefinen!

Iliri27/05/2017 22:27

Dakort me shkrimin!

Shto koment

Denonco