Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Çfarë tregon lista e Bashës?

Çfarë tregon lista e Bashës?

Nga Blendi Fevziu - 27/05/2017

Lulzim Basha ka publikuar dje, në limitet e fundit ligjorë, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Hermetizmi që shoqëroi listën mund të shpjegohet vetëm me përmbajtjen e saj dhe faktin që në këto 27 vjet, ky është spastrimi më drastik pas atij të vitit 1992 brenda partisë. Nuk ka asnjë dyshim që lista ishte surprizë, si edhe procedura e hartimit të saj. Nëse i hedh asaj një sy, mund të vësh re disa gjëra.

E para, lista i jep fund një epoke të partisë demokratike, thuajse 25 vjeçare. Në listën e hartuar nga Basha nuk janë as themeluesit e PD, Imami, Selami, apo Ruli (ky i fundit u tërhoq vetë); as brezi i dytë që konsolidoi opozitën e PD në vitet 1997 – 2005 si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Astrit Patozi; dhe as disa nga të ardhurit më të spikatur të vitit 2005 dhe të qeverisjes së PD si Majlinda Bregu apo Myqerem Tafaj.

Një kriter i vetëm nuk i klasifikon dot të gjithë, sepse biografia, sjellja politike apo angazhimet e tyre janë shumë të ndryshme dhe dallojnë nga njëri tjetrit. Ajo që i bashkon është të mos qenit pjesë e PD që Basha ndërtoi në këto vite dhe as pjesë e të besuarve të tij. Basha e deklaroi vetë pas publikimit të listave, se ai është mbështetur tek ata që besojnë Republikën e re, duke lënë të kuptohet se kriter ka qenë qëndrimi në 90 ditët e protestës dhe jo karriera politike, historia në parti apo opozita parlamentare.

Këtë qëndrim ai e kishte paralajmëruar edhe gjatë një fjalimi në çadër, kur deklaroi se protesta në bulevard kishte qenë më e suksesshme se sa opozita parlamentare 3 vjeçare. Basha ka nisur ndërtimin e një partie të re, që sot. Me listat, ai ka bërë edhe ndarjen zyrtare me partinë e drejtuar, në të mirë e në të keq nga Sali Berisha.

Nuk ka asnjë dyshim që lista e tij do hap debat të madh. Ndër emrat e djegur, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, por edhe Majlinda Bregu e Arben Imami do diskutohen gjatë. Personalisht nuk e kam preferuar kurrë Jozefina Topallin. Arroganca që manifestonte në pushtet ishte shpesh shenjë e një papjekurie dhe injorance politike. Por historia e këtyre katër viteve në opozitë ka dëshmuar se ajo ishte ndër shumë të paktat që e ka kryer si duhet detyrën e saj në Parlament, me kurajo dhe me guxim. E padyshim me koshiencë politike. Debatet e fundit për hyrjen në zgjedhje, ishin gjithnjë në funksion të idesë për një PD më të fortë. Po kështu edhe Patozi që ka pasur fjalime mjaft të rëndësishme opozitare. Natyrisht edhe Imami, personi i parë që ju deklaroi shqiptarëve që po krijohej një Parti Opozitare natën e 11 Dhjetorit 1990, por pse jo edhe Bregu që me gjithë diskutimet për qëndrimet e fundit, ka krijuar një figurë të rëndësishme politike dhe me ndikim publik.

Por kjo ka qenë zgjedhja e Bashës, dhe padyshim që është edhe përgjegjësia e tij.

E dyta, është cështja e emrave të rinj që janë përfshirë në listë dhe që pritet të zëvendësojnë në betejën parlamentare figurat e PD që kishin një eksperiencë 20 vjeçare atje. Kjo listë po aq sa për largimet, do debatohet edhe për prurjet e reja. Është herët te diskutohen emrat e rinj, që ende nuk janë vënë në prove. Ajo që bie në sy është rikthimi i Tritan Shehut dhe i Preç Zogajt, që figurojnë, së bashku me Dash Shehin ndër figurat themeluese të PD. Por debati do të jenë emrat e rinj. A do jenë ato një histori suksesi apo një dështim, pritet për t’u vërtetuar. Ky është basti i Bashës dhe koha do ta tregojë.

E treta, është mënyra se si listat u hartuan. Basha duhej të kishte mbledhur kryesinë dhe ta bënte atë publike. Edhe pse për shumë vetë ky është thjeshtë një formalitet, është një zbatim i rregullave në parti dhe i statutit të saj. Bjerrja e rregullave dhe shkelja e parimeve, janë hapi i parë që rrënon demokracinë brenda një partie.

Pavarësisht këtyre, Basha ka hedhur ekipin e tij në betejë dhe nuk ka shumë kohë për të vërtetuar nëse zgjedhja e ti ka qenë e qëlluar apo jo. Ai do të matet në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe atë ditë, ne do themi, nëse kjo që mbylli dje në mesnatë qe një gabim, apo një zgjedhje e duhur!

/Opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

militanti.30/05/2017 15:05

Po kujtoni drejtuesit e qarqeve ne zgjedhjet e 2013. Z Topalli humbi thelle ne Shkoder,z Imami humbi thelle ne Elbasan, z Bode humbi thelle ne korce ,z Patozi hubes si gjithnje ne Vlore ,z Bregu ministre tete vjet dhe gjithnje kunder aksionit opozitar ne fund.Ju lutem Beni nje sondazh me anetare,simpatizante dhe votues te pd te nxirrni konkluzionet.Keta paskan lindur vetem per te komanduar shqipetaret dh ebrezi i ri qe duhet te marre frenat ne dore nuk vleka per ju.

Opozitari28/05/2017 01:33

Nuk erdhi fundi i botes se nuk eshte me ne liste Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina, Kastriot Islami, Astrit Patozi, Ridvan Bode. Nuk i do anetaresia e PD-se. Shkoni pyetni ne baze anetaret e do te degjoni se cfare do te thone per Jozefinen, Patozin, Bregun etj. Nese jane futur ne PD per te qene deputete gjithe jeten atehere e kane merituar te mos jene ne liste. Le te shkojne tek anetaresia e tu mbushin mendjen qe jane ata me te miret. Atje behet opozita e vertete.

ISMAIL27/05/2017 22:18

Tani e njohe xhozin o fevzo? Po ajo ne ne paloemisionin tend, e tha shprehjen...."Plum`ballit"... Ku ishe ti qenie inferiore, t`ia beje te qarte injorancen politike te saj?!??!

torero27/05/2017 21:43

Po te kishe qene burre per politike , do kishe qene mire ta provoje te hyje te pakten qofte vetem nje here ne listat e ndonje partie dhe jo keshtu si puna jote qe ke mbi 20 e sa vjet qe te duket vetja sikur na jep mend e ti je me i miri i te mireve ...;
Ne fakt pjesa me e madhe e ju " analisteve te shqyer " , keni qene te pazoter per t'i hyre politikes ne vite dhe gjithnje keni bere rolin e sherbetorit sa majtas edhe djathtas .
Kesisoj do kishe bere mire qe minimalisht ta uroje Lul Bashen , ashtu siç boni Ed Rama kur i dha doren Lulit pas nenshkrimit te marreveshjes se 18 majit 2017 .

Berti27/05/2017 17:17

Freskimi i nje partie demokratike eshte i domosdoshem.. Koha ecen mosha sjell lodhjen
mendimet ndryshojne,, simpatite apo ftohjet dobesjone veprimtarine e hereshme. Krijohen grupime miqsh te shoqeruar me konsiderat te demshme. Nderkohe lind me keqja, zilia mandej urrejtja ndaj kryetarit te partise te zgjedhur me vota. Ngjarje te tilla ne jete nuk jan te reja. ..Si cdo qenie edhe drejtuesit e partiise humbasin mprehtesine e,mendimit, harrojne historiite e hidhura te cilat bien mbi qytetaret qe shpresojne per nje jete mete mire, Ne analizat e gazetareve te mefshte dhe atyre qe u preken nga lista, nuk flitet per problemet e veshtirae te Shqipeise, por per hallin e deputeteve ,sikur u be kiametii ,se mbeten jashte parlalmentit. Per me teper harrojne keshillat serioze te diplomateve te shquar te Europes dhe SHBA.

Arber Pashtriku27/05/2017 16:23

Nese dikush i konsideron 90 ditet e protestes nje sukses atehere dicka nuk eshte ne rregull.
1. Protesta kerkoi doreheqje te Kryeministrit dhe qeveri teknike - perfundoi ne bashkeqeverisje.
2. Votim dhe numerim dhe indetifikim elektronik - ASNJEREN.
3. Ndryshim te ligjit zgjedhor dhe zgjedhje te presidentit nga populli - arriti reklamat falas me televizionet
4. Republiken e re - arriti nje parti teresisht SOROSIANE ku edhe kryetari i FRPD qe u zgjodh ne kundershtim me te piketuarin e SOROSIT per here te pare nuk perfshihet ne listat e PD-se. Nje republike te re me Genc Pollon Tritan Shehun e disa te tjereve qe nuk ju thuhet as emri eshte per ti bere m****.
Basha ka bere shume mire qe la Boden, Islamin, Dogjanin e sidomos Majlinda Bregun me Eduart Selamin jashte listave por lenia jashte e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit nuk mund te perligjet me asgje. Po ashtu nuk mund te perligjet vendosja ne lista e djalit te Fahri Balliut. Cfare kontributi ka dhene ky i fundit per PD-ne.
Ndoshta nuk eshte e vertete po vertet duket se keto lista jane hartuar ne bodrumet e George Sorosit.
PD nuk eshte me parti e te djathtes shqiptare, nuk eshte me parti e shtreses se te persekutuarve politike por eshte thjeshte nje shtojce e PPSH-se alias PS.

loqenisti27/05/2017 14:54

Ju te ashtuquajtur opinioniste nuk keni bosht jeni si ato prostitutat. Deri dje na cate b..... Kur flisnit per rinovim te PD dhe te strukturave te saj. Tani na tregoni keqardhjen per te ashtuquajturit figura te PD. Lul Basha eshte kryetar legjitim i PD dhe nuk u mer doren as juve qe jam I sigurte qe doni ti vini gure nen rrota por Ai ka te drejten e zotit tu jape drejtim puneve te nisura per Republiken e Re.

Beni27/05/2017 14:53

Fejzi kjo eshte lista me e dobet e PD ne keto 25vite.Jam dakord qe kerkohet freski ne lista por duke u konsultuar me forumet e partise.Ka kandidate ne lista qe kane qene anetar te PS,nuk kane lidhe fare me PD dhe eksperience 0 .Lista eshte thjeshte servile te kryetarit dhe te menduar per 26 qershorin per te mbajtur partine pasi humbja e zgjedhjeve nga PD tashme eshte vulosur.Keqardhje per PD ku e katandisi Lulzimi .

Kritiku27/05/2017 13:00

Basha s'po i le asgje mangut Rames. Nuk eshte problemi se u hoqen te vjetrit, por sepse u hoqen "pa gjyq". Edhe kur bejme listat e dasmes, pyesim familjen, kurse listat e deputeteve qenkan bere vetem si i do Komandanti, pa pyetur bordin drejtues te PD. Si perfundim, do shohim shpejt qe Republika e re e Bashes do degjenerohet me keq se Rilindja e Rames. Politikanet nuk sillen keshtu, aventurieret dhe frikacaket per karrigen e vet, po. Se paku fare, kjo tregon se kryetari i partise nuk ka pasur pike besimi te partia qe ka drejtuar. Mire thone ca komentues vigjilinte, se Basha e ka ngaterruar partine me ndermarrjen private. Dalte hajer, tha Besnik Mustafa, po veç hajer s'ka nga del... Hajeri i mire shihet qe me mengjes.

Shaba27/05/2017 10:49

Politika nuk behet vetem ne Parlament. Te mos jesh deputet nuk do te thote se je jashte politikes. Ai qe e mendon keshtu vertet e meriton largimin. 60-70 vete jane te shkreten. Partia nuk funksionon vetem ne Parlament, le ta shfrytezojne eksperiencen e tyre politike ne zgjerimin, konsolidimin dhe fitoren e PD-se.

Shqiptari27/05/2017 10:46

Keta te "djegurit" tani do ta tregojne karakterin, besnikerine, moralin dhe veten e tyre se sa e kane dashur PD, se perse e kane dashur dhe se sa e duan fitoren e PD?

Shaba27/05/2017 10:43

O Fevzo, kur PD del me te vjetrit, thoni PD nuk ndryshon, kur PD i heq te vjetrit, thoni larguan eksperiencen, cilen eksperience, deshtimin, tradhetine, bukeshkelesine? Kur futen te rinjte thoni nuk kane eksperience? Kesaj i thone cfare uji i ke dhene gomarit, ose njeri thote hip se te vrava, tjetri thote zbrit se te vrava. Por te pakten lista e opozites eshte shume here me e mire dhe me simpatike se sa ajo e Rames.

Antioros27/05/2017 10:24

Lista u dorezua nji dite me vonese pas skadimit te afatit ligjor. Totalish e pa ligjshme. Listat jane mbushur plot me emrat e sorosit te qilit. Kjo eshte vdekja e shqiperise. Ta gezoni rivdekjen per se dyti pas 2013.

Antioros27/05/2017 10:23

Lista u dorezua nji dite me vonese pas skadimit te afatit ligjor. Totalish e pa ligjshme. Listat jane mbushur plot me emrat e sorosit te qilit. Kjo eshte vdekja e shqiperise. Ta gezoni rivdekjen per se dyti pas 2013. Hani m... tashti

qytetari27/05/2017 10:01

ik mor fantomas fevzi hajdut shkoj bertiti atyre legenave qe merr perdite ne emision leri analizat se nuk ke mendt, po na tregon arrogancen ti je per vete babai arrogances, kastravec

Pasho Maksuti27/05/2017 09:47

Kjo eshte pasoje e shnderrimit te partise ne ndermarrje private , ku "pronari" vendos si te doje. Nuk ka forume partiake qe te percaktojne se kush do t'i perfaqesoje, nuk ka demokraci partiake dhe as qe mund te pritet te ndodhe ndryshe. Kjo tregon se organet partiake jane formale dhe pa kurrefare vlere. Edhe personat e paperfashire ne lista jane kontribues te kesaje ndermarrje (partie) qe kemi sot pasi i kane sherbyer deri ne fund "pronarit", kane votuar ndryshimet kushtetuese per kete sistem zgjedhjesh ku lista pergatitet nga njëshi i partise. Me kete forme pergatitjesh te listave zgjedhore si ne PD ashtu edhe ne PS nuk mund te pretendohet se funksionon sistemi demokratik e perfaqesues, por kemi autokraci partriake.

Shto koment

Denonco