Pse Trump arriti të frikësonte NATO-n

Pse Trump arriti të frikësonte NATO-n

Nga Franko Ordonez - 25/05/2017

Presidenti Donald Trump dërgoi valë tronditëse në të gjithë Evropën, kur ngriti zërin kundër aleancës së NATO-s, gjatë fushatës presidenciale dhe kërcënoi të mos mbronte asnjë nga kombet që nuk kishin paguar pjesën e tyre nga shpenzimet e mbrojtjes.

Ai nuk ishte i pari që ngriti këto shqetësime: Presidenti Barack Obama shpesh ankohej se anëtarët e NATO-s nuk kishin shpenzuar mjaftueshëm në mbrojtje.

Por ishte retorika jodiplomatike e Trump që e nxori këtë çështje në krye të agjendës së grupit këtë javë, kur anëtarët e NATO-s pritet të sigurohen që të gjithë të përmbushin kërkesat e aleancës.

Obama u ankua tre vjet më parë në një mbledhje të udhëheqësve të Bashkimit Evropian se mbrojtja nuk mund të lihej vetëm në duart e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Duke përmendur aneksimin e rajonit të Krimesë nga Rusia, Obama tha se situata "na kujton se liria jonë kushton ".

Gjashtë vjet më parë, Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Robert Gates shkoi edhe më tej, duke paralajmëruar liderët e NATO-s se politikanët e rinj amerikanë, ‘ata për të cilët Lufta e Ftohtë nuk ishte një përvojë e jetuar’, mund ta braktisin aleancën e mbrojtjes.

Por ishte, Trump ai që i frikësoi udhëheqësit për pranimin e monitorimit të shpenzimeve të tyre të mbrojtjes, kur ai e quajti organizatën 28-anëtarëshe "të vjetruar" dhe kërcënoi të tërhiqte ose të zvogëlonte ndjeshëm fondet.

Ndërkohë që Trump shkoi në Berlin të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  u takua me gazetarët dhe përgëzoi administratën Trump se kishte dhënë një shembull duke paraqitur një buxhet që do të rriste shpenzimet ushtarake në Evropë me 40 përqind.

"Ky një angazhim për mbrojtjen tonë kolektive nga Shtetet e Bashkuara, nuk është  vetëm me fjalë por edhe me veprime," tha ai.

Stoltenberg tha se pret që udhëheqësit të miratojnë një nismë të re brenda NATO-s, me anë të së cilës, secili anëtar do të paraqesë raporte vjetore dhe të detajuara mbi përparimin e tyre drejt rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes për të mbështetur organizatën ushtarake.

"Ky do të jetë një mjet i ri për t’u siguruar që do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona", tha Stoltenberg.

Ardhja e Trump në Bruksel, pas takimit me Papa Françeskun në Vatikan, shënoi fillimin e gjysmës së dytë të turneut të tij të parë presidencial. Pjesa e parë u llogarit si një pelegrinazh fetar që e çoi atë nga Arabia Saudite në Izrael dhe pastaj në Romë.

Gjysma e dytë do të paraqesë një takimin me anëtarët e NATO-s dhe udhëheqësit evropianë për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë më shumë aleatët e NATO-s për të luftuar terrorizmin dhe për të ndarë barrën financiare të aleancës.

Por shenjat e para tregojnë se Trump-in e pret një mjedis tejet i vështirë. Përtej pohimit të se NATO-ja ishte e vjetruar, Trump është ven nën kritika të ashpra, pasi, sipas zyrtarëve gjermanë, i ka dhënë Kancelares Angela Merkel një "projekt-ligj" të rremë për pagesat e vonuara të NATO-s gjatë takimit të tyre në Uashington. Shtëpia e Bardhë mohoi haptazi pretendimet.

Megjithatë, Trump është vënë nën presion për të treguar se mbështet aleancën e NATO-s, diçka që liderët evropianë dëshirojnë ta shohin me ngulm, duke pasur parasysh rënë e polemikave që ka mbuluar Uashingtonin, mbi kontaktet e mundshme ndërmjet ekipit të tij dhe Rusisë, kundërshtarja e shumë vendeve të Bashkimit Evropian.

Anëtarët janë duke pritur për të parë nëse Presidenti  Trump do të japë një mesazh populist dhe do të përsërisë komentet që i kanë zemëruar, si mbështetja për Brexit-in në qershor, i cili çoi në largimin e Britanisë nga BE-ja dhe përhapi frikën për një “efekte domino”.

Duke marrë parasysh përpjekjet e NATO-s për t'u përballur me agresionin rus në Ukrainë, anëtarët janë veçanërisht të shqetësuara se Trump ende nuk e ka miratuar në mënyrë të qartë nenin 5 të NATO-s, i cili përcakton se një sulm ndaj një shteti anëtar është një sulm ndaj gjithë aleacës.

Ndryshe nga Zëvëndëspresidenti Mike Pence dhe Ministri i Brendshëm,James Mattis, Trump nuk ka thënë kurrë se është i angazhuar në këtë mision themelor të NATO-s.

Duke folur me reporterët në bordin e Forcave Ajrore, Ministri i Jashtëm, Rex Tillerson ,tha se Trump mbështeste nenin 5, por shtoi se punonte për fjalimin dhe verëtjet zyrtare në Selinë e NATO-s.

Stoltenberg minimizoi polemikat të mërkurën, duke thënë se Trump ka premtuar mbështetje të fortë për NATO-n. Duke vepruar kështu, Stoltenberg bëri të qartë se SHBA është në fakt mbështetja kryesore e misioneve të NATO-s.

Pra, duke shprehur mbështetje të fortë për NATO-n dhe garancitë tona të sigurisë, Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump, kanë shprehur gjithashtu një mbështetje të fuqishme për nenin 5 dhe mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s. /McClatchy – Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

etina26/05/2017 17:29

Nje hollesi qe askush nuk e ka vu re: Shikoni shkallet e avionit qe ngjit Tramp Avia(partner)
=Partner=shembje=jaka te bardha=fund i epokes se pushtetit qe nuk ka asgje te perbashket me fjalen demokraci efektive dhe e drejtperdrejt!

ela26/05/2017 17:23

Ai ndeshet kudo ne boten e qyteteruar me nje reaksion ala soros-marsiane-mason-sektar.

juri25/05/2017 20:19

J[ ME SHUME ESHTE FAKE MEDIA QE DEVIJONE CDO FJALI TE TIJ ORGANIZATA SORJANE NE TE GJITHE BOTEN

Shto koment

Denonco