Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ligji për transmetimin pa pagesë prish mekanizmin e garës së pabarabartë

Ligji për transmetimin pa pagesë prish mekanizmin e garës së pabarabartë

Nga Ndriçim Kulla - 23/05/2017

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk fillon ditën e votimit, por ditën e parë të fushatës madje dhe më parë kur nis manipulimi i opinionit publik. Një nga mënyrat kryesore se si bëhej kjo gjë ishte përdorimi i spoteve publicitare politike, të transmetuar në median televizive.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2015, arriti kulmin një nga anët më të këqija të sistemit klientelist qeveri-media që është transmetimi i spoteve publicitare politike të paguara nga kanidatët qeveritarë dhe biznesmenët pranë qeverisë.

Kjo praktikë e vinte opozitën në një garë të pabarabartë ku nuk kishte asnjë shans të përballonte fuqinë financiare të pushtetit. Prandaj ligji i miratuar së fundi për transmetimin pa pagesë të spoteve publicitare politike, duke marrë televizionet si kompensim zbritje në taksa, përbën një mënyrë për të prishur një mekanizëm që e vinte opozitën në kushte të pabarabarta në garë që në nisje të fushatës elektorale. Kundër këtij ligji mund të ankohen vetëm ata pronarë mediash që kanë përfituar duke qenë pjesë e një sistemi klientelist të padrejtë.

Kot ankohen se po iu shkelen të drejtat dhe liritë e tyre si sipërmarrës duke i detyruar të bëjnë shërbime falas. Ligji e parashikon qartë shpërblimin e arsyeshëm për punën që do të bëjnë. Sigurisht nuk do të marrin më fitimet e padrejta, sipas parimit “Sa të jetë Lalë Gjoni, hani, pini e këndoni!” “Lalë Gjoni” ka dalë nga loja për këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco