Ky ishte një sulm ndaj fëmijëve të pafajshëm. U mbush kupa!

Ky ishte një sulm ndaj fëmijëve të pafajshëm. U mbush kupa!

Nga Julie Lenarz - 23/05/2017

Si mundet të njeri të shkëputet kaq larg nga kodi moral sa të sulmojë një turmë fëmijësh  që po festojnë në një koncert.

Përgjigjia është po aq e thjeshtë sa edhe e tmerrshme. Kemi të bëjmë me një sulm ekstremist islamik. Këta terroristë janë një armik që nuk ngurrojnë të lidhin eksplozivë rreth fëmijëve të tyre, janë një armik që rrëmbejnë fëmijët e pakicave etnik dhe u premtojnë parajsën nëse kryejnë shpërthime vetëvrasëse. Çfarë na bën të mendojmë se do të ndaleshin përballë fëmijëve tanë?

Armiku që po luftojmë ka një emër: Islamizëm. Dhe jo, nuk ka të bëjë me Islamin

Kemi të bëjmë me një armik që adhuron vdekjen aq sa ne adhurojmë jetën. Është një armik me të cilin ne nuk mund të negociojmë apo të bëjmë kompromis. Nuk ka asnjë bazë të përbashkët për t'u gjetur me një armik kaq të fiksuar me një ideologji që është krejtësisht e paimagjinueshme për mënyrën tonë të jetesës.

Nëse mendoni se duhet bomba apo dronë për ta radikalizuar një individ dhe për ta udhëhequr që të kryejë një sulm kundër të pafajshmëve, e keni gabim. Një fund i shkurtër, një krah i ekspozuar ose një fije floku e zbuluar është mëse e mjaftueshme për të mbjellë zemërimin e tyre vdekjeprurës mbi ne.

Ata i therin vajzat e tyre sepse shkojnë në shkollë. Ata i vrasin ato pse kërcejnë në rrugë. Ata shkatërrojnë me acid fytyrat e vajzave të tyre sepse bien në dashuri me njeriun e gabuar. Ata i qëllojnë me vdekje nëse përdhunohen sepse kështu dëmtojnë nderin e familjes.

Pikërisht për shkak të kësaj ideologjie helmuese që rrjedh nëpër venat e tyre, sot ne duhet të mbledhim trupat e fëmijëve tanë në zemër të Mançesterit.

Njerëzit do të përdorin hashtag-e dhe do të ndryshojnë fotografitë e tyre të profilit për të shprehur solidaritet me viktimat e një krimi kaq të neveritshëm dhe të papërshkrueshëm sa i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Por fjalët kanë rëndësi. Dhe  duhet ta mendojmë dy herë nëse jemi vërtet të kënaqur me serinë e fjalimeve banale, që pa dyshim, do të rifillojë të thuhen sërish, ashtu si pas çdo sulmi terrorist.

Na thuhet vazhdimisht  të mos kemi frikë. Na thuhet të mos biem pre e zemërimit. Na thuhet të qëndrojmë të bashkuar. Islami është një feja e paqes. Terrorizmi nuk ka fe.

Por sot kemi prindër të dëshpëruar që po përpiqen të vihen në kontakt me fëmijët e tyre dhe që luten të jenë gjallë. Le të ndalojmë për një moment. Nuk jemi në një situatë normale.

Duhet të kemi frikë. Dhe po,  duhet të zemërohemi. Dhe sigurisht, ne meritojmë më shumë se fjalime boshe solidariteti.

Është një ideologji që nuk po e importojmë më nga vende të largëta. Ajo tashmë ka zënë rrënjë në vendet tona. Është predikuar në xhamitë dhe shkollat ??islame. Është përhapur nga predikuesit famëkeq të urrejtjes që paguajnë taksa në vendet tona për të luftuar për të “drejtën” e tyre sublime: Të mbjellin vdekje për jobesimtarët.

Një makinë që vërshon mes kalimtarëve apo një sulmues që ther të pafajshëm në tokën evropiane mezi merr vëmendjen e gazetave për dy orë

Por këtë herë një terrorist hodhi veten në erë në mes të një turme fëmijësh të vegjël, në mes të fëmijëve tani,  që do të duhet t’i përcjellim për në një morg, duke i prerë ne mes të ardhmen e tyre e ndritshme. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Tani u mbush kupa! /The Telegraph - Përshtati Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

labi28/05/2017 11:23

fatkeqesi te ndihmosh njerez te tille..ti shpetosh nga mbytja ne det...ti strehosh..ti ushqesh...tu hapesh syte...dhe pastaj te hedhin bomba ndaj njerezve tuaj...

Arber23/05/2017 18:47

Askush nul i pergjigjet disa pyetjeve shume te theshta por merren me po ato muhabete. 1. Pse Saudit, regjimi me i korruptuar ne bote, me antidemocratik, perhapes i Wahabizmit eshte ne aleance me Israelin, dhe qe te dy keto regjime mbeshteten nga fuqite globale? 2. Kush fiton nga boshlleku me shkaterrimin e shteteve me te fuqishme ne Lindjen e Mesme, dhe laike si, Iraku, Libia, Egjipti, Siria, nepermjet sumeve te drejtperdrejta te perendimit, ose te ashtuqquajturave "pranvera arabe?" 3.Kush perfiton nga "boshatisja" e Lindjes se Mesme nga meshkuj 17-35 vjec qe nisen per "emigrim ne Europe? 4. Kush perfiton qe e nxit dhe perkrah kete eksod masiv per te shkaterruar homogjenitetin nacional te kombeve te Europes dhe "boshatisjen" e Lindjes Se Mesme nga meshkuj 17-35 vjec? 5. Pse Irani konsiderohet si "i keq" antidemokratik dhe i rrezikshem kur ne fakt eshte Arabia Saudite qe eksporton Wahabizmin qe krijon terroriste? Po ti pergjigjeni ketyre pyetjeve atehere del e verteta.

E verteta e thate23/05/2017 17:16

Njeriu ose njerezit qe kane kryer kete sulm kane qene te kontrolluar nepermjet teknikave te kontrollit te mendjes MK Ultra (ose te ngjashme) te zhvilluara nga Mbreteria e Bashkuar dhe SHBA-ja. Sulm i kryer nga "autoritetet" vendase (jo ato zyrtare) per te fajesuar ate qe kane ndermend te fajesojne dhe te sulmojne. Skema krijo problemin-ofro zgjidhjen-arri qellimin e fshehur. Autorja eshte pjese e opinion-gatueseve te "autoriteteve"

Shto koment

Denonco