Marrëveshja e armëve me Arabinë Saudite goditje fatale për Putin

Marrëveshja e armëve me Arabinë Saudite goditje fatale për Putin

Nga Roger Simon - 22/05/2017

Nëse diçka duhet të dominojë në raportet mediatike këto ditë, është marrëveshja miliarda dollarëshe e armëve me Arabinë Saudite

Asgjë nuk mund të ishte më e keqe për Rusinë. Kjo marrëveshje është katastrofike për Kremlinin, por mos prisni të dëgjoni nga CNN-i, “Neë York Times” apo “Washington Post”.

 Ata vënë bast se Trump ose ndonjë nga njerëzit e tij kanë thënë diçka të dyshimtë në një telefonatë me diplomatët rusë. Në zemërimin e tyre të pazgjidhur  me ortodoksinë liberale, ata duket jetojnë në një univers alternativ, të ndarë nga realiteti.

Jo shumë kohë më parë Ronald Reagan ndërtoi armatime amerikane për të mos shkuar në luftë me Bashkimin Sovjetik, por për ta “falimentuar” dhe nxjerrë jashtë rendit.

E njëjta gjë po ndodh edhe kësaj radhe. Shitja e treqind e pesëdhjetë miliardë dollarë armëve të përparuara në Arabinë Saudite nuk ka për qëllim vetëm Iranin. Ajo gjithashtu shënjestron “vëllanë e madh” të Iranit, Rusinë.

Trump është armik i Rusisë në një mënyrë që Obama dhe Clinton nuk e kanë ëndërruar kurrë të jenë. Ai ka kundërshtuar gjithashtu marrëveshjen me Iranin dhe ndihmën e tij financiare ndaj Hezbollahut, Hamasit, Houthit në Jemen, Assadit dhe kush e di se kujt tjetër.

Megjithatë, shumica e mediave po shfrytëzojnë rastin të theksojnë se Irani sapo ka zgjedhur një udhëheqës "të moderuar". Çuditërisht, mediat po tregohen të verbra ndaj rregullave antidemokratike të zgjedhjeve iraniane.

Rouhani  i “moderuar” ka burgosur (dhe varur) më shumë kundërshtarë politik sesa Ahmadinexhadi dhe ka një rekord më të keq të të drejtave të njeriut se paraardhësi i tij, sipas OKB-së.

Megjithatë fjalimi i mbajtur nga Trump në Rijad ishte një moment vërtet nxitës. Askush nuk e di nëse kjo ishte një pikë kthese,  por mund të themi se ishte përpjekja e parë serioze nga një udhëheqës i botës së lirë për të bërë diçka domethënëse, duke mbledhur së bashku udhëheqësit e botës islame për të kundërshtuar terrorizmin islamik.

Obama, edhe pse u rrit si mysliman, nuk u përpoq asnjëherë të bënte diçka të ngjashme. Është pothuajse e pamundur të imagjinojmë Hillary Clinton të ndërmarrë një hap të tillë(dhe jo sepse është grua). U desh që dikush kaq i “papërshtatshëm” sa Trump të merrte situatën në dorë.

Ironikisht, fjalimi  i Donald Trump në Rijad mund të zgjojë gjithashtu edhe Putinin. Ai mund të jetë një ‘bandit’, por ai është një bandit pragmatik. Ai  i vendosi bastet e tij mbi Iranin kur e pa Obamën të dëshpëruar për një marrëveshje. Dhe kur Obama u tërhoq nga "vija e kuqe" e përdorimit të gazit në Siri, Putin u ‘trimërua’.

Por tani që gjërat kanë ndryshuar, mund të ndryshojë edhe Putin, sidomos nëse Trump i shkon deri në fund iniciativës së tij.

Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet ta mbështesim Presidentin, duke përfshirë edhe njerëzit prapa tavolinave të CNN-it dhe NYT-së.

Ankesat për marrëveshjen e Iranit gjithashtu do të bëhen më pak të rëndësishme, pasi pa mbështetjen e Rusisë, Irani bëhet më i dobët në skenën botërore.

Aspiratat e tij bërthamore tashmë do të kundërshtohen edhe nga një Arabi Saudite më e armatosur.

/PJ Media - Përshtati Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber23/05/2017 19:00

Arabia Saudite eshte ne aleance me Israelin kunder Iranit, jo se Irani eshte antidemokratik, sepse Arabia Saudite eshte regjimi me i korruptuar dhe me antidemokratik ne bote, qe ushqen "besimtaret " me wahabizem, e qe terrorizojne Europen me akte terroriste, por sepse Irani eshte shteti i vetem qe zionistet e kane frike. Nje Iran berthamor do te thote zhdukje e Israelit nga faqja e dheut. Pjesa tjeter e padukshme eshte qe projekti i linjes se naftes e gazit e qe kalon ne Levant (Siri), drejt Europes, nuk perfshin Iranin si pjese e tij, dhe po ashtu demton rende Rusine duke e konkuruar ne eksportin e naftes e gazit drejt Europes. Asadi nuk ra dakort me Sauditet per kete pipeline, ndaj duan ta heqin qafe, jo se eshte antidemokratik por se eshte pro Iranit dhe ju prish projektin e ketij pipeline.

Shto koment

Denonco