Çfarë fitoi Lulzim Basha me çadrën?

Çfarë fitoi Lulzim Basha me çadrën?

Nga Blendi Fevziu - 22/05/2017

Është e vështirë të flasësh për marrëveshjen Rama-Basha dhe akoma më e vështirë të thuash se cili është fituesi dhe humbësi i saj. Është po kaq e vështirë të flasësh për palë të treta të humbura, sepse ekuacioni që ka sjellë kjo marrëveshje nuk llogaritet dot tani.

Edhe nëse palët flasin dhe janë të sinqertë, marrëveshja është plot të panjohura dhe askush, përfshi vetë protagonistët, nuk të thonë dot se cila do të jetë e ardhmja e saj.

Por nëse ka një gjë që mund të thuhet për marrëveshjen, ajo mund të pranohet me gojën plot: Basha ja arriti ta hapë betejën elektorale dhe kjo është fitorja më e madhe e çadrës dhe e tij.

Mjafton një analizë fare e thjeshtë për ta argumentuar këtë.

Më 17 Shkurt të këtij viti, një ditë përpara tubimit që instaloi në bulevard çadrën e protestës, Lulzim Basha dhe PD dukeshin me pak shpresë. PS kishte konfirmuar koalicionin me LSI dhe PDIU, duke lënë të kuptohej që fitorja e tyre ishte XXL.

Mbështetësit e PD ishin shumë pak të motivuar pas zgjedhjeve lokale të 2015 dhe sidomos pas humbjes problematike në Dibër. Kritikët e PD thoshin që votues të saj, në mungesën e shpresës për fitore do kalonin tek parti të tjera në një masë jo të vogël dhe kjo do të kthehej në problem.

Të gjitha instrumentet mbështetëse të zgjedhjeve, “të fortët”, “të pasurit” dhe “influentët” e lokaliteteve dukeshin të lidhur mirë me PS.

Vetë Basha nuk e kishte të konsoliduar lidershipin në parti dhe shumë veta, jashtë dhe brenda PD e shihnin me mosbesim. Në këtë kontekst, humbja e PD nuk dukej më e mundshme, por thuajse e sigurtë.

Tre muaj më pas dhe me një protestë që kishte shumë personazhe brenda PD, por edhe në media kundër, Basha ja arriti ta kthejë situatën në favor të partisë së tij.

Së pari koalicioni XXL nuk ekziston më. PS do garojë e vetme dhe LSI me PDIU po ashtu. Ky është bonusi më i madh që Basha mori nga protesta e tij. Në një garim të tillë loja është hapur nga fillimi dhe shanset për një rezultat surprizë po ashtu. Të gjithë e dinë që një rezultat i ngushtë, mund të çojë në kombinime të tjera të shifrave për të arritur numrin magjik 71. Pra PD është e hapur t’i bashkojë shifrat e saj me të gjitha partitë, ndryshe nga 3 muaj më parë kur nuk kishte asnjë shans për këtë.

Së dyti, Basha me çadrën, forcoi shpirtin e opozitarizmit dhe qëndresës dhe i bindi mbështetësit e tij se një fitore e mundshme nuk është aq larg. Duke shkarkuar 15 ministra të qeverisë dhe duke i zëvendësuar me ish-zyrtarë të administratës së PD, ai ka dhënë mesazhin që pushteti është afër dhe kjo ndikon tek mobilizimi i njerëzve të tij më shumë se çdo gjë.

Së treti, Basha konsolidoi ndjeshëm në publik dhe brenda partisë, lidershipin e tij. Sot mund të jesh kundër apo pro Bashës në parti, por vështirë të mendosh që ai është thjeshtë një marionetë siç mendonin deri 3 muaj më parë shumë vetë.

Për të gjitha këto arsye, Basha ka kthyer në zgjedhje garën, pas 3 muajsh protestë. Padyshim ai e di që edhe Rama ka bërë kalkulimet e tij. Rama ka dashur dhe ka arritur të heqë çdo peshë që i rridhte nga koalicioni dhe po tenton të bëjë një betejë ku i humb apo fiton të gjithë. Ja arrin apo jo, këtë sërish nuk e thotë dot askush. Por të gjithë mund të thonë që së paku, tani do të kemi një garë.

/Opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jurgen23/05/2017 01:38

Basha ishte nje kryetar Pertie ne Principin perendimor, por shqiptaret sie popull Epik nuk merret me intiligjencen, kerkon arrogantin ate pe e vjedh, genjen, trafikon, poshteron er "Fortin". Po keshtu edhe pseudo intellektualet shqiptare nje figure te tille kerkojne prandaj se kuptonin dhe se akceptonin dot Bashen. Basha fitoje ate qe se ka fituar asnje oposite deri me sot. Te detyroshe mxhorancen dy here te ndroje qeverine dhe ti marresh gjysmen e qeverise eshte rast i vetem ne Bote. Ose Basha eshte nje gjeni o Edushi eshte vetem nje Truthare. Dhe kush nuk do ta kuptoje zoti e ndimofte per trute qe ka.

...22/05/2017 16:46

Rama kishte 2 opsione ne tavoline, ta linte pushtetin bute sic dhe beri apo me revolucion ku nuk mund te parashikohej se cdo ndodhte. Veproi per shpetuar bythen e vet duke bere kalimin e bute te pushtetit, perndryshe nje 97 e dyte e priste ate dhe PS. Ai ka vertetuar se nuk eshte politikan dhe qe shet kedo kur e ka bythen keq

Jurgen22/05/2017 15:56

Basha ishte nje kryetar Pertie ne Principin perendimor, por shqiptaret sie popull Epik nuk merret me intiligjencen, kerkon arrogantin ate pe e vjedh, genjen, trafikon, poshteron er "Fortin". Po keshtu edhe pseudo intellektualet shqiptare nje figure te tille kerkojne prandaj se kuptonin dhe se akceptonin dot Bashen. Basha fitoje ate qe se ka fituar asnje oposite deri me sot. Te detyroshe mxhorancen dy here te ndroje qeverine dhe ti marresh gjysmen e qeverise eshte rast i vetem ne Bote. Ose Basha eshte nje gjeni o Edushi eshte vetem nje Truthare. Dhe kush nuk do ta kuptoje zoti e ndimofte per trute qe ka.

LADI22/05/2017 14:31

z. FEVZIU NUK THUHET SHUME VETA

Analist.22/05/2017 13:52

Nga te gjitha ndryshimet pas marreveshjes po duket qe Rama ka rene dhe po mundohet te justifikoje humbjen.Nese do kishte pretendime akoma per karrigen e Kryeministrit nuk do ti ndahej koalicionit me te gjithe LSI,PDIU e me gjere per te bere perseri 1.000.000 votat.Por sic duket ultimatumi eshte "rri urte se......." Sipas meje Basha e ka marre miratimin per Kryeminister ndryshimet jane prologu,epilogu eshte shkruar por pas zgjedhjeve vetem do lexohet.Urime z.Basha qe dite te fitosh betejen dhe ne fund luften.Kam besim tek Republika e RE dhe tek ndershmeria ez.Basha.

fevzo22/05/2017 13:33

Une jam Fevzo po flas per Fevzo te ashtuquajtur opinionist. Si nuk ka turp Ky Fevzo opinionisti, deri dje kishte nje vleresim tjeter per te nderuarin Z. Basha madje edhe ne studio tregohej teper harbut. Tani na tregon perralla se ne keto tre muaj Z. Basha qenka konfiguruar si lider I te djathtes. Mesa duket po I vjen era e ndryshimit te pushteteve

Muzapopullore22/05/2017 13:25

Luluja fitoi te gjatin. Qelbesira Lulu-zim perdori besimin e mijera votuesve "per republiken e re"
Tani shijoni Rame kokeboshin edhe per 25 vjet. PeDeja shkoi per lesh. Lulu-zim-asgjeja ngeli asgje sic ishte. Fitoi vetem kriptokomunisti Edvin.

Vetting Rama22/05/2017 13:10

Fevziu e di me mire pasi tere diten me keto pune merret dhe une e shikoj si analize teper te sakte, dua te shtoj vetem ate qe thote italiani: "Il truco c'e ma non si vede", ajo qe nuk shohim ne eshte "LAPRA AMERIKANE", kush e ka honger???????

Arber22/05/2017 11:32

Cfare fitoi?
Berrylin

shkodrani 22/05/2017 11:28

z.Fevziu loja do u quante e hapur në qoftë se Basha ja arrin te futet në garë me aleatët e tij bashkë nën siglen e PD kjo do të thotë që Basha dhe PD futen si koalicion ndërsa Rama dhe PS futen vetëm në gare kjo do të thote që PS do ketë vetem votat e saja ndërsa PD votat e gjithe te djathtes ---- në mendimin tim PD fiton e bashkuar kundër PS vetëm me llogjike të thjeshtë PS është e konsumuar nga konçesionet e shumta , droga , arroganca tepruar , faturat kundër fukarenjve , taksidaret e biznesit pra PS do ketë firo goxha nga votat e 2013 shto këtu shumë votues socialistë që nga kjo situatë preferojn të bojkotojne votimin , tani vijme tek votat e majta LSI PSD PDS etj parti garojnë të gjithë vetem do ikin me mijëra vota kot fusim këtu dhe LIBRAN e majtë plus KOKËDHIMEN që së paku i heqin PS mbi 20 000 vota në Jug të vendit pra vota e majtë pa koalicion do ikin kot ( psh PSD do marri 7000 vota të majta në Vlorë po nuk fut dot deputet ) LSI kam mendimin se do jetë partia që do e vuaj më shumë këte fenomen mundet ti ikin në çdo çark mbi 4000-5000 vota kot dhe po ti krahasojmë me 2013 të gjitha këto vota formonin të famshmin numër 1 000 000 që aq shumë mburreshin të majtit ------ Rama ka bëre gabim me këtë marrveshje ështe i humbur se ky kod zgjedhor kërkon bashkepunim për çdo votë --- Kjo ishte dhurata më e bukur që EDI RAMA po i bën të djathtëve

Fejzo22/05/2017 11:13

E gjthe kjo ishte nje pazar humbi kauza per zgjedhje te lira tre moskultjeret u bene bashke dhe do hane votat e ashtu quajtur te vegjel qe po rriteshin per dite (pazar i felliqur)

Shto koment

Denonco