Vizita në Arabi dhe vizioni i Trump për Lindjen e Mesme

Vizita në Arabi dhe vizioni i Trump për Lindjen e Mesme

Nga Bernard Haykel - 21/05/2017

Një nga qëllimet kryesore të Presidentit Trump ka qenë që ndryshimi i politikave të paraardhësit të tij. Pra, nuk është çudi që vizita e Trump këtë fundjavë në Arabinë Saudite,  e cila shënoi edhe vizitën e tij të parë në një vend të huaj, të sinjalizojë një ndryshim total të politikës së jashtme të Barak Obamas në Lindjen e Mesme.

Premtuese apo shqetësuese?

 Riadi dhe Jerusalemi janë ndalesat e para në këtë udhëtim, i cili shënon edhe përpjekjen e zyrtare të Donald Trump për ta distancuar veten nga afrimi i Obamas me Iranin.

Përllogaritja e administratës së mëparshme përfshinte krijimin e një balance fuqie mes aktorëve rajonalë, domethënë Arabisë Saudite dhe Iranit, në mënyrë që të zvogëloheshin gjurmët ushtarake që Amerika kishte lënë në rajon. Por sic është bërë e qartë , strategjia e Obamës dështoi.

Trump, në të kundërt, ka një dëshirë të fortë për t'u bashkuar fuqimisht me aleatët tradicionalë të Amerikës, Arabinë Saudite dhe Izraelin dhe e ka identifikuar vazhdimisht Iranin si burim jostabiliteti në rajon.

Me të drejtë, ai thotë se Irani ka përdorur marrëveshjen bërthamore të arritur me gjashtë fuqitë më të mëdha , në vitin 2015, për të rritur ndikimin e tij në të gjithë rajonin, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të aktorëve jo-shtetërorë si grupit separatist Hezbollah në Liban dhe Siri, rebelët Houthi në Jemen si dhe njësitë e mobilizimit popullor në Irak.

Trump është shprehur i vendosur për dhënien e përparësisë në marrëdhëniet strategjike të Amerikës me Mbretërinë dhe do të përshëndetet nga Riadi si partner i shteteve të moderuara myslimane në luftën kundër lëvizjeve radikale ekstremiste si Shtetit Islamik.

Trump pritet të japë një fjalim të madh mbi Islamin dhe Perëndimin, me shpresën për të rivendosur në vend reputacionin e tij pas akuzave si islamofob.

Si rikthim, Arabia Saudite ka njoftuar  investime të rëndësishme në projektet e infrastrukturës në Amerikë dhe se do të blejë 100 miliardë dollarë armë amerikane.

Theksi megjithatë është vendosur tek partneriteti historik ekonomik dhe politik mes dy vendeve . Duket se slogani i samitit është "Së bashku ne mbizotërojmë".

Dhe meqenëse Jeruzalemi do të jetë ndalesa tjetër pas Riadit,  thuhet se Trump do të marrë një mbështetje të madhe ekonomike për Izraelin, nga Arabia Saudie dhe fqinjët e saj të Gjirit me qëllim që të rifillojë bisedimet palestinezo-izraelite të paqes.

Nuk është sekret që armiqësia e përbashkët me Iranin, i ka afruar gjithnjë e më shumë Shtetet e Gjirit dhe Izraelin, veçanërisht përsa i përket sigurisë dhe inteligjencës.

Por për të luajtur këtë letrën që Trump po i ofron, Izraeli duhet t'u ofrojë palestinezëve diçka të prekshme, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e përhershme të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Nëse jo, Irani, Assadi, Hezbollahu dhe Houthit do të kenë një argument të fortë për t’ i thënë botës myslimane se agresiviteti është rruga e vetme për t'u marrë  me Izraelin.

Një vështirësi tjetër është qasja që Trump  ndaj Iranit. Ish këshilltari i tij i sigurimit kombëtar, gjenerali Michael Flynn, ka paralajmëruar Teheranin  mos të testojë një tjetër  raketë balistike. Por çfarë do të thotë praktikisht kjo?

Jemeni dhe Arabia Saudite ofrojnë arenën më të mirë për të filluar c’rrënjosjen e ndikimit iranian. Teherani është mëse i përfshirë në mbështetjen dhe furnizimin me armë të rebelëve Houthi, dhe po  përpiqet të krijojë një forcë të ngjashme me Hezbollahun që të mund të ngacmojë Arabinë Saudite përtej kufirit.

Për Iranin, Jemeni nuk është një pasuri strategjike. Por dikush duhet t’ia bëjë të qartë regjimit se sulmi në Jemen nuk do të kalojnë pa pasoja , përfshirë këtu edhe fundosjen e ndonjë anijeje me armë dhe shtimin e sanksioneve.

Nga ana tjetër, një dialog mbi Jemenin mes Iranit, Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, mund të fillonte një proces të tërë mobilizimi në të gjithë rajonin.

Më e rëndësishmja, ai do të tregonte gjithashtu se pa angazhimin aktiv të Amerikës, rajoni do të mbetet një “tenxhere me presion” , dhe se Obama bëri gabim që vendosi të tërhiqej nga rajoni.

Presidenti Trump duhet ta përdorë në favor të tij këtë situatë.

/Bloomberg -  Përshtati Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daja22/05/2017 00:43

Jo keq.

Shto koment

Denonco