Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Republika e Re e çan rrugën nëpërmjet të vjetrës!

Republika e Re e çan rrugën nëpërmjet të vjetrës!

Nga Artan Fuga - 18/05/2017

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e drejtë dhe fitore për qytetarët, nuk janë dhuratë për ta nga politika.

Ne qytetarët duam vërtet zgjedhje të lira duke e hedhur në kosh këtë ligj elektoral që na fyen në çdo çast, nëpërmjet masave drastike që na mbrojnë nga administrata që na bën presion, si edhe nga pabarazia midis një qytetari të thjeshtë dhe një ministri a një politikani partiak që i ka të gjitha privilegjet për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur në kundërshtim me qytetarin që mbetet me duar në xhepa.

Marrëveshja Mcallister, sa mirë që u pranua nga palët!

Me shumë vonesë, por nuk ka gjë.

Politika shqiptare u tregua edhe njëherë si ato ndeshjet ku goli bëhet gjithnjë në minutat shtesë.

Tension, tension dhe pastaj disa flasin për "tym të bardhë" a thua se u zgjodh mëkëmbësi i Krishtit në Tokë. U pikaaaaa sistemit tonë të propagandave të neveritshme!

Rëndësi që propozimi Mcallister të zbatohet. Por kalimthi nuk mund të mos shënojmë se kjo marrëveshje u krye sipas parimeve të republikës së vjetër, pra si marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh, të fortëve, që thjesht mbi vullnetin e tyre sovran e bëjnë ose nuk e bëjnë marrëveshjen.

Unë nuk e di sesi janë ndjerë krerët e partive që e thirrën tryezën e negociatave, kur pasi ishin të zotët e shtëpisë, ftuesit, më pas atyre u thanë : Faleminderit, tani ikni pak sepse do të merremi vesh ne të dy!

Marrëveshjet politike demokratike janë kontrata sociale me pjesëmarrjen e qytetarëve, politikanëve, deputetëve, partive politike parlamentare, shoqërisë civile, jo një marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh që si dikur kapedanët udhëhiqnin ushtritë.

Por, si duket nuk kishte rrugë tjetër. Vera e re në fillim nuk ka ku hidhet tjetër veçse në fuçi të vjetra. Por, jo për një kohë të gjatë. Sepse ose do të çahet fuçia ose do të prishet vera!

E reja e çan rrugën nëpërmjet së vjetrës!

Por, ne do ta shohim sesa është zbatuar ajo marrëveshje, shkon në thelb të gjësë apo do të na serviret një pjatë me bamje me mish pa mish!

Uroj që të ketë ndodhur diçka e pritshme dhe ngjizur nga mendimet tona!

Të mos ketë ndodhur e pabesueshmja!

Me një administratë kur që nga ministri e portieri i ministrive deri te nëpunësi më i humbur në ndonjë rreth është e punësuar si militante duhet kohë, duhen masa të vërteta dhe të rrepta që kjo ushtri të mos vihet në rresht për ta çuar si zombi drejt kutive të votimit, duhen masa të rrepta dhe radikale që mësuesi, polici, taksambledhësi, i riu maturant të mos shkojnë me vota tashmë të hedhura në kutitë e votimit dhe ku dikush t'u thotë :

Ikni o budallenj për ju ka votuar shefi!

Do rrogë ti apo jo?

Përndryshe zhgënjimi do të jetë i madh.

Ne duam deputetë të popullit jo të partive. Ne duam deputetë që i propozon dhe i zgjedh populli, jo të hedhur me parashutë nëpër zona elektorale sepse janë shërbëtorë të interesave të dikujt.

Mjaft me deputetët që nuk e kanë justifikuar veten e tyre dhe që prej dekadash janë përgjegjës për degradimin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, që i kanë hipur në kokë qytetarëve apo edhe kanë monopolizuar edhe pushtetin edhe opozitën.

Unë më mirë pranoj një deputet që monopolizon pushtetin, sesa një deputet që monopolizon opozitën. I dyti është më i dëmshëm sesa i pari.

Unë dyshoj se ka një masë të madhe deputetësh opozitarë që luftojnë për kolltukun e deputetit dhe jo për t'i shërbyer popullit.

Sikurse ka deputetë që në shumicë doli se çfarë ishin!

Depuettlliku nuk është grup gjaku që e ke trashëguar nga fisi dhe e mban gjithë jetën duke e lënë trashëgim te djali apo vajza, nipi apo mbesa!

Shihni çfarë po bëhet në botë! Klasa politike po rinovohet gjithandej. Mos na nxirrni më fytyra të vjetra, dhe kjo jo në funksion të moshës, por të parazitizmit që deputetët manifestojnë.

Na duhet republika e re! Na e hiqni këtë rrangalle të vjetër që është në fakt një gjoja demokraci, një fasadë e shteteve të rrënuar, një mbeturinë muzeale e monizmit të vjetër, ngjyer me pak pluralizëm partiak të gjojshëm.

Ne qytetarët duam të ngremë kokën duke marrë të gjitha të drejtat tona politike, ne duam shumë më tepër të drejta politike, përndryshe nuk ju votojmë, do ju abandojmë kutitë e votimit, do ju përbuzim duke mos ju ardhur në aktivitete politike, do të marrim rrugët e Evropit për të ikur nga sytë këmbët prej jush.

Mjaft na përjashtuat duke na sunduar në emër të kastave të ndryshme, herë në opozitë e herë në pushtet.

Rinovohuni!

Në kandidatë për deputetë, në programe, në sjellje politike, në koncepte!

Përndryshe Shqipërinë po e çoni më keq në humnerë duke e bërë turpi dhe gazi i botës, cka ajo dhe ne nuk e meritojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jurgen20/05/2017 13:12

Si mbas Kokes dhe qeleshen kti Populli Truthare. Basha arrit me shume sec mund te mendohet te arrije nje Oposite.
Me perkrahes -Judas- dhe nje popull qe nuk proteston nuk mund te arrihet me shume. Po te kishte vazhduar Basha me kerkesat e tije do i mbylleshin 100% dyert. wendimi kishte ardhur Oposita e re u krijua edhe LSI po pregatitej per Oposite. Populli truthare do sgjidhte njerin apo tjetrin. Keshtu qe, nuk behet fjale vetem per oferten ‘McAllister’ duhet te merrej me shume dhe u moren 3/4 e asaj qe duhet te merrej. Apo se kuptoni? Basha beri te pamunduren po ta kishin mbeshtetur forte e mos kishte te cara dhe Thika pas shpine do arrihej me teper. Me sahan lepieres dhe bukshkale kjo ichte e vetmja alternative e mbetur. presim te vije MESIA te na shpetoje pa levisur askush By...... dhe kur nuk del sie e kemi menduar lehim. Prandaj dy duar per nje koke. Bashes nuk i ngeli gje tjeter vec te forcoje positat ne Parti dhe te marri pak pushtet per te realisuar programin vetem. por ju harroni qe qeveria u detyrua 2 here te ndrohet prej cadres se Bashes, ku e keni pare kete gje?? Qe nuk ben shum njeres te lumtur eshte me se normale, sidomos Partite e vogla, sie kerpudha pas shiut, te oposites artificiale sajuar nga Edi.

mashtrimi18/05/2017 20:36

Postoje komentin ,se jemi ne liriiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, demokraciiiiiiiiiiiiiiiii! me dy gishtat!

mashtrimi18/05/2017 20:34

E gjithe loja e çadres ka qene teater: Eshte votuar në fshehtësi ligji i amnistisë që shpëton politikanët e korruptuar, Rama, Basha, Meta , Berisha: Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë: Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Pandeli Majko, Ulsi Manja ,Vexhi Muçmataj, Luan Rama, Silva Çaka, Anila Agalliu, Edmond Leka, Tahir Muhedini, Adelina Rista Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament.Republika e re ishte lojaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

xhaja nga Kavaja .18/05/2017 17:18

REI,t----ste ben mosha te ri apo te vjeter ne mendim,ste ben mosha as te mire e as te keq,se çjemi e bejme vete personalitetin tone me ndergjegjien si qenie njerzore, e jo shtazarake.
Kam njohur te rrinje qe ishin shume me te prapambetur ne mendime se dhe gjysherit e tyre,kam njohur dhe njeres te moshuar qe nje i rri do kishte deshire te rrinte me ta.
Kam pare te rrinj plot me vese qe partite i afrojn e ju hapin shtegun per karrier,por kam njohur dhe te vjeter ne politike qe mbasi kuptuan llumin qe i rrethonte e braktisen ate.
Seshte pune moshe kjo qe ka perfshire politiken tek ne e me gjere ,kjo eshte nje murtaj e vjeter sa vete jeta qe vjen nga larg e infekton njerzit me karakter te dobet duke shkateruar pastaj gjitheshka te mire qe i del para.

x 18/05/2017 16:57

po ti zoti fuga qe na shkruan perdite pse na rri e na bo komente dil dhe ti luaj rrolin tend si akademik qe je opo i fut nje skrim ti e mbaroj puna jote luaj dhe ti rrolin tend me bo kritika jan te gjith

Publikohe18/05/2017 16:14

E vetmja zgjidhje reale eshte te filloj te pastrohet politika nga elemente te vjeter t korruptuar me nji menyre aspak profesional edh etike e te berit politike. Edhe per kete qellim duhet ngritur sa me shpejt sistemi i ri i drejtesise. Por me rendeishmjq eshte ti japim Rames nje mandat te paster. Dmth pa LSI si barre. Nqs i japim kete mandat Ramea shohim vertet kapacitetin e tij. Gje qe nuk e kemi pare dot keto 4 vite, per arsye te LSI s, per arsye te nje presidenti kok e kembe kundershtar dhe mbi te gjitha nje sistm drejtesie te korruptuar edhe te kapur nga politika (me shume opozita). Ndonji PD ist i flakte mund t nxehet per ca po them, por a po genjej? Kjo eshte e verteta ca ka ndodh keto 4 vite. Lufte e qelbur politike. LSI e PD jan sjell si bar i keq per te 4 vitet. Nuk ben dot shtet duke te kercenuar cdo dite qe do rrezojm qeverin(lsi)..,nuk ben dot shtet kur president prokuror gjykates i ke kunder. Si mund te pretendosh te kunderten? Prandaj ju bej thirrje te gjitheve: te fillojm te pastroj sistemin politike shqipetar. Edhe alternativa e vetme, e momentit, eshte ti jepet nje mandat i dyte, i paster Rames! Ju bej thirrje edhe atyte qe nuk duan te votojn Ramen, le t votojn PD n, por ne asnj menyr LSI-n. LSI eshte kthyer ne nje tumor, ndaj duhet te bejm te mundur ta ndalojme te perhapet! LSI me menyren e vete e te berit (mosberit) shtet eshte anti shteti , korrupsioni ne palce. Me 4 ministra laj thaj ne keto 12 vjet ka fituar miliarda ka blere hallexhinj ka punesuat te paafte neper institucione dhe ka bere festa te shtrenjta per t rinjte. Me cfare lekesh? Me leket tona! Kush voton LSI o nje i korruptuar ne shpirt o nje injorant ne ekstrem! ShEndet

edvin18/05/2017 13:50

Jetojme ne kohen e pisllekut absolut!Tallja me popullin dhe interesi meskin per vehte,po ushqejne e shtojne politikane pa integritet,gjoja me mentalitet perendimor.Qenie sofist,pa shpirt,pa tru,hipokrit dhe fare pa idealizem.E keqja e madhe e ka mundur te miren e vogel.Kush nuk do te mbetet naiv i perjetshem, ti beje hall vehtes e te marrin arratine nga ky vend i nemur!

Rei18/05/2017 12:09

Ku eshte mosha e re per kandidate ku jane te rinjte e te rejat me ide e mendime ndryshe nga kjo kase deputetesh qe kemi pare deri tani arrogante dhr hajdute na duhet vertet republike e re jo si ai grup deputetesh matrapazesh faleminderit profesor fuga me shkrimet na ben te dim si duhet e ardhmja jon falemindert

Shto koment

Denonco