Intervista e Bashës te `Der Standard` dhe një grep i Ramës, për peshq të trullosur

Intervista e Bashës te `Der Standard` dhe një grep i Ramës, për peshq të trullosur

Nga Syri.net - 17/05/2017

Një intervistë e kreut të opozitës Lulzim Basha në prestigjiozen austriake “Der Standard”, është shndërruar me shpejtësi nga mediat shumëpërdorimëshe të kryeministrit, në një “fake news” që ka infektuar me shpejtësi rrjetet sociale. Gati të gjitha mediat në shërbim të kryeministrit morën prej kësaj interviste një pasazh, ku Basha tregon për kriminalizimin e politikës, administratës dhe pushtetit lokal prej kryeministrit që në fushatën zgjedhore të vitit 2013 dhe më pas në zgjedhjet e pushtetit lokal dy vjet më vonë.

Loja me kontekstin e fjalëve të Bashës u shndërrua me shpejtësi në tituj dhe shkrime që e paraqisnin atë si një antikatolik të madh, madje duke i kriminalizuar të gjithë “në tufë”. Grepi i këtij “fake news”, edhe pse i fabrikuar trashë kapi mjaft individë të frustuar që po mbushin mediat e pushtetit dhe rrjetet sociale me “revolta” kundër Bashës, në mbrojtje të katolikëve shqiptarë. Janë thirrur në ndihmë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e gjithë korifejtë e klerit katolikë.

Por si është e vërteta?   

“Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në Parlament, në bashki, në institucionet e Administratës Publike janë ulur njerëz, që nuk kanë qenë kurrë në politikë. Ajo që i bashkon është fakti se kanë ngecur nëpër burgjet europiane për trafik droge, trafik të qenieve njerëzore, trafik armësh dhe vrasje. 95% e atyre me të shkuar kriminale, që ulen sot në Parlament, dhe 70% e atyre që drejtojnë bashkitë janë nga veriu i Shqipërisë”, i ka thënë Basha gazetarit austriak pasi u pyet për kriminalizimin e politikës nga Edi Rama.

Në asnjë rresht të retorikës së mësipërme nuk thuhet nga Basha, se 70% e katolikëve shqiptarë janë kriminelë siç po e paraqesin me djallëzi malinje mediat e Ramës. Përkundrazi; ai i rrëfen gazetarit një të vërtetë që tashmë e dimë të gjithë dhe këtë e shpjegon më poshtë në të njëjtën intervistë.

“Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Por Edi Rama rekrutoi në veri llumin e llumit për të shkatërruar fortesën tonë atje. Ata janë fuqizuar e kanë caktuar krerë policie e taksambledhës”.

Me pak fjalë, Lulzim Basha ka rrëfyer maskaradën që ka bërë Rama me Veriun e Shqipërisë. Ka treguar sesi ai është tallur dhe ka denigruar katolikët duke emëruar si përfaqësues të tyre, ata individë që në fakt janë turpi dhe përgërja e tyre; derrat më tipik të “pyllit” ku jetojnë, i cili ka nxjerrë njerëz të shquar, të shkolluar, idealistë që kanë nderuar jo vetëm Veriun dhe katolikët, por gjithë kombin shqiptarë. Basha ju thotë që Rama në pamundësi që të fitojë me garë të pastër zgjedhjet në këto treva të njohura si bastion i të djathtës dhe djep i demokracisë shqiptare, rekrutoi të fortët dhe kriminelët e të gjithë llojeve,  për të mbledhur me mënyrat e tyre votat që nuk kishte shans ti merrte kurrë. Prandaj edhe 70% e “përfaqësuesve” të popullsisë katolike të Veriut në parlament, bashki dhe administratë janë trafikantë, përdhunues, vrasës, `llumi i llumit` të katolikëve, siç i quan Basha.

Ndryshe nga si po përpiqet ta paraqesë ky “superfakeneës” deklaratën e tij e vërteta është që Basha ka ndarë “llumin e llumit”, nga gjithë pjesa tjetër. Dhe për këtë fajtor bën vetëm një njeri; Edi Ramën dhe strategjitë e tija kriminale për të marrë e mbajtur pushtet...jo vetëm në Veri (ku eksperimenti ishte masiv dhe i paprecedentë), por në  gjithë vendin.  

Është për të ardhur keq që pas gjithë kësaj, shfaqen “katolikë të revoltuar” me Bashën të cilët dërdëllisin përçart për “njollën” që ju paska ngjitur ai pa të drejtë ai. Është e vërtetë që gjatë këtyre 4 viteve popullsia e veriut dhe veçanërisht katolikët janë turpëruar si kurrë më parë. Por autori i kësaj njolle është vetëm një; Edi Rama që përzgjodhi me kokrra mes tyre, individë të krimit që jo vetëm nuk i përfaqësojnë, por përkundrazi i turpërojnë. Krimi nuk ka as fe as krahinë, e as atdhe.

Këta “katolikë” të revoltuar do të kishin bërë mirë që të kishin folur gjatë këtyre katër viteve, kur Rama ju tregoi hapur se sipas tij, ata e meritojnë të përfaqësohen nga “llumi i llumit” të tyre.

Nëse Armando Prenga dhe Mark Froku me kompani, na qenkan njësoj si Gjerg Fishta dhe Luigj Gurakuqi, atëherë le të jetë edhe Edi Rama, Ismail Qemal e Gjergj Kastriot se nuk bëhet qameti.

E vërteta është që Basha i mbrojti katolikët nga njolla e turpit që ju ngjiti Rama. Të tjerat janë “lajme të rema”, ose grep për peshq të trullosur, “katolikë” qofshin apo jo...

Syri.net/poho

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

genti17/05/2017 21:41

Jam ne fanes i ketije portali dhe mendoj se kete artikull e keni shkruar ju sipas stilit komunikues dhe bindjjeve qe keni ju qe ne te shumten e rasteve me pelqejne . Jam dakort qe Basha nuk ka patur synim te njollose katoliket por kur flitet per religjionet duhet pak me shum kujdes. Kriminela ka n e te gjitha religjionet madje ata me te rrezikshmit ndodhen me shumice ne religjionet e tjera po nu k do thote se religjonet e tjera jne me shum as me pak te mire se katoliket. Se fundi katoliket kan rezistuar atehere kur te tjeret nuk guxonin kunder diktatures komuniste dhe kane dhene aqe shumsa nder katolik numri i te persekutuarve eshte 3 her me i larte per fryme popullsie se ne religjionet e tjra . Atere na thoshin katoliket jane raksionare dhe kane shpresa te kapitaliste perenimore .
Sot na thoni kriminel. Mire beni por kur neser te shikoni kamikaz mos na thoni terrorista . Popullsia katolike ka dhene gjithçka kombit tani e 500 vjet dhe nuk ka kerkura asgje . kurse ata qe i kane sherbyer Turkut Serbit Grekut etje kane qeverisur dhe kane ber kete shqiperi qe kemi sot gazin e botes . naj jemi ball hapur qe ne si katolik nuk mbajme asnje pergjgjsi per menyren anadollake qe qeveriset ky shtet. N e kemi dashur dhe e duam shqiperine dhe e enderrojme dhe e desherojme Europen pese e te ciles jemi dke kemii qene prej qindra vitesh dhe se kemi tradhtuar kurre edhe pse jemi yrryer e diskriminuar nga bashke kombasit tane per kere arsye.

Artion17/05/2017 20:51

Artikull i goditur. Basha u kujtua si kofini pas te vjelit ta sqaroje vetem sot ne darke. Shume dobet keshilltaret e tij mediatik, bravo Syrit. Thelbi i shkrimit eshte qe Basha ne fakt i ka shpetuar katoliket dhe Veriun nga njolla e turpit qe u mballosi Rama me ata deputete te llumit qe futi ne parlament. I shpetoi me betejen dhe kembenguljen per ligjin e Dekriminalizimit. Vetem pas kesaj u mesua se cfare u kishte bere Rama katolikeve, Shkodres, Lezhes dhe gjithe Veriut....

zaho17/05/2017 20:33

I kam thene ketij kavajasit nga jugu qe te shkoje ne kabaje nje fund have, mbase i pelqen dhe e bejne qytetar menderje.

xhaja nga Kavaja .17/05/2017 17:18

ky artikull po don me la m.tin me sh..re !
Kot e keni,ne te dyja rastet i vjen era e keqe !

beni17/05/2017 17:15

Katoliket i ka masakruar Enveri si fillim, duke vrare e perndjekur klerin katolik qe ishin te arsimuar si dhe pjesen tjeter te popullsise duke i ndaluar besimin dhe duke i perndjekur per kete arsye. Pastaj ne periudhen e trazicionit kjo pjese u perdor nga politikanet e majte dhe e djathte pa dallim, por se fundmi arriti kulmin me Ramen, i cili me perfaqesuesit qe i ka emeruar apo caktuar ka vazhduar rrugen qe e la hapur Enveri ne nje forme tjeter duke e denigruar kete komunitet.

rednex17/05/2017 17:02

.... tani kete e kane te qarte te gjithe po edvin krimstaq rama manipulon cdo gje ! i humbur se i humbur eshte dhe do te jete deri sa ta mbyllin ne burg ose psiqiatri ose te dyja bashke .

Lani17/05/2017 16:08

Prape e nxore koken si breshka ti rednex qe sipas teje ben palle diku ne Europe
dhe nuk je as kuq as i bardhe ( bjellogardist) vece tani me komentin tend del zbuluar se je I lidhur me kryedrogaxhiun e neobllokut Rama qe eshte zene shahmat si antiiamerikan dhe bashkepunetor I Frokeve
te droges . Katoliket kane qene pre, jane vrare e burgosur nga baballaret
e ketyre kuqalasheve qe jan grumbulluar si dele ne PS. E kush se u qane
hallin verioreve i biri I atij qe vari ne litar poetin nga Veriu.
Shpifjet dhe manipulimet tashmë nuk pine me uje. Drejtesia do te nxjerr
ne drite te verteten. Lavdi katolikeve te medhej Fishta, Palaj, Kurti , Prennushi
Rrofshin malsoret e Veriut, PD dhe aleatet e saj.

dikush17/05/2017 16:00

Kjo qe ka thene Basha, eshte nje e vertete e nje fakt tashme i ditur.. Por ajo me te cilen abuzohet, eshte konteksti me te cinin e ka permendur Basha kete fakt. Eshte nje fakt historik qe ne Shqiperine e Veriut, vecanereisht ne popullsine katolike ku diktatura enveriste e PPSH, sot PSSH, beri kerdine ne vrasje e burgime e ne nje diskriminim flagrant, socialistet nuk kishin shanse te fitonin vota. Mbaj mend, qe ne zgjedhjet e vitit 2009, qe Edi Rama ju bente thirrje ekipit te tij elektoral, qe te perzgjidhnin e te mbeshtesin sa me shume "biznesmene", nje thirrje teresisht "e cuditeshme" per politiken socialiste majtoshe qe shitet se lideret i zgjedh nga shtresa "e varfer". Duket se ne krahinat e tjera tradicionalisht me te lidhura me PPSH, nuk ra ne sy se cfare biznesmenesh ishin keta, pasi trafiku naftes, i prostitucionit e droges me skafe ishte me masiv..kurse ne Veri, ky pisllek kishte zene vend me shume tek disa individe kontrabandiste e trafikante qe qelluan te ishin me se shumti katolike emigrante te kthyer ne Shqiperi me para te madhe te fituara ne ruge te pista. E keqja me e madhe, nuk ishte se keta fare lloj banditesh ishin katolike, por keta si puna e vellezerve Frolu, na krijuan parti "kristian-demokrate", aleate me komunistet, nje aleance absurde e viktimave me agresoret. Nuk ishte ndonje gje e veshtire ne zonat e veriut ku mbizoteron per fat te keq akoma, mendesia e bajraktarizmit, qe biznesmenet e droges e krimit me para te madhe te ndihmonin familjet e varfera e te benin rolin e filantropit per t'ju futur vec pushtetit te parase, edhe pushtetit politike. Qe ti bashkoheshin demokrateve ky llum, nuk kishte shans sepse qeveria demokratike beri c'mos te shpartalloje e ti ndeshkoje, e meqe socialistet gjate viteve 97-2004, u mbeshteten ne keto banda per te mare e mbajtur pushtetin, edhe keta "bajraktare" te Veriut na u bene "demokristiane" komuniste. Rames i interesonte per dy arsye qe ti afronte e ti mbeshteste. E Para per te thyer mitin e antikomunizmit verior, dhe e dyta per te forcuar pushtetin korruptiv me keta "bajraktare" te forte te botes se krimit. Ka nje fakt te forte qe i hedh poshte te gjithe insinuatat per ta paraqitur PD nga socialistet, si nje parti "anti katolike". Ne qeverisjet e PD, pati nje shkrimtar katolik qe i kaloi shume vite te jetes ne burgjet e diktatures, Pjeter Arbnori, e nje politikane te re katolike qe vinte nga familjet me te persekutuara te asaj diktature, Jozefina Topalli, qe te dy kryetare te Kuvendit shqiptar, kurse ne vitet e qeverisjeve socialiste, vec kryeministrave, edhe kryetaret e Kuvendit i patem nga jugu e myslimane, njelloj si struktuara politike e qeverisese e Enver Hoxhes.

rednex17/05/2017 14:19

Pse ti permend fare si katolik,mysliman apo ortodoks...nese ka dicka per te thene per nje zone ose qytet te caktuar ne ne shqiperi kemi emra per cdo krahine..pati nje reagim te ashper gjithandej kunder shkrimit dhe ju mundoheni ta rregulloni gjoja por me keq e keni bere...nese politikanet fillojne te flasin per krahina te caktuara me katolik apo mysliman shume shpejt do te kemi ne shqiperi konflikte fetare nje gje qe se kemi pasur kurre dhe bota na nderon per tolerancen fetare..beni politike sa e si te doni por besimet fetare ju lutem leni jashte politikes..

Sad stories...17/05/2017 14:18

Pertej shtremberimeve te te dy taboreve te katunit tone politik, citimi i sakte i fjaleve te Bashes ne intervisten e autores Adelheid Wölfl eshte si me poshte:
Basha: Die Verbindung zwischen Kriminalität und Politik ist in Albanien eine besondere. Im Parlament, in den Bürgermeistersesseln, in der Leitung von öffentlichen Institutionen sitzen Leute, die überhaupt nie in der Politik waren. Was sie vereint, ist, dass sie alle wegen Drogenhandels, Frauenhandels, Prostitution, Waffenhandels und Morden in europäischen Gefängnissen gesessen sind. 95 Prozent jener Leute mit kriminellem Hintergrund, die im Parlament sitzen, und 70 Prozent von denen, die in den Bürgermeisterämtern sitzen, sind Katholiken aus dem Norden von Albanien.
pra:
... 95% e atyre njerezve me te kaluar kriminale, qe ulen ne parlament dhe 70% e atyre qe drejtojne zyrat e kryetareve te bashkive, jane katolike nga Veriu i Shqiperise....

shiko link-un:
http://derstandard.at/2000057550757/Wahlen-in-AlbanienDas-ist-ein-missionarischer-Kampf

Shto koment

Denonco