Çfarë po negocion SHBA në Tiranë sot?

Çfarë po negocion SHBA në Tiranë sot?

Nga Blendi Fevziu - 15/05/2017

A ka një shans të fundit për një marrëveshje të re dhe a është duke luajtur Hoyt Yee, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit një rol për t’i vënë gjërat në lëvizje? Kjo është pyetja thelbësore dhe më e rëndësishme që ka bërë sot çdo njeri i interesuar politikisht dhe padyshim çdo njeri i shqetësuar nga rruga që po marrin zhvillimet në Shqipëri. Që t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, aq më tepër që palët për herë të parë në këto muaj kanë qëndruar mjaft të kursyer në deklarata, por edhe në informacionet informale. Opinion.al ka arritur të zbardhë sidoqoftë një seri detajesh nga lëvizja e zyrtarit amerikan dhe përpjekjet e tij.

Po, Yee po bën një përpjekje të kujdeshme për të gjetur një zgjidhje dhe nëse kjo përpjekje do të rezultojë e suksesshme mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh. Yee ka takuar njëri pas tjetrit Ramën dhe Metën dhe mënjëherë pas tyre edhe Bashën. Siç deklarojnë burime të opinion.al, Basha dhe Yee kanë qëndruar kokë më kokë për afro 30 minuta dhe më pas, për thuajse një orë ka vijuar takimi në prani edhe të aleatëve. Nuk ka detaje nga biseda Basha – Yee, ajo kokë më kokë, por gjatë të dy takimeve Yee ka këmbëngulur në gjetjen e zgjidhjes në dy paketa: Ajo e afruar më 25 Prill nga Mekallister dhe ajo e ofruar në takimet me e presidentit Nishani nga Rama. Padyshim që paketa Mekallister do të jetë baza, por ajo mund të rishihet në disa detaje. Nisur edhe nga fakti që Presidenti i Republikës nuk mund t’i ofrohet më opozitës se në atë post është zgjedhur ndërkohë Ilir Meta. Me sa duket, por kjo nuk është e konfirmuar, ka edhe detaje se si mund të zëvendësohet kjo pikë e munguar e paketës dhe sa mund të shtyhen zgjedhjet. Sipas kushtetutës afati i fundit ligjor është data 23 Korrik. Pra shtyrja, llogjikisht mund të variojë nga 18 në 23 Korrik. Por më e mundshmja është data 16 Korrik e propozuar nga Mekallister.

Burime të Opinion.al sqarojnë se opozita ka këmbëngulur për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe për qeverinë teknike apo një masë të barasvlershme. Nuk dihet nëse këto kërkesa kanë qenë ultimative, por dihet se Yee i ka dhënë të drejtë opozitës për betejën për denoncimin e kanabisit, dekriminalizimin dhe korrupsionin. Po ashtu, mësohet se Yee ka pasur edhe një telefonatë të gjatë me ish liderin e PD, Sali Berisha. Përmbajtja e bisedës nuk dihet, por me siguri, ata besojnë se Berisha mund të luajë një rol për ta shtyrë Bashën drejt marrëveshjes.

Ajo që nuk vërtetohet dot është nëse Yee ka biseduar me Ramën për pakëtën Mekallister dhe nëse ky i fundit është i gatshëm për të? Dhjetë ditë më parë, Rama e refuzoi këtë paketë, duke deklaruar se ajo nuk ishte më e vlefshme. Por nëse ai e refuzoi tek Nishani, vështirë se do ta refuzojë tek Amerikanët. Aq më tepër, që si Rama, ashtu edhe Basha, e dinë që ky është 24 ose 48 orshi i fundit. Nëse nuk do të ketë konsensus, SHBA do të dalë me një deklaratë publike, përmbajtja e së cilës me siguri i është bërë e qartë në vija të përgjithshme liderëve, por ne nuk kemi më shumë informacione.

Pra me gjasë, Yee do japë kohë deri nesëer mbasdite kur largohet nga Shqipëria, ose maksimumi të mërkurën pas mesditës.

Një fakt tjetër që të shtyn që të besosh se palët po punojnë për një zgjidhje është gjuha e dy liderëve. Si Rama në Shkodër, ashtu edhe Basha në Tiranë kanë qenë më të ashpër sot me deklarata. Kjo është sjellja tipike e politikanëve shqiptare. Kur duan të bëjnë një marrëveshje rrisin tonet dhe akuzat ndaj njeri tjetrit. Për të bërë presionet e fundit.

Nëse do të kemi një marrëveshje, për Shqipërinë do të jetë tejet pozitive. Nëse jo, do të vijojmë në këtë rrugë që kemi nisur, ku me siguri absolute, nuk ka fitues, as ata që ndihen sot më të sigurtë dhe më fitimtarë… /Opinion.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Opinion.al16/05/2017 20:58

Cpo negocion usa?!
sa i trashe qe je.....si sta thene ty?!
Fevzi kaq paskan rene kuotat. skan mare avdes tek sandri apo te zamir mane?!

krasasi tp16/05/2017 15:50

Nese z.Berisha i rekomandon z.Basha marreveshje, jashte marreveshjes para 600 mije apo 60. mije qytetareve, numrat nuk kane asnji rendesi,per themelimin e Republekes se Re, atehere armiku nr nje i Shqiperise eshte Sali Berisha.Nese z.Basha shkel mbi zotimin solemn te protestes se 13 Majit atehere eshte e qarte se z.Basha eshte kopili i Republikes se vjeter de jure por zedhenes i(oligarkise rilindisto- kanabisto- soroisto )de fakto.Para per themelimin e Republikes se RE.Shqiperija e shqiptareve ne aleance me miqte tane deri ne vdekje SHBA.Poshte xh.Soros. Rrofte Trump.

dikush16/05/2017 08:39

Po lerini o te bekuar shqiptare "hallet" e Saliut, Lulit ,Edit apo Likes e meruni me hallet tuaja. Ka kater vjet qe qeverisin Edi me Liken. Jeni te kenaqur me kete qeverisje ? Po beni nje jete me te sigurte e me te mire ? Ju pelqen qe per fatin tuaj te vendosin trafikantet e droges e njerez me te kaluara kriminale qe u futen ne kuvend, qeveri e ne administratat lokale ? Ju pelqen qe te qeveriseni nga ish hetuesit e sigurimit e nje piktor qe e ka mendjen te shese pikturat e tij e qe e ka kthyer qeverisjen ne nje gallate me humor batutash primitive sikur te ishte ndonje aktor komik i Portokallise ? Te "verteten" nuk mund ta gjesh me ato qe thone gazetare te llojit Mero Baze, apo "avokate" te llojit Spartak Ngjela, po me ato qe sheh vete.Po pse o derezij ju thote dikush se protesten e bekekerkan kunder kesaj qeverisje, "nje grusht njerezish" e ju qenkeni verbuar e nuk shihni me syte tuaj se jane me dhjetra mije njerez qe protestojne duke dale ne rruge e me dhjetra mije te tjere qe shkruajne per ato qe po shohin, Jo po jane njeqind njerez qe protestojne apo jane 3 mije njerez. Po sa te papune ka Shqiperia ? Sa familjeve te varfera kjo qeveri "sociale" ju a hoqi ndihmat sociale ? Po ju jane verbuar syte e nuk shikoni se kryeministri juaj,nga nje i varfer qe kishte kursyer vetem 3000 euro ne banke, pas nje viti qe u ul ne karrigen e pushtetit na u be me nje keshtjelle ne Surrel ? Po ju kane plasur syte e nuk shikoni qe kanabisi ka mbuluar tere Shqiperine e era e tij po qelb gjithe Europen ? Meruni njehere me kete qeveri e mandej sikterisni ato 5 mije lek te qelbura qe ju japin per nje vote, e zgjidhni dike tjeter, qofte ky Luli, Lali apo Leli. Shyqyr Zotit ne Shqiperi , njeqind vete krijojne nje parti e keni me bollek se cfare te zgjidhni. Nese nuk ju pelqejne keto dyqind parti e lideret e tyre, beni ne cdo shkalle pallati e lagje fshati ndonje parti tuajen e dilni me kerkesat e programet tuaja me te mira per xhepin tuaj e per jeten e femijve tuaj. Mos degjoni ato cfare thote Bazja e Ngjela se per cdo llaf qe thone ata e marin nje pare, hapni syte vete e shihni, e vereni ne levizje motorin e trurit tuaj e mos perdorni tru te marre borxh. Nxirreni nga halli te gjorin Blendi Fevziu qe do qe te dije se cfare do te beje opozita, nese Edi Rama ka vendosur ta shkrije fare

osumi16/05/2017 02:18

E verteta qe nuk tjuhet je shume ordiner per te dhene mendime per zhvillimet politike. Sport I rende per ty, injorance pa dimensione. Komente te tilla e ulin shume piacen e diskutimeve deri ne neveri

ajo16/05/2017 02:05

Shpresoj qe opozita mos pranoje te bashkeqeverise me Ramen sipas sugjerimeve te paketes se McAllister, sepse keshtu do te zhgenjente shpresat e gjithe atyre njerezve qe e mbeshteten dhe besojne ne nje Republike te Re. Per me teper do te ishte nje kozmetike e shkelqyer per Ramen qe ti servirte zgjedhjet te ligjshme dhe te moralshme. Mos u dorezoni!!!!

R.M15/05/2017 22:45

Eshte per tu cudit, Fevzo Ben te squtin ne portale kur e Ka ate te gjatin ne studio ben viktimen, e le ate qe te Bej monolog te njejten gje i gjati ben ne fb..
Te gjithe kto palo analiste japin opinione banale ne skutat e tyre po nuk Kane kurajo qe ti perballen te keqes qe Ka zaptuar shqiperine, une edhe shume shqiptare te depolitizuar duam dicka me konkrete qe kto "elita" e shoqerise shqiptare te bejne ca bejne simotrat e tyre ne demokracite perendimore, te jene ne balle te atyre protestatve-demostratave-tubimeve qe Jane aq te rralla per te qene te sinqerte edhe te mos bejne gam-gam-ham ne ato skutat lluksoze qe Kane aritur Ti krijojne jo nga zotesia Si intelektual-analiste-gazetar POR Si "llapista profesioniste" kundrejt te zoterve te medjas ku jane!!!!

E vertata qe nuk thuhet15/05/2017 22:43

Nji halle ka Sala e luli...qe usa ti japi lajmin e gezueshem "ju nuk do preni nga ventingu". Kjo eshte e gjitha. Por si mund ta shpetoj bythe sala e luli? Votat e shqiptarve si kane qe t qeverisin. Burra qe ti dalin realitetit hapur balle per balle nuk jane edhe ca bejne? Ngren zerin si gra telendare qe ta marr vesh mehalla. Tani mehalla degjoj edhe nuk i dha te drejt. Ca i ngelet PD-s. Te bej lufte per aq sa mundet te bej lufte me ate grusht njerezish qe i kane ngele. E provoi me liken por liken amerikon e evropian e ben president...ja dhane nji dore qe mos te mbytet nga vetingu. Sala e luli se kane marre kete garanci e po bejn presion si ajo bisha e kapur ne çark. Njerzit e PD-s duhet fa shikojn kete e mos te rrijne te fshihen pas alibije droga e zgjedhj qe do vidhen pa u bere akoma.

kRIST15/05/2017 21:24

More Blendi,deri me sot,nuk kemi pare asnje amerikan,qe te luftoje me armet e gjermanit.Ne qoftese ka arritua amerika ne ate pike qe te mos kete arrmet e veta,me mire te mos dale ne mejdan,dhe ky amerikano-kinezi,ne qoftese eshte carmatos dhe po behet te largohet nga Departmenti i Shtetit,me mire te mos kish ardhur fare ne Tirane,qofte edhe si buldozer.

mali15/05/2017 20:05

Ne fakt lu-ja e drejtoi qe te "sqarohej" me majlinden , ndersa ky paska telefonuar Doctorin !!

Shto koment

Denonco