Kam gati formulën që do të shpëtojë Ramën dhe Bashën nga kriza politike

Kam gati formulën që do të shpëtojë Ramën dhe Bashën nga kriza politike

Nga Artan Fuga - 14/05/2017

Në kushtet kur gjithandej bëhen trajtime ideologjike dhe politike, në kuadrin makrosocial të krizës politike të rëndë që ka kapllosur Shqipërinë, e cila është bërë si një mollë e kuqe me krimbin brenda, ndihet mungesa e një përqasjeje teknike dhe menaxheriale.

Para sesa ta ofroj atë theksoj se unë mbetem i frymëzuar nga ideja e një republike të re që duhet të angazhojë të majtë dhe të djathtë, dhe që Lulzim Basha, miku im, po e artikulon i vetëm, për turpin tonë i vetëm, sepse as në të majtë, por as në të djathtë nuk ka një deputet a politikan që t'ja zerë emrin me gojë kësaj formule politike.

Mua më mjafton kjo, pra vetmia e tij në lidershipin politik, që ta shoh me entuziazëm dhe ta përkrah moralisht atë djalë në këtë pikë. Sikurse kam thënë në librin tim "Rrota e Mundimit" trimi i mirë është i vetmuar, sepse trimi i mirë me shokë shumë nuk është veçse një "kapobandë", në kuptimin e një "komandanti çete" dhe rob i shokëve të tij.

Në betejën e vërtetë shkohet vetëm, pas beteje, kur fiton bëhesh me shokë shumë.

Por, të kuptohemi, unë republikë të re nuk e dua thjesht për vete, ose për Lulzim Bashën, ose për partitë politike, por për qytetarin. Nëse ka një shans që mundësitë të jepeshin dhe republika e re nuk do të zbatohej si kontratë e re politike e shtetit me qytetarin sovran, do të thërrisja : "Tradhëti"! Dhe nuk do të lija gurë që tradhëtia ta paguante haraçin e vet.

Po propozoj një përqasje menaxheriale sepse shihet që mbi baza politike dhe ideologjike të dy palët në konflikt, pra nga njera anë partia socialiste dhe lidhja socialiste për integrim dhe nga ana tjetër partia demokratike nuk po arrijnë ta zgjidhin krizën politike që po na rrezikon ne qytetarët me kancer gjiri, më falni më keq akoma, me monizëm politik, si i vetmi vend europian, ose në botë, me ndonjë përjashtim, që të bjerë në humnerën e një shekulli prapa. E pafalshme.

Cadra ka tre muaj po nuk e zgjidh problemin. E ka shtruar, por nuk po e zgjidh dot. Mitingjet janë madhështore por nuk duket se po japin rezultatin që ata dëshirojnë. Kryeministri nuk tërhiqet asnjë centimetër. Të huajt nuk u dëgjuan, madje mbi ta u derdh ironia e të dyja palëve. Data e zgjedhjeve po afron. Nesër vjen emisari amerikan dhe ndofta është shansi i fundit të shkojmë drejt një zgjidhjeje të arbitruar.

Republika e vjetër me këtë krizë politike që ka prodhuar, kur ne një muaj para zgjedhjeve kemi si prioritet diskutimesh dhe betejash politike se nëse do të ketë ose jo zgjedhje, po dëshmon se ajo e ka mbushur kupën, ka vrarë veten, po na zë brenda, është bërë qesharake, komike, idiote dhe madje edhe kriminale.

Ne qytetarëve na ka ardhur në majë të hundës me të.

Cfarë është këtu përqasja tekniko-menaxheriale? Ajo ndalet jo te një kuadër i përgjithshëm, por te analiza e lidershipit, pra e dy liderave, duke shtruar pyetjen se sa ajo është në të mirë ose në të keq të karrierës së tyre? Le të thonë sa të duan se nuk kanë hallin e karrierës së tyre personale, një fitore jashtë suksesit personal sigurisht që do të ishte absurde. Perqasja menaxheriale jep rast të kuptohen mundësitë për një zgjidhje nga lidershipi sepse ajo tregon se çfarë fiton dhe çfarë humbet njeri nga dy personat që qendrojnë në krye të ballafaqimit.

Unë po ua them miqësisht, pastaj ata le të bëjnë çfarë të duan me këtë përqasje.

Nëse në 18 qershor shkohet pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje Shqipëria shkon drejtpërdrejt në një pushtet të paligjshëm. Na pret shkatërrimi. Unë e kam shumë seriozisht se më i interesuari nga të gjithë që kjo të mos ndodhi është bash Edi Rama. Unë nuk e di se çfarë i thonë miqtë, këshilltarët, kolegët e tij, por nuk më duhet kjo. Fare nuk më duhet! Unë di që nëse kjo ndodh ai nuk fiton asgjë prej kësaj dhe krijon rrezikun maksimal që t'i humbasi të gjitha. Shkon drejt opsionit më të keq të mundshëm menaxherial të një krize, pra shton në maksimum rreziqet dhe minimizon deri në infinit shanset e suksesit të tij personal.

Ai sigurisht do t'i fitojë zgjedhjet, por ato do të jenë po aq zgjedhje saç ishin tridhjet a dyzet vjet më parë kur atë edhe mua na zgjonin në ora gjashtë të mëngjezit sazexhinjtë e lagjes për të na cuar përgjumësh dhe symbyllurazi drejt me pizhama nga shtrati te kutia e votimit.

Lulzim Basha ka të drejtë që i thotë se nuk do të ketë asnjë minutë jetë një pushtet i tillë. Sigurisht kryeministri i asaj here mund të sundojë edhe tridhjet vjet, por problemi është se pushteti i tij nuk do të ketë as legjitimitet, as moral, as efikasitet. Kush e dëshiron një pushtet të tillë! Duhet të jesh i marrë ta pranosh! Mesa di unë në politikën shqiptare aq më pak në krye të saj nuk ka të marrë!

Pra Edi Rama në votime pa opozitën shkon me sukses zero nga ana menaxheriale dhe me shanse dështimi maksimale.

Mirëpo në këto kushte ndodhet edhe Lulzim Basha. Nëse zgjedhjet e paligjshme bëhen, ai detyrohet të kalojë në një opozitë joparlamentare. Jo më republikë të re nuk bën dot, por do të jetë edhe viktima e asaj që i kanë rezervuar politikanët para tij partive joparlamentare. Shanse zero për t'u votuar. Ndërkaq do të ndjejë shumë shpejt se do të ketë vështirësi në fonde. Fatkeqësisht një pjesë e deputetëve aktualë do të shohin punën e tyre. Ata qysh tani nuk po ndihen dhe po presin se cfarë do të ndodhi. Ndërkaq edhe një pjesë e të rinjve megjithë entuziazmin e tyre idealist të mrekullueshëm do të ndihen në karrierën e tyre politike pa perspektivë dhe ka rrezik të lodhen. Rrezku menaxherial ky është. Personeli mund të çedojë. Aq më shumë që Lulzim Basha duhet ta ketë ndjerë mirë se qysh më 19 qershor do të nisin në mos kanë shkuar në mes të rrugës, traktativat për krijimin e partive të reja brenda formacionit të tij. Idealistë ka pak nga ana e tij, arrivistë politikë, ose edhe njerëz që kanë ambicie të drejta në politikë ka shumë në Shqipëri.

Kështu edhe Lulzim Basha shkon drejt 18 qershorit fatkeqësisht nga pikëpamja menaxheriale me një situatë të pakëndshme, pra me rreziqe maksimale dhe shanse suksesi të minimizuara fort.

Duke u mbështetur në raportin evitim rrisqesh - rritje oportunitetesh të dy liderat janë në një situatë mëse larg optimumit modelor. Duke kërkuar maksimumin në pretendimet e tyre rrezikojnë t'i ikin edhe optimumeve në aksionin e tyre politik.

Po aq është me rreziqe maksimale tani që ndonjeri prej tyre të heqi dorë nga këmbënguljet e deritanishme. As Basha nuk heq dot dorë nga kërkesa për qeveri teknike, as Rama nuk heq dot dorë nga karrigia e kryeministrit. Kush e bën këtë jo vetëm që humb direkt zgjedhjet pa u futur akoma në to, por normalisht edhe ikën nga politika. Pra, edhe një tërheqje totale e njerit në favor të tjetrit, nga pikëpamja e teorisë menaxheriale është e pamundur, sepse për secilin është me rrisqe maksimale dhe me oportunitete minimale.

Ndërkohë deri tani dy liderat, personalisht, në sfidën e tyre personale në politikë kanë vepruar duke minimizuar të gjitha rrisqet maksimale dhe kanë pasur avantazhe dhe arritje pra duke i rritur shanset e tyre maksimalisht.

Edi Rama po u tregon votuesve të tij se e meriton me rrezistencën që bën votën e tyre. Po anashkalon problemet që ka vend duke e tërhequr vëmendjen e opinionit te çadra e opozitës. Nuk ka humbur pikët te perëndimorët. Shpreson edhe në fushatën zgjedhore do ta ketë të lehtë para një kundërshtari të munguar.

Lulzim Basha arriti të bëhet kryetari i padiskutueshëm i demokratëve në partinë e tij dhe të artikulohet në publik si lideri i së djathtës, theu censurën e mediave të kontrolluara nga qeveria, si edhe nisi një fushatë reale tepër të gjetur. Doli e djathta nga rënia që pësoi. Ajo është sot gati të konkurrojë me fytyra dhe personalitete të reja rreth Lulzim Bashës.

Të dy palët pra ja kanë nxjerrë maksimalisht të mirat konjekturës politike të krizës së sotme.

Kanë marrë gjithçka dhe tani rrezikon secili veç e veç ose të dy bashkë të humbasin gjithçka.

Ama kjo ka vlerë deri tani. Pas 18 qershorit të dy kundërshtarët bien në zgjidhjen e keqe menaxheriale.

Eshtë rasti për ta evituar 18 qershorin si ditë e fillimit të një monizmi që edhe pse nuk është dëshira e Edi Ramës, edhe unë i besoj kësaj sepse do të ishte marrëzi nga ana e tij po ta donte, do të ishte përsëri një fakt.

Sa fakte na kanë rënë dhe na bien mbi kurriz pa i dëshiruar! Po analizohen faktet dhe jo dëshirat!

Pra duhet një formulë që të arrijë edhe suksesin e Lulzim Bashës edhe të Edi Ramës!

Përndryshe të gjitha ato që liderat kanë fituar deritani do t'i humbasin ose kanë shanse maksimale t'i humbasin.

Nga ana menaxheriale janë të pozicionuar keq.

Kjo formulë shpëtimi do të përfshinte :

A. Ndryshime strukturore dhe funksionale në qeverinë qendrore.

B. Ndryshime dhe modifikime në kokë të administratës dhe në pushtetet lokale.

C. Ndryshime në ligjin zgjedhor.

Po e përsëris për të tretën herë që është e mundur që brenda këtij kuadri të gjendet zgjidhja ku të dy palët, pra të dy liderat të rrisin në optimum shanset e suksesit dhe të ulin në minimum risqet e disfatës totale.

Po e përsëris se ne, një grup universitarësh dhe akademikësh, që prej muajsh e ndjekim me vëmendje dhe me shqetësim krizën ku jemi futur politikisht, e kemi këtë formulë, jemi gati ta përpunojmë përfundimisht brenda një jave dhe t'ua japim forcave politike, të dy, tre, katër apo nuk e di sa liderave kryesorë ose parlamentarëve që të zgjedhin atë që u përshtatet më mirë.

Ftoj qytetarët që nëse arrijnë ta lexojnë këtë analizë të mëriztshme deri në fund ta përhapin, mbështesin, dhe ta zhvillojnë.

* Shënim: Titulli është i redaksisë/ Titulli origjinal: Ballafaqimi Lulzim Basha - Edi Rama sipas një përqasjeje menaxheriale

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

John Major16/05/2017 15:20

Nuk mund te gjej ne shqipt te comentosh nje artikull te tille vetem te marrish malin, te fshihesh diku dhe te presesh Mr Fuga duke kerkuar mental treatment.
Kjo eshte krize intelectuale ne PD. Ky fact te frikson per nje mundesi e ngeljes se shqiperise pa opozite.
Budallekun nuk e dija epidemy ngjitese por tani mendoj se ka vend per research

pdddddddddddddd 15/05/2017 13:42

more ca pini dhe nuk na jepni dhe neve qe te zbulojme menyra te tjera ,keto me duket i tha dhe bashkimi evropjan

nino 15/05/2017 13:21

zoti fuga kryeministri i jone eshte pa shkolle ai e thote edhe vete nuk jame jurist dhe flet me teper se sa juristet nuk jam ekonomist dhe flet me teper se ekonomistet nuk kame stjuduar per finance dhe i jep mende ekspertve te finances cfar ka ky kryeminister qe te na udheheqi per cfar per krinalizimin e parlamentit per kanabizimin e mendoj por nuk gjej asgje qe ky te na udhe heqi ju falenderoj per te gjifa mendimet juaja dhe gjithmone do tju a lexoj shkrimet me deshiren dhe vemendjen me te madhe

xhaja nga Kavaja .15/05/2017 11:12

Luli para se t,na formoj ket REP e Re ,te shkoj e te perballet me pare me drejtesine per te gjithe akuzat qe rendojne mbi te per kohen kur ishte minister i transportit,i jashtem e i brendshem.

Nepunes15/05/2017 09:41

Bravo... Ju pershnes dhe Ju falenderoj pa cak Profesor!

dikush15/05/2017 09:03

Nje gje tashme eshte vertetuar e pranuar nga te gjithe. E ashtuquajtura "Rilindje" e propoganduar si nje risi e politikes se Rames deshtoi teresisht. Ajo solli lindjen e shperthimin e krimit e droges, mafies shteterore. Edhe vete Rama e "rilindasit", nuk e permendin me "Rilindjen" te ciles i shpertheu era kundermuese e krimit e droges. Nocioni "rilindje" eshte teper abstrakt nese nuk skjaron se cfare do te rilindesh. Do te rilindesh sistemin socialist monist diktatorial qe e provuam dhe ja pame hajrin, apo nje rilindje te republikes se bananeve e droges qe nuk e kemi provuar ?
Tek lidere politike qe shndrohen ne diktatore kriminale, eshte naive qe te shohish "budallane", perkundrazi ata jane me te zgjuarit, por edhe me te djallezuarit. Nese do te ishin "budallej" Hitleri, Stalini apo Enveri yne, nuk do te mund ta mbanin pushtetin e tyre as disa muaj e jo me shume vite qe qeverisen e i shkatuan popujve aq shume viktima. Hitleri i pat kushtuar vemendjen me te madhe propogandes se supremacise racore ariane, duke vene ne krye te saj Göbelsin. Stalini mashtroi me propogandimin e "diktatures se proletariatit" qe e proletarizoi gjithe shoqerine. Kete gje beri edhe dishepulli i tij Enveri e kete po tenton ta beje edhe E,Rama me te ashtuquajturen Rilindje te pa definuar. Cfare duhet te "rilindete" ne Shqiperi me Ramen, koha e Skenderbeut e para 6 shekujve, koha e Ismail Qemalit e para me shume se nje shekulli apo pese dekadat e diktatures enveriste ? Progresi kulturor, ekonomik e demokratik ne historine e njerezimit, ka ardhur vetem me krijimin e nje republike te re me nje shtet te mbeshtetur tek ligjet demokratike e ne zbatimin e tyre ne menyre rigoroze qe kalojne ne siten e Kushtetutes, ligjit themelor te nje shteti.Nese Kushtetuta e nje vendi sanksionon udhehqjen politike moniste, do te kete patjeter si rrezultat nje sistem diktatorial jetegjate po aq sa kjo kushtetute. Nese Kushtetuta ka sanksionuar sistemin demokratik pluralist, e ndonje parti politike kerkon ta shkele kete ligj, eshte e destinuar te deshtoje edhe mbrenda nje mandati qeverises e jo me te kerkoje mandat te ri.

Vetting Rama15/05/2017 08:04

Mire qe ne nje ane duket qarte intelektuali Lulzim Basha te cilit duan tja erresojne idene e Republikes se Re, por ne anen tjeter ka nje ngrysje totale dhe nje mellef inatcor qe pranon edhe djallin ne sherbim te Edi Rames. Keshtu nuk ecet, keshtu i bie qe Shqiperia te jete pre e Edi Rames, Gramoz Rucit, Taulantit, Tomes dhe shokeve te tyre, te jete pre e nje bande diplomatesh te pafytyre qe kane ngulur thonjte ne trupin e nje vendi te gjunjezuar nga korrupsioni dhe krimi e ne mos ta shpetojne e shtyjne drejt gremines me yshtje shtrigash te kethyera te zana!

bilbil15/05/2017 07:27

Tek lexoj dhe shoh konfuzionin në mendimin e një PROFESORI, zë kokën me dy duar dhe ulërijë.
KU E KA UDHËN QË DO T'U TREGOJË politikanëve apo votuesve? Bo-bo! Qenka 1-shi i vetmuar zgjidhja!!!

Irena15/05/2017 05:21

Jam shume dakort me shkrimin tuaj, i nderuar profesor.Kjo qe kerkon Edi Rama te beje zgjedhje pa opoziten reale,eshte nje cmenduri.Nje opozite te krijuar nga ai me servilet e tij si Bojaxhiu me shoke.I gjithe populli i ndershem ka mbetur i hutuar edhe nga nderkombetaret.Si mund ti lihet pushteti ne dore nje qeverie qe nga DASH, edhe nga vete evropianet, eshte quajtur QEVERIA ME E KORRUPTUAR NE RAJON. Cdo dite po degjojme skandale.Shqiperia, " KOLUMBIA E EVROPES ",PO MBUSH EVROPEN ME DROGE....Cdo dite kapen nga qeveria italiane tonelata me droge.Ku shkon kjo droge me kosto. meleona euro.Me keto para po blihen ambasadore etj.Nje fjale popullore thote :Paraja ngre ujin perpjete.Mos harrojme se keta te huaj qe jane ne shqiperi, jane rrogetare te thjeshte.Eshte fare e kuptueshme.Po tu afrohen atyre meleonat e eurove,asnje nga ata nuk i refuzon.Me kryesorja qe duhet te theksoj eshte se kjo maxhorance eshte pasardhese e regjimit kriminal te Enver Hoxhes.Kjo qeveri,administraten e saj e ka mbushur me ish sigurimsa dhe bijte e tyre.Me ata qe kane bere krime ne kohen e tyre.Ata jane perkrahesit kryesore te kesaj qeverie.Atehere : Si mund te kethehet perseri kjo diktature ?.Populli ka arritur ne nje varferi te tejskajshme.Me qindramije kane ikur nga Shqiperia.Te gjithe te tjeret e kane mendjen per te ikur por nuk i pranojne.Si e ka katandisur kete vend kjo qeveri qe kerkon ta riktheje vendin ne diktature ?

rjb14/05/2017 23:45

Nuk ka debate politike ne Shqiperi, sepse nuk ekzistojne partite politike me programet politike.
I vetmi problem ne shoqerine shqiptare eshte leku dhe valuta.
Ketu fillojne dhe mbyllen anagonizmat fallco ne korin mjeshtrave te genjeshtres.
Grabitqaret me kostumet te vjedhura, thjeshte kan nevoje per numrat ne ritje XXXXXL...

Bujari 14/05/2017 23:29

Z Fuga kam shume respekt per ju , por nuk po kuptoj si do te ndertohet kjo republik , ne ckohe te shoqerise eshte dhene pushteti me deshire , artikulli juaj anon dhe pak nga Z Luli .

dikush14/05/2017 23:10

I nderuari z.Fuga. Sot lexova nje shkrim te nje intelektuali te ri me formim arsimor perendimor e i angazhuar ne institucionet nderkombetare si edhe z.Basha. Lexoj ketu se edhe me konsiderata mjafte pozitive per z.Basha, e cilesoni ate si i vetem "trim ne lufte". Nuk me duket se eshte i gjetur ky cilesim, qofte edhe per faktin se ka si mbeshtetes edhe nje intelektual te shquar si ju. E kam degjuar ligjeraten e z.Basha per te argumentuar "Republiken e re" me vemendje, e ashtu si ju e mbeshtes pa rezerva. Perse te mos veprojne pra elita intelektuale demokratike shqiptare me formim perendimor, jo vetem thjeshte duke pranuar "Cadren" si nje kauze te drejte, por si nje grupim i fuqishem i organizuar per te mos ta lene "te vetmuar" z.Basha ? A jeni vertete plotesisht i bindur se z.Rama, e kupton rrezikun e aventures se tij per te shkuar ne zgjedhje moniste, apo ne njefare menyre tentoni qe ta shkundni nga megalomania e tij ?
Ka 26 vjet qe politika shqiptare eshte e ngerthyer ne kete konflikt e armiqesi te madhe, jo vetem per faj te saj, por edhe te "Republikes" tashme te vjeteruar europiane e me gjere e cilesuar si establishment i vjeteruar politik. Nuk ka sepse te mbyllim syte para realitetit se edhe ne gjirin e BE e deri ne SHBA, ka aq shume perplasje, sa qendrimi ndaj Shqiperise eshte si bezdia nga zhurma e nje mize. Tre muaj pas fillimiit te detyres te presidentit te ri amerikan, e te krijohet pershtypja se akoma atje vazhdon lufta elektorale, vecanerisht nga media te dyshuara se mbeshteten financiarisht nga "filantropi" multimiliarder Soros, si ne SHBA, edhe ne Europe.
Duke u kthyer tek shkrimi i z.Bylykbashi, si nje jurist qe ka punuar ne OSBE, ai sillte nje panorame te plote te ilustruar me fakte, se cili ka qene ndikimi i disa "ambasadoreve te rendesishem", ne inkurajimin e politikes shqiptare, kryesisht socialiste, per te shkelur pa te keq ligjet ne proceset zgjedhore, qe nga viti 2000. Ka pasur nje perceptim te tille jo vetem nga qytetaret rezidente ne Shqiperi, por edhe nga ne emigrantet, por per here te pare e lexova te shkruar e zeza ne te bardhe , nga nje politikan kurajoz specialist i drejtesise..
Kur flitet per gjetjen e rrugeve te mesme, e vetmja gje per te cilen nuk mund te kete "konsensus" e mirekuptim, eshte shkelja e ligjeve e dialogu me krimin. Mund te dialogohet per programe te ndryshme sociale, kulturore e ekonomike ne kendveshtrime te ndryshme ideollogjike, por kursesi nuk mund te besh konsensus me mafien e droges.

Cogito ergo sum14/05/2017 23:02

I nderuar Z.Fuga,

Ndjese, por me lejoni nje seri pyetjesh:

A e keni lexuar shkrimin tuaj?

A keni pranuar ju ndryshimin e titullit te artikullit?

A eshte me rendesishme t'Ju permendet emri apo ato qe shkruani?

Une e lexova, pa shume interes dhe me nje ndjesi zhgenjimi ne rritje, madje, lejomeni, me nje ndjesi peshtirimi i mbylla paragrafet e fundit!

Nuk thate asgje! Ju masturbuat dhe, ndoshta, u ndjete mire!

Turp te keni!

Prej intelektualeve dhe akademikeve ne presim zgjidhje dhe jo oferta per zgjidhje - Mos duhet t'Ju bejme lutje?!

Eshte detyra dhe misioni fisnik i cdo akademiku dhe intelektuali te ofroje, falas dhe me devotshmeri, qarte dhe thjeshtesisht, hapur dhe kapshem, oferten e tij - Gurin Filozofal!

Ndjese, por Ju sapo abuzuat me kohen dhe perdhunuat inteligjencen nje lexuesit tuaj!

Zoti ju falte!

Diplomati14/05/2017 22:55

F U G A President!

Ajs14/05/2017 22:46

Z.Fuga.Besoj se do ta lexosh kete ngjarje realitet.Isha diku me shqiperi ne nje kafene i shoqeruar .Dhe nje person tip bossi pa shpjeguar asgje qeras gjithe njerzit brenda me nga nje dopjo pije alkoolike sipas qejfit po me detyrim .dhe njerzit ne klub e pine pijen gratis dhe uruan bossin qe ti shtoheshin parat dhe inati.Te tjerat i kupton vete Z.Fuga.dmth. : merr valixhet e ik nga klubi.

dolores dhimiriadhi14/05/2017 22:40

uuuuuuaaaaa shkelqyeshem profesor
sa sh kohe keni qe flisni per republiken e re
i lutem shqiptareve ta shperndajn lajmin respekt

shkodrani14/05/2017 22:28

Pr. Fuga jeni pak vone me idet e juaja te sakta te sinqerta por ne ndihme te z.Basha
Jeni vone se keni kunder faktorin koh qe çadra nuk e fitoi dot ose nuk e shfrytezoi dot ne momentin e duhun ( Mcalister ) ndoshta besuat ma shum se duhet te z.Meta
Sot nuk ashte si dje protesta dje nuk lvizi asgja qa u dote me lujt
Ju pr.Fuga donit peshkun e madh direkt po peshku i madh bani lvizjet e duhuna si e tek e qysh e din ai ateher kur ishte ma keq se kurre arriti tja dale kjo edhe per fajin tuaj ( Basha )
Ore zotri kush jeni juve qe refuzoni 1- Presidentin 2 - Kater ministra 3 - Krytarin e Kqz 4 - ndryshimin e kodit ???!!!! e disa privilegje tjera
Basha bani lvizjen e gabuar ndosha jo koha e verteton
Sot Edi Rama ashte ma i forte dhe forca e tije bazohet te LSI paret e shumta privilegjet e pushtetit BE dhe klani SOROS
E vetmja shprese e juaja ashte a mundeni me ba AMERIKEN me ndihmu haptazi z.Basha
Vetem Zoti i ban derman z.Basha ose TRUMPI po deshti Zoti me ndihmu Bashen
Ju pershendes profesor

bujari14/05/2017 22:03

Artikulli shkrusi eshte nisur nga qellimi i mike per te kontribuar ne zgjidhjen e krizes. Vetem kaq. Receta qe ai jep nuk e zgjidh krizen. mblidhuni sa te doni intelektuale e jepni mendime., po nuk do arini asgje. Evetma zgjidhje eshte te krijohey nje qeveri teknicienesh pa Ramen ne krye qe do ta conte vendin ne zgjedhje. Kaq e thjeshte eshte Prof, Fuga..Vetem kaq..

v suli14/05/2017 21:56

Ti e fute i pari repupliken e re kur nuk te eci me nderkombtart jep keshilla te reja nanoistat nuk kan vend ne Pd

krasas tp14/05/2017 21:53

Te nderuar profesor.Mos u mundoni ne perpunimin e skemes per shpetim, as te partive e as te liderve partiak.Gjerat kane shkuar larg.Zgjedhjet e lira e te ndershme jane nje detyrim kushtetues.Eshte pergjegjesi direkte e z.Rama.Nje vit bashke kryetaret e komisionit parlamentar per reformen zgjedhore z.Bylykbashi i PD dhe z.Balla i PS nuk bene as nji milimeter para per Reformen Zgjedhore.Perpjekjet e PD dhe opozites per ta kondicionuar votimin e Reformes ne Drejtesi me Reformen Zgjedhore nuk dhane asnji rezultat pasi te gjithe, 140 deputet per turpin e tyre, shkuan ne shtegun ku i futi parija ambasadoriale tamam si dele.U sabotua Reforma Zgjedhore se vetem keshtu mund te krijoeshin premisat per ta kthyer grupin parlamentar te opozites ne nje grup cerrash qe llomotisin cdo te enjte, e si pyet njeri, ndaj dalja e opozites nga parlamenti ishte detyrim percaktim(si ne lojen e dames)ndryshe nga shahu i Rames.Vetem dalja e opozites nga parlamenti do krijonte nje shanse te arte per kliken puciste te AQ te dominuar e te shantazhuar nga Rama per te penguar krijimin e 1/2 komisioneve te vetingut perfaqesuesve te opozites pa te cilen Reforma ne Drejtesi ngelet nul.Vetem keshtu ec nje hap e mendohu per levizjen e radhes jemi fut ne fushat, ku opozita akuzohet se po pengon vetingun.Vetingun qe z.Rama "mezi po e pret".Kanabizimi i vendit nuk ishte thjesht nji emergjence e diktuar nga ngushtesite ekonomike dhe financiare dhe per te ndihmuar te vobektit,por nji perpjekje per gjitheperfshirje ne zullum dhe krim dhe per ti kthyer te gjithe ne nje turme te shantazhuzhme dhe gjithe kjo ne funksion te kthimit te vendit ne nje parti-shtet.Kthimi te modeli kinez ku partija dikton dhe udheheq gjithe jeten politike, ekonomike e shoqerore eshte nje enderr ne sirtar ku z.Rama po mundohet me mish e shpirt ta beje plotesisht funksionale dhe ta instuticionalizoj pas zgjedhjeve fasade dhe ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore qe shef endra qe do ti kryej pas 18 Qershorit.Te gjitha keto ne funksion te ruajtjes se nje pushteti ku oligarkija dhe krimi jane klasa drejtuse e ekonomise dhe korrupsioni baza ideologjike, ne krye te ketij konglomerati apo shteti leshi qendron Le Pao Sija shqiptar DV.z.Rama.z.Basha dhe opozita reale dhe historike gjithe qytetaret ne proteste, te gjithe ata qe nuk mund te vijne ne Tirane apo te dalin ne shesh per shume arsye, jane kunder shtetit te leshit te projektuar nga z.Rama e oligarket rrethe e larg tij dhe ofrojne Republiken e RE si alternative.Jemi nisur ne drejtime te ndryshme dhe ju te nderuar profesor ne vend te perpunoni me harta neper duar, per te percaktuar kordiatat ku ndodhemi, e te na orjentoni se nga t'ja mbajme qe te takohemi me z.Rama, me mire perpunoni dhe na orjentoni se si ta realizojme Republiken e RE.Per ruajtjen e statukuos ku vendi boshatiset nga shqiptaret, nuk ka kinez qe te na mbush mendjen .Qeverija Teknike dhe zgjedhjet e lira jane i vetmi shteg ku institucionalizohet nje here e mire arritja me e madhe e shqiptareve ,pluralizmi politik si premise per nje rend demokratik qe sjell prosperitet per te gjithe.Dashuri dhe qetesi edhe per z.Rama.

Likja14/05/2017 21:49

I nderuar Fuga e lexova me kenaqin shkrim tend .dhe jam shum dakort me ju.Dhe ju lutem nga fhelsia e zemres ad ju te nderuar akedemik e prefesora te ndihmoje meta politikan se Kane shume nevoje per ju .per te miren e popullit se boll la vuajtur.Respekte zFuga .

Likja14/05/2017 21:48

I nderuar Fuga e lexova me kenaqin shkrim tend .dhe jam shum dakort me ju.Dhe ju lutem nga fhelsia e zemres ad ju te nderuar akedemik e prefesora te ndihmoje meta politikan se Kane shume nevoje per ju .per te miren e popullit se boll la vuajtur.Respekte zFuga .

Lomy14/05/2017 20:39

Beni haptazi tashme nje orgji ish-bllokmenesh me ish-komuniste te kamufluar e te bini rehat. Bashkeqeverisni dhe verini kapakum pusetes e le ta gezoni haptazi kete vend ju gjakprishurit e ngritur nga erresira katundareske ne piedestalet e enverit ... megjithe burimin e pashtershem te argateve e servileve militante.
Te pakten ta ndajne mendjen e te zhduken dhe ata 5% shqiptare qe kane mbetur ketu e kane akoma dy pare mend..

Magnolia14/05/2017 20:37

Pse ngatërroheni kot me këmbët tuaja.Është ka që thjeshtë:Qeveri menaxheriale e zgjedhjeve të lira e të ndershme(ky është minimumi),se ka edhe gjëra të tjera që mund të kërkohen në një shoqëri me të vërtetë demokratike.

Dilaver Goxhaj14/05/2017 20:35

Propzimi i z. Artan Fuga eshte bindes dhe me i pranueshme per gjendjen politike qe eshte krijuar aktualisht ne Shqiperi. "Uthulla e frte, thte ppulli, geryen enen e vet.".

Fatlind Morava14/05/2017 20:08

PD ashtu si PS, app LSI Jane pasuri kombetare. Parlamenti pa PD nuk ka kuptim sepse s'do te kete debat diskutim etj. Uroj dhe shpresoj qe Partia Demokratike te hyje ne zgjedhje. Degjojeni fjalen e ketij njeriu te nderuar se per te miren e shtepise sone eshte. I nderuar Artan Fuga. Kam nje propozim. Te mblidheni sebashku e gjithe elita intelektuale pa dallime partiake ideologjie etj dhe te gjejme rruget ti propozojme politikes zgjedhje per te miren e shtepise sone te perbashket Shqiperi. Me respekt Fatlind Morava

Djali14/05/2017 20:05

Do te Ishte mire sikur dhe vetem fillimin te lexonin dhe do te kuptonin se sa vlere ka ky shkrim lexojeni dhe veproni se per te miren e gjithkujt eshte ku jane profesoret dhe akademiket e tjere le ta mbeshtedin fugen qe mendimet e tij per te ecur perpara ky vend

I deleguari14/05/2017 20:01

Zoti Fuga, sikur t'i kishe shkruar qe ne krye keto tre pikat A, B, C , do na kishe kursyer gjysem ore nga e djela!

Vlonjati14/05/2017 19:48

Shume sakt e drejt profesor Fuga. Do zoti ta lexojne edhe dy liderit e te tjere pas tyre. Ky eshte shanci i fundit per Shqiperine, boll dhjketvecare kemi humbur nga kokfortesia dhe injoranca jone. Qyteterimi kerkon guxim, tolerance, sakrifice. Mendoj se sakrificen e ka bere dhe po e bene ky popull, toleranca dhe guximi kerkohet nga drejtuesit. ZOTI i kthjellofte, ndryshe ne kete vend qe quhet Shqiperi nuk do te kete me shqiptare per fare pak vjet.

EC14/05/2017 19:41

Gënjeshtra më e madhe është të besosh se njerëzit e partisë së Enver Hoxhës (PS) me në krye shokun Edi Rama nuk duan ta kenë pushtetin pa opozitë dhe nuk e duan shpërbërjen e PD-së. Ata e ngrenë veprimin e tyre politik mbi parimin "Armiqtë na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykë të topit". Ata janë siç kanë qenë. Ndërsa opozita, në çfarëdo veprimi që do të ndërmarrë, duhet të ushqejë pikërisht këtë vetëdije: se përballë nuk ka një kundërshtar, por një armik që është i angazhuar për ta asgjësuar kundërshtarin e vet. Dhe opozita duhet ta dijë se epërsia morale që ka në raport me qelbësirat e bashkuara në PS nuk do ta lërë të zhbëhet, por përkundrazi, do ta forcojë edhe më shumë nëse do t'i qëndrojë përballë PS-së si disidencë e jo si opozitë.

mali14/05/2017 19:33

Duhet te biem dakort i nderuar profesor qe kriminalizimi i qeverisjes ne cdo hallke , dhe hashashizimi I gjith vendit nuk ndodhi as nga mungesa strukturore e qeverisjes etj , por si project i mirmenduar i edvinit ! Duhet te biem dakort qe jemi shnderruar ne narko-shtet ! Edhe zgjidhjet detyrimisht do te zgjidhen si ne nje narko-shtet !! Te gjitha keto qe ofroni ju jane thjesht makiazhe qe legjitimojne nje pluralizem fals dhe shume me te demshem , se sa nje e vertete moniste !! Neqoftese edvin droga eshte nisur vet drejt monizmit , nuk duhet ta ndihmoje fasada e pd-se sikur jemi pluralizem ! Ne edhe keto 4 vjet kemi qene si ne monizem , me pak makiazh !! Prandaj perfunduam drejt ikjes nga syt kembet !!

studenti14/05/2017 19:28

I nderuar Profesor,mbasi lexova me vemendje dhe admirim shkrimin tuaj,ndjehem i keqardhur.
Ne krye te radhes dua te qartesoj se jam aktivist i partise Aleanca Popullore,kryetari i se ciles z.Artur Dojaka ka paditur KQZ per shkeljen e afateve sa i perket dorezimit te listes se kandidateve per deputet per 15 subjektet zgjedhore qe i kane paraqitur keto lista.
Me shume respekt ju bej thirrje JU si dhe disa intelektualeve te tjere te orientoheni me analizat e juaja drejt ndoshta pak subjekteve politike te mbetura ende idealiste.
Fatkeqesisht konstatohet se edhe ata pak analiste te ndershem qe kane mbetur jane te mpire nga kaosi i jetes tone ditore ku fajtore jane populli dhe politika.
Padyshim, per nga ideali ne krye te radhes mbetet ende Aleanca Popullore si per nga kauza por edhe nga lidershipi qe e perfaqeson ate.

Shto koment

Denonco