Plani tregtar i Donald Trump me Kinën

Plani tregtar i Donald Trump me Kinën

Nga Yaseem Serhan - 13/05/2017

Administrata e Trump njoftoi të enjten një marrëveshje të re tregtare me Kinën, e cila hap dritën jeshile për eksportin e mishit në SHBA, ndërkohë që qeveria kineze  hap dyert për  gazin natyror amerikan .

Sipas marrëveshjes me 10 pika, Kina do të heqë ndalimin mbi importet e mishit amerikan (që u vendos pas shpërthimit të encefalopatisë së gjedhëve, ose sëmundjes së lopës së çmendur, në vitin 2003). Eksportuesit amerikanë të gazit natyror dhe ofruesit e shërbimeve financiare me pronësi të huaj gjithashtu do të kenë qasje më të madhe në ekonominë kineze.

Si shpërblim, Uashingtoni ka rënë dakord të nxjerrë një rregull që lejon eksportet e shpezëve kineze në vend.

Marrëveshja,  sipas  Shtëpisë së Bardhë, shënon rezultatet fillestare të një plani veprimi 100-ditor midis dy vendeve.  Ajo ndjek takim e parë mes Presidentit Trump dhe Presidentit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar në Mar-a-Lago, një nga vilat e Trump në Florida.

Edhe pse Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, e përshëndeti marrëveshjen si një "arritje heroike" që "do të ndihmojë në uljen e deficitit", është i paqartë ndikimi i menjëhershëm që ajo do të ketë mbi deficitin tregtar të vendit.

Megjithëse Trump kishte premtuar se do të mbante një qëndrim më të ashpër mbi marrëdhëniet tregtare me Kinën, të cilën e kishte etiketuar gjatë fushatës si një manipuluese monedhe, duket se Presidenti amerikan ka zbutur dukshëm qëndrimin e tij.

Në një intervistë muajin e kaluar me “The Wall Street Journal”, sugjeroi Trump se do t'i ofronte Pekinit një marrëveshje më të mirë tregtare nëse Kina vendostë të ushtronte presion mbi Korenë e Veriut. / The Atlantic - Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco