Përse vajtohet në oborrin e Edi Ramës?!

Përse vajtohet në oborrin e Edi Ramës?!

Nga SYRI.net - 13/05/2017

“Protesta e nesërme mund t’ia vlente sipas këshillave të njerëzve që e mbështesin, që të ishte dhe një demonstrim dhune nga opozita…”.

Kështu shkruante dje në një editorial hedhur në portalin e tij, plot nota dëshpërimi, një nga kryeshërbëtorët mediatik të Edi Ramës.

Po dje gati të gjitha mediat e kuzhinës kryeministrore u mbushën me shkrime, nëpërmjet të cilëve i mëshohej frikës për dhunë, për mijëra e mijëra policë e forca special që po rrethonin Tiranën…madje portali i një ish-deputeti socialist i kapur me presh në dorë me miliarda të pajustifikuara, shkoi edhe më tej.

Paraqiti një skenar sikur do të vritej një nga udhëheqësit kryesor të protestës nga vetë “protesta”, që pastaj të kishin sebep, për të bërë namin duke hyrë në zyrën e Ramës.

Në mënyrën më dëshpërore, të gjithë kalemaxhinjtë e kryeministrit kërkonin dhunë me patjetër, në protestën e sotme.

Kryeregjisori i këtyre “fakenews” Edi Rama, nuk la minutë pa provokuar nëpërmjet faqes së tij në FB, me fotomontazhe bajate dhe komente çërash, që gëlojnë në rrjetet sociale. Fatmir Xhafaj u urdhërua të paraqiste protestën e sotme, si një mundësi e mirë për “akte radikale”.

Që në pikët të mëngjesit shpërndanë plot bujë për mediat një njoftim, sipas të cilit policia kishte ndaluar 20 persona që synonin veprime radikale. Enkas nuk dhanë shpjegim nëse bëhej fjalë për “radikalizëm islamik”, apo çfarë!!

Në aksion u përfshi edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Por si gjithmonë, në mënyrën e tij malinje dhe të ndyrë. Vetëm një ditë përpara protestës të paralajmëruar prej kohësh, e mbushi në mënyrë të pazakontë bulevardin ku do të zhvillohej ajo, me saksi me lule.

Por asgjë nga çfarë shpresonte Edi Rama dhe lëpirësit e tij mediatik nuk ndodhi. Nuk e kanë më alibinë e “një grushti njerëzish brenda çadrës që kanë frikë për mëkatet e tyre”.

Ashtu si në 85 ditët që nga nisja e këtij projekti historik, siç edhe ka premtuar lideri i lëvizjes për përmbysjen e Republikës së vjetër, as edhe një lule nuk u prek edhe sot.

Prandaj të gjithë këta, janë thellësisht të zhgënjyer dhe të trishtuar. Në oborrin e Edi Ramës, ka pllakosur zija. Për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit dhe madje Europës, një masë kaq gjigante njerëzish proteston në mënyrë kaq paqësore, kaq moderne dhe njëkohësisht kaq të vendosur. Dhe bëhet fjalë për një shumicë të frustuar me një qeveri të korruptuar, me një narko-shtet siç e quajnë tashmë edhe mediat më prestigjoze në botë.

Asnjë incident i vogël, vetëm kurora me lule për funeralin e “Rilindjes” dhe premtim për çuarjen deri në fund të rrugës për ngritjen e “Republikës së re”.    

Edhe mediat e vëna hapur në shërbim të Ramës, kuisin në vaj. Çfarë proteste koti ishte kjo?! Asnjë provokim, pa gurë dhe hunj, asnjë xham i thyer dhe asnjë lule e këputur?!

 Protesta e Trembëdhjetë Majit në ditën e parë të paralajmërimit përfundimtar për klikën e Ramës, u hap me himnin kombëtar dhe u mbyll me buzëqeshjen plot shpresë të Lulzim Bashës. Populli iku i qetë duke lënë pas mesazhin e panegociushëm për këdo, brenda dhe jashtë vendit; Të vendosur deri në fund kundër qeverisë së narko-trafikut, luftë pa kompromis për instalimin përfundimtar të votës së lirë…

Ditë të edhe më të bukura se 13 Maji 2017, fatmirësisht po vijnë...

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

O Zot, shpetoje popullin tend18/05/2017 14:26

Se pari, falenderoj Syri.net per driten e hedhur ne realitetin tone.
Se dyti, falenderoj shkruesin per mendimet e tij
Se treti, mendoj se krahas nxjerrjes se gabimeve, akteve te pushtetit, duhet te jemi me konstruktive qe jo vetem te demaskojme gabimet por edhe te japim rrugezgjidhje. Me kete bejme detyren per ta shpetuar sa mundemi kete vend kaq te pasur nga natyra, me kaq shume potenciale natyrore dhe intelektuale dhe kaq shume te varfer, ekonomikisht dhe shpirterisht.
Ne duhet te edukohemi ne rradhe te pare qe ta duam atdheun dhe te kuptojme se te behesh milioner ne nje dite ne menyre te padrejtenuk te shpeton nga ferri as ty as femijet e tu dhe aq me teper te ben te lumtur. Duket se kutia e Pandores eshte hapur vetem ne Shqiperi, sepse ketu diket se ky vend nuk ka me asnje virtut dhe ato pak te virtutshem ne nje menyre apo tjeter persekutohen dhe shumica e popullit voton per nje parlament me njerez te pavirtutshem, ne variantin me te mire hajdute.
Kjo qe po jetojme eshte 4 vjecari me i erret i historise se Shqiperise , ku antivlera po perveteson Atdheun tone.
Kjo qeveri i ngjan kaq shume antiKrisht- genjeshtare, provokues, pervetesues, mbytes i virtuteve te verteta : dashuria, besnikeria, mirenjohja, punetoria, zelltaria per punen, ndihma per te tjeret ne nevoje..,,
Zgjohu Shqiptar! Zgjohu o mesues, mjek, gjykates, inxhinier, puntor, fshatar .... Jeta eshte kaq e shkurter qe te besh nje gabim te tille nje mekat kaq te madh dhe te rradhitesh dhe aq me teper te votosh per erresiren, per antivirtutin per mjerimin tend dhe te ardhmen e femijve tuaj.

Emigranti16/05/2017 00:33

nuk jan te gjith militante zotni nuk aderoj ne asnje parti te mundesoje edvin droga voten e emigranteve dhe do ta shihni rezultatin e rilindjes lsi ddy pjellave komuniste.

gjergji i kastrioteve14/05/2017 10:57

Keto bij e nipa komunistesh,nuk mun te luajn me fatet e shqiptareve...Shqiperija moniste:*presidenti i ri i majt*Qeveri e majt..*Parlamenti i majt..*Bashkija Tiranes e majt..Dhe te gjitha se bashku luftojn opoyiten megjithese kan gjith pushtetet...KY ESHT MONIZEM..NEO DIKTATURE.. O SHQIPTARE..Papunesi..kriminalitet...korrupsion ..varferi e mjerim.Per ket shqiperi aspiruam??Zgjohuni shqiptare o sot o kurre....

xhaja nga Kavaja .14/05/2017 10:19

Edi Rames po i shkojne punet fjoll ndersa Lulit e Saliut po i ngushtohet laku ne fyt nga reforma ne drejtesi.
prisni-prisni,s,keni pa gje akooomaaaa !
Vetem po kerkuan azil politik ne Koren e jugut ,Rusi apo Serbi shpetojne .hahahahahahaha....

Redi.13/05/2017 21:49

Po more Ilir,me tenden si skllav qe je mesuar te jetosh ti mire e ke,por kemi nje ndryshim,ti je militant i aleances se qelbesirave kurse ne jemi militant te asaj force politike qe ne viti1991 shporri faren e ndyr te te parve tual.

Iliri13/05/2017 20:56

Protestuat ju sot??? Hahaha hajvaner

Tani13/05/2017 20:26

Posht kellirat e ripjelljes..posht konunizmi

Marini13/05/2017 18:13

Faleminderit Syri.net per te gjithe profesionalitet qe tregon prej kohesh tashme ne nje vend qe ska ngel media pa u kapur.
Atij Ilir-it i kerkojme ndjese qe nuk lyem njeri me boje te kuqe sic vepronte Veliaj me shoke me 21 janar, i kerkojme ndjese qe nuk dhunuam asnje polic.
POSHTE KOMUNIZMI !!!

Marini13/05/2017 17:55

Faleminderit Syri.net per te gjithe profesionalitet qe tregon prej kohesh tashme ne nje vend qe ska ngel media pa u kapur.
Atij Ilir-it i kerkojme ndjese qe nuk lyem njeri me boje te kuqe sic vepronte Veliaj me shoke me 21 janar, i kerkojme ndjese qe nuk dhunuam asnje polic.
POSHTE KOMUNIZMI !!!

i merzituri13/05/2017 17:41

Kisha kohe pa lexuar te verteta neper gazeta ju lumt dora dhe vazhdoni ne kete rruge pa u ndikuar as nga asnje tu bafte dita 1000000 dhe per sa i perket sot e rujte zoti krejt shqiperin per qytetarin e treguar

imi.13/05/2017 17:14

Ky Portal, eshte portali me i besueshem, me serioz, me profesional, qe po ndiqet nga shqiptaret ne gjithe boten. Faleminderit, shpresoj te njihemi kur te vij ne shqiperi. Suksese.

qim peka deputet13/05/2017 17:08

Plot ishte sheshi sot, ashtu qofte gjithmone se do e hani te gjatin po vazhduat keshtu. E ka fajin Evropa qe nuk kupton dot vizionin e Lulushit, te njejtin vizion qe kishte edhe per Tiranen por qe e vodhi Eri Lali. Do e kishte bere tramin ai, por nuk e la Edvini.

Magnolia13/05/2017 17:02

Protesta si kjo e sotmja e nxjerrin në pah shëmtinë e protestës së 21 janarit 2011.

Magnolia13/05/2017 17:01

Protesta si kjo e sotmja e nxjerrin në pah shëmtinë e protestës së 21 janarit 2011.

13 MAJ13/05/2017 16:41

O ilir (i KAP) po fol nje here ndryshe qe mos dallohesh qe je nje klysh i mark dodanit qe mallkoi amerikem dhe vdiq si komunist ne vendin e GAVROSHIT, thellohu djale mos ji kaq KACKAVALL.

nino 13/05/2017 16:30

sot opozita i dha nje leksion te mire rilindjes se qelbesirave ata ishin me surrat nga televizori dhe dridhnin nga nje cigare me kanabis dhe shpresonin se protesta do ktheej ne dhune

Edi13/05/2017 16:25

O Ilir beji hyzmet menderes se je mesuar keq meqe ne republiken e Rames vetem me te mund te beje hajer...O ilir militanti i LGBT kij parasysh se ne republiken e Re nuk do te kete vend per bythlepiresit si puna tende... prandaj zbythu sa me pare dhe per ta kuptuar se cdo te thote zbythje po ta shpjegoj: levizje ne drejtimin e bythes... te fala nga pedroduruesi i menderes tende-EDI

Tajati13/05/2017 15:54

O ilir kur do ns i japin ate thesin me miell kto rilindasit qe ti japim voten..ta shtum ca dit o bur

osumi13/05/2017 15:40

Bravo syri.net per komentin

Iliri13/05/2017 15:26

Maskallareqe... shkrime te shkruara nga militant

Shto koment

Denonco