Protesta paqësore një hap i vendosur dhe i sigurtë

Protesta paqësore një hap i vendosur dhe i sigurtë

Nga Kastriot Islami - 12/05/2017

Protesta e 13 majit do të jetë e madhe, më e madhe se e 18 shkurtit. Madje shumë më e madhe. Do të jetë paqësore, por me qytetarë të vendosur për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pavarësisht raportimeve të turpshme të Ramës dhe klikës së tij në Bruksel e gjetiu. Pavarësisht dizinformimeve të shtabit gebelsian kryeministror dhe lajmeve të rreme të medias mjerane. Apo dhe të veprimeve të drejtërdrejta apo të maskuara të policisë.  Qoftë edhe të thirrjeve të turpshme të mercenarëve të blerë, vendas e të huaj.

Protesta e rezistenca paqësore do ta arrijnë qëllimin; ose më konkretisht qytetarët përmes masivitetit, vendosmërisë dhe entuziazmit do të tregojnë qartas se kauza e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe ajo do të arrihet në çdo rast e me çdo kusht. Se kauza e tyre nuk është abstrakte por është e vetmja kauzë që ju garanton çelësin për zgjidhjen e të gjithë halleve, shqetësimeve e problemeve të tyre. Se kauzën e tyre të drejtë nuk mund ta pengojë askush.

Protesta do të tregojë se pjesëmarrësit ndonëse janë më të varfërit në Europë janë më të vendosurit se kudo tjetër në Europë në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme. Protesta do ti tregojë çdo europiani se rregjimi është kriminal por qytetarët janë paqësor, se regjimi është i korruptuar prandaj ata janë të varfër e të papunë e gati të emigrojnë, se regjimi është i lidhur me drogën por ata duan që fëmijët e tyre të lidhen të shëndetshëm, se regjimi kërkon të vendosë monizmin kurse ata janë gati të japin edhe jetën për pluralizmin, se regjimi është pervers dhe i degjeneruar kurse ata janë të ndershëm. Protesta me masivitetin e saj do t’ju paraqesë përfaqësuesve e zyrtarëve të huaj dallimin e madh mes kauzës së tyre dhe pasojave të regjimit të krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut.

Protesta do të demonstrojë qartas se ndonëse qytetarët në protestë janë më të shtypur e më të kërcënuarit nga veprimet e shtetit policor se kudo tjetër në Europë e botë, ata jo vetëm s’kanë aspak frikë por janë opozitarët e vetëm në Europë që do të luftojnë pavarësisht të gjithë pengesave për të mbrojtur pluralizmin në një betejë për jetë a vdekje me rrezikun e rivendosjes së monizimit nga një amalgamë e “pinjollëve, kriminelëve, oligarkëve e narkotrafikantëve”. Se qytetarët në protestë janë mbledhur në këtë tubim pa asnjë dallim, së bashku, demokrate e socialiste, opozitarë të majtë e të djathtë, për të mbështetur e mbrojtur opozitën e parë të krijuar në 1990, pas 50 vjetësh diktature komuniste nga më të egërta në Europë e botë, që partia trashëgimtare e partisë komuniste po përpiqet në vitin 2017 ta eliminojë duke eliminuar kështu pluralizmin e rivendosur sistemin monist. Se ata janë bashkë, janë shumë, janë të vendosur por paqësor, për ti treguar kujtdo, shqiptar apo ndërkombëtar, se askush nuk mund t’ju heqë apo mohojë lirinë, të drejtën për votën e lirë, të drejtën për të zgjedhur sipas bindjes e ndërgjegjes së tyre, pra për të ruajtur e mbrojtur pluralizmin.

Protesta masive do të hedhë hapin e vendosur drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Protesta e qytetarëve të vendosur do ti provojë çdo shqiptari e çdo ndërkombëtari se në Shqipëri do të ketë në çdo rast dhe vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku opozita do të jetë jo vetëm pjesëmarrëse por edhe fituese. Protesta me masivitetin e vendosmërinë  e saj do të japë mesazhin e qartë për çdo qytetar vendas e përfaqësues të huaj se në Shqipëri nuk do të mund të ketë zgjedhje të manipuluara dhe zgjedhje pa opozitën, pavarësisht kush e ka ideuar, mbështetur apo artikuluar atë. Protesta do të tregojë çdo shqiptari e ndërkombëtari se qytetarët janë të vendosur të mbrojnë pluralizmin me çdo mjet dhe janë të gatshëm të qëndrojnë e sakrifikojnë për kauzën  tyre sepse ata besojnë që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme do të arrijnë të anihilojnë me votë regjimin e krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut.

Protesta do të jetë shumë e madhe se qytetarët nga i gjithë vendi do të vijnë të shumtë dhe do të shfaqen të vendosur për të treguar se në Shqipëri ata mund të ndërtojnë shpresën e krijojnë besimin se “ky vend mund dhe do të bëhet”, se ka një të ardhme për fëmijët e tyre, se Shqipëria i ka të gjithë burimet natyrore e mbi të gjitha njerëzore për të qenë jo vetëm gjeografikisht një vend europian.

Protesta masive do ti tregojë Ramës dhe shtetit të tij prej letre se çdo tentativë për ta penguar apo frikësuar protestuesit do të dështojë me sukses dhe çdo provokim eventual do të sfidohet paqësisht e do të shmanget vendosmërisht. Protesta po ashtu do të hedhë me neveri në koshin e plehrave të gjithë produktet e shtabit gebelsian të dezinformimit kryeministror, të gjithë lajmet e rreme, kërcënimet apo shpifjet e medias mjerane të ushqyer me lajme të rrema dhe të sponsorizuar me paratë e krimit, korrupsionit e narkotrafikut për të cenuar masivitetin, qetësinë dhe vendosmërinë e protestës.

Protesta do të shpalosë gjithashtu para qytetarëve frikën e tmerrin që përshkon Ramën dhe të gjithë pjesëtarët e kupolës së regjimit të tij për të ndjekur drejtpërdrejtë e parë me sy të lirë protestën masive e paqësore. Do tju provojë të gjithëve pa përjashtim, vendas e të huaj, se për shkak të masivitetit frikacaku Rama nuk mund të qëndrojë në zyrën e tij. Se ankthi e ka detyruar të largohet nga vendi duke e ndjekur protestën me lepurin në bark nga tuiteri apo facebuku. Se menjëherë sapo protesta të mbyllet do të fillojë me stilin e frikacakut që këndon i vetmuar në pyll të cicërojë marrëzitë në facebook apo tuiter për madhësinë e protestës apo duke shpalosur budallallëqet e tij tipike.

Protesta së fundmi do t’ju mundësojnë të gjithëve pa përjashtim, edhe shqiptarëve, edhe dashamirësve europianë, edhe të painformuarve, edhe mercenarëve, të nuhasin e “erën” e rëndë të shtetit që ka ngritur kjo “maxhorancë e qelbësirave” siç e kanë vetëpagëzuar. Dhe shpalosur kujtdo nevojën për largimin paqësor të kësaj të keqeje të madhe që rrënon vendin duke u kthyer në model suksesi, në vrastare të shpresës dhe në motiv për emigrimin masiv të shqiptarëve.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shkodrani13/05/2017 16:29

Shqiperia behet me njerez qe e duan atdheun e tyre dhe kontribojne per te sikurse dhe z. K. Islami me artikujt e tij brilante. Urime si perhere per ndihmese qe po i jerp shoqerise tone Prof. i nderuar Kastriot Islami.

ajupi13/05/2017 08:43

Si perhere z.Islami mbetet nje politikan qe perçon mençuri e iintelektualizem per politiken shqiptare. Ai tregon gjithashtu rrugen e zgjidhjes te krizes politike ne Shqiperi. Per çdo situate politike artikujt e tij japin receten e zgjidhjes se saj. Per keta politikane ka nevoje parlamenti e populli e jo per ata deputete me diploma fallco qe nuk flasin asnjehere e vihen neper listat e partive te pozites.

Gimi13/05/2017 01:07

Gjith demokratet kudo qe ndodhen krenohen me ty. Un propozoj te japin dekoraten pishtari i deokracis.

SHKODRA13/05/2017 00:41

perse nuk e bete deri tani Shqiperin ?more hajdud. ju bashke me ps,lsi

osumi12/05/2017 23:57

Profesori si gjithmone I sakte I qarte model I nje politikani vizionar dhe largpames. Urimet me te mira per Profesorin e nderuar Z. Islami.

Qytetar12/05/2017 22:28

Prof . K . Islami . Te lumte dora per shkrimin e shkelqyer qe ke bere un per veten time nuk kam ça te shtoj me i ke thene te gjitha çfare duhet ne kete vendosmeri te popullit per te protestuar per zgjedhje te lira e te ndershme pa droge pa kriminele e pa hajdute neper Parlament , Administratat , Bashkite , Polici, e kudo neper zyra shtetetore.

Shto koment

Denonco