Pasojat e votimeve pa opozitë

Pasojat e votimeve pa opozitë

Nga Artan Fuga - 12/05/2017

Votimet pa opozitën e kthejnë Shqipërinë në një muze të madh.

Pse?

Sepse brezat e rinj do të njohin nga afër si ka qenë monizmi i dikurshëm. Njësoj sikur të vizitojnë ndonjë nga sallat e dedikuara të Muzeut historik Kombëtar.

Votimet pa opozitën janë edhe një lloj agjencie turistike.

Pse?

Sepse na çojnë në Kinë dhe na tregojnë nga afër sesi ndërtohet kapitalizmi nëpërmjet një monizmi me parti të vetme udhëheqëse dhe me ca rrotaxhile rreth e qark.

Votimet pa opozitën janë edhe një formë e shtrirjes së një eksperiment në përmasa reale.

Pse?

Sepse në fakt, në kulturë, arsim, shkencë, media, etj., ne në monizëm jemi.

Pra nisur nga 18 qershori, ne qytetarët do të jemi gjithë kohën në një muze të së kaluarës, tërë kohën për turizëm në Kinë, dhe të gjithë do të shohim filma të realizimit socialist por në kohë dhe hapësirë reale, në rrugë, vende pune, administratë, etj.

Kush nuk kupton këtë ose është budalla, ose është shumë, shumë i zgjuar, pra shejtan budalla.

Votimet pa opozitën nuk i interesojnë në fakt, në radhë të parë, partisë socialiste, pastaj edhe LSI, dhe në fund edhe partisë demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirons ke pazari vjeter.12/05/2017 17:37

sa te paguan "familja" o profesor ?

loku12/05/2017 16:24

Profesori po mundohet tu hap syte Shiqiptareve...ne duhet te reagojme..per demokraci

xhaja nga Kavaja .12/05/2017 15:34

Ti pa dashje the nje te vertet te hidhur o Fuga !
Mbas 27 vitesh "pluralizem" mos vall i ka ardhur koha nje sistemi alla Kinesçe ?
Kinen qe ti me qesendi e permend as te thembra e kembes nuk ju afrove dot keto vite ,as ne ekonomi e as ne ndonje fushe tjeter.
Mbase do kishte qene me mire te kishim ndjekur modelin kinez ne vitet 90 e jo Salishizmin .

Daj Jaku12/05/2017 15:17

Si gjithmonë i saktë Profesor. Por sot për sot siç jem tue pa, shqiptarët nuk janë tue nga, me u hutue me shkrimet tona, t'cilat s'pjellin napoljona, as nuk bahen besa shkallë, për me u ngrit ku bahet pallë. Pra Profesor i nderuar, që nga koha e Fishtës e deri më sot nuk ka ndrrue kurgja. Prandaj dhe Dullbaba i rradhës ban çfarë ti teket, bile edhe me bekimin e të atashuarve të Europës pranë nesh. Këta të fundit vijnë për të vënë bazat e pasurive të tyre nga paret e këtij populli, bile na shfrytëzojnë edhe seksualisht, pasi këtu gjejnë vajza të bukura ose djem me dimensione, sipas shijeve të gjithkuj. Përse duhet ti plasë atyre kur nuk na plas fare neve për vendin tonë? Edhe teorikisht i intereson Europës të verë në krye të shqiptarëve me bisht një halldup që ti bëjë zap e të mos ti krijojnë kokëçarje.

Kostandina12/05/2017 12:44

Profesor keni shume te drejte, por hajde dhe mbushjua mendjen besnikeve te partise, qe ia kane dhene besen qe ne vitet e largeta te luftes dhe jane mesuar kaq shume me diktaturen ( nje pjese e tyre jane si te thuash si agai i fshatit, xhec perfitojne edhe ata me punet ne administrate qe iu garanton partia per devotshmerine qenerore qe tregojne kundrejt saj) sa qe besoj se iu pelqen te jetojne nen diktature.

Shto koment

Denonco