Unë jam dakord me Hahn...

Unë jam dakord me Hahn...

Nga Bledian Koka - 11/05/2017

Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, Johanes Hahn i ka dërguar qytetarëve shqiptarë një letër të hapur dhe jo personale. Përtej shakase, zoti Hahn na njofton se zgedhjet në 18 Qershor do të bëhen dhe forcat e opozitës nuk do të jenë aty. Zoti Hahn thotë se "procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të mbeten prapa".

E vërtetë është, opozita i refuzoi te gjitha zgjidhjet e ofruara për të gjetur konsensus dhe mirë do të kishte bërë që ta kishte ofruar atë në një pikë. Zoti Hahn thote në letrën e tij se "Zgjedhjet do të vlerësohen sipas cilësisë së tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare", çka më shumë gjase i bie që për herë të parë për Shqipërinë të shkruhet një faqje "ndritur" në raportet ndërkombëtare për zgjedhjet, me një fjali diku në fund: "Disa parti opozitare nuk morën pjesë në zgjedhje".

Ajo qe na thotë zoti Hahn vjen realisht si rezultat i perpjekje e vazhdueshme e tij personale dhe zyrtareve te larte europiane për ti dhënë vendit një zgjidhje të krizës politike, dhe opozita të futej në zgjedhje. Duhet ta pranojmë që në raport me ndërkombëtarët, ne nuk mund të prisnim më shumë, megjithëse pas disa ditësh vjen në Shqipëri edhe ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee. Kjo vizitë është padiskutim edhe shansi i fundit për ti dhënë vendit një zgjidhje të minutës së fundit, por gjasat duket se janë të vështira. Por ama përpara se të na e nisje këtë letër, Zoti Hahn duhet të na kishe e garantuar se mbas zgjedhjeve të 18 Qershorit, BE-ja do ta përshpejtojë rrugën tonë të anëtaresimit atje. Që do të thotë se BE duhet të na pranoje ashtu si pa opozitën në zgjedhje, edhe me gjithë problematikat tona të cilat i nderuar zotëri, janë po ato të njëjtat që keni evidentuar në raportin e progresit që nga viti 2000 e deri më sot. Ne zoti Hahn kemi një problem me pronat që nuk ka për tu zgjidhur kurrë dhe për këtë keni fjalën tonë të nderit. Ne zoti Hahn jemi shembulli më barbar i dhunimit përditshëm që i bëjmë grupeve vulnerabël që mbledhin kanaçe në kazanat e plehrave apo lypin. Edhe për këtë ju japim fjalën e nderit që kurrë nuk do të lëvizim një gisht për ti mbrojtur.

Ne zoti Hahn jemi vendi që e kemi nivelin e korrupsionit ndër më të lartën në botë, ne abuzojme me fondet e BE-se njesoj si vete zyrtaret e BE-se. Ju japim fjalën e nderit si shqiptarë, se nuk do të ketë burrë nëne të na e marrë këtë primat dhe ju e dini mirë. Ne zoti Hahn tashmë jemi rikthyer edhe njëherë në pikë-kalimin kryesorë të drogës dhe refugjateve drejt Europës. Lufta që patë në 8 vitet e qeverisjes demokratike në drejtim të këtyre dy fenomeneve për të cilat ju na vlerësuat duke nga dhënë në këmbim MSA-në dhe liberalizimin e vizave, tashmë mund ta ëndërroni. Ne zoti Hahn, tashmë zyrtarisht jemi vendi i parë dhe i vetëm prodhues dhe eksportuar i kanabisit drejt Europës.

Dhe dyshimet që kishim për këtë primat duke patur vetëm një ngastër si Lazarati deri në 2014-ën, e korigjuam më pas duke e mbjellë lulen e së keqjes në të gjithë Shqipërinë. I gjithë produkti në fjalë zoti Hahn, do të jetë tashmë e tutje, një dhuratë e përvitshme ekskluzivisht për ju dhe vendet e tjera të BE-se, si mirënjohje për mbështetjen që na keni dhënë tash sa mot.

p.s…I dashur Zoti Hahn une jam dakord me ju, ne këto jemi dhe nuk kemi ndërmend të ndryshojmë. Prandaj jam i sigurtë që me letrën që na nise sot ti i ke bërë llogaritë me të gjitha këto cene tonat, dhe sëshpejti do të nisësh procedurat e anëtarësimit tonë në BE. Apo jo?!...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Salikomunisti15/05/2017 16:38

Te gjithe ata qe nuk ju vijne mbas avazit ju komunistave dhe sigurimsave qe na jeni bere antikomunista jane enverista jane te blere etj.vetem ju qe deri dje na benit moral per te mirat e soc na jeni kthyer ne dhjerokrat por po shani perseri imperialistet me keq si dikur ne kohen e dulles. Ju dhjerokratet jeni me imp apo me soc apo per nje karrike jeni gati te shisni edhe bythen. Ktiij bledit edhe ju dhjerokratet me mire tu shash nga familja se sa salikomunisti.

Mira15/05/2017 05:38

Te lumte Bledi.Ke thene te verteten dhe vetem te verteten.Po a do tja tregojne Hanit keto pyetje ?.Po blien te gjithe me meleonat e droges.Skandal.Keta qe te kundervihen me kete gjuhe prej rrugaci jane ish sigurimsat.Jane pasardhesit e Enverit.Kjo qeveri eshte krejt e tyrja,prandaj ata bejne ckos per te.Se perndryshe,ne nje qeveri demokratike qe zbaton ligjet,ata do ti fute ne burg per krimet qe kane bere.Eshte per te ardhur keq se si e katandisen kete vend kjo qeveri.

i zhgenjyeri12/05/2017 23:33

bledi bravo je gazetar me kurajo gje qe vendi jone gazetare si juve i ka te rralle ju pergezojme.por me vjen keq apo peshtire disa komentus te kercenojne turp te kene. pretendojne se po ndertojne shtet demokratik.

xhaja nga Kavaja .12/05/2017 17:34

Bledi trimi qe po mundohet ta krruaj by... me xham !
kujdes se keta qe ti perpiqesh ti ironizosh ta çajne by... fare ose ta shqyejn sa te te degjohet ulerima deri ne Bruksel.
Kujes.

loku12/05/2017 16:31

Mbeshtetje per gazetarin profesionist

Tirana12/05/2017 14:10

Duket qe jeni nje gazetar mjaft i pjekur politikisht ne raport jo vetem me moshen tuaj , por edhe me " analistet " e " moderatoret " e shumte qe po i shperdorojne sistematikisht ekranet dhe mediat duke i kthyer ne mjedise pa edukate fillestare dhe kulture demokratike .
Keto te fundit jane shndrruar ne mjedise ku vetem zhurmohet ne menyre te planifikuar paraprakisht nga keta moderatore te dhunshem , pa edukaten fillestare te miresjelljes ndaj te ftuarve , me e dukshme kjo ndaj gazetareve dhe politikaneve qe mbeshtesin opoziten .
Keta moderatore po perdorin dhunshem futjen e publicitetit , nderhyrjen vend e pa vend me " pyetje " qe kane te bejne me nderprerjen e mendimit te bashkefolesit ne raport me publikun .
Keta moderatore thuajse ne menyre triumfale prej injorantesh te vegjel , lejojne gjithashtu nderhyrjen dhe nderprerjen e diskutimeve te krahut te djathte nga te ftuarit e krahut te majte , duke marre rolin e budallait dhe te servilit ne favor te ketyre te fundit .
Keta moderatore injorante po i shohim çdo nate ne ekranet e TV-ve me te medhenj te vendit edhe duke " i vene vulen." politikes , a thua se nuk ka me te tjere per kete pune .
Duket se tash ka ardhur koha qe se bashku me ta , te ndryshojne edhe fytyrat e analisteve qe per me shume se 10 - 15 vjet po i japin dallash opinionit publik , duke ndikuar edhe ata qellimisht jo me pak se politikanet ne krijimin e kesaj amullie politike ne ekranet tona .

Mira12/05/2017 12:11

Sa mire qe kane mbetur akoma pak gazetare qe kane
guximin te thone te verteten.
Ju uroj suksese ne punen e gazetarit prej verteti!

Sinani12/05/2017 10:59

Te lumte Bled! Duket qe je jevg i ndershem!

Vajmedet12/05/2017 10:27

A e mendoni pak se cfare po shrkuani? si ju komentuesit, ashtu edhe autori i artikulli!!!!
Me sillni ndermend Enverin me armiqte e jashtem e te brendshem!!!! Sipas jush vetem ne, d.m.th Basha e company jane te drejte, te ndershem, te pakorruptuar, te tjeret jane plehra???
Thirrini mendjes, nese ju ka ngelur ndopak!!!!!

xakja12/05/2017 08:05

Te lumt o bledi

Zana 12/05/2017 02:26

o Drita mos u shqeteso ja lexon Vllahutini

ALMA 11/05/2017 22:11

te lumte Bledi por duhet te flasin te gjithe se dhe kufijte e shqiperise europa qe ajo qe na coptoji 1913 duhet te zgjohemi nga gjumi i gjithe populli

Drita11/05/2017 21:20

Perfekt a ja lexon kush z hann

EMIGRANTI 11/05/2017 20:47

bravo bledian i ndershem e i sakte ne analizen tende bravo per guximin qe po tregon mos ki frike edhe po te pushuan nga puna keta felliqesira dite me te mira per ty e gjithe popullin shqiptar do te vinmbasi te shkulni nga rrenjet kete gangrene qe po na merr frymen gazetare te guximshem e me integritet i duhen vendit.

Titi.11/05/2017 19:20

Z. Bledian te lumte per shkrimin real dhe te vertete.

nino11/05/2017 19:16

bledian komplimenti per artikullin por nuk eshte vetem shoku han jane te gjithe europjan qe jane te korruptuar me ne krye gjermanet me gabriel merkel ambasadoren e shume palaco te tjere me ne krye koke kuqen e lej fenin

Shto koment

Denonco