Standardet e dyfishta të shtetit me arrestimin e Kastriot Myftaraj

Standardet e dyfishta të shtetit me arrestimin e Kastriot Myftaraj

Nga Blendi Fevziu - 10/05/2017

Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftuan se forcat policore të antiterrorit kishin shoqëruar në komisariat, Kastriot Myftarajn, një person publik, të cilit mund t’i vendosësh më shumë se sa një epitet dhe më të cilin në thuajse 100 përqind të rasteve as unë dhe as shumë vetë nuk janë dakort. Sipas njoftimit të policisë, Myftaraj ishte ndaluar për një shkrim kundër Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, shkrim që sipas policisë nxiste urrejtjen dhe dhunën. Nuk e kam lexuar shkrimin e Kastriot Myftarajt.

Pothuajse nuk kam lexuar asnjë shkrim të tij. Por e kam ndjerë zhurmën që përcjellin ato në publik. Një miksim paranojash, shpifjesh, sharjesh, fyerjesh, trillimesh, e herë herë edhe kërcënimesh. Di që ca vjet më parë ka botuar një libër afro 900 faqe kundër meje. I fundmi një serie shkrimesh që me siguri kanë qenë shumë më të ashpër dhe më fyes se sa ky ndaj Ambasadores Vlahutin. Por si kam dhënë asnjë rëndësi të gjitha këtyre. Nuk i kam marrë kurrë seriozisht, por sot më duhet të them se ndalimin e tij nga policia e kam marrë dhe e konsideroj shumë serioz. Jo se më dhimbset Myftaraj, as se e vleresoj atë. Por se ndalimi i tij dëshmon se ligji është selektiv dhe pikërisht për këtë arsye i padrejtë dhe i paaftë të krijojë drejtësi. Ka dy arsye se përse e mendoj këtë. E para shkrimet e Myftarajt kanë qenë të mbushura me fyerje dhe me sharje edhe për persona të tjerë publikë në Shqipëri. Dyshoj që të ketë ndonjë politikan apo njeri mediatik që t’i ketë shpëtuar mllefit të tij. Dhe kjo jo sot, por për vite me radhë.

Një herë diku nga fillimi i viteve 2000 ai u ndalua dhe u gjykua për nxitjen e urrejtjes fetare, në mos gaboj, por ky ishte i vetmi rast. Një rast që nuk e kam ndjekur me detaje dhe nuk di ta vlerësoj. Por në gjithë rastet e tjera, as antiterrori, as prokuroria, as shoqata gazetarësh dhe as NGO që protestojnë për cdo gjë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër tij. As deklarata dhe sqarime dhe jo më rrugët normale ligjore që mund të merreshin në këtë rast për të mbrojtur individët e cënuar. Në rastin që sulmet e tij cënuan një ambasadore të huaj shteti veproi. Ky është një standart tipik i dyfishtë. Ligji o është i barabartë për të gjithë, ose jo. Ai nuk mund të mbrojë një ambasadore dhe të lerë jashtë një tjetër për të vetmen arsye se është nënshtetas shqiptar. Myftaraj mund të ishte përgjigjur para ligjit shumë herë, por këtë herë po përballet jo për fjalët e tij, por për hir të frikës dhe kompleksit që kemi ndaj të huajve.

E dyta, ligji nuk ka vepruar njësoj për të gjithë. Myftaraj është një prej atyre që i ka të mbushur shkrimet e tij me fyerje. Por sa të tjerë sorrollaten në shtypin shqiptar me duart ne xhepat e mbushur me dinamit. Sa derdhin helm madje edhe m… mbi kokat e personave publikë apo jo. Sa shpifin dhe nxitin urrejtje pa asnjë kriter deri mbi fëmijë të porsalindur apo adoleshentë, mëkati i vetëm i të cilëve është se prindërit e tyre janë persona publikë. Sa veta shkaktojnë trauma të përditshme në familje dhe nxisin një hakmarrje të heshtur por vrastare vetëm nga kënaqësia që po i bien në qafë dikujt. Ose nga xhelozia që nuk kanë arritur atë që ka arritur preja e tyre. A ka marrë masë ndonjë organ ligjzbatues ndaj tyre? A është shoqëruar ndonjë prej tyre në polici? A ka pasur ndonjë gjykatë që të marrë një vendim të drejtë pa pasur frikë nga shtypi apo nga politika që e përdor atë! Jo, asnjë rast! Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv.

E treta, a janë të mbushur komentet e portaleve me mllef dhe neveri. A ka aty përditë thirrje të hapura për dhunë, vrasje, djegie, mallkime dhe deri kërcënime direkte ndaj personave të njohur. A ka vepruar qoftë edhe një herë të vetme ligji kundër tyre? Asnjëherë. Edhe kur Majlinda Bregu kërkoi një rregullim ligjor në këtë drejtim të gjithë qenë kundër saj. Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv. Sepse duhej të kishte ndodhur shumë herë me persona të tjerë.

E fundit po jo më pak e rëndësishmja, po kaq acaruese, arrogante, nxitëse urrejtjeje dhe mllefi është edhe gjuha e politikanëve. Fjalimet e tyre në parlament apo jashtë, postimet në Facebook janë të shpesh më të këqija se sa shkrimet e gazetarëve më të pistë. A është dënuar ndonjë prej tyre për këtë? A ka mbajtur njeri përgjegjësi për shpifjet dhe mashtrimet e tij? Thuajse asnjëherë. Është thënë gjithnjë “kjo është politikë”, thuajse politika toleron edhe shkeljen e ligjit apo qëndron mbi të. Dhe kur kjo gjuhë politikanësh të papërgjegjshëm, mashtrues dhe ordinerë vjen në shtyp, faji kalon tek ai. Ndaj pa u përgjigjur qoftë edhe një prej shpifësve ndalimi i Myftarajt mund të konsiderohet selektiv. Ndaj sot, si një prej atyre që më shumë se të tjerë ka qenë në qendër të sulmeve dhe shpifjeve të Myftarajt, jam gati të them, se kur e drejta është selektive, ajo nuk është më drejtësi, por padrejtësi! /Opinion.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Blendi Faqeziu11/05/2017 11:21

Edhe ti o Blendi Fevziu je nje plehre mediatike qe me mire te degjosh b.. kur pjerdh sesa ty me ate emision te degjeneruar... Pastaj ankohem pse komentuesit perdorin gjuhe te ashper kunder tipave si ky Fevziu apo Mero B...!

Wow11/05/2017 09:36

Pervec 1 komenti, te gjithe te tjeret JANE SHKRUAR NGA I NJEJTI PERSON.. 1. Eshte Karstriot myftari dora vete, 2. Eshte nje qe Fevziu do i kete qi re gruan..
Shkrim shume i mire z. Fevziu

Korabi11/05/2017 09:03

Librin e Kacit se ke lexuar ,se cfar u be ne vitin 2000 me gjygjin e ti nuk e dine.Merre majlinden e shko ne te semes .A se kupton se ti je bere njeriu me i urruer ne ekranet e Tv.Nje fshires kepucesh cdo pushtetari je.Fevzi na trego pseodonimin o flliqesir .

Suedezi i paftuar10/05/2017 22:56

Pikerisht, afersisht nobelisti i beri sherbimin me sharlatan te jetes, asaj kaste te pushteteve te fshehura, qe mendon se do e financiojne extrameritus per ate Nobel qe me shume e do Rama and Co se ai vet.

Nobelisti i munguar10/05/2017 22:55

Pikerisht, afersisht nobelisti i beri sherbimin me sharlatan te jetes vet, asaj kaste te pushteteve te fshehura, qe mendon se do e financiojne extrameritus per ate Nobel qe me shume e do Rama and Co se ai vet.

Taqi10/05/2017 22:42

po bythq...re mbete tere jeten o Fevzi ditzi.
Kur studentet propozonin kush do ti perfaqesonte ne takim me Ramiz Aline e dini ke propozoi para studenteve te Histori-Filologjikut Fejzi-DITZIU
Ben Blushin.
po tere jeten bythq...re do mbetesh o Fejzi-DITZI

Areston Prokuroria10/05/2017 22:07

Fevzo, ne republiken tone te leshit mandatin e arestit e jep prokurori, dmth as policia as oficeri policise gjyqesore. Dmth policia ndalon jo areston pa mandat. Eshte prokurori qe vlereson pastaj. Kaq duhet te kuptojme qe rezikoijme te gjithe ...edhe ti. Sot ne stadium ne shkoder arestuan nje tjter qe tha berisha te dua. Mendon se nuk ka aritur fundi?!

Onkezmi10/05/2017 21:43

Po ti more Fe-zi.qe nrgite nga varri te vdekurit me shpifje dhe sharje mos je burr i mire!...dhe ti je nje plehre me kostum dhe kollaro...

SHKODRA10/05/2017 21:34

o gazetar, nuk e kuptoni qe jeni shkeputur komplet nga realiteti. Juve kasta mediatike e politike, ju pelqen te jeni te respektuar ,por popullin e masakroni nga mengjezi deri ne darke duke e vjedhur. Sa e kini rrogen Fevziu ?

Krist10/05/2017 20:51

Blendi,shume " analfabet" ne gazetari po tregohesh.Nga nje ane thua se akoma nuk e ke lexuar shkrimin e Kastriotit,,dhe nga ana tjeter diskuton per te.A nuk te vjen turp,more qeros.Ti nuk je as sa nje nxenes i Myftarajt,apo kujton ti se po nuk pame,mendimin tend per cdo problem,do prishet dynjaja.Ti perpiqesh vetem per diversion,kudo dhe kurdohere.Po si nuk degjjuam ndinje mendim te hajrit nga ty?Por nuk ka se si,perderi sa shoke ke Batonin,Llorencin,Nazarkon dhe shefen e kuplarase Bashen Anile (megjithese heren e fundit e kish mbuluar gjoksin),qe flet njelloj si ato shefet....

krasasi tp10/05/2017 20:24

Fevzo, mund ta kishe kursyer kete shkrim, ashtu sic edhe z.Myftaraj ju ka kursyer, per arsye qe i di vetem Ai."Shejtani fle, ju shkoni dhe e zgjoni" thote populli.

bilbil10/05/2017 19:20

Po, veçse .... Një herë, një ditë, diku do fillojë zbatimi i ligjit..., do u pritet udha këtyre fyerjeve të paprincipta, do shtrëngohen politikanë, gazetarë apo qytetarë të jenë më të sjellshëm me femrën që guxon të angazhohet në veprimtari publike.

Leka 10/05/2017 18:57

Domethënë edhe Fevziu e paska denoncuar por s'ka arritur ta burgosë për vete. Thotë se z. Myftaraj s'paska lënë njeri publik pa sharë. Po ju z.Fevziu a mund ta përgënjeshtrosh së paku një rresht nga ato 900 faqet e shkruara nga z. Myftaraj. Sigurisht që jo. As ti dhe as ata sahanlëpirësit tjerë për të cilët z.Myftaraj ua nxjerr në shesh të zezat. Qofshin politikan, gazetarë, priftërinjë a hoxhë

KAVAJOTI10/05/2017 18:42

O FEVZI IK QEROHU MOS NA JEP MEND .POR TREGO NJEHER SA RROG KE MAR GJITH KETO VITE DHE SA TAKSA I KE PAGUAR KETIJ SHTETI. SAHANLEPIRES I CDO PUSHTETI .

roshi10/05/2017 18:30

ti o flevzi per nga publicistika je shume larg kastiotit,nuk je dakort me ndalimin e tij ok,por nuk ke pse i permend shkrimet e tij kundra teje,sepse nganjera ane thua se eshte gabim ndalimi,nga ana tjeter e nxjerr publicist shpifes

Llanua10/05/2017 17:48

http://floripress.blogspot.al/2013/04/kastriot-myftaraj-blendi-fevziu_24.html?m=1
Ja pra qe krisma nuk ka pasur....

Loran shehu10/05/2017 17:31

Ky shtet duet te bjer sa me par dhe Sa me shpejt se esht nje shtet i felliqur ,por jo ama sepse arrestoi nje funderin si kastriot myftari qe esht nje pler e lindur duket qe nga forma surratit cfar derri esht.....

osumi10/05/2017 17:26

Ne teresi ahkrimi I Fevzos qendron por ne nje gje nuk jam dakord. Ti Fevzo fol ne parim Jo duke na treguar histori qe kane te bejne me sulmet qe gjoja Myftaraj ju ka drejtuar juve. Ose duke na treguar se cfare shkruan ai ju nuk I lexoni. Besoj se nuk qendron me lart nga z. Myftaraj ne publicistike madje do te thosha qe per nga guximi Myftaraj eshte I rralle pa vene ne dyshim cilesine dhe problematikat qe ngre ai ne ato qe shkruan

Daj Jaku10/05/2017 17:15

Edhe ti bythlëpirës je. Nga të fryjë, por ama dosjen ta sistemoi Saliu, prandaj krekosesh. Sa për vllahinkën dhe vllahun e saj të dashur, as edhe një presje nuk e heq dot.U bëre ti të flasësh për mllef.Por me çfarë duhet folur për nallonen e atij muzipolit kroat që na e ngjesh neve për ambasadore, dhe të kujt se, të BE.Po ndonjë pastruse a nuk kishte ai kroati? Po a nuk i sheh ti o mjeshtër që nallonet e përdorme të tyre sot i kemi gra ose i riçiklojmë duke ja dhonë për gra shokëve? Kur Kroacia na sjell ambasadore kësgru nallonesh, USA dhe Gjermania duhet të na sjellin ambasadore ndonjë guzhiniere ose kamarjere. Ska gjo se vilat nga 2 miljon € ja bojm ne. Sa poshtë kemi rënë, edhe ti i Fejzo bashkë me ne. Rroftë Myftaraj kurajoz, edhe 1 miljon si ty na duhen, plot me mllef, bile pak është aq mllef.

Shto koment

Denonco