Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Fishta, Çadrës i thoshte Qadra, zoti Kryeministër

Fishta, Çadrës i thoshte Qadra, zoti Kryeministër

Nga Flutura Açka - 10/05/2017

Me gjithë respektin e madh që kam sa herë njerëzit e politikës përmendin dhe nderojnë njerëzit e kulturës, jam e detyruar t'i kujtoj kryeministrit tim me këtë postim, se atij i ka shtegtuar e drejta e këtij nderimi.

Fishta, po të ishte gjallë, Çadra do ta shqiptonte Qadra, fjalë me të cilën lëçitësi ynë në fjalë fyu para pak ditësh një qytetar të thjeshtë - që iu ankua për ca punëra që politikani duhet t'i bëjë më mirë - për t'i kujtuar atij se ishte alpin a gegë, varet çfarë i shkakton për shumë shpërvjelje atij.

Qadra, është fjalë që përdor gati dy e treta e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu që një kryeministër që përfaqëson të drejtuarit e shtetit në emër të çdo qytetari të thjeshtë, edhe për ata që nuk e kanë votuar, duhet të kafshojë gjuhën kur flet.

Sepse nënkuptimi i fjalës Qadër që ka përdorur pa kurrfarë kujdesi, është një racizëm i pastër dhe i papranueshëm. Unë po të isha politikane në Kosovë, vetëm prej kësaj fjale dhe me shpotitë e shpeshta që u bën alpineve, do ta kisha shpallur Persona Non Grata kryeministrin e Shqipërisë.

Kryeministri ka të drejtë te bëjë politikë sa të dojë, t'i bëjë Pozitë Opozitës me të gjitha armët politike që ia lejon ligji, por jo duke përdorur Fishtën, gjuhën e të cilit e fyu tërthorazi para ca ditësh, sepse është një përdorim i pandershëm dhe hipokrit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

era18/05/2017 20:49

Ne demokraci lejohen te gjitha, edhe mediokriteti i i laraskave qe quhen shkrimtare. Kar afile e salit qe i fryn percarjes. Fishta ka qene nder figurat kryesore ne Kongresin e Manastirit dhe sigurisht qe çadres i ka thene çader moj debile.

loku12/05/2017 16:37

Budallait i duket vetja gjithmone njeri i zgjuar

nino 12/05/2017 08:49

zonja flutra komplimenti por kujt ti thuash morrave te kuq qe jane me master te istitutit marksist leninist ku dine ata per fishten dhe per konicen qe per 70 vjet i bene luften me te madhe per ti eleminuar

London11/05/2017 19:22

Znj. Aqka po ti ofronit shqiptareve ndonje fytyre pak me dinjitoze mund edhe t'ju merrej per baze idiotesia qe ke dashur te thuash me kete artikull. Nuk ke faj ndoshta do te ushqehesh edhe ti majmerisht ndaj me shpresen se do fitoje PD-ja u del ne mbrojtje. Je me hiene se hienat.

renis11/05/2017 12:54

Pershendetje injorante. Fishta e shkruante çadren, çadra. Shko lexoje, para se te shkruash artikuj idiot.

Arber11/05/2017 08:32

Edhe Fishta do ti kishte thene Cader e jo Qader. Kete te fundit e perdorin vetem zona te kufizuara te Kosoves, pra nuk eshte e gjithe gegnishtes
Me kete nuk dua ne asnje menyre ti jap te drejte Kokeministrit te Rilindjes se skorieve te kohes se merhumit

Berti10/05/2017 23:14

Kryeministrin e kemi poliglot, anglishten e thane me leter perpara te
shkruar nga keshilltaret, italishten po se po, te mesuar nga telekronistet
italiane, te ngjashem me tanet, kurse shqipen e flet allakatrumce
psh pallatizuar, pallatizoj, betonce, kanabizuar mariaunisht, e ububushme etj.

FISHTA10/05/2017 18:56

O cen ti nuk ke kuptu këtë shkrim jo më kongresin e drejtshkrimi.

Petriti10/05/2017 18:35

Ky eshte Kokeminister dhe jo Kryeminister

x10/05/2017 16:27

cna ngaterroni tani qadra ose cadra fishta i thoshte ashtu naim frasheri i thoshte cader tani do zihemi kush eshte me i madhi tani

d10/05/2017 13:13

Nuk e ka per here te pare perversi. A ju kujtohet Para pak javesh ky pis ne TV klan ironizoi"toke e xanun". te gjith e din qe eshte racist . Po turp ata socialists "alpine" qe zgerdhihen prap.

Muzapopullore10/05/2017 13:12

Eh zonja Flutura sa shume kerkon nga nje sociopat me inteligjence te cunguar nga barcaletat mediokre. Rames i duhen dhene dy medalje: nje per kokeboshesine unike, dhe te dyten ne rast se humb medaljen e pare.

Ceni10/05/2017 13:08

Kjo e shkreta nuk e ka mesuar akoma qe ka patur nje kongres drejteshkrimi ne Shqiperi.

Keli10/05/2017 12:57

E ngaterron shume shqipen qe kur i therret vellait bir

Lali10/05/2017 12:48

Zonja Flutra ketu nuk jam dakort me ty. Po te ishte fjala per nje njeri normal do te te jepja plotesisht te drejte, por per nje te semure te certifikuar nuk mund ti kerkosh kaq shume, sepse nuk mban.

Shto koment

Denonco