A janë të realizueshme premtimet e Edi Ramës?

A janë të realizueshme premtimet e Edi Ramës?

Nga Klodian Tomorri - 09/05/2017

Qeveria shpalosi përmes ministrit të financave objektivat e programit ekonomik për katër vitet e ardhshme, nëse rimandatohet. Tre ishin zotimet më të rëndësishme, që prekin drejtpërdrejtë qytetarët:

1-Hapja e 220 mijë vendeve të reja pune

2-Rritje e pagës në shtet me 40%

3-Rritje e të ardhurave të disponueshme për qytetarët me 25%

T’i shohim me radhë:

1-Rritja e punësimit.

Statistikat e punësimit në Shqipëri deformohen nga “të punësuarit në bujqësi”. I vetmi tregues që vlen për të parë ecurinë e punësimit është ai i “Të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor”. Më poshtë jepet shtesa e vendeve të punës për këtë grup në 12 vitet e fundit?

Berisha (2006-2009) 22.3 mijë vetë

Berisha (2010-2013) 53.5 mijë vetë

Rama (2014-2016) 121.7 mijë vetë

Përfundimi: Qeveria po premton që nëse konfirmohet në një mandat të dytë do të hapë dy herë më shumë vende pune se në mandatin e parë. (Një pjesë e rritjes së punësimit në 3 vitet e fundit ka ardhur nga formalizimi. Shifra mund të jetë mbi 60 mijë, që do të thotë se shtesa neto e vendeve të punës në 3 vitet e fundit është rreth 60 mijë vetë)

2-Rritja e pagave

Rritja e pagave në shtet me 40% është premtimi më lehtësisht i realizueshëm. Kjo kërkon që në katër vitet e ardhshme, qeveria të rrisë pagat mesatarisht me 8.7 për qind çdo vit, (pjesa tjetër vjen nga efekti i rritjes së bazës). Më poshtë është rritja e pagave në 12 vitet e shkuara.

Berisha (2006-2009) 52.2%

Berisha (2010-2013) 27.6%

Rama (2014-2016) 4.5% (nuk përfshihet rritja në mars të këtij viti)

Përfundimi: Qeveria po premton të rrisë pagat me një ritëm dukshëm më të lartë nga mandati i parë, madje duke ju afruar mandatit të parë të Berishës.

3-Të ardhurat e disponueshme (Yd)

Të ardhurat e disponueshme janë paratë që i mbeten në xhep qytetarëve, pasi kanë paguar taksat dhe sigurimet.

Rritja me 25% kërkon që në katër vitet e ardhshme, të ardhurat reale të qytetarëve të rriten me rreth 5.7 për qind në vit. Që kjo të ndodhë duhet që rritja ekonomike të jetë minimalisht mbi 5.5 %, numri i popullsisë konstant dhe politika fiskale neutrale, pra jo rritje taksash. Më poshtë rritja ekonomike e 12 viteve e fundit:

Berisha (2006-2009) 5.7%

Berisha (2010-2013) 2.2%

Rama (2014-2016) 2.7% (me 2017 shkon në 3.1%)

Përfundimi: Qeveria po premton një rritje ekonomike mesatarisht dy herë më të lartë se sa në 8 vitet e fundit dhe të barabartë me mandatin e parë të Berishës, përpara krizës botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

morri 11/05/2017 19:42

ministri i financave eshte nje analfabet kur thote qe parat nuk do merren xhepat e qytetarve por nga buxheti ishtetit nje pytje po buxheti ishtetit nga i mer o me vjen keq qe te them por je nje koke l***

taulant palla11/05/2017 09:23

me edin ne do te jemi te vetmit qe do ta furnizojme me kanabis te gjithe europen

yp xhixhi09/05/2017 23:34

Kush e rruan per premtimet.Eshte si midis 4 dhe 5 sa per te kaluar klasen.Asnje nuk beson ne to, por dhe Partite e bejne punen e tyre.PUNA E TYRE ESHTE QE TE BEJNE PREMTIME.
PUNA TJETER E TYRE ESHTE RRJEPJA E LEKURES.nga populli duan duartrokitje(po jua dhane)ne qofte se jo,prape pune e madhe se theset e pareve mbushen njesoj.
suksese ne jete

Taqi09/05/2017 22:49

Mesuesi i anglishtes eshte analfabet ne ekonomi e finance.
Po te rrise pagat e pensionet Arben Ahmetaj duhet ta rezoje henen.
Qe rrite punesimin me 220 mije mund ta realizoje nese pushon te gjithe nga puna LSI, ndonje te PD qe ka shpetuar. Dmth socialistet ne pune te tjeret ne diell.
Aq punetore jane keta socialistet sa lane prapa SHBA e BS se bashku me BE.
Shkurt PIRDH, PIRDH se LIROHESH o Arben Ahmetaj

Shto koment

Denonco