E drejta e Ramës për zgjedhje pa opozitën

E drejta e Ramës për zgjedhje pa opozitën

Nga Enton Abilekaj - 09/05/2017

Ndërsa miqtë e Shqipërisë vazhdojë të shpenzojnë kohë dhe para për të shmangur destabilizimin, liderët shqiptarë janë duke festuar dështimin. Kryeministri ishte më i bujshmi, me festën e sotme në qytetin e Gjushit, kryetarit të bashkisë, që sa më shumë e betonizon Durrësin, aq më i rëndësishëm bëhet në lozhat e Rilindjes. Pas një spektakli bajat, ku ministra në moshë të mesme recitonin si fëmijë të patalentuar, fakte që nuk janë dhe premtime që nuk do të bëhen, Kryeministri parashtroi vizionin e tij të pas 18 tetorit: Maxhoranca më e madhe në 27 vjet të pluralizmit, opozitë do të jenë ata që ai nuk do t’i dojë në qeveri. Parlamenti do jetë jetëgjatë, opozita  quhet e vetëvrarë.

Ata që e ndjekin Kryeministrin që qesh duke i thënë këto, pyesin pse nuk e ndalon askush këtë njeri? Si e ka fituar të drejtën ky, që pas një mandati që solli më shumë varfëri, të kërkojë më shumë pushtet në vend që të ulet më përulësi dhe të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë të paktën zgjedhjet e lira, të ndershme dhe pluraliste në vend? E ka fituar duke bërë për 4 vjet më shumë se ç’ është bërë në 25 vjet? E ka fituar me Reformën në Arsim? Për atë ka kundër gjithë arsimtarët, nga cikli i ulët deri në nivelin akademik, ka kundër gjithë nxënësit nga cikli i ulët deri në doktoraturë, ka kundër edhe aleatin që e mbajti 4 vjet në pushtet. Pro asaj reforme janë vetëm pronarët biznesesh arsimore private që janë vetëquajtur Institucione arsimore që të përfitojnë para në këmbim të shërbimit për Kryeministrin.

E ka fituar me “Shëndetësinë falas”? Shqiptarët ankohen më shumë, shërbimet janë shtrenjtuar. Ato që janë dhënë me koncesion paguhen dyfish ose trefish nga buxheti i shtetit, dmth nga taksat e qytetarëve, ndërsa ato që janë ende shtetërore paguhen më shtrenjtë nga tarifat zyrtare dhe jozyrtare. Cilësia ka rënë, sëmundjet janë shtuar bashkë me viktimat.

E ka fituar me hapjen e 300 mijë vendeve të punës? Në këtë katërvjeçar, shqiptarët thyen rekordet e azilkërkuesve në Perëndim. Qindra mijë të zhgënjyer nga vendet që nuk u hapën, por edhe nga të ardhurat që iu ranë për shkak të rritjes së taksave në 2 vitet e para, u nisën në Perëndim duke konkurruar sirianët që vinin nga lufta.

E ka fituar me Reformën në Energji? Vërtet e paguajnë energjinë edhe ata që nuk e paguanin,por me paratë që mblidhen abuzohet më keq se më parë. Tenderat janë përqendruar në pak duar dhe “komisioni” është rritur. Sistemi i Transmetimit është përkeqësuar pavarësisht investimeve pikërisht për shkak të korrupsionit. Ndërprerjet e energjisë si rrjedhim janë shtuar, ndërsa çmimi për shtresat në nevojë është rritur. Edhe nga kjo kanë fituar ata që harxhojnë më shumë energji, bizneset.

E ka fituar me Reformën Territoriale? Vërtet Shqipëria u bë me 61 Bashki, duke i dhënë fund ndarjes nëpër njësi mikroskopike, por njerëzit kanë mbetur pa shërbim, administratat e emëruara që kanë zëvendësuar të zgjedhurat janë po aq të fryra dhe më të papërgjegjshme, rezultatet vijnë vetëm nga qeverisja qendrore, e cila investon vetëm kur e kontrollon pushtetin vendor.

E ka fituar me luftën kundër lojërave të fatit? Me aksionin Fundi I Marrëzisë? Qytetet e mbushura me kazino dhe pika bastesh e demaskojnë aksionin e parë të një Qeverie që erdhi me premtimin se do t’i largonte nga qendrat e banuara. Në fakt ato janë shtuar pasi qeveria i bllokoi disa javë, sa t’i merrte në kontroll.

Ndoshta e ka fituar me Reformën në Drejtësi. Është e vetmja reformë që nuk ka dështuar akoma, nuk ka prodhuar ende përfitime të njëanshme si të tjerat, nuk është përdorur si armë që Kryeministri të marrë në kontroll Pushtetin e Drejtësisë. Bllokimi që i ka bërë opozita, e ka bërë Reformën në Drejtësi të mbetet një premtim. Një premtim që Rama po e keqpërdor për të injoruar kërkesat e opozitës, për të marrë votat e të pakënaqurve nga gjyqësori, për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Me premtimin e Reformës në Drejtësi, ai mendon se e ka mbështetjen brenda dhe jashtë vendit për ta futur Shqipërinë në zgjedhje të njëanshme, pa opozitë, siç thotë vetë: me një maxhorancë që nuk është parë në 27 vjet. Me një pushtet të pakufizuar, thuajse monist. Nëse kjo është e vërtetë, nëse ai e ka mbështetjen brenda dhe jashtë vendit për ta rikthyer vendin në një sistem njëpartiak, vetëm që të bëjë Reformën në Drejtësi, ta ndërtojë sistemin e ri sipas tekave të tij, atëherë 27 vjet tranzicion paskan qenë një stërmundim i kotë për shqiptarët. Nuk kishte pse të rrëzohej komunizmi, mjaft që të bëhej një Reformë në Drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco 10/05/2017 15:40

Kvajas si ky jane mare me katruve jo me politike, apo janne leha-llapat e edver halese qe paguen me parate e droges!

Tatjana10/05/2017 12:44

Zgjedhjet pa opoziten nje enderr. Edhe po te behen ato s'jane legjitime. Sa per amerikanin,qe po vjen me duket se po vjen per Sorosin me soj e sorollop e me ne ktye KM e zonjen e tij qe i perkasin familjes se Sorosit.Sa per Bashen s'qenke fare i informuar,mos e ngaterro me rrugecet qe po te qeverisin. Hi is nice.

koua10/05/2017 12:05

o moter q... rednex dhe kurves xhaja pe jugu Prisni se skeni pa gjo akoma.

xhaja nga Kavaja .09/05/2017 21:51

me nje kembe do kercej Lulushja e do rrije si m.t para amerikanve ,

Salvo09/05/2017 21:45

I ke vene qarte pikat mbi cdocilen "i", Enton.

Sokoli09/05/2017 21:42

Besoj se Rama, si njeri që kurrë nuk thotë të vërtetën, si njeri që merr drogë nga hunda, si i korruptuar, si i lidhur me horra, me drogaxhinj, me kriminelë, do të detyrohet të lëpijë ato që ka pështyrë, siç ka bërë me Metën, 4 vjet më parë. Sëmundja do ta lodhin dhe do të dorëzohet. Një narcist malinj si ai, do të dështojë me turp dhe me sukses. Sepse dështimet i quan suksese. As Evropa nuk do ta pranojë monizmin, kur ta kuptojë deri ku mund të shkojë Rama me çmenduritë e tij. Ndiqeni dhe prisni rezultatin.

rednex09/05/2017 21:10

Sdo kete zgjedhje pa opoziten prit deri te henen sa te vij ai amerikani dhe e shef Bashen te hyj ne zgjedhje pa kushte fare..

Shto koment

Denonco