Çfarë do ndodhë me Ilir Metën President?

Çfarë do ndodhë me Ilir Metën President?

Nga Blendi Fevziu - 27/04/2017

Ilir Meta pritet të zgjidhet nesër Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kështu, presidenti i shtatë i Shqipërisë Pluraliste dhe padyshim më i dobëti në listën e parardhësve të tij. Më i dobëti jo për hir të staturës politike, (pas Berishës që drejtoi presidencën në vitet 1992 – 1997, ai është padyshim personaliteti më imponues) por si pasojë e kompetencave që janë sot më të paktat dhe më të reduktuarat që nga viti 1991. Roli i Presidentit u reduktua në mënyrë drastike në Kushtetuën e vitit 1998, ai u reduktua akoma në ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe së fundmi u zhvesh edhe nga pak kompetenca të mbetura në vitin 2016, në ndryshimet që ju bënë pas reformës në drejtësi.

Po përse Meta po lakmon postin e Presidentit? Përse ai po lë një parti që po vinte e bëhej më dominuese në skenën politike shqiptare, gati gati faktor përcaktues dhe po shkon në një zyrë që më shumë i ngjan ceremonialit se sa vendimmarrjes politike? Përgjigja nuk është e thjeshtë, por ajo padyshim ka disa pista.

E para, Ilir Meta e kishte aspiruar postin e Kreut të shtetit që në vitin 2012. Në marrëveshjen e 2013, siç dëshmon në një gazetarët që ka qenë më pranë Ramës dhe Metës, Baton Haxhiu, ndarja e pushtetit ka qenë e tillë: Rama Kryeministër dhe Meta President. Pra, Meta nuk po bën asgjë më shumë, por po shkon në pretendimin e vjetër të tij. Ai e di mirë që ndryshe nga presidentët e tjerë (Përjashto Berishën dhe deridiku Topin), nuk po shkon atje për të mbyllur karrierën politike, por për ta hapur atë edhe një herë. Ai po kërkon një periudhë tranzitore për të krijuar imazhin e njeriut që bashkon palët, duke synuar të mbajë në këmbë edhe LSI. Një President me parti, është gjithnjë shumë më i fortë se sa një President që është propozuar nga partia dhe i humb lidhjet me të. Pra, Presidenca është vetëm një fazë tjetër tranzitore në karrierën e Metës. Së paku kështu duket.

E dyta është koha! Opinion.al që njoftoi sot e para kandidimin e Metës ka qenë e informuar se Meta e pretendonte postin e Presidentit pas zgjedhjeve. Ndërkohë që Rama ishte i prirur ta niste në Presidencë përpara zgjedhjeve. Por situata ka lëvizur me shpejtësi pas refuzimit të opozitës. LSI e humbi datën ligjore të regjistrimit me PS në një koalicion dhe do të detyrohet të dalë në zgjedhje e vetme. Në mungesë të PD, rezultati i përftuar do jetë padyshim i deformuar dhe jo real. Humbëset më të mëdha do të jenë LSI dhe PDIU votat e të cilave nuk do jenë të nevojshme për PS që do ketë vetë votat e domosdoshme për të ngritur dhe mbajtur qeverinë. Në këto rrethana koalicioni pas zgjedhor do jetë formal, por jo funksional. Kësaj gjëje i është trembur Meta. Ai ka llogaritur që pas zgjedhjeve posti i premtuar mund t’i refuzohej apo t’i shmangej, ose mund të përftohej një situatë e re politike e paparashikuar, dhe ka vendosur të garojë tani.

Kjo mazhorancë i ka votot. Meta do të jetë nesër President dhe Rama ka arritur fiks atë që ka dashur. Nxjerrjen qoftë edhe përkohësisht, për 5 vite nga skena politike aktive e njeriut që e kërcënonte më shumë në postin e Kryeministrit. Pas daljes së Metës nga skena, ai ka tashmë vetëm një rival, Bashën.

E treta, nuk dihet se çfarë do prodhojë për politikën vendimi i Metës. Nuk dihet se çfarë do sjellë për LSI dalja nga fushata e Metës, por vështirë që partia e tij, pa të, të arrijë objektivat që kishte vendosur.

Gjithsesi Meta duhet të jetë i qetë sot, por akoma më i qetë duhet të jetë Rama që ja arriti ta shmangë së paku për ca kohë aleatin dhe rivalin e tij brenda mazhorancës! /opinion.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dikush29/04/2017 19:26

E dredh ne njefare menyre edhe ti Fevzi si Likja. Ne studion tende mer si perforcim per te sulmuar Bashen, dy kolege si Butoni i Rames, apo Rakipllari i Panorames qe eshte edhe ai po ne te njejtin nivel intelektual me Batonin, e ne shkrime "analitike", ben sikur luan gazetarin e pa anshem. Per dy ore rrjesht ne intervisten me Bashen, qe te tre, nuk bete gje tjeter vec te demotivonit opoziten se e ka te kote qe proteston, se Rama ka me vete "nderkombetaret". Sikur dikush ju kishte porositur qe ta provokonit Bashen qe te miratonte dhunen e te djathtes nacional shoviniste sllavomaqedone, ndonese kishit perpara liderin e opozites shqiptare, politikanin me qendrimet me te regullta e paqesore ne opozite, emisioni u hap e u mbyll me gogolin e protestave te dhuneshme te Maqedonise, per t'ju thene qytetareve se ja ku te cojne protestat.. Kam ndjekur disa emisione te Bruno Vespes ne Porta a Porta, por nuk kam pare ndonjehere qe ai te grumbulloje gazetare te njeanshem per te sulmuar nje lider te opozites. Te mos me keqkuptosh se peseri kam bindjen se je nder gazetaret me te mire te Shqiperise ,por duhet t'ju shmangesh dy fytyresise ne bindje, per hir te kerkesave te pronarit te medias ku punon, gje qe shpesh haron ta besh.. I ke besoj ne arshiven tende, intervistat qe ke bere me Ramen e me Bashen, e nuk besoj se te mungon aftesia qe te besh dallimin kontrast te arrogances se te parit, me qetesine e argumentave qe ben i dyti.

AI29/04/2017 05:26

Me Met!en Prezident LSI zhduket si parti politike dhe i bashkohet PS.

realisti28/04/2017 19:44

Me zgjedjen e Metes president mori fund vetingu i reklamuar me buje te madhe nga Rama e shoke sepse vetingu duhet te fillonte nga Sali Berisha Ilir Meta lulzim basha e me radhe deri ne fund.Tani i thoni kush do flase per vetingun pj .....pj....... se lirohesh

BATALL28/04/2017 12:24

Kopeja socialiste i shkon mbrapa...Te beje cfare te doje Rama se kopeja eshte kope dhe nuk ndryshon
..

Lymi personalitet28/04/2017 09:35

21 JANARI kerkon te behet Presidont (me o). Ta spjegon xhyljeni, fevzi, punen e o-se.

mali28/04/2017 08:36

Meten edvin droga do ta fus ne burg , por kur eshte president ben me shume buje qe po vepron drejtesia dhe tek kryetar I shtetit !! Sa per president , edvin droga e shkarkon kur ti doje qejfi se tanime presidenti eshte I fuqishem sa nje drejtorin poste !! Po e bukura eshte qe lsi-ja si do tja bej pa vende pune , duke qene ne opozite !?

@&^*$#%^27/04/2017 23:18

riciklim me rilindje te ricikluar....po keto zogj gomeresh qe kemine krye,vetem se i ben pushteti te duken te zgjuar.o te degjeneruar po mjaft u tallet me kete milet.....eh kur po vjen ajo dite.....dhe ti paguani te gjitha poshtersite,maskarej

Balo Benca27/04/2017 22:28

Kori...me fal Koli...Basha fitoi veten...
PD nuk i fiton dot zgjedhjet por po te hynte ne to dhe do humbte,padyshim kjo,ai do humbte dhe vendin e kryetarit...
Sa per pushtetin ai i takon PS perderisa ka shume Kole neper Shqiperi

ai shoku27/04/2017 21:23

Meta u zgjodh President me padeshiren e tij, nuk kishte menyre per te shpetuar perkohesisht mendoj....

Iliri27/04/2017 21:10

Meta me zgjedhjen si president ja hodhi burgut ku Rama ia kishte bere bene per ta cuar. Kater vitet e ardhshme do kemi Meten President, Ramen Kryeminister dhe nje parlament pa opozite. Urime Shqiptareve.

labi27/04/2017 20:11

Meta merr presidentin si dhe rrezon Ramen

Koli27/04/2017 20:10

Basha ky i paafte nuk ishte ne gjendje te mobilizonte forcat me te mira edhe intelektuale te PD per tu perballur dhe fituar mbi llumin e maxhorances se sotme. Cfare vlere te mire do ti japi ky njeri PD kur eshte perjashtuar nga zgjedhjet? Kjo po tregon nga dita ne dite vetem fundin e partise. Dhuna eshte zgjidhja me lehte dhe me eliminuesja.

poli27/04/2017 20:08

Rama thjesht behet diktator , dh e ardhmja e Shqiperise do jete ngjashme me ate te maqedonise sot, por ne anen e kundert.

laduti27/04/2017 20:02

Analize pa bosht. Kujton se eshte specialist I editorialeve. Ne fakt nuk thote asgje. Kujt I plasi bytha se cfare planesh ka Edvina(Berti) dhe Meta(Goshja). O Fevzo nuk ka mbetur Shqiperia me duart e mbetjeve te komunizmit. Mesoje kete por mesa duket ty te ka zene syte pasuria. Vlereso me shume ate qe arrite ne saj te PD ne 90 lirine se nuk po e kupton ende qe Berti me Goshen po ta heqin gradualusht ate qe ti e shume te tjere si ti ua dha PD dhe Doktori.

votuesi27/04/2017 19:51

Fevzi, por gojet e liga thonin qe vettingu po behej per Meten/ A shkon Meta ne burg po u be President?
Diplomacia Evropiane dhe ajo Amerikane kane deshtuar plotesisht. Iu mbeti asi ne dore, Meta qe nuk e donin.

Shto koment

Denonco